top of page

Bujar Qesja: Galopi unikal i Pol Milos



 

-Në një emër dhe një mbiemër prej 7 gërmash, vërtitet frymëmarrja i njeriut nga më të veçantët që kam hasur

- Shpjegimi filozofik apo artistik i emrit Pol, në fuqi edhe në rastin e Pol Milos, ndërlidhet me simboliken e “të voglit”, që kërkon të zbulojë të mëdhenjtë. Thellim kjo përmbajtje e temave të cilat lidhen me letërsinë, kërkimin e dijes që ai eksploron.


BUJAR QESJA

Mjeshtër i Madh


Jam në shkrim të pazakontë, ku në një emër dhe një mbiemër prej 7 gërmash, vërtitet frymëmarrja i njeriut nga më të veçantët që kam hasur. Më takoi një ditë dhe më foli thjesht dhe pa teklif.

-Dua të më shkruash për Jorgji Milon, babain tim. Po të ofroj disa foto. Është duke vrapuar. I ka dhënë mundësi cilësore Durrësit në vrapime. Por dëshira është të përfshish në tërësi atletikën, sepse qyteti ynë është me traditë këtu. Kam besim tek lapsi yt.

E kisha pikasur edhe në përditshmërinë time. Me biçikletën nën këmbë, lëvizte shpejt dhe i sigurtë si një kalorës i regjur. Fizik i fortë. Trup i lidhur me muskuj që argëtoheshin mbi eshtra. E qeshura e tij në formën e optimizmit, i ishte salduar në fytyrë. Duket se komunikimi ishte art i lindur. Portret që më bëri për vete. Ditëlindja e tij është 24, i muajit nëntor dhe i vitit 1978. Lidhja trupore përtyp dhe hekurin.

Me syrin e skalitur nga zanati mbi 50-të vjeçar, vendosa ta bëj pjesë të publiçistikës time dhe ta lej menjëanë të jatin, të njohurin vrapues, të njohurin inxhinjer, të mirin dhe të urtin Jorgji Milo. Më besoni, se kam do kohë që gërrmoj mbi këtë Pol Milo, me emër dhe mbiemër nga më të shkurtërit. Me emrin me një zanore dhe mbiemrin që mbështetet në dy të tilla. Gjatësia duhet të jetë diku tek 190 centimetrat dhe fiziku është si një kudhër, ku çekani i jetës e skalit dhe e përpunon çdo ditë.

Më del se është unikal, apo në shqipërim i veçantë. Në gjithçka është në origjinalitet dhe zor se mund ti gjesh të afërmin, të ngjashmin. Është rast i mirë i provokimit të muzës, që ky Pol Milo i shoqërizuar në çdo minutë, përveçse të marrurit frymë, bën gjithçka që i takset një të gjalli. I urtë si ai. I shkathët si ai. Punëtor i madh po si ai. Ku nuk e sheh, e ku nuk shkon. Durrësin e ka në pëllëmbë të dorës. Por kontrollon edhe ujrat, detin, lumenjtë, kanionet, liqenjtë, malet, kodrat, krejt natyrën. E sheh të notojë, të vrapojë, të eksplorojë në ujë, të pedalojë, të zhytet dhe të mos dalë nga ujët për disa orë, të kërcejë si në filmat me Zherar Filipin, të luajë volejboll, të shenjestroj në hark, të godasë topin e tenisit, të luajë në piano, ti bie dhe ti shkundë 6 telat e kitares, madje edhe më shumë se kaq.

Në këtë poezi, hija nuk është e frikshme, por e bukur,

është pjesë e thellësisë që i jep jetë çdo vargu.

Ajo është një unazë e fshehur në zemrën e fjalës,

ku emocionet ndriçojnë prekshëm.


Kaloja mbi jetën e këtij Pol Milos dhe çfarë nuk më dilte që bënte. Dhe po të marr kalin e fantazisë, detyrohem të kalërojë në shumë hapsira. Në bibliotekë e Durrësit dhe të botës. Të lexojë, të komentojë, të bëj reçensa, të publikoj literaturë krijuese, të studiojë historikun e kalave dhe mureve rrethuese nga mesjeta e nuk e di se ku, të studiojë dhe të prekë objektet e kultit dhe sido që të vazhdoj, kam lënë mjaft pa thënë. Dhe deri këtu pa dalë tek letërsia. Është botues aktiv.

Pasi e vendosi emrin në dy botime ‘Takohemi në purgator’ dhe “Shtegtimi i dinozaurëve fluturues”, ngriti stekën me romanin “Zbulesa e mrekullueshme e Vladimir Obradinit” dhe tash së fundi edhe me romanin tjetër historik “Medaljoni i Dyrrahut”. Ky transformist i gjithçkaje, u ndje i qetë dhe iu gëzua botimit më të fundit, revistës “Transformisti”. Është në kulm. 46 vjeçar. Është në atë moshë ku thuhet “e bren hekurin me dhëmbë”. E përfytyroj, ashtu si edhe veten. Edhe në gjumë ai mendon, krijon, përfytyron botimet e reja, të cilat sigurisht janë brenda kapitullit që aq shumë e dëshiron të transformistit. Dhe ai që transformon veten, por transformim ama, transformon dukshëm individin, shoqërinë.

Pol Milo, djali ynë i Durrësit. Sa i ndjeshëm jam këtu. Një djalë, që pasioni dhe vullneti i padimensionuar e ka kthyer në figurë publike, masovik, i kudondodhur. Ecën në çdo rast si i veçanti dhe pak në barabarizëm unikali. Mund të kem pak kohë që emri i tij hyri në mëndjen time. E tani nuk po i ndahet asaj. Kam kaluar këto ditë me mijra foto të Pol Milos dhe nuk kam parë ende asgjë. Jeta e tij është aq e furishme, sa e hedhur në foto nuk e mat dot..

Prodhon jetë ky Pol. Prodhon krijimtari. Prodhon miqësi. Prodhon të renë, të bukurën. Vrapon drejt së mirës, drejt asaj që e përfaqëson më saktë, me vullnet të çelniktë, me pasionin e një të “çmënduri”.

Përveç se e dija qartazi që në tetëvjeçare, që emri Pol janë dy skajet e botës: Poli i Veriut dhe Poli i Jugut, dy polet e magnetit, dy polet në elekronikë. Kalova tek inteligjenca artificiale. Vendosa edhe unë të punoj e të shkruaj si në këtë rast, bash si Pol Milo, 7 gërma por shumë histori. Në latinisht, emri Pol është variant i shkurtuar dhe i thjeshtuar i emrit Paul – Paulus, që do të thotë “i vogël”, “i përulur”. Gjuhët bazë e shqiptojnë dhe e shkruajnë ndryshe këtë emër. Në anglisht i thonë Paul, në frëngjisht Paul, po shqiptohet Pol, në spanjisht Pablo, në gjermanisht Paul, në greqisht Pavlos dhe në shqip zakonisht Pavli, me ekuivalencën Pol.

Inteligjenca artificiale më qetësoi dukshëm, ku pas vendosmërisë për të rrëmuar pa fund, rashë pre dhe nuk vazhdova më tej i këtij përkufizimi:

Shpjegimi filozofik apo artistik i emrit Pol, në fuqi edhe në rastin e Pol Milos, ndërlidhet me simboliken e “të voglit”, që kërkon të zbulojë të mëdhenjtë. Thellim kjo përmbajtje e temave të cilat lidhen me letërsinë, kërkimin e dijes që ai eksploron.

Pol Milo i jep emrit rezonancë intelektuale, artistike dhe shpesh reflektuese, duke përçuar imazhin e dikujt që mendon thellë, që sfidon mendimin tradicional, apo lë gjurmë në mënyrë të veçantë.

Në heshtje, fjala bëhet një hije e rrallë,

mbart një thellësi të fshehur,

një mister të pashpjegueshëm.

Është si një valle e errët, që lëviz nën dritën e hënës,

ku fjalët përqafohen me hijen dhe kthehen në muzikë të vjetër.

Po nga na vjen ky Pol, që po trondit polet tona të historisë, qytetarisë, përshtatshëmrisë, letërsisë, sporteve, kulturës, artit, të botimeve? Formim për t’u patur zili. Në hulumtim e sipër, lexova diku të shënuar nga vetë Poli, që ka studiuar në universitetin e Edinburgut –Skoci për psikologji. Është një nga 20 universitetet më të autoritare në botë, thjesht kjo për të mos thënë fjalën e huazuar prestigjioze. Është themeluar në vitin 1582. Mbahet si universitet publik kërkimor. Por kjo nuk ka mjaftuar. Mbaron studimet në universitin e njohur italian Roma Tre për ekonomiks, i themeluar në vitin 1992. Ky universitet i ri është nga më të rëndësishmit në Itali, për cilësinë e kërkimit dhe të mësimdhënies. Dhe sikur të mos mjaftonin  këto, studion edhe në Universitetin e Tiranës për historinë e gjuhës dhe qytetërimit bizantin.

Përfytyroni se me çfarë Poli kemi të bëjmë. Se sa të drejtë kam kur formuloj mendimet dhe ngas gjykimin, se sa lodhje më është dashur të depërtojë tek ky portret, që më çfaqet plotësisht i veçantë dhe plotësisht origjinal. Kam prezantuar një pamje që Poli është në fluturim. Kam shumë pamje që tregojnë se si është Poli. Është zhytur në thellësi kanionesh, duke mos ditur plotësisht se çfarë kurthesh mund ti ngrejë natyrë poshtë këmbëve të tij, mbushur me lluc dhe gurë. Natyrë sfiduese ky Pol kështu.

Pol Milo është një lloj aventurieri, në kuptimin maksimal pozitiv të fjalës, ku nuk ecën por gjithë kohën fluturon, ashtu si vetë frymëzimet e krijimtarisë së tij befasuese, plotësisht në “çmënduri” e krijuar pamëdyshje me dëshirën e tij. Por si mundet? Si ia del? Muzikë, sport, natyrë, krijimtari, lëvizje e lëvizje tërë kohën si mund dhe me çmundet.

Poezi që mbart hijen vet, është

një udhëtim në brendësi,

në botën e heshtjes, ku zërat përkulen përpara misterit.

Fjala bëhet një dritare në dhomën e errët,

ndjeshmëria shkëlqen mbi vargje si yjet natën.

Formulimi në esencë i vetëm katër veprave të tij. “Shtegtimi i dinozaurëve fluturues”, trajton metaforë të fuqishme mbi tranzicionin ekonomik dhe shoqëror, duke përdorur elementë alegorikë, për të komentuar zhvillimet historike apo bashkëkohore. Pozicioni i ekonomistit i Pol Milos, mund të ketë krijuar lidhje të fortë ndërmjet shtegtimit të këtyre dinozaurëve dhe transformimeve të mëdha ekonomike dhe sociale.

“Takohemi në purgator” ngjan me një vepër që eksploron dimensionin filozofik dhe moral të ekzistencës, ndoshta duke përdorur narrativë introspektive ose strukturë eksperimentale. Titulli sygjeron hapsirë kalimtare, një vend ku ndodh reflektimi dhe rivlerësimi, çka mund të lidhet me ndryshimet e një individi apo të një shoqërie në krizë.

Të dy këto libra të Pol Milos, kanë qasje unike dhe stil të veçantë, duke reflektuar formimin e tij si ekonomist dhe shkrimtar. Romani “Zbulesa e mrekullueshme e Vladimir Obradinit” luan me elementë të misterit dhe reflektimit metafizik. Romani tjetër “Medajoni i Dyrrahut”, trajton historinë e qytetit të Durrësit në mënyrë imagjinative dhe filozofike.

Poezi që mbart hijen vet është një valle e natës,

fjalët janë yjet që shndërrohen në ëndrra.

Në këtë poezi, hija nuk shuan dot ndriçimin,

por bëhet pjesë e një bukurie të fshehur në vargje.

Revista “Transformisti”, që i jep avantazhe të dukshme krijuese dhe shoqërore Pol Milos është eseistike, ku ndërthuren analizat filozofike, kulturore dhe shoqërore, duke reflektuar tranzicionin, identitetin dhe realitetin shqiptar në periudha të ndryshme.  “Transformisti” përqendrohet në idenë e transformimit të individit dhe shoqërisë në raport me ndryshimet politike dhe kulturore, e përshkruar nga stili i veçantë i të shkruajturit dhe i konceptimit.

Fuqi mendimi. Figuracion që të shtang. Fantazi plot befasi dhe surprizuese. Frymëzimi duket si varre që çan shkëmbinjtë, duke nxjerrë rrënjët e një krijimtarie sa origjinale dhe brenda arsenalit tronditës krijues, duke konturuar klasin e një formati modern, e që i takon fantazisë madein Pol Milo.

Më kujton ky djalë për nga talenti i rrallë, për nga forca e papritur e shpërthimeve, ku gjenerohen energji të pazbehura dhe të pacënuara, duke krijuar edhe një lloj abstraksionizmi shprehje e stilit dhe e mendimit, për të dhënë të veçantën, kundër klisheve dhe steriotipeve, shokun e paharruar të fakultetit Shpëtim Ginën. I mbyllli sytë shumë shpejt, kur ishte 23 vjeç. Dramat dhe krijimtaria e tij dukeshin si jashtëtoksore, duke mbetur përfundimisht për aq sa frymoi, ndër talentet e pazakonta të letrave shqipe.

Kështu edhe Pol Milo, që po e çfrytëzon forcën dhe potencën krijuese, duke vendosur barominën e fuqishme të fantazisë. Kështu si po punon, krijon e përpiqet Pol Milo, është kthyer në një shembull, në një format, kostumin e së cilës e ka vetëm ai dhe askush tjetër. Nuk dua ta liroj dorën dhe ta tërboj gjykimin, për t’i dhënë më shumë sa çmendoj dhe se sa vlen në fakt ky Pol Milo. Përvoja profesionale, e temperuar nga kovaçi i pakompromis i jetës, më jep shansin  e qetësisë dhe maturisë, për të qenë konkret dhe i prekshëm në këto përcaktime për këtë Pol të Milove.

Poezi që mbart hijen vet, është

një kopsht i mbyllur i shpirtit,

ku një lule e vogël, e quajtur poezi,

rritet me dritën e hijes së fshehur.

Pol Milo, uni i gjithpushtetshëm i fuqisë së mendimit dhe veprimit, i energjive që nuk pushojnë, i fantazisë që çan malin dhe tërbon detin, i improvizimit të befasishëm, i fjalës së gjetur duke e kërkuar deri në Everest, me komunikimin dhe elekuencën si të një magjistari, e shprehur me nota mahnitëse si në operat e Verdit, në fokusin e profesionistit të krijimtarisë dhe fantazisë.

Mbarësi Pol! Jeta të dhëntë ato shanse që meriton, pa bërë asnjë kompromis me të.

 
 
 

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page