top of page

Bastardi social i shqiptarëve


Ilir Levonja


Përse Edi Rama është një bastard social i shqiptarëve? Sepse në vend që të ulej me kryeministrin e Kosovës për aplikimin e taksës në rrugën e kombit, më 2019 ai vendosi veton e bëri fakt të kryer një taksë absurde që shënon edhe krisjen e parë. Eshtë arteria kryesore për shqiptarët. Kanë dy shtete, mund të gjenin një gjuhë të përbashkët dhe një segment rrugor i tillë, prej aq kilometra sa është ai rrugës së kombit, apo nga Durrësi në Prishtinë, nuk ishte asgjë për buxhetin e shqiptarëve për tu përballuar. Madje mund të shpallej me dekret presidencial, jo të atij presidenti që tall përditë bythën Taulant Balla, si rruga e ajrit, diellit, e lirisë së shqiptarëve, nuk e bëri. Fal një grupi qytetarësh kuksianë, zjarrit të tyre etj., tarifat e çmendura u ulën disi por si do që të jetë, shqiptarët kanë në mes një tra ndarës, dhuratë e kryeministrit të Shqipërisë. Atëherë ai i Kosovës do deklaronte se mund të kishin biseduar, të paktën të na paralajmëronin se edhe mund të kishim arritur një marrëveshje në mirëmbajtjen e rrugës së kombit. Kjo ka domethënien e qartë se sa larg janë në bashkëpunim dy qeveritë e shqiptarëve pavarësisht zhurmës televizive me firma në tryeza gjoja të përbashkëta, janë larg dhe plot dasime. Nuk kanë asgjë të përbashkët me frymën kombëtare por janë pjella të të ndenjurave të tyre, të hallit të tyre. Përse Edi Rama është një bastard social i shqiptarëve? Sepse kur ndodhi tërmeti i 26 nëntorit në vend që të ulej me kryeministrin e Kosovës, për fatkeqësinë e ndodhur ai ia mbylli telefonin. Shqiptarët janë dëshmitarë i vrullit të vëllezërve, i panë me sytë e tyre se si erdhën me një armatë të tërë ushtarake për emergjencat civile, ndërkohë që vendi amë nuk kishte një qen për të nuhatur viktimat nën rrënoja. Kjo fal shushunjave bastarde që pordhaliqen në koferenca shtypi kur kanë kaq vjet që investojnë në gjenerata shushunjash, deri tek roja i portës. Por Edi Rama nuk kishte kohë të priste kryeministrin e Kosovës. I lumtur që shqiptarët vdisnin nën rrënojat, rehabilitoj vetveten duke mbytur 24 televizorin gju më gju me popullin. Sot pjesa dërrmuese tyre janë të çakorduar me sytë nga qielli, me ca bono gati të pavlerë për shkak të një tregu antikombëtar në tarifat e qiradhënies. Po kështu brigada shushunjash ua devijojnë drejtimin furgonëve me ndihma duke e bërë me krenari këtë punë. Përse Edi Rama është një bastard social i shqiptarëve? Dhe që i vë pikën. Sepse pikërisht në një përvjetor të dhimbshëm por aq edhe të rëndësishëm për shqiptarët si masakra e Reçakut pra në përvjetorin e 15 janarit të vitit 1999, kryeministri i Shqipërisë dorëzon një padi për shpifje karshi kryeministrit të Kosovës. Në vend që të ishte në Reçak krah atij të Kosovës, ai dërgon një vasal të vetin në gjykatat e Prishtinës. Kjo i vë vulën, madje për më tepër kur shikon që liderët politikë apo shtetarët janë shumë të zënë në çështje personale. Që Edi Rama është një bastard social i shqiptarëve nuk e luan topi, por nuk është i vetmi. Është një vazhdë gangrenë kjo që çështjet e mëdha, çështjet e kombit zbythen me kollajllëk nga soji Rama.

Që Edi Rama është një bastard social i shqiptarëve e dëshmoi koha. I tha Kosovës se po vet izolohet kur ai pranoi të angazhohej në mini Shengenin ballkanik, ia akuzon kryeministrin për gënjeshtar, nuk i hap telefonin, ndërkohë Kosovës nuk i shkon as në një përvjetor dhimbjeje. A i duhen shqiptarëve kësi burra shteti? Sigurisht që jo. Dhe pyetja që nuk do përgjigje është, përse i mbajmë në pushtet?, përse i kemi kaq të shumtë?, këta burrat që çështjet kombëtare i mbysin me inatet personale. Sigurisht faji është i joni pa asnjë diskutim.


15 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif

Revista Nëntor 2024

bottom of page