Arkitekti shqiptar me famë globale, Përparim Rama, dhe drejtues i UK Albanian Professionals - UKAP në takimin e sotëm të Komunitetit Shqiptar në Britani të Madhe, theksoi se takime të tilla tregojnë forcën dhe seriozitetin e Komunitetit tonë. Më tej Drejtuesit e Shoqatës më prestigjioze në drejtim të modelit organizativ, “Peja”, biznesmeni Lutfi Gashi dhe kryetari Nevzat Agolli, vunë theksin tek rregulli dhe disiplina që duhet të shoqërojnë aktivitetet festive. Drejtuesi i shoqatës “Albanian Reading Community”, biznesmeni Mursel Rexhepi, mbështeti takimin dhe tematikën e tij. Me këtë moto ishin dhe drejtuesit e shoqatave të tjera, Arita Panxha, Fatmire Bunjaku, Rema Duli, Merita Isufi, Luljeta Gjoka, gazetari dhe shkrimtari Ruzhdi Jata, dhe kryetari i “Ardhmëria”, intelektuali i fushës së arsimit, Lutfi Vata, që njëkohësisht ishte dhe inicuesi i këtij takimi. Drejtuesi i TV shqiptar “ALB UK TV” në Britani të Madhe dhe i “ALB UK TV Group”, biznesmeni Helidon Kastrati kërkoi që tashmë të gjithë të mbështesin median dhe të ketë një transparencë aktiviteti dhe programacioni, me qëllim që të ketë më shumë profesionalizëm. Koreografi mjeshtër Shkëlzen Zeni, natyrisht e tha profesionalizmin e tij.
Me njëherë pas takimit drejtuesi i këtij evenimenti z. Lutfi Vata përcolli në rrjetet sociale këtë njoftim: “Të nderuar bashkëadhetarë, bashkimi bën fuqinë. Më 15 Shkurt, ora 2pm, në St Augustine’s CE High School, Oxford Rd, NW6 5 SN, Komuniteti Shqiptar në Britaninë e Madhe, do të organizojë një aktivitet madhështor me rastin e Pavarësisë së Kosovës. Informacione më të hollësishme do të merni së shpejti.” Pas publikimit në rrjetet sociale disa qindra pëlqime shoqëruan njoftimin dhe komentuesit pak a shumë shprehen kështu: “jemi me Ju, aty na keni dhe … Zëri juaj është zë i fuqishëm i shqiptarëve në Londër e mjaft të tjera.”
Natyrisht informacionet rreth këtij takimi ku pasqyrohej një model komunitar, në lidhje me parapërgatitjet për festimet me rastin e Pavarësisë së Kosovës do të jenë më shumë në të ardhmen.
Ky takim përcaktoi si të hapur pjesëmarrjen në të dhe u bëri thirrje të gjithëve që të marrin pjesë.
Fatmire Bunjaku: Falemnderit Dr Fatmir, ju përshëndes!
Aqif Neli Shume bukur si gjithmone, suksese
Burim H. Statovci Përshëndetje për iniciativën
Elida Mekuli Halilaj Ju lumtë ! Zëri juaj është zë i fuqishëm i shqiptarëve në Londër .Jam krenare për ju !
Baka Lume Lumturi Lumturi Shume suksese per komunitetin Shqiptare .aty na keni.