Nga momenti kur do të shpallet "vatikan" krye-gjyshata, duhet të pranojmë se flamuri kuq me shqiponjë, në krahun e majtë të "Baba Mondi", nuk do jetë më, prezent në intervistat e ardhme të tij..., pasi protokolli i pavarsisë shtetërore nuk e lejon, si autoritet, të mbajë "dy flamurë". Pra "ateisti" i kombësisë do të shndrrohet në "fanatik" rigoroz në zbatim të protokollit shtetëror fetar.
Dhe kështu do të nis një kalvar lojërash me koleksionim të pulla "shtetesh".
"Fëmijët" do të rinisin të luajnë në bursën e filatelive, lojëra të hershme, duke ofertuar pa naivitet: - "të t'jap një Vatikan Tirone, më jep një Mitrovic Kosove dhe një Epir Blu". - Kjo është lojë e bukur, pasi do të kryhet pa "ndryshim të kufijve", si i thonë demakracionit, por do të ketë harmoni të gjerë në "shtim të kufijve", midis tolerancave urbane.
Parashikohet që Ballkani "i vogël" të ketë më shumë edicione pullash krahasuar me BE "të madh". Kjo gjë do të shtojë edhe interesin e madh të popullatave të këtyre "shteteve", për Inteligjencën Artificiale, në dobi të ruajtjes së kufijëve, të mbivendosura në hartat kadastrale.
Amin!
Comentarios