top of page

Bisedë me veten


Llesh Ndoi - poet

Bisedë me veten

Stërgjyshi im i hershëm

jetuar shekuj më pare,

Zot njihte veç Munellën

e emrin e kishte Mundar.


O Zot, sa kohë kam prit

me të gjatë, me bisedue,

Si ishte jeta n’atë kohë

Mundar pse ishin pagëzue?


Bisedova me gurët e Kalasë

E gjatë fola me Lterin e vjetër,

Pyeta dhe Gurrën e Lashtë

labirintheve shetita Munellën.


- Ah, biri im, m’u bë një zá

veten kaq gjatë pse e lodh kot,

Ne dhe Munella ishim t’pa ndá

me mund jetuam n’kët’ tokë!


Munellës iu falëm perëndeshë

se aty dielli lëshonte rrezen e pare,

Po aty ai i mbyllte sytë në darkë

kur ikte një sy gjymë me marrë.


Aty dhe vetëm aty, ishim të lirë

bashkë me të hidhnim ne shtat,

Flitnim me të si me Perëndinë

t’na falte ajo bereqetin e pakët.


- Jetuam me nder nën hijen e saj

u bëmë ne t’bijtë e krishtërimit,

Barnabën zgjodhëm pajtorin tonë

ishte dhe mbeti bir i ngushëllimit.


Na lodhi jeta, lufta dhe sëmundjet

në të këputur shkoi filli jetës tonë,

Perëndia zgjodhi t’ia pranojë lutjen

meshtarit të ri, me emrin dom Gjon.


Jeta mori kthesë vendi u përtëri

se pesë vllazën jetë i dhanë Munellës,

Ndaj morëm emrin e priftit të ri

Ballë me i bá s’bashku halleve t’jetës.


- Fola shumë bir, ndoshta të mërzita

po këtu ne jetuam, veten nuk e dhamë,

Sa herë në fije t’perit na pati shku jeta

më shumë u lidhëm vllau me vëllanë.


Edhe kur hallet na bënë të largohemi

n’limane të qeta për kafshatën e gojës,

Me vete e morëm bekimin e Munellës

krenar e ruajtëm emrin domgjonas!

***

Mbeta pa fjalë, mora laps e letër

e nisa të shkruaj fjalët e Munellës,

Dëshmi historike për pesëmbëdhjet shekuj

me ujin e Gurrës, që zjarr i jep etjes.


Hipa në Qytezë e ngado vëzhgova

pash kullat e bardha që akoma qëndrojnë,

Zbrita tek Lteri, një lutje i drejtova

që Domgjon e Munellë përjetë të rrojnë!


Një gur në dorë e mora, nisa t’a përqafoj

e putha me afsh, ju lutem m’besoni,

Ja shtova unë Kalasë së vjetër të qëndrojë

librin e pagëzova me emrin “Domgjoni”!


9 nëntor 2023 Llesh Ndoj


23 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page