top of page

Bota është një grua në hall


Bota është një grua në hall

Nga Fatmir Terziu



Bota është një grimim. Sytë i qëndis

me mijëra vite ëndrra

ku udhëton miti nga memorja

e udhëtarit me shkopin magjik,


mbi telajon

e dëshirave të përfjetura


në një botë tjetër

kërkon të zbresë hënën e fshehur

pas gjetheve të veshura me butësinë e reve

e zabelet ngrihen pas mëndafshit të bëhen pyje të dendur


në këtë botë

drita depërton nga linjat

e hija shëtit të kot

me stilin e një gruaje mitike ngjyrat


mbi të gjithë shtjellën,

e thënë që herrët,

e kuqja është forca që mbush rrjedhën

në një natë të errët


ku hyn natyrshëm agu, pronari i një dite të re

të kërkojë thellë në pronën e saj

e hëna është shtrirë tetë pashë në dhe

me duart e Mikelanxhelos në vaj

të zbardhet përsëri agu tjetër për ne,


e pronari i agut shëtit ende shekujve

për të kaluar udhën pas një gjiri të madh,

e lë veten të lutet mes tempujve

bota është një grua në hall,

nga e treguara tek e sotmja, tek e thëna

ngulur mes dy hapësirave në një majë,

e lindur sikurse e ka bërë vetë nëna,

Mikelanxhelo thotë se ajo nuk ka faj,

pse në mes i mbeti hëna.

35 views2 comments

2 Comments


Natyrisht pajtohem me komentin tuaj. Është mjaft e respektuar koha juaj, fjala dhe mendimi që më përcillni. Në këtë pikë ndjehem mjaft i privilegjuar në atë që vërtet kërkon poezia. Fjala e saj është një arsye dhe një mënyrë e artë komunikimi në art. Nëse kjo nga figura të nderuara, që jo thjesht lexojnë, por dinë të ndjejnë dhe kuptojnë, natyrisht ajo shkon në shtratin e saj të merituar. Ju jam shumë mirrënjohës!

Like

Pano Hallko

Kjo poezi postmoderniste, për shumë stomakë, është ushqim "i rëndë". Sepse... Është e gjithë historia e njerëzimit në këto pak vargje, e sjellur mjeshtërisht nga Profesor Fatmiri. Përgëzime i dashur!

Like

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page