![](https://static.wixstatic.com/media/a48dbc_33972809b6b242609d6bebc98b2fa435~mv2.png/v1/fill/w_980,h_784,al_c,q_90,usm_0.66_1.00_0.01,enc_auto/a48dbc_33972809b6b242609d6bebc98b2fa435~mv2.png)
„Big Boss Services UK Ltd“ me kuota në rritje
Një nga projektet që po reazlizon që po realizon Kompania shqiptare „Big Boss Services UK Ltd“është në Stevenage. Nën mjeshtërinë e madhe të anëtarëve specialistë të saj, Besimit, Alberit dheFerdinantit rezultati është mjaft i pëlqyeshëm.
Kështu që kompania shqiptare „Big Boss Services UK Ltd“ që drejtohet nga biznesmeni Gazmend Cufaj ka kohë që po bën emër të ndjeshëm e të respektuar në mesin e bizneseve, klientëve dhe të kontaktuarve të shumtë të saj. Ajo dallohet dhe gjithnjë ka marë konsiderueshëm vlerësime të ndryshme. Për këtë mbetet dhe prioriteti i saj i vazhdueshëm që të risë të gjitha kuotat e shërbimit cilësor, duke i dhën prioritet kërkesave në rritje të kohës dhe të klientëve të saj.
Ndërsa nga data 3-5 maj 2022 në Londër zhvillohej ngjarja më e madhe e mjedisit të ndërtimit në Mbretërinë e Bashkuar, me kompani fituese me shumë çmime, e sivjetmja tregoi se po vjen në kryeqytetin e Mbretërisë së Bashkuar për t'i treguar botës se çfarë po ndodh në industrinë e ndërtimit. Aty të gjithë kishin mundësinë për të përjetuar 1000 produkte inovative, 100 ekspozues ndërkombëtarë dhe një seri seminaresh aktuale dhe tërheqëse me folës kryesorë në industri. Aty kishte dhe shumë karakteristika fantastike duke përfshirë Zonën e Inovacionit, një vitrinë shpikjesh që do të ndryshojnë industrinë e ndërtimit.
Një ftesë speciale ishte dhe për biznemsenin shqiptar, Gazmend Cufaj, drejtues i suksesshëm i „Big Boss Services UK Ltd“. Ai vetëm pak ditë më parë festoi ditëlindjen e tij dhe kështu pati një arsye më shum ëtë ishte sërrish festiv dhe në planet e reja që tashmë shtohen dhe kryqëzohen me atë që duhet të mbetet prioritet në vazhdim. Ndër punërat mjaft të suksesshme të këtij biznesmeni tashmë të falenderuara nga insitucione të ndryshme, natyrisht janë dhe ato që i përkasin komuniteteve të ndryshme në MB.
Prandaj dhe Java e Ndërtimit në Mbretërinë e Bashkuar në Birmingham ishte dhe ajo në kohën e duhur për të krijuar më shumë ide dhe për këtë kompani që drejtohet nga zoti Cufaj, por dhe për të lidhur industrinë e ndërtimit, një katalizator vendimtar për rimëkëmbjen ekonomike të MB. Java e Ndërtimit në Mbretërinë e Bashkuar normalisht ishte dhe një shtysë tjetër për projekte të tjera të „Big Boss Services UK Ltd“. Pra sikurse shihet gjithnjë „Big Boss Services UK Ltd“ mbetet me kuota në rritje.
Comments