Nga Sabit Rrustemi
Valltari i Karadakut ZIJA ALIU iku sot në amëshim. Duke e përcjellur me dhimbje e lotë kujtojmë biografinë e tij qytetare dhe artistike, të cilën jua paraqesim për kujtesë:
U lind më 22 Kallnor (Janar) 1951, në fshatin Remnik, komuna e Vitisë.
Përgatitjen fillore, në fshatin e lindjes.
Përgatitjen e mesme, në normalen e Gjilanit dhe Ferizajit ( nga shkaku se u përjashtua në Gjilan, si pjesmarrës i demonstrative të vitit 1968).
Veprimtaria arsimore
Nga Viti 1972 – 1992, mësimdhënës nëpër shumë shkolla fillore në komunën e Vitisë
Në vitet 1982 – 1987, i përjashtuar nga procesi mësimor , shkaku i vënies në skenë të Valles së Kaçakëve, në Festivalin Ballkanik të Folklorit “Ohri ‘81”..
Nga viti 1992 e këndej, ushtron biznes privat si dhe veprimtari kulturore e humanitare.
Veprimtaria Kulturore
Në vitet 1966 – 1968
Anëtar iSHKA “Zenel Hajdini” – Gjilan,
Në vitet 1968 – 1971
Anëtar i SHKA “Kastrioti” – Ferizaj
Në vitin 1972
Themelon SHKA “Rreze Dielli” – Remnik
Në vitet 1972 – 75 (si student)
Vepron në SHKA “Ramiz Sadiku” dhe në Anamblin “Shota” – Prishtinë.
Në vitin 1976, themelon ansamblin e folklorit në nivelin komunal të Vitisë, i pagëzuar së voni me emrin e dëshmorit Kemajl Azizi.
Pjesëmarrja nëpër Festivale
Mes viteve 1971- 2008
Në dhjetëra e dhjetëra festivale në nivel vendi që nga Gjilani, Gllogovci, Prizreni e Prishtina.
Në dhjetëra e dhjetëra përfaqësime të Kosovës, në shtete të ndryshme të Ballkanit e Europës
Mes viteve 1993 - 2003, gjithashtu :
Kontribues dhe anëtar i AKV GURRA nga Gjilani, si valltar por edhe performues i lojërave popullore dhe sponzorizues i veprimtarive brenda e jashtë Kosovës.
Shpërblimet më të rëndësishme
Tri herë, valltari më i mirë i Kosovës për luajtjen dhe demonstrimin e valleve burimore të Karadakut.
Në vitin 2005 në një festival të folklorit në Francë, në mesin e 16 shteteve pjesëmarrëse, nderohet me Kupën “Ganat 2005”.
Më 2006, në Ankara të Turqisë meriton Shpërblimi Special për kontribut të veçantë, dhënë kulturës.
Më 2008, në Shqipëri ( “Bajram Curri ‘2008 ) mer çmimin e madh “Panajot Kanaqi, si valltari më i mirë
Veprimtaritë humanitare
Në vitet 1990 – 2010, pajtimtar i shumë gjaqeve, konflikteve dhe ngatërresave të ndryshme në Komunën e Vitisë e Anamoravë.
Nga viti 1992 e këndej, sponzorizues i shumë veprimtarive kulturore përmes firmës private PRES – COM - Viti.
Ndihmues i familjeve skamnore dhe shoqatave të ndryshme të themeluara pas luftës .
Njohës, kultivues dhe afirmues i traditave kulturore shqiptare të Krahinës së Karadakut.
I qoftë i lehtë dheu i Kosovës.
تعليقات