A mundet të shfrytëzohet historia për qëllime të tjera ? Është shfrytëzuar gjithëmonë. Një nga detyrat kryesore të studiuesve të historisë është ta luftojë këtë shfrytëzim.
Pietro Scoppola La verità storica *
Tradicionalisht, besimi parahistorik është trajtuar me mitet. Siç e vë në dukje arkeologia Maria Gimbutas « mitet nuk janë rastësore, por shfaqen brenda një sistemi të organizuar aktivitetesh dhe funksionesh hyjnore.» (1)Megjithatë, përdorimi i miteve si lënd bazë në historinë e Besimit të popujve, nuk është i saktë, siç e dëshmon fakti se, sot kemi dy shkenca të ndara historike : të Besimit dhe të Mitollogjisë..
Besimi, krahas shumë shkencve të tjera, si e etnografisë, traditës , muzikës, poezisë, koreografisë, etj, që plotësojnë njera tjetrën, ka veçoritë dhe ligjet e veta. Fakt i mbështetur edhe nga studiuesit, si Jonathan Z. Smith, Richard G.A. Buxton, Kees W. Bolle të cilët pohojnë se, Miti është një tregim simbolik i ngjarjeve të traditës me origjinë të panjohur. Ai ndikohet nga besimi, por dallohet prej tij prej sjelljeve (të kultit, ritualeve) dhe objekteve simbolike . (2)
Fjala (mýthos), në greqisht nuk ka shpjegim gjuhësor, por vetëm kuptimor, gr. mŷthos do të thotë « fjalë, tregim, përallë, legjendë » që ka vlerë besimtare dhe simbolike. (3) Gjuha shqipe dëshmon se kemi një fjali të lashtë , e cila shpreh qartësisht një veprim tregimtar mbi ngjarjet e figurave të hyjnizuara : (mýthos) = mi/më + th/the + os (Zoti) (4), që në gjuhën e popullit do te thote : « thënje hyjnore ».
Lidhur me pyetjen, në se mund të flitet për Besim gjatë periudhës parahistorike, ka qëndrime të ndryshme. Një prej themeluesve të shkencës moderne të besimit, Mircea Eliade (Storia delle credenze e delle idee religiose) shprehet : « Nuk zotërojmë asnjë mjet për të përcaktuar origjinën dhe zhvillimin e besimit të paraardhësve gjatë parahistorisë ». (5) Ndërkohë që Maria Gimbutas, që studioi objektet arkeologjike të periudhës Neolitike dhe të Bronxit në Europë (Il linguaggio della Dea,2008 ) vërteton qenjen e një botkuptimi dhe veprimtarije besimtare (lutjeve, vendeve të kultit, simboleve) që në ditët e para të bashkësive njerëzore.(6)
Një fushë e re studimore « Sociologjia e fesë » ka si qëllim pikërisht tezën e titullit, trajtuar nga sociologu, historiani dhe filozofi gjerman Hans Freyer (1887-1969) : « Për sociologjinë e fesë është e rëndësishme që t’i analizojë edhe fetë më primitive të komuniteteve që janë të gjalla edhe sot (...) Faktorin fe do ta hasim gjithnjë, pavarësisht se sa thellë zbresim në histori, madje edhe në periudhat parahistorike». (7) Me të drejtë shtrohet pyetja:
A kanë patur Besimin e tyre paraardhësit e Shqipetaro – Arbërve të sotëm ?
Për këtë botkuptim deri më sot, nuk kemi ndonjë përgjigje të saktë, megjithëse është dëshmuar se historia e Shqipetarëve është me zanafillë autoktone. Për shkencën e Historisë, duke përfshire edhe Albanologjinë, të gjitha fiset e Lashtësisë përcaktohen si « politeiste » (që besojnë në shumë Zot-a), duke patur parasysh Perënditë e miteve të tyre si dhe bestytnitë, zakononet dhe ritet që ndjekin.
Mbas njohjes së Kristianizmit, si besim i Perandorsë Romake (me ediktin e Thesalonikës vitit 380 të Teodosios I), çdo botkuptim apo veprimtari besimtare e mëparshme, që nuk përfshinte Krishtin dhe Zotin e tij, nga etërit kristian të shekullit të IV, kur u formua teollogjia kristiane u emërtuan me fjalën përbuzëse « paganë », që në latinisht do të thotë « fshatar» ( pāgus - fshat). (8)
Ky emërtim është dëshmija e vetme çka thuhet nga historianët mbi Kombit tonë, siç e përshkruan edhe Lord Bajroni , në letrat e tij: « Grekët nuk i shikojnë ata si të krishterë, kurse turqit nuk i shikojnë si myslimanë; dhe në të vërtetë, ata janë një përzierje e të dyjave, dhe nganjëherë as njëra, as tjetra ».(9) Edhe Enciklopedia wikipedia (dt. 13 nëntor 2020), në gjuhën shqipe, për temën «Feja në trevat shqiptare », (Besimet fetare pas vitit 1990) dalin në perfundimin e bazuar (sipas tyre, por pa referim) në anketën e Gallup: « ky anketim nxorri se Shqipëria bën pjesë në 14 vendet më jofetare në botë. Vetëm për 39% të shqiptarëve në Shqipëri, feja luan ndonjë rol në jetën e tyre, ndërsa pjesa tjetër prej 71 % nuk ndjek apo interesohet rreth ndonjë besimi fetar ». (10)
Mungesa e besimit në një Zot dhe i përkushtimit besimtar, trajtohet si tipar dallues i historisë së shqipetarëve. Profesori japonez Kazuhiko Yamamoto shkruan se : ”Japonezët nuk i japin shumë rëndësi fesë ashtu siç nuk i japine dhe shqiptarët. Sipas meje shqiptarët dhe japonezët kanë të njëjtat pikëpamje ndaj feve të tjera ... (11)
Shtrohet pyetja : Sa të mbështetura mbi faktet shkencore janë pohimet e mësipërme ?
Shqipetarët , Besimi dhe Zoti
Noel Malcom , në librin e tij (Rebelët, besimtarët, të mbijetuarit), na sjell një dëshmi nga Arkivat e Vatikanit të shk.17-të, lidhur me raportimin e priftit françeskan drejtuar Selisë së shenjtë në Romë. Sipas letrës së priftit, shqipetarët i kishin thenë se , ndryshimi midis tyre dhe të krishterëve ishte i vogël : « Ne, në fund të fundit, të gjithë kemi vetëm një Zot, ne e nderojmë Krishtin tuaj si një profet dhe një njeri të shenjtë, ne festojmë me ju shumë nga festat e shenjtorëve tuaj, dhe ju festoni të Premten, ditën tonë festive; Muhameti dhe Krishti janë vëllezër...». Ky gabim ishte aq i përhapur -pohon ai- sa në të njejtën familje një person do të ishte katolik, një mysliman dhe një ortodoks.(12)
Ky dokument i para 5 shekujve , i vjelur nga një popullsi analfabete, shpreh një filosofi dhe mendim besimtar shumë të përparuar edhe për kohën e sotme, i cili shpreh qartë se Kombi ynë nuk ishte «indiferent ndaj besimit», tezë e përhapur sidomos në shk.19-të, por i faleshin një Zoti, i cili qëndronte mbi çdo figurë njerëzore, qoftë edhe të hyjnizuar. Ky fakt dëshmon
se botkuptimi besimtar i shqipetarëve, nuk fillon me triumfin e besimit kristian , por ishte vazhdim i natyrshëm i teollogjisë së paraardhësve të tij. Më poshtë po rendisin disa fakte :
Sipas teollogjisë pellazge, në shk. 8 p.e.r. , Hesiodi shprehet se njerëzit dhe Perënditë kanë të njejtën origjinë, duke i veçuar njerëzit e hyjnizuar, nga Zoti qiellor. (Hēsíodos, shk.8p.K.-7p.K. ), (Le opere e i giorni, 108). Ndërsa Pindari (518 p.K.- 438p.K.) sqaron se «Të parët kanë origjinë njerëzore, të dytët atë hyjnore, dhe si njera dhe tjetra, të njejtës nënë (tokësore-shën im) i përkasin, prej së cilës morrën frymë...». (13)
Aristokrati i shquar romak, i njohur për luftën e tij për të mbrojtur besimin e të parëve , Simmaku (Quintus Aurelius Memmius Symmachus) në vitin 384, ka shkruar : “Ne vëzhgojmë të njëjtat yje , kemi të njëjtin Qiell dhe na rrethon i njëjti univers, ç’rëndësi ka se sejcili kërkon të vërtetën në mënyrën e tij?” (Relatio III, 10) (14) Kjo teollogji ndiqej nga Arbërit e Mesjetës, siç e dëshmon shkolla e shk.15, gjatë sundimit të Perandorit të fundit Paleolog, e drejtuar nga filosofi Gjergj Xhemisto Pletone (1355-1452) në More. (15)
Në shk.19 në poemën e tij (Deshira e vertete e shqiptareve, 1886), figura e shquar e Rilindjes Naim Frashëri, pohonte « Një perëndi që të gjithë kemi dhe të njëjtën besë / Pa, secili, si të dojë le t'i falet perëndisë /Që të gjitha fetë kanë veç një themel të përbashkët ». (16) Edhe në shk.21, mbas 55 viteve të një persekutimi shtetëror kundra fesë, shqipëtarët në fshehtësi, e ruajtën lidhjen me Zotin dhe përkushtimin ndaj besimit, siç e dëshmon burimi i dokumentuar i Organizatës amerikane GALLUP ( Religion prevails in the world, April 10, 2017) , prej të cilit veçova dy pyetjet kryesore dhe përfundimet e tyre :
1) Përqindja e popullsisë që besojnë tek një Zot - Shqiperia 80%, Kosova 100%,Bullgaria58% Greqia 75% Serbia, Maqedonia 88%, Italia 76%, Franca 43%, Austria 50% Belgjika 29% Izraeli 75%.
2) Vëndet më besimtare në Botë – Thailand (98%) dhe Nigeria (97%), e ndjekur nga Kosova 94%, si dhe India, Ghana, Papua New Guinea and Ivory Coast (17)
Pasqyra e mësipërme dhe studimi mbi besimin parahistorik të Arbërve (F.Demi Sellenizmi , Besimi qe sundon Botën, 2016) dëshmon se, jo vetëm kanë besuar në NJË Zot, por kishin edhe një ide të qartë për të, nga e ka zanafillën edhe toleranca fetare, e pa kuptuar nga të huajt dhe e pa sqaruar shkencërisht nga Albanologjia, të cilët i emërtojnë padrejtësisht si popull «pagan». Se cili ishte ky Zot dhe si e kanë emërtuar Besimin e tyre, do të jetë teza e këtij studimi.
Duhet theksuar se, rëndësi të veçantë ka ndërgjegjsimi se Historia e lashtë e Shqipëtaro-Arbërve të sotëm, nuk është e njejtë me atë të popujve të sotëm europian, nga burojnë shumë keqtrajtime të fakteve historike. Faktori kryesor është se shume shkenca studimore, ku mbizotrojnë Gjuhësia dhe Besimi, i trajtojnë si popull autokton (a/të parët + tok/dheu +on/ton=të parët në dheun tonë).
Në «boshllëkun» e pretenduar të dokumentave dhe dyshimit për qënjen e një besimi istitucional të Arbërve të lashtë, na vjen në ndihmë emërtimi ENOTEISMO i përmendur prej filozofit gjerman Friedrich Schelling (1775-1854) në librin (Philosophie der Mythologie und der Offenbarung ,1842).(18)
Problemi gjuhësor dhe besimtar i emërtimit HENOTEISËM – HENOLOGJI
Arkeologu dhe prof. i Historise së Lashtësisë, Silviu Sanie Cuprins , pohon se emri « Hënoteizem» u zbulua tek një frazë e librit të Herodotit « Historia », e shekullit të IV, por siç pranohet nga të gjithë përdoruesit, teksti nuk ishte i qartë. (19) Gjuhëtarë , mitollog, studiues të besimit të shekullit 19 dhe të ditëve të sotme janë munduar të kuptojnë se çfarë ka perfaqësuar ky emërtim, në kohën e Herodotit dhe të popujve të lashtë.
Friedrich Schelling , me fjalën Henoteizëm përcaktonte « monoteizmin » zanafillor që u çfaq gjatë parahistorisë, paraprijëse e « monoteizmit të zhvilluar »(kristianizmit). Ky emërtim u popullarizua nga Friedrich Max Mülleri (1823-1900) ,i cili duke u njohur me mitologjinë e banorëve të Indisë, kishte vërejtur se adhurohej NJË Perëndi si Zot, por pa mohuar zotat (perënditë) e tjera, duke e quajtur këtë besim, si fazë të ndërmjetme të kalimit nga besimi politeist (në shumë Zot-a) në atë monoteist (në një Zot). Sipas tij, emërtimi «henoteisme» është « forma e parë » dhe shprehje e Besimit primitiv greko-romak dhe atij gjerman. (20)
Afro gjysëm shekulli pas Max Müllerit, francezi Étienne Gilson (1884 –1978) njohësi i filozofisë së Aristotelit dhe të Shën Agostinit (354 – 430), studimet historike mbi Zotin –NJË i emërtoi "Henologji". (21) Edhe gjuhëtari dhe studiuesi i BiblësThomas Römer (La Bible, quelles histoires !) pohonte se besimi i lashtë izraelit ishte Henoteist. (22)Sipas historianit të Besimit, Ralph Stehly, « besimi popullor arab para islamik, ishte politeist ose më sakt henoteist, me oigjin nga greqishtja («hen» = një , në kundërshtim me « monos »= i vetmi) ». (23) Në Fjalorin Treccani (it.) me shprehjen «hënoteizëm»(enoteismo), sot emërtohen ritet e mistereve të besimeve arabe paraislamike, te indianeve amerikanë dhe të popullsive të lashta, por pa mundur të arihej në besim monoteist. (24)
Nga sa më siper, të gjithe studiuesit e përdornin fjalën Henoteist për teollogjitë besimtare, por pa e shpjeguar kuptimin e saj gjuhësor, se çfarë figurë ka përfaqsuar dhe cilat simbole kultike i përkisnin. Rrenja baze e fjalës «henoteist» është «hena» dhe në mitet egjiptiane emërtonte varkën (barque sacrée Henou ) e mbretit të parë të dinastive faraonike - Horus (në gjuhën kopte «shqiponjë») dhe gruas së tij Hathor, të cilët Historia i njeh me përkatësi Atllantido-Pellazge. (Xhuzepe Katapano, Thoti fliste shqip).
Relievi i mësipërm pasqyron festën simbolike të « bashkimit përfekt» (martesës hyjnore mbas vdekjes) të Horusit me gruan e tij Hathor, në Dendérah.
Riti i udhëtimit në shkretëtirë i statujave mbretërore bëhej me varkat hyjnore Henou, të cilat ishin në qender të riteve më të rëndesishme besimtare të Egjiptit të lashtë.(25) Festimi me perënditë simbolikisht «të ringjallura», sipas studiuesve, u ngjallte shpresën pjesëmarrësve për të siguruar prodhim të begatë. Me mbarimin e festës rituale, tetë priftërinj që shoqeronin varkat hyjnore thërrisnin katër herë «henou !». (26) Siç duket, nisur nga ky rit i bashkimit imagjinar, emri Hene u kuptua si «bashkim» dhe «unitet».
Enotico(hënor) , u emërtua natyra e dyfishtë e Krishtit (hyjnore dhe njerëzore), sipas Dekretit të perandorit bizantin Zenóne (430 – 491), i cili u përpoq të pajtonte (bashkonte) teollogjinë kristiane me atë të monofistëve, qe pranonin vetëm natyrën njerëzore të tij.(27) Në fakt, emri (Hen-ou) shpreh formën hënore të varkës dhe natyrën hyjnore të saj. Fjala Hena emërton edhe sot satelitin e Tokës dhe gjendet në gjuhën shqipe . Për rrjedhoje , ritet e periudhës së herëshme faraonike ishin zhvilluar nga priftërinj shqipfolës.
Në Fjalorët modern, fjala Henosis (i greqishtes priftërore) në besimit mistik gjatë periudhës së Helladës klasike, shpjegohet me kuptimin «bashkim» dhe «unitet», nisur nga miti i «bashkimit perfekt» të Horusit. Përdorimi i gabuar i emrit «Hena» e dëshmon fakti i lidhjes me Hënën të «Corpus Hermeticum», në filozofinë më të famshme të besimit Hermetik në teollogjinë Kristiane, soteriologji dhe mysticizëm, dhe përbën faktorin e rëndësishem në zhvillimin historik të monoteizmit gjate periudhës së vonë të Lashtësisë.(28) Sot njihet emërtimi «Teollogjia Henoteiste»,e cila ka rrenjë historike edhe në Besimin e lashtë egjiptian, e njohur me emërtimin (e gabuar- shën im) «Hermetizmi Pagan» dhe është pjesë e Traditës Lindore të Mistereve tek Brahmanizmi (Hinduizmi) dhe Taoizmi. (29)
Filozofi Wim Van D. Dungen, e gjykon fjalën Henoteizëm, si pjesë e Besimit të Egjiptit Faraonik (3000 - 30 p.e.r.), në shkrimet e periudhës së faraonëve-priftërinj të Amonit në Tebë (periudha nga Ramsès I ,1295 p.e.r. deri 1074 p.e.r. me faraonin Hérihor), të cilat sollën ndryshime në teologjinë besimtare, sipas së cilës : Perëndia Amon është Zoti « i vetëm» dhe «i padukshëm » (30),karakteristika që në teollogjinë kristiane jepen për Krijuesin. Sipas mendimit të përbashkët të studiuesve modern vërejmë se :
1. Rrenja HEN si emërtim i Besimit, i njohur sot në formën HENOTEIZEM , është përdorur gjërësisht në tre qytetrimet më të shquara të lashtësise (të Gadishullit pellazgjik, Egjiptit dhe Azisë) ku adhurohej veçanërisht një Perëndi, mbi Perënditë e tjera. 2. Ky besim i përket periudhës greko-romake, parakristiane, hebraike dhe paraislamike, e afërt me kohën dhe teologjinë kristiane.
Metoda në studimin e Besimit të Europës së Lashtë, ndikon në shtrëmbërimin e fakteve të parahistorisë. Objektet arkeologjike shprehin simbole të besimit që lidhet me Homo erectus, (para 50 000 vjetëve), fise që mësuan të përdorin zjarrin, të komunikonin (31) dhe të kishin një botkuptim primitiv besimtar.
Kjo shtyllë e zonës arkeologjike të Göbekli Tepe,i përket mijëvjeçarit të X/ IX p.e.r. (Şanlıurfa,Turqi) që ndodhet në kufi me Sirinë, e njohur si hapësira të banuara nga fise, dhe më vonë mbreteri pellazge. Simbolet dhe figurat e skalitura mbi shtyllat , sipas studiuesve , shprehin besimin parahistorik.(32) : rrethi me hapsirën bosh në mes (simbol i Zotit), posht tij ndodhet gjysëm Hëna, simbol i gjendur në arkeollogjine dhe etnografine e Arbërve, në shtizat e legjioneve romake dhe e përhapur tek fiset e famshme të Lashtësisë, fakt që shpreh se është adhuruar NJË Forcë Krijuese -HENA.
Nga ana shkencore , në botimet akademike, mbetet i paqartë zbërthimi gjuhësor i emërtimit « henoteizëm » (gr. ἕν hén 'uno', θεός theós 'dio' e –ismo) «një Zot», i cili shprehte në mite, lartësimin e një perëndije - Zot (Amonit, Zeusit, etj) kundrejt perëndive të tjera.
Njohja e panoramës së Lashtësisë e shpreh qartë faktin se, idea e Zotit në shkimet e Homerit dhe pasuesve të tij nuk lidhej me Perënditë e Olimpit, aq më teper që shkruesit si Hesiodi dhe Pindari, e kanë theksuar se « njerëzit dhe Perënditë kanë të njejtën origjinë ». Sipas M.Eliade: «Duhet të kemi gjithmonë parasysh, se shenjtërimin parësor e kanë patur dukuritë qiellore dhe të shndritshme» (33) , mendim i pohuar më 1984 nga arbëreshi Xhuzepe Katapano (Thot parlava albanese), se Pellazgët besimtarë të Egjiptit (12000 pK), e shikonin « prejardhjen dhe natyrën e burimit të ndritshëm : Zotin, mendimin e tij (...) si një dritë bardhësore ». (34)
Banorët parahistorik e panë «forcën e mbinatyrshme» tek dukuria e Dritës qiellore, pa bërë dallimin midis dy trupave që e ndriçonin Tokën (Hënën dhe Diellin). Por gjatë vëzhgimit të botës që e rrethonte dhe lidhjes që kishte njeriu me të, sipas objekteve arkeologjike, Homo Sapienti pranoi si FORCË të mbinatyrshme «dritën e natës» Henën, përpara se teologët e mëvonshëm të thurrnin mitet poetike që njohim sot .
(fig.sipër) Detaj i objektit të kulti hënor « dora » e fiseve frige, etruske dhe të Gadishullit Pellazgjik (ballkanik) me simbolin e Zotit – femër (Hana). Simboli i Zotit mbi kokën e Perëndisë aziatike Shiva , tek qeleshja e Aleksandrit të Madh, tek heraldika e Mbretërisë së Arbërve.
Mbi ballin e Shivës kemi tre vija dhe një pikë në mes, shprehje simbolike e Zotit (Hana) që ndodhet mbi kokën e tij. M.Gimbutas pohon se «tre vijat, shfaqen si një simbol i pavarur në objektet neolitike , në statujat ,vazot tek të gjitha kulturat e Europës së Lashtë sidomos të kulturës kukuteni (dardane-shën im) ... statujat e femrave me kokë zogu janë të mbushura me këtë simbol duke filluar nga periudha e Neolitit deri në kohën e Bronxit në Egje »(35)
Idea e një Zoti dëshmohet edhe në teollogjine e besimit të Egjiptit të lashtë. Në studimin e Xh.Katapanos lexojmë se «Thoti ka hedhur mbi botë lumenj drite; dritë që synon të kumtoj, që në zanafill të kohërave , ardhjen e Fjalës (Zoti është Fjala krijuese - shën im), së Cilës nuk i caktoi ndonjë emër, pasi emri i të Pashpjegueshmes, në lashtësi ishte i ndaluar të shqiptohej. Si emërtimi që i përafrohej disi, Hebrejt konsideronin fjalën Shehinah (nga folja - shoh) që do të thotë «prania e Zotit mes nesh».(36) Në fakt kemi nje fjali të gjuhës shqipe : sheh/shoh + I/Zoti+nah/ (dial. na) = shohim na Zotin , sipas mitit - Zoti na çfaqet.
Për çfaqjen e Zotit midis njerëzve në Lashtësi është përdorur edhe fjala – Epiphanes (ph /f), që në Bibël njihet si emërtim i festës më të rëndësishme të Kristianizmit –lindjes së Krishtit (25 dhjetorit) (37). Si gjithëmonë, jepet me origjinë nga greqishtja, me kuptimin «Zoti çfaqet » , por në asnjë gjuhë nuk shpjegohet, përveç shqipes.
Ne lashtësi, ky emër lidhej me shqiponjën e mitollogjisë pellazge : Epiphane → Epi/ Ipe /shqiponja + phane /fandaks (dial. çam / çfaqet = Zoti (i përfaqësuar nga shqiponja) çfaqet.
Emri i shqiponjës në dialektin çam të gjuhës shqipe (Ipe dhe Ain) ka një rëndesi të veçantë në shkencën e Besimit në zbulimin e origjinës së emërtimeve në veprimtarinë fetare , por shpesh edhe të origjinës së fjalëve. Gjuhëtari gjerman Schuchardt , duke gjurmuar emrin e Enea dardanit (Aineas – shqiponjë/ shqipetar), zbulon se ky emër gjendet si emërtim, në të gjithë hapësirën që shtrihet nga Dardania e Ballkanit deri tek Dardania e Trojës »(38).
Prandaj nuk është çudi , që emri - Ipe (Epi) shqiponjë, nga buron edhe fjala «Epifani», u përdor si mbiemër i mbretërve pellazg (dhe jo «grek») të Azisë së Vogël dhe si emër i shumë prelatëve kristian të Europës.
Antiochus IV Epiphanes (c. 215–164 BC), mbret i Perandorisë Seleucide
Ptolemy V Epiphanes (mbretëroi 204–181 BC), mbret i dinastisë së Ptolemejve
Epiphanius i Kostandinopolit (vdiq 535), Patriarku i shenjtë i Kostandinopolit (520–535)
Epiphanius (Patriarch of Aquileia), Patriarku i parë i Aquileias, Itali, (612–613)
Epiphanius Slavinetsky (died 1675),specialisti kishtar i Kishës Ortodokse Ruse .
Epiphanius Shanov (1849–1940), Prifti katolik Bullgar. etj. (39)
Fakti , se emri i shqiponjës në gjuhën shqipe IPE (e deformuar nga shkruesit EPI) çfaqet kudo, në studimet mbi besimin, mitet, emërvendet e Parahistorisë, dëshmon se gjuha shqipe është gjuha e besimit zanafillor të Europës së lashtë dhe është adhuruar NJË Zot, i skalitur në objektet arkeologjike dhe simbolet e dokumentave historike të popujve të mbijetuar apo të zhdukur .
Besimi hënor i Dodonës, megjithëse u bë botkuptimi zotërues i Lashtësisë, siç e dëshmojnë objektet arkeollogjike (fig. lart),etnografike dhe ritet e ndryshme popullore, studiuesit vijojnë të shprehen se perëndia së cilës i faleshin shqipetaro-arbërit e lashtë, ka qenë Dielli.
Faktet e mbledhura nga Mark Tirta (Panteoni dhe Simbolika) tregojnë se, studimi i traditës dhe i besimit tek shqipetarët, na bind se kemi të bëjmë me një kult të lashtë vendës, sidomos në lidhje më Hënën, si fuqidhënëse të prodhimeve bujqësore e blegtorale dhe fertilitetit të grave, tezë me të cilen bashkohet edhe studiuesi hungarez Franz Baron Nopcsa (1877 -1933) : “Nuk kemi shumë të dhena, që në Shqipërinë e dikurshme të mbahej dielli si një qenie e shenjtë” (40) f79 Franc Nopça « Pikpamjet fetare, doket dhe zakonet e Malcise se Madhe Botimet « Eneas » , Tirane, 2012)
Edith Durham (1863 – 1944) vëren se në shumicën e tatuazheve që bënin femrat shqipetare në krahë, duar dhe gjoks, pasqyrohej figura e gjysëm-Hënës. (41) Etruskologu Giovanni Semerano (Il popolo che sconfisse la morte . Gli etruschi e la loro lingua ) dëshmon se «Hëna, në kultin e njëriut primitiv është një nga hyjnitë më të mëdha, dhe më e rëndësishme se sa Dielli».(42)
Sipas Alexander Marshak (1918-2004) , gjatë Paleologjikut superior praktikohej sistemi i përcaktimit të kohës , duke u bazuar në vëzhgimet e fazave hënore. Ky sistem është praktikuar dhe ruajtur pa ndërprerje për më shumë se 25000 vjet, që nga periudha e Aurignaziano deri ne Magdaleniano e vonë. (43) Por hyjnizimi i Hënës si Krijuese e natyrës lidhet me periudha historike shume me te hereshme sesa ajo e përcaktuar nga arkeologu amerikan.
Fjala HENOTEISEM apo HENOLOGJI , që në teollogjinë besimtare janë e njejta gjë, përbëhen prej dy fjalëve, të pashpjeguara nga gjuhët e lashta apo moderne europiane apo të Gadishullit Indian. Vetëm njohësit e gjuhës arbërore mund të sqarojnë kuptimin e tyre besimtar :
1) Henoteisëm : Hena + te/ the/fjala/Zoti → Hëna Zoti (+ isem , mbaresë hebraike). 2) Henologji : Hena + logos/fjala/Zoti → Hëna Zoti. Në të dyja rastet, Zoti/Hena përfaqëson Fjalën krijuese - Logos, e huazuar në teollogjine e Biblës kristiane. Duhet theksuar se, disa fjalë të vjetra të gjuhës shqipe nuk përdoren më, siç është « llogos » (llafe,fjalë), por sot ruhen në forma të tjera si : «ligjëroj (flas), legjendë (thënje, tregim)» apo shprehjen popullore «llogje Kavaje» dmth fjalë boshe, të kota. Nga kjo fjalë e ka burimin edhe fjala «llogjikë». Mendoj se forma «Hënoteizëm» i përket teollogjisë parakristiane të hebrejve, të cilët vijuan të ruanin besimin hënor.
Roli i gjuhës pellazgo-shqipe në emërtimin e Zotit dëshmohet edhe tek Besimi indian, ku «veprimtaria krijuese » e Zotit, në shkrimet e Vedave, (shkrimet më të lashta sanskrite) emërtohet me foljen e gjuhës shqipe « Bindu !» që, sipas studiuesve të kësaj shkence, përcakton thelbin e Besimit. (F. Demi, Bindu ! Emri që i dhaëe Arbërit Perëndisë, pj. I,II) (44)
Guido Guidi Guerrera (Magia della piramide. Le tecniche rituali tra magia e scenza), pohon se kjo folje përdorej edhe në Egjiptin faraonik për «energjinë e jashtëzakonshme», si veçori e Zotit : « Shkencëtarët ndoshta rastësisht e kanë emërtuar me emrin « atom », atë pjesëz të vogël, e megjithatë shumë të madhërishme, të cilën egjiptianët e emërtonin « bindu »(…) dhe si mund të mos mendojmë për atë fuqi shkatërimtare, si për mirë dhe për keq, të kësaj bërthame të jashtëzakonshme të energjisë, që mendja jonë të kapërcejë pa u luhatur përtej kufijve të pranueshëm njerëzor, duke folur në njëfarë mënyre me gjuhën e mistereve të të mbinatyrshmes ! ». (45) Faktet dëshmojnë besimin e pellazgëve në NJË Zot , që përfaqësonte Forcën Krijuese, së cilës njeriu duhej t’i bindej. Kjo veçori kryesore e besimit të shqip-folësve, lidhur me Krijuesin, ndodhet edhe sot në emblemën e Vatikanit (OBOEDIENTIA) dhe predikohet nga të gjitha fetë : «Qeveria që vendosi Zoti tek populli i tij (fiset e zgjedhura-shën im) është plotësisht hyjnore, kur varet tërësisht nga urdhërat e tij».(46)
Si mundet të emërtohet «pagan» apo «politeist» besimi i Arbërve të lashtë, kur edhe në praktikën e sotme fetare të Kishës katolike dhe ortodokse , emërtimi i Zotit bëhet në gjuhën shqipe dhe jo atë latine apo greke ?
It.Dio, rrenja Di në dialektin çam të gjuhës shqipe shpreh: 1) dijen dhe 2) dritën, dy veti kryesore të Krijuesit. Gr. Θεός (Theós), në shqip : the/fjala+ os / Zoti (47) → Fjala=Zoti. Vetë fjala «Krijues» dhe forma latine «Kreare», jane fjalë që bazohen tek dialektet (tosk dhe geg) të gjuhës shqipe «kriet » dhe « kreu »(koka). Studimi i zgjeruar ndodhet në shkrimin «Emri Jesus , Krisht, dhe Kryq shpjegohen vetëm në gjuhën dhe besimin e Pellazgo-Arbërve». (F.Demi, Sellenizmi....f.65)
Kjo dëshmon se idenë mbi qënjen e një Zoti krijues dhe për veçorit e tij, e ka origjinën nga besimi hënor i paraardhësve të Shqipëtaro – Arbërve të sotëm.
Arkivi historik i shqifolësve të sotëm, ka edhe shumë dokumente historike për Besimin, ku vendin kryesor e zë Emërtimi i tij.
A ka dëshmi se në parahistori Besimi ka patur emertim?
Sipas studiuesve modern , Teollogjia Henoteiste historikisht e ka burimin në besimin Egjiptian dhe Hermetizmin Pagan (...) , por gjuha Egjiptiane nuk ka një emërtim që të perfaqësoj konceptin europian për besimin. (48) Edhe në kulturën e Helladës (Greqise) së lashte nuk gjendet një fjale që të përfshinte atë që sot e nënkuptojmë me Besim, megjithatë fjala e sotme θρησκεία (thrēskeia) «frikë prej Zotit», e përcakton simbolikisht natyrën e riteve kushtuar perëndive.(49) At Nikoll Ketta na zbulon se kuptimi i kësaj fjale është i gjuhës dhe riteve arbërore : « priftëreshat tona “threskae”,emër me origjinë nga “thëres”,epitet i bakanteve që bërtisnin gjate kercimit pirik, siç e shikojme të përdoret edhe në ditët e sotme kur kërcehet vallja pirike (valle e shqiponjave-shën im)...» (50)
Akademiku i Universitetit Groningen, Jan N. Bremmer (Greek Religion - Encyclopedia of Relig.) pohon se « nuk ka emërtim grek për termin « besim», i cili si koncept eshtë prodhim i Europës së shk.18-të ». (51)
Lidhur me emërtimin e romakëve për Besimin «religione», Ciceronit sqaron se e ka origjinën nga folja « rileggere» (rilexim), dmth rileximin gjatë meshës të Shkrimeve të shenjta, të Veprave dhe Letrave të apostujve. Studiuesit pohojnë se bashkësitë e para kristiane, nuk e përmendin emërtimin «religione» për besimin e tyre.(52) Ligjet e para romake, që ndiqnin zbatimin e riteve kushtuar perëndive nën ndjenjën e frikës deri sa të kryheshin saktësisht, emërtoheshin «mos» apo «mos maiorum», britmë paralajmëruese e prindërve tane (çamë) kur bënim veprime të dënueshme (mos more , gjeç belanë). Keto fjale nuk përkthehen dot në gjuhën latine apo italiane.
Si përfundim mund të thuhet se, nuk njihet ndonjë emër përcaktues për botkuptimin dhe veprimtarinë besimtare të kristianizmit. Shtrohet pyetja : Cilat ishin arësyet që qytetrimet më të famshme të Lashtësisë europiane, nuk kanë patur një emërtim që të përfaqësonte botkuptimin e tyre, duke patur një filosofi dhe veprimtari fetare, që përfshinte çdo qelizë të jetesës së tyre ? Vendosja e emërtimit « pagan » për besimin parakristian, duket se e pranon këtë mangësi. Por studiuesit modern e vërejne mungesën e emrit edhe tek dy fetë e sotme kristiane.
Martin Bernal (Athina e zeze), zbulon thënjen profetike të Liebleinit e vitit 1884 se : « Vetë idea e Zotit ishte zhvilluar në një periudhe më të herëshme të gjuhëve sesa gjuha indo-europiane (...) Kur të kemi arritur deri kaq larg, ka shumë të ngjarë, që në këtë gjuhë parahistorike, të gjejmë edhe fjalë që shprehin idenë e Zotit » (53)
Njohja me botkuptimin besimtar dhe gjuhën e Shqipetaro-Arbërve zbulon tre emërtime, që së bashku formojnë fillin e pandërprerë historik të emërtimeve mbi Besimin, kuptimi gjuhësor i të cilëve, mbështetet tek mitet
I. HENOK (henac) – idea e së cilës nis me çfaqjen e bashkësive të para njerëzore, që fillon me kohën e përdorimit të zjarrit duke përfshirë periudhën parahistorike dhe të Lashtësisë. Origjina gjuhësore dhe mitike e emërtimit parahistorik «Henok» është rrenja HA (Ha-na, asaj që i hanë anët). Shenjtërimin e emrit zanafillor Ha , na e vërteton gjuha kishtare sanskrite: «HA» është një fjalë magjike e përdorur në formulat e shenjta ; ajo përfaqëson pushtetin e lëndës paramateriale (primordiale). (54)
Sot mund të përcaktohet edhe koha kur u krijua fjala Hana. Në studimin e David De Gusta , W H Gilbert, S P Turner (Hypoglossal Canal Size and Hominid Speech, 1999, botim i Akademisë nacionale të Amerikës) është arritur në përfundimin se para 400 mijë vitesh, njeriu i Nedertalit ishte i aftë të shqiptonte tingujt.(55) Ky studim e shtyn më thellë në kohë përdorimin e fjalëve, e rrjedhimisht edhe të origjinës së gjuhës shqipe , e cila, në të dyja dialektet ruan shumë fjalë me një/dy tinguj, si : u (un, dial.çam), a/as (asht, dial.geg),ha, di, pi, pa, ku, ri, etj.që dëshmon moshën e saj parahistorike.
Dokumentin e parë të emërtimit të besimit pellazg, na e zbulon albanologu arbëresh At Nikoll Ketta (1741 – 1803), i cili duke folur mbi perënditë më të lashta Atllantido-Pellazge të Egjiptit, Osiris dhe Isis, pohon se ishin « HËNAC »(hënok) (56), fjalë që dëshmon se dy perënditë i përkisnin besimit hënor. Nxenësi i tij, Zef Krispi (Giuseppe Crispi 1781–1859), e përdor me të njejtin kuptim : “Atlanti quhej Hënoch (hënok), fjalë që rrjedh nga «hënë». (57) Edhe perëndia parahistorike e Egjiptit –Thot, përfaqësonte Hënën. (58) Vincenco Dorsa (1823 – 1855) shkruante se poeti romak Ovidi (Publio Ovidio Nasone, shk.1 p.e.r.) pohonte se banoret e lashtë dhe Pellazgët e Italisë e quanin Henën «Gheuna» apo «Ghenna» (sipas shkruesve latin),fjalë e gjuhës shqipe. (59) Në librin e tij (Studime Shqipetare ) Johan George von Hahn ( Vjene,1854) vëren se «edhe venetet kan pasë nji perëndeshë kombëtare që quhej Hene ose Hane, gjurmët e së cilës i gjejmë tek romaket që janë nje fis me ta... » (60)
Me emrin e Zotit (Hënë),janë quajtur fiset më të lashta të Gadishullit Italik, Enotri (Hënorë –shën im), në literaturën kristiane njihen për besimtarë.(61) Miti i ruajtur tregon se emrin Enotri e mbante një princ në Arcadi,i cili së bashku me arkadët e tij u çvendos nga Gadishulli pellazgjik në trevat pranë detit Tiren, që u quajt Enotria, sot Campania, Basilicata dhe Calabria. Këta banorë të ardhur rreth 567 vjet para luftës së Trojës, dhe një mijë vjet para Romës, themeluan Posidonian prane Pestos, Elean, Velian, Vietrin, dhe shumë qytete të tjera, quheshin « enotër arkadë »(arkadët hënor) ose «popuj pellazgë».(62)
Sipas filosofit më të shquar të shk.20-të, Ernest Cassier (1874-1945) duke folur për emërtimin e besimit , pohonte se « fjala duhet të shprehë nje funksion të përcaktuar qartë, që ruan thelbin e njejtë, e cila i jep fjalës këtë karakter besimtar dhe që në zanafillën e saj e fut në fushën fetare, në fushën e «shenjtërisë ». (63) Emertimi «henok»,me origjinë nga emri shqip i vetë Zotit (Hena), i përmbush këto kërkesa të shkencës së Besimit.
Emërtimi «hënor», i përket periudhës zanafillore të shoqërisë njerëzore, kur Besimi lidhej me dukuritë natyrore. Me arritjet e mëdha, gjatë periudhës së mbretërive të fuqishme ushtarake, zhvillimit të mjeshtërive dhe dijes, por sidomos filozofisë dhe teologjisë fetare të Atllantido –Pellazgëve, fillon ritja graduale e prioritetit të Njeriut ndaj Natyrës dhe Zotit qiellor (Hënës). U pa domosdoshmëria e vendosjes së moralit, rregullit, dhe sidomos i ligjit. Në teologji, kjo u shpreh me rolin «e shpirtit» në jetën tokësore dhe «peshimin të zëmrës» pas vdekjes në Egjypt (Perëndesha Maat, Horos,Thot ), dhe me «gjukatësit e Hadit» ( Minos, Radamante, etj.), në Gadishullin Pellazgjik. Këto vlera (të moralit, ligjit, mbrojtjes etj) u përfaqësuan nga Perëndia Bes, emri i të cilit, në formën «besa» dhe më vonë « besim», zuri vend tek popullsia shqipfolëse, krahas emrit të parë të besimit : «henok».
II. BES - emërtim i Perëndisë, përfaqësues i besimit, dënimit dhe mbrojtjes së njeriut, i ruajtur ne objektet arkeollogjike dhe në mitologjinë e Egjiptit dhe Italise parahistorike.
Emri Bes dëshmon se në parahistori ekzistonte koncepti i qarte i Besimit, që së bashku me derivatet e tij (be, bekim, besa, besimtar, betim, besnik, besoj,etj) shpreh thelbin e botkuptimit dhe filozofisë fetare, të raportit të njeriut me Zotin.
Bes në tempullin Philae ,Egjipt dhe simboli i besimit egjiptian ANKH
Në të dyja anët e figurës së perëndisë Bes shikojmë, «syrin hyjnor të Horosit» (perëndisë shqiponjë) si dhe simbolin e besimit - Ankh, që dëshmon se perëndia Bes ka qenë kryeprift, nderlidhësi i njeriut me Zotin.(64)
Sipas studiuesve, Perëndia Bes ka qënë e pranishme në të gjitha periudhat e besimit të lashtë egjiptian. Deri në periudhën e Faraonit Akhenaton (Dinastia XVIII,viti 1350 p.e.r.) është paraqitur me krahë, që mendoj se janë të shqiponjës, sikurse tek të gjitha Perënditë e para, që dëshmonin besimin hënor.
Origjina e fjalës Bes vjen nga paraardhësit e Shqipetaro-Arberve, sepse nuk gjen përkthim në gjuhët e tjera, dhe ka patur vënd kryesues (be, besa) në praktikat juridike, gjuhësore dhe të moralit të tyre deri në shk.20.
Në studimin historiko - filozofik të kësaj fjale, na ndihmon gjuhëtari i shquar Aleksandër Xhuvani (Trashëgimi kulturor i popullit shqipetar): «Në gjuhet tonë kjo fjalë ka kuptimin e drejtësisë, të burrnisë, të vërtetësisë. (...) Besa asht si nji sinthesë e atyne virtyteve , dhe si e tillë ka nji randësi të madhe në punë moralit ; mund të thohet se gjith shoqenia e njerëzvet pshtetet në këtë princip të besës: çdo punë a barre që merr njeriu përsipër duhet me qenë nji gja e shenjtë për të dhe me e detyrue që ta mbajë e ta çojë në vend pa dredha; baza e gjithë marrëdhenjevet tona në jetën shoqënore asht besa , besimi që kemi në fjalët e në punët e njeni-tjetrit: Pa qenë kjo baze mungon moraliteti , nuk ka njerës të besës e burra ....» (65)
Fjala « be », « besa » dhe « besim », në Kanunin e Lek Dukagjinit, kanë të njetën origjinë dhe rol : « Beja âsht nji sjellje besimtare (…) Ben nëgojësh kanûja as s'e pelqen, as s'e tumirë, e per të dlirun prej zhgarkimesh lypet doemès qi të bahet beja mbë nji shêj besimi e të perkitet me dorë. Beja e Shqyptarit kà dy pûnë para sysh: a) thrret Perendin në dishmi të së vertetës, b) beja mbë Kryq a mb'Ungjill. (66)
Besa, në botkuptimin e Arbërve është themeli i Kanunit dhe shpreh një filozofi shumë të gjerë të veprimtarisë dhe botkuptimit shpirtëror të njeriut, për rrjedhojë emri i saj u zgjodh për të shprehur botkuptimin lidhur me Zotin - BESIMI.
Sipas Jacques Bourcart , « të gjithë udhëtarët që shtegtojnë në Lindje, janë të një mendje kur është rasti për të lëvduar virtytet morale të shqipetarëve si : ndershmërinë e tyre të jashtëzakonshme, besnikërinë e tyre, karakterin e çiltër dhe gazmor, të hedhur e të gjallë dhe sidomos nderimin « fetar » që kanë për fjalën e dhënë, për BESËN. » (67)
Shkrimet e Biblës, Kuranit apo të feve të tjera, gjithashtu i drejtohen moralit dhe përkushtimit në sjelljen e njeriut ndaj Zotit. Mungesa e emërtimeve të sakta për besimin, apo përdorimi i emërtimeve të gjuhës pellazgo-shqipe në shkrimet e tyre që lidhen me veprimtarinë fetare, ështe tregues historik, se popullsia shqifolëse e ka ushtruar më herët këtë veprimtari si institucion.
Tek Fede Cristiana V.2 (broshurë mësimore) e botuar në dy gjuhë (shqip dhe italisht) dëshmon se shqipetarët në shk.20 përdonin formën «besa». Në shpjegimin e Krezmimit, Prifti sqaron : Eshtë sakramenti me të cilin të pagëzuarit i jepet shenja e dhuratës së Shpirtit të Shenjtë, i cili e përforcon në besë dhe i jep ndihmën që të jetë dëshmitar i Krishtit përpara njerëzve. Për kuptimin Euharestia Prifti sqaron: Eshtë mister i madh i Besës së krishterë (68) Emri «besim », siç njihet sot , siç duket filloj të përdorej në libra me vendosjen e standartit dhe largimin nga dialektet e gjuhës shqipe.
III. SELLENA (Hëna – selene) Sipas miteve të kohës homerike, Sellena i përkiste familjes së Titanëve (69) mitet e të cilëve ishin shumë më të lashta, krahasuar me ato të Zeusit dhe perëndive të oborrit të tij. Në objektet arkeologjike ajo paraqitet me krahët e shqiponjës, që dëshmon rolin e saj të ndërmjetësit midis njerëzve dhe Krijuesit,« profesion » të cilin njeriu primitiv fillimish ja kishte besuar - shqiponjës. Károly Kerényi, themeluesi i studimeve moderne mbi mitollogjinë e lashtë, pohon se origjina e emrit të saj nuk është e qartë. (70) Sipas Enciklopedisë Treccani, perëndesha SELENE përfaqësonte Hënën dhe emri i saj është grek (Σελήνη- selíni, féminin) i ardhur nga fjala σέλας (sélas) që do të thotë : rrezatimi i zjarrit. (71) Zbërthimi me gjuhën greke është i gabuar. Kur u hartua «greqishtja e re» (shk.19-20), të nisur nga miti, me emrin e Perëndeshes Sellena gjuhëtarët emërtuan edhe Hënën (gr.selene).
Në librin kushtuar besimit pellazg (Sellenizmi,besimi që sundon Botën f.11) , kuptimi i emrit Sellena shpjegohet nëpërmjet gjuhës shqipe : Hëna dritë-argjendë, mbretëreshë e natës, largohej duke « s(j)ellë » ndriçimin e fortë të Diellit , një shkëmbim i pandërprerë dritash. Në mite, jo rastësisht, paraqitet si fëmijë e Iperione (shqiponjës-shën im),i cili quhet Titani i dritës, dhe fëmijët e tij përfaqësojnë ndriçimin -Selene (hena), Elio (dielli),Eos (agimi).(72)
Ndermjet figurave mitike të botës së Titanëve, ku shquheshin figurat e Kronit dhe e Prometheut, vetëm Sellena u përzgjodh të sundonte në tempullin e Dodonës. E vetmja arësye ishte se, ajo përfaqësonte vetë Zotin /Hënë. Dëshminë e përdorimit të emrit të saj për besimin e gjejmë ne mitet e sjella nga historianët, «Pellazgu është autokton dhe baba i Lykaonit (frg.43),(frg.44) i cili e ka vendbanimin e tij në Arkadi (Hesselmeyer 1890, f15,15). Arkadët shikoheshin si popullsi shumë e lashtë që mbanin emrin PROSELENOI (1208)» (73)
Pro / dial.çam (proto) të parët + selenë =besimtarët e parë të besimit hënor. Këtë emërtim e gjejmë edhe në Fjalorin Britannica ku fjala « proselitize » (pro+seli ... (tisë)→ besimtarët e parë hënorë «selenas»),që në periudhën helenike emërtonte ata qe braktisnin besimin «selenik» të Dodonës pellazgjike, për një besim tjetër. (74)
Emrin e Sellenës e gjejmë të përdorur në mitet e lashtësisht për mbretin, i cili duke kryer edhe rolin e kryepriftit, sipas traditës, emërtohej me emrin e perendise qe i sherbente. Ne Fjalorin e William Smithit shkruhet se : « Sipas tregimit mitik, Joni, i biri i Xuthusit, kaloi nga Atika në krye të një ushtrie, por lidhi një aleancë me Selenin (lat.Selinus), mbretin e vendit, ... » (75)
Mendoj se me daljen e besimeve të reja, të dy emrat , Besa dhe Selino (në alfabetin latin mungon germa «ll » dhe shkruhet në gjininë mashkullore) u bashkuan→ « besimi selenik» (besimi hënor), për tu dalluar nga besimet e tjera. Ky emërtim shpreh kohën e ndërmjetme (matriarkatit-patriarkatit), kur ishte formuar struktura e plotë e veprimtarisë fetare e pellazgëve (ndermjetësve-orakuj, riteve të ndryshme, të mistereve, hymneve, flijimeve etj.). Miti i Sellenës ishte harruar, por ishin shërbenjësit e tempullit të saj «sellët» (apo hellet) që e përcollën ndër shekuj.
Emërtim i besimit «Sellenizmi» (Hellenizmi) me origjinë nga emërtimi Selino (Selena),nuk është përdorur nga populli, por nga elita e priftërinjve Arbër, shkruesit e lashtë dhe Kisha kristiane, për t’i përcaktuar si vijues të traditës së lashtë të besimit të Dodonës.
Ngatëresa që haset sot me emërtimin «helenizem» është e studiuesve (të politizuar), të shk.19-të, të cilët nuk e njihnin besimin dhe historinë e Lashtësisë dhe as traditën popullore të fiseve të Gadishullit Pellazgjik (ballkanik). Për rrjedhojë , sot emrit «hellenizëm», jo vetëm nuk i dihet origjina gjuhësore dhe as miti, tempujt ku është ushtruar apo simbolet e tij, por nënkupton çdo « gjë » (qyterim,art,gjuhë,etj) që duhet barazuar me emrin «grek», të cilit gjithashtu nuk i njihet origjina. Arbërit vijuan në traditën mijëravjeçare të përdornin fjalën «besa» dhe të adhuronin Krijuesin me shumë emra, më i perhapuri i të cilëve ka qenë ZOTI.
A mund të emërtohen «pagan» dhe jobesimtar, pasardhësit e pellazgëve, i vetmi popull që mban emrin e SHQIPONJËS, përfaqësueses së Zotit të vetëm qiellor »? Siç pohon albanologu Hahn (Johann Georg von Hahn,1811-1869) : «Pelazgët e kohës para-historike, ishin bujq të mirë, mjeshtër të zot dhe tek ata kulti fetar ishtë mjaft i zhvilluem».(76)
Si përfundim :
Emërtimet Hënok / Selen (selino) që sot njihet në formën Selenizëm (helenizëm), krahas emrit Besa (besim), lidhin si një fill i pashkëputur periudhat e qytetrimeve të bashkësive fisnore atllantido-pellazge me pasardhësit e tyre Arbër, duke dëshmuar ( me gjuhë, mite, simbole etj.) ,se besimi i tyre ka qenë monoteist dhe adhurohej NJË Zot (femër) – HËNA. Se paraardhësit e Shqipetaro-Arbërve të sotëm janë autorët e emërtimeve për besimin , që mbijetojnë edhe në ditën që po shkruaj.
Duhet shënuar se : Krahasimi i nje studimi të kësaj natyre, me historinë e popujve të sotëm europian, nuk është shkencor, pa dëshmuar më parë lidhjen e tyre historike, gjuhësore dhe besimtare, me Atllantido-Pellazgët,banorët e parë autokton që njihen nga shkenca e Mitollogjisë, Historise dhe e Besimit.
Ndjesë- korigjim: dy rrjeshtat e fundit:
Me llërë përveshurë,
Me berqe të gosurë!
---------------
Shënim: berqe= barqe; gosurë= të ngopurë.
Fahri Dahri. 30 janar 2022.-
E lexova me interes këtë studim. Personalisht, po thuaj i njoh qendrimet dhe analizat që kryhen. Z. Fatbardha shquhet për thellësinë llogjike në të gjithavtrajtimet e saj stufimore dhe unë e uroj sinqerisht
Në këtë studim, më tërheqin vemendjen disa referime të studiueses. Shpesh në shkrimet e saj disa fjalë ajo i arrin ti spjegojë me fjalorin e toskërishtes, tê dialektit çam. Dhe ashtu është e sakta.
U ndala këtu se shpesh, këto vitet e fundit, konstatohet një përpjekje, për mua nuk është e pëlqyer, për të thelluar diferencat midis dy dialekteve tona (gegë-toskë). Disa autorë i japin përparësi dialektit gegë dhe disa atij -toskë. Kjo nuk ka ndonjë defekt, por kalimi në ekstrem i përparësisë, nuk është në favo…