I FRYMËZUAR NGA NDJENJA E LARTË E PËRGJEGJËSISË DHE BESNIK I PATHYER I DETYRËS
Ai u mbulua me dhe, por ne kemi detyrë të evidentojmë vlerat e tij, si burrë shteti, si njeri e si qytetar.
Nga Enver Memishaj
Një burrë shteti si Bujar Nishani.
Njeriu mund të ngjitet lart në herarkinë shtetrore nga rethana të caktuara, por Bujar Nishani u ngrit lartë deri në postin e presidentit të Republikës nga vlerat intelektuale dhe atdhetare.
Tek ai njeri vihej re lehtë dukja e kadrilerëve të Libohovës prej nga kishte origjinën, përzier me kaltërsinë e valëve të detit të Durrësit ku lindi në vitin 1964, por kur ishte nevoja shfaqej qëndresa dhe pathyeshmëria që u ngjante shkëmbijve të Dhëmlanit të Teplenës nga kishte gjakun nga nëna.
Bujar Nishani kishte kryer studimet pasuniversitare në Kaliforni, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për “Menaxhimin e Resurseve të Mbrojtjes”, në vitin 1996. Studioi për jurispudencë në Universitetin e Tiranës, ku u diplomua si jurist në vitin 2004. Në vitin 2005 ka marrë titullin “Master”, në Studimet Evropiane, në Shkollën e Studimeve Evropiane, pranë Universitetit të Tiranës.
Pedagog në Akademinë Ushtarake “Skënderbej” në vitin 1988, në Drejtorinë për Marrëdhëniet me
Jashtë në Ministrinë e Mbrojtjes në vitin 1993, në vitin 1994 në Ministrinë e Jashtme, në vitin 1996 në Kabinetin e Ministrit të Mbrojtjes.
Në vitin 1997 kthehet në profesion të lirë si Kryetar i Forumit të Ushtarakëve Euro-Atlantikë.
Në vitin 1991 Bujar Nishani u anëtarësua në Partinë Demokratike dhe në vitin 2001 u zgjodh sekretar i kësaj partie për Tiranën, në vitin 2005, anëtar i Këshillit Kombëtar dhe më pas anëtar i Kryesisë Qendrore të kësaj partie.
Në korrik të vitit 2005, Nishani u zgjodh deputet. Nga marsi 2007 - shtator 2009 mbajti portofolin e Ministrit të Brendshëm, nga shtatori 2009 - prill 2011 kreu detyrën e Ministrit të Drejtësisë; për t’u rikthyer përsëri në prill të vitit 2011 si Ministër i Brendshëm, deri në qershor të vitit 2012, kohë kur Kuvendi i Shqipërisë e zgjodhi në detyrën e lartë të Kreut të Shtetit. Ushtroi detyrën e Presidentit të Republikës së Shqipërisë nga 24 korriku i vitit 2012 deri në 24 korrik të vitit 2017.
Gjatë mandatit të tij, Nishani ishte përqendruar në procesin e integrimit evropian të vendit dhe sfidat globale që prekin Shqipërinë. Gjatë vizitave shtetërore jashtë vendit, politika e Nishanit ishte orientuar në forcimin e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë, duke folur për pjesëmarrjen e Kosovës në të gjitha aktivitetet multilaterale rajonale dhe ndërkombëtare.
Bujar Nishani u shtrua në spitalin “Shefqet Ndroqi”, më 20 prill 2022. Ndërmjet të tjerëve Presidenti i Republikës Ilir Meta “i uroi nga zemra shërim të shpejtë dhe shëndet të plotë Presidentit Bujar Nishani dhe lutet për kthim sa më parë pranë familjes së tij dhe në krye të angazhimeve të rëndësishme”, shkruan Meta në facebook ku ka ndarë dhe një foto me ish presidentin në ceremoninë e dorëzimit të detyrës.
Më 23 prill, Bujar Nishani u nis drejt Gjermanisë për mjekim, ku edhe dha frymën e fundit më 28 maj 2022. Trupi tij u kthye në atdhe më 31 maj 2022 dhe u vendos në sallën “Skënderbej” të presidencës ku u bënë homazhe më 1 qershor nga të afërm dhe miq dhe më 2 qershor nga administrate e lartë shtetërore.
"Presidenti Nishani do të kujtohet gjithnjë si një personalitet me vlera të rralla të një udhëheqësi me integritet dhe vizion. Kontributi i tij për Shqipërinë dhe demokracinë do të kujtohet përherë me respekt", ka shkruar SH.T. Z. Ilir Meta.
“Ai ishte burrështetasi i shquar, që përfaqësoi kombin dhe Shqipërinë me dinjitet të veçantë dhe urtësi në arenën ndërkombëtare, duke i dhënë nder dhe vlerë institucionit të Presidentit, shtetit dhe qytetarëve shqiptarë”, shkroi prof. dr. Sali Berisha.
“Bujar Nishani personifikonte shembullin e familjarit model, qytetarit të përgjegjshëm, shtetarit të ndershëm dhe atdhetar, politikanit të urtë e të matur, modest e punëtor, të përgjegjshëm e largpamës në emër të demokracisë e prosperitetit, që e përfaqësoi Shqipërinë dhe kombin tonë në mënyrën më dinjitoze. Ai do të kujtohet me nderim e respekt përgjithmonë, për kontributin e tij në karrierën profesionale si ushtarak e pedagog, si deputet e ministër, dhe pastaj, në kulmin e merituar të karrierës së tij, si President i dashur i të gjithë shqiptarëve”, shkruajti dr. Bujar Leskaj, deputet.
Vlerat e një burrë shteti si Bujar Nishani.
Ka kaluar afro një muaj që nga dita kur u nda prej nesh një mik i pa harruar, një demokrat e atdhetar, si Bujar Nishani, që ia kushtoi të gjithë jetën e tij çështjes kombetare, në postet më të larta shtetërore. Edhe një tjetër burrë shteti dhe luftëtar i lirisë, edhe një tjetër mik i demokratëve u largua nga mesi jonë.
Mua m’u dha rasti i keq që të vajtoj Bujar Nishanin, udhëheqësin e Partisë Demokratike, deputetin, ministrin dhe presidentin e vendit tonë, burrin e shtetit, besnik i pathyeshëm i detyrës, propoganduesin e ideve demokratike, udhëheqësin vizionar, mikun e nderuar.
Demokracia shqiptare kishte nevojë për burra dhe nëpunës si Bujar Nishani dhe ai i shërbeu shoqëris me besnikëri dhe përkushtim. Ai ishte shërbëtor i kombit dhe si i tillë i kishte shokët të rrallë.
Bujar Nishani ndonse ishte një officer, doli papritmas si flamurtar i proçeseve demokratike, deri sa u zgjodh në krye të Partisë Demokratike të Tiranës e më pas deputet, ministër e president.
Në luftën e ideve fjala dhe propaganda e tij e zjarrtë zinte vend e bënte edhe kundërshtarët të mendoheshin para se të debatonin me të dhe fjalën e tij e shoqëroi gjithmonë veprimi.
Në pozitat dhe detyrat e larta shtetërore që ushtroi u dallua nga fisnikëria e natyrshme dhe thjeshtësia. Pa u influencuar nga ndërhyrjet e gjithanëshme dhe pa u tronditur nga presionet e opozitës, Bujar Nishani i tha ndal kësaj dallge.
Vetëm vizionarë e punëtorë si Bujar Nishani mund të kishin vullnet dhe besim në ndërtimin e një shteti demokratik, prandaj ai iu përkushtua kësaj ideje, deri në fund të jetës së tij dhe nuk mungoi asnjëherë që të mos e paraqiste vetën në çdo furtunë që i paraqitesh, Partisë Demokratike dhe Shtetit shqiptar.
Demokratizimit të shoqërisë sonë ai i kushtoi fuqinë e mendjes tij vizionare dhe zjarrin e një zemre që rrihte fort për Shqipërinë. Krejt jetën e vet, deri në frymën e fundit, atdheut dhe demokracisë ia kushtoi.
Iku në ditët kur Partia Demokratike, shoqëria shqiptare dhe prof. dr. Sali Berisha kishin më tepër nevojë për mendjen e tij, për shërbimin e tij, duke e lënë bosh vendin e vet ndër luftëtarët e vijës së parë për demokratizimin e vendit.
Bujar Nishani shkoi dhe nuk do ta kemi më fizikisht mes nesh, por do të kemi veprën e tij që la pas, shembullin e pa lodhur të një punëtori kokë ulur, të një shpirti demokrat e të një qytetari me vizion europian.
Ai u largua në amëshim, por na la një testament, testamentin për t’i shërbyer atdheut me përkushtim e vision, pa kërkuar shpërblim për shërbimet ndaj atdheut, ndaj popullit tënd.
E quaj me fat që isha këshilltari dhe bashkëpunëtori tij i afërt, shembulli tij do të na pri neve që e njohëm nga afër, që njohëm shërbimet e shquara që i solli atdheut tonë të dashur.
E ndër çaste dyshimi, ngurimi e lodhje do të frymëzohemi nga shembulli tij që iu përkushtua shoqërisë sonë në luftë për ta bërë demokratike si gjithë Europa.
Me vdekjen e Bujar Nishanit shoqëria shqiptare humbi një nga politikanët vizionar, Partia Demokratike humbi prijsin e vlefshëm dhe të pa zëvëndësueshëm.
Ai do të mbahet mend për shumë vepra të mira e të vlefshme, por edhe për dekorimet e guximshme të atdhetarëve e luftëtarëve të harruar, mohuar e falsifikuar nga diktatura komuniste
Besnik i pa thyer i detyrës. (Sipas përcaktimeve të shtypit e publikut).
Kur ushtronte detyrën e lartë të Ministrit të Brendshëm, edhe pse kaloi një operacin të vështirë jashtë shtetit, ai u paraqit në punë që ditën që u kthye në Shqipëri, pa bërë asnjë ditë pushim dhe ruajti në zemrën e tij një hov ndjenjash atdhetare e përgjegjësie, ndjenja që i përhapte rreth e rrotull bashkëpunëtorëve të tij, i tillë ishte ministri Bujar Nishani.
Ishte një shërbëtor i popullit që i hidhte ujë zjarrit dhe jo bezinë, një ministër që të administronte, jo të krijonte konfuzion dhe të bënte spekullime politike, cilësi të cilat prof. dr. Sali Berisha i gjeti tek personaliteti i Bujar Nishat, prandaj i dha atij gjithë mbështetjen e tij për t’u ngjitur në hierarkinë e lartë partiake dhe shtetërore.
Bujar Nishani punonte dhe drejtonte me takt dhe urtësi dhe prandaj ligji u zbatua pa incidente, por jo pa mundim. Kur të thërrsite dhe të jepte detyra, urdhëra, apo vrejtrje, të linte t’i nxirrje vetë përfundimet, çka do të thotë se kishte cilësi të larta të një drejtuesi, e them këtë nga arsimimi im dhe përvoja e gjatë që kam pasur në administratën shtetërore.
Bujar Nishani u mundua me mish e me shpirt të prishi marrëdhënet miqsore dhe të interest duke bërë të respektohej vetëm ligji dhe autoriteti shtetëror. Hapi dyert e zyrave ku punoi për çdo nevojtar dhe i shërbeu atij me respekt. Në këtë mënyrë lindi besimi i popullit tek ky burrë shteti.
Në krye të Ministrisë së Brendshme muarën fund trubullimet dhe u sigurua, qetësia, jeta e nderi i qytetarëve. Ligji dhe autoriteti qeveritar triumfuan mbi anarkinë.
Bujar Nishani gjatë karierës së tij të shkëlqyer kishte dhënë jo vetëm provën e diturisë, zotësisë e ndershmërisë, por edhe atë të besnkirrisë ndaj Kushtetutës dhe ligjeve të vendit të tij. Me Bujar Nishnin në krye të administrëtës shtetërore populli mendonte se ishte gjetur njeriu që duhej.
Misioni tij në familje e shoqëri mbaroi me nder, kështu mbaroi edhe detyra e lartë e tij si president. Me vdekjen e pa pritur dhe të parakohëshme të Bujar Nishanit që rrojti me dinjitet dhe guxim të pashoq do të përsërisja dialogun e Platonit për vdekjen e Sokratit: “Lotët rrodhën kundër vullnetit tim, dhe mbulova fytyrën e qava në heshtje, jo për të, por për fatkeqësinë time se humba një mik të tillë”.
Jam krenar që punova e bashkëpunova me një personalitet të paharruar si Bujar Nishani.
O d e t a
Bujar Nishani ishte bashkëshort i Odeta Nishanit, inxhinjere ndërtimi, dhe baba i dy fëmijëve, Ersi dhe Fjona Nishani.Unë jam njohuar me Odetën dhe kam punuar me atë në Ministrinë e Kulturës. Është një qytetare dhe nëpunëse me vizion.Te Odeta, Bujar Nishani kishte gjetur njeriun e jetës.
Dr. Bujar Leskaj i jep lamtumirën e fundit Bujar Nishanit
Lamtumirë Bujar Nishani!
Comments