top of page

Bujar Balliu: Libri i ri i Ardi Muçllarit


Libri i ri i Ardi Muçllarit të mbush sa me kënaqësi estetike, aq dhe me entuziazëm se të shkruarit nuk mund të jetë pronë e të ngeshmëve, e atyre që mbushin kohën më të cilën nuk dinë ç’të bëjnë.

Ndërlidhësi: nuk është njëri prej nesh, po pjesë e secilit prej nesh. Ai ëndërron të jetë pjesë e zgjidhjes së halleve të të tjerëve dhe pse më mjete ndonjëherë abuzive.

I qashtër, i papërlyer, ai merr përsipër të pastrojë shpirtrat e ngecur në batakun e mëkateve.

Ardi po krijon profilin e tij interesant: rrëfen thjesht, të bën të mendohesh.

Romani ngrihet mbi ndodhi të njëpasnjëshme. Adushi, personazhi qendror i romanit, bëhet pjesë e administratës qiellore vetëm kur fle. Atje gjen po aq probleme sa mes të gjallëve. Rrëfimi rrjedh natyrshëm për ngjarje jo dhe aq të natyrshme. Këtu qëndron mjeshtëria e autorit. Këshilloj ta lexoni romanin “Ndërlidhësi”, nuk do të jetë kohë e harxhuar kot.


 
 
 

Comentarios


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page