top of page

BOTIM NË SHENJË TË KUJTIMIT TË PAHARRUAR TË POETIT AGIM MATO


BOTIM NË SHENJË TË KUJTIMIT TË PAHARRUAR TË POETIT AGIM MATO

 

 

 Fjalë paraprake

 

 

Në njëvjetorin e kalimit në amshim të poetit tonë, AGIM MATO, dhe në shenjë të kujtimit të paharruar për të, vendosëm ta botojmë këtë vëllim me punime të zgjedhura të shkrimtarëve shqiptarë dhe italianë për poezinë e tij, siç e përcaktonte me të drejtë (poezinë) Edgar Allan Poe: “[...] një krijim ritmik i bukurisë”. Autorët e punimeve janë shkrimtarë dhe studiues të njohur të botës letrare e studimore.

 Është e vërtetë se – falë veprave letrare poetike që na i lë trashëgim – poeti vazhdon të jetë i pranishëm ndër lexues edhe pas ndërrimit të jetës; veprat e mbajnë gjallë emrin e tij dhe kujtimin për të në mënyrë të mirëfilltë.

Përmes ndriçimit të përmasave poetike të poezisë dhe të forcës së ndikimit estetik që ajo mund të bëjë në marrësin, punimet e mbledhura në këtë vëllim e japin atë në një dritë më të plotë dhe dëshmojnë për vlerat e mëdha të saj, po njëherit mundësojnë edhe njohjen e më tejshme të veprës poetike të Agimit, që nënkupton edhe mbajtjen gjallë të kujtimit për fjalën poetike të tij. Po ashtu, punimet përligjin në mënyrë të pamëdyshtë edhe pasurinë shpirtërore dhe virtytet njerëzore të Agimit përballë shkrimtarëve dhe bashkëpunëtorëve; shtëpia e tij botuese “Milosao” qe bërë vendtakim i mirëfilltë letrar i shkrimtarëve të hapësirës jonike dhe i botimit të librave të tyre.



Disa punime botohen me pak ndryshime; në ndonjë rast kemi shmangur ndonjë mendim që përsëritej, kemi përshtatur ndonjë titull të punimit ose kemi ndrequr ndonjë gabim.

Jemi të bindur se vëllimi do ta nxitë edhe më tej njohjen dhe studimin e poezisë së Agim Matos dhe rëndësinë e saj.

Në fund e falënderojmë përzemërsisht familjen e Agimit që e nxiti dhe e mbështeti botimin e këtij libri.

 

 

ANTON NIKË BERISHA

PANDELI KOÇI

TIMO MËRKURI

 

18 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif

Revista Nëntor 2024

bottom of page