top of page

Botohet Antologjia dygjuhëshe shqip-gjermanisht „Përtej harrimit“ në Gjermani

Updated: Aug 15, 2022


Botohet Antologjia dygjuhëshe shqip-gjermanisht „Përtej harrimit. Jenseits des Vergessens.“ në Gjermani


Poetja shqiptare Drita Ademi nga Prishtina me banim dhe punë në Zvicër, në një bashkëpunim të ngushtë dygjuhësh me përkthyesen dhe poeten shqiptare Loreta Schillock me banim dhe punë në Gjermani, kanë prurë në vëmendjen e lexuesit gjermanisht folës një Antologji të poezisë bashkëkohore shqiptare. Antologjia quhet „Përtej harrimit“ dhe është botuar nga „Anthea Verlag“, që është një shtëpi botuese e themeluar në vitin 2011 dhe kryesisht boton fiksione, poezi, biografi dhe letërsi në Berlin/Brandenburg.

Poezia bashkëkohore shqiptare „Përtej harresës“ ka qenë një dëshirë dhe ide absolute e poetes Drita Ademi që në këtë bashkëpunim ka realizuar një dëshirë të saj. Kështu që ky botim dygjuhësh i denjë për lexuesit e dy gjuhëve paraqet një poezi të zgjedhur nga secili prej tridhjetë e gjashtë poetëve në gjuhën shqipe dhe më tej dhe në gjuhën gjermane nga përkthyesja e lartcituar. Këndvështrimet lirike, meditimet, kujtimet nostalgjike dhe disponimet poetike të poetëve të seleksionuar këtu përshkruajnë dashurinë, dhimbjen, pikëllimin dhe në veçanti humbjen e njerëzve të dashur.

Vargje të përzemërta i kushtohen në mënyrë të përmbledhur nënës dhe gruas si një figurë kulti në kulturën shqiptare. Sado që spektri tematik i këtij libri me poezi shtrihet përtej dashurisë dhe prek fusha të tjera të temave poetike, dashuria mbetet boshti qendror rreth të cilit rrotullohet bota e poezisë.

Poezitë tingëllojnë si këngë në variacione origjinale si polifoni artistike, si një shumëllojshmëri zërash poetikë. Momente të paharrueshme e çojnë lexuesin në një udhëtim shpirtëror nëpër labirintet e shpirtit njerëzor. Poezitë janë një prelud lirik i llojit të tyre për njohjen e dijes njerëzore dhe të vetënjohjes.

Ajo që duhet riktheksuar është se ky libër është një botim nga GRUPI BOTIMOR ANTHEA, me redaktim nga poetja Drita Ademi, përkthimi nga shqipja: Loreta Schillock; Imazhi i kopertinës: "Izolimi"I, © Onik Karanfilian, Sofje; dizajni i kopertinës: Stefan Zimmermann dhe faqosja nga Stefan Zimmermann, Paul Richter.

Pjesëmarrësit e kësaj Antologjie „Përtej harrimit. Jenseits des Vergessens.“ të renditur sipas rendit alfabetik janë si më poshtë:



 
 
 

1 Kommentar


Eshref Ymeri
Eshref Ymeri
26. Juli 2022

Mendoj se përgatitja dhe botimi i kësaj Antologjie është një kontribut me shumë vlera i poetes Drita Ademi dhe i përkthyeses Loreta Schillock. Ky libër në duart e lexuesve gjermanë e nderon artin poetik në letërsinë shqipe. Këto dy krijuese dhe intelektuale të nderuara, meritojnë vëmendjen e Akademisë së Shkencave dhe të Presidencës në Prishtinë dhe në Tiranë.

Zonjës Drita dhe Zonjës Loreta u përcjell urimet më të mira.

Eshref Ymeri

Kaliforni, 26 korrik 2022

Gefällt mir

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page