top of page

Bazilika e Elbasanit


Bazilika e Elbasanit

Nga Fatmir Terziu

Gurgullon

në kristale uji të bekuar,

Mozaikun Paleokristian

Rrapi i Bezistanit gudulis

bulbëzat e shpirtrave pranë.

Nime,

Engjëjt rruzare të pasthirmave

njomin gonxhet

me fllade puthjesh.

Kapronj të etur,

zogj të gëzuar,

nën kupën e Ujit të Bekuar.

Strukur shekuj në zemër të rrënjës

ku gurgullon dihama e qashtër,

pikturat murale

koreografojnë vallen e pastër.

E Ti shtojzovalle

shëtit syrin ulli nga Ulliri i Qejfit,

mbushur me flladin e Krastës

me këna romako-bizantine.

Refrenit të largët

flatrat shfletojnë stinët

mbi gurë të blatuar nga kohërat.

Deri në Kullë të Sahatit

çelin legjendat,

mitet, baladat

këndojnë kumuriat

në qëndismat e arta nga vashat.

Tetëmbedhjetë ngjyra

poshtë në shpirt të dheut,

në mushtin ku vetë natyra

derdh lëngun e mjaltuar

qebarli t’u gdhend fytyra

Elbasan qytet i praruar.

Nime,

boçet lulesa të traditave

shpërthejnë gonxhet

në gjokset e vajzave.

Ti ende pret

mbi muret e heshtjes

kristale uji të bekuar,

muzeumet mbi fatin e së djeshmes

mbeten të hutuar:

Mozaik Paleokristian

poshtë Rrapi të Bezistanit

në Elbasan.

62 views0 comments

תגובות


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page