top of page

Begzat Baliu: Ditëlindja e mikut tim Mehmet Gëzhilli!




Sot miku ynë i motshëm z. Mehmet Gëzhilli, feston ditëlindjen e 82-të.

Është ditëlindja e viteve të përmbushura me punë, punë dhe vetëm punë!

Po të garonte kushdo nga shqiptarët, se kush do të përmbushte idealet Naimiane, Baca Ynë, Baca Mehmet, do të ishte i pari.

E kemi njohur më 17 janar 1992 në Tiranë, kur një grup idealistësh, të rinj e të vjetër, kishim shkuar për të bërë përgatitjet ushtarake, sado të gjithë kishim përfunduar ushtrinë e rregullt.

Takuam, kë nuk takuam: politikanë, komunistë e demokratë, shkrimtarë, ushtarakë e tregtarë, shqiptarë e kosovarë, maqedonas e malësorë, që në Tiranë vërtiteshin për një qëllim a një qëllim tjetër. Mes tyre takuam edhe Mehmet Gëzhillin, ushtarak kulture, i liruar, i cili vazhdonte punën prej hulumtuesi e botuesi. Ndryshe nga brezi i tij, që vraponin, se kush po e boton më parë Dostojevskin, Kafkën, Xhojsin a ndonjë shkrimtarë tjetër të huaj, Mehmet Gëzhilli kishte botuar vëllimin me poezi të shkrimtarëve shqiptarë e të huaj, kushtuar Naim Frashërit.

Me të kuptuar qëllimin tonë, ai na ftoi në shtëpinë e tij, në një banesë të vogël, në të cilën neve “ushtarëve të lirisë së Kosovës” (kështu na quante ai dhe zonja e tij), na vuri në dhomën e ndejës, fëmijët në dhomën e fjetjes, ndërsa ai me Zonjen Lirije, flenin në ballkonin e pallatit.

Këtu e 30 vjet më parë fillon episodi i parë i njohjes sonë, ndërsa për 30 vjet mund të identifikoj më shumë se 30 episode vlerash kombëtare, kulturore, humane e intelektuale të tij.




Sot po e përmbyllim këtë tekst me urimin!

Edhe 101 të tjera të lumtura, Baca Mehmet!

Комментарии


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page