TË TJERË SHKENCËTAR GJERMAN ME KONTRIBUT NË SHKENCAT E KIMISË
1. Abeg. Rihard (Abegg, Richard, 1869-1910), kimist gjerman, professor në Universitetin e Breslaut që nga viti 1899. Njihet për punimet mbi shpejtësinë e shpërhapjes dhe pikën e ngrirjes, si dhe për teorinë e tij të shpërbashkimit të elektroliteve. Ai ka dhënë rregullën, sipas së cilës shuma e valencave positive dhe negative të të njëjtit element është gjithmonë baraz me 8. Fq 11
2. Bajer, Adolf fon (Baeyer Adolf Von, 1835-1917), Kimist i madh gjerman, nxënës i Bunsenit dhe i Kekulesë. Si specialist në kiminë organike, ai e filloi punën shkencore me kërkimet mbi përbërjet e kakodilit dhe të uresë. Më 1871 zbuloi ftalinat. Mbi të gjitha Bajeri u bë i njohur për kryerjen e sintezës së indigos më 1880, pas shtatëmbëdhjet vjet kërkimesh. Fq. 138
3. Beker, Johan Joakim (Becher Johann Joachim, 1635-1682), alkimist gjerman, eksperimentues i njohur për shumë kërkime shkencore. Në vitin 1ëë9 zbuloi etilenin. Bekeri ishte nga ata që besonin gjer në fund për mundësitë e shëndërrimit të metaleve të zakonshme në metale fisnike. Ai mbronte tezën e ekzistencës së tri elementeve: elementit tokë, elementit metal dhe elementit djegës. Bekeri ishte një nga pararendësit e teorisë së flogjistonit. Fq. 150
4. Bergius, Fridrih (Bergius fridrich,1884-1949), kimist gjerman. Bëri krekingun e vajrave në hidrogjen në tysni dhe zbuloi metodën e parë industrial të sintezës së karburanteve me anë të hidrogjenimit katalitik të karbonit në fazë të lëngët (1921). Ai realizoi gjithashtu sheqerimin e tallashit të drurit me acid klohridrik dhe shëndërrimin e tij në alkool. Fq. 158
5. Bosh, Karl (Bosch Carl, 1874-1940), kimist gjerman. Emri i tij lidhet me realizimin e sintezës së amoniakut duke u nisur nga azoti atmosferik (Metoda Haber-Bosh). Fq.169
6. Buhner, Eduard (Buchner Eduard 1860-1917), kimist gjerman. Kërkimet e tij më të rëndësishme, për të cilat zë një vend nderi në historinë e kimisë, lidhen me proceset e tharmëtimit. Ai qe i pari që tregoi se tharmet veprojnë me anë të diastazave, të cialat ai arriti ti veçojë. Në këtë mënyrë ai veçoi majanë e birrës më 1897, simazën, që mban emrin e tij, pastaj invertazën dhe më në fund laktazën e tharmit laktik. Fq.175
7. Dils, Oto (Diels Otto, 1876-1954), kimist gjerman, autor i “sintezës dyenike”. Në vitin 1928, së bashku me nxënësin e vet Kurt Alder, gjetën një metodë për përfitimin e komponimeve organike që përmbajnë dy lidhje dyfishe. Përveç interest teorik që paraqet kjo metodë, ajo ka bërë të mundur sintetizimin e kamfurit, të vitaminës D dhe të kortizonit. Dilsi është dalluar edhe për zbulimin në fushën e steroleve. Fq. 217
8. Feling, Herman (Fehling Hermann, 1812-1885, kimist gjerman. Në vitin 1844 përfitoi benzonitrilin me anë të çujëzimit të benzoatit të amonit. Është marrë me studimin e shumë komponimeve kimike organike (acidet yndyrore, rrëshirat, acidi suksinik, amidet etj.) dhe me probleme të kimisë analitike. Në kiminë analitike futi reaktivin e aldehideve, që njihet me emrin reaktiv i Felingut. Fq. 281
9. Fitig, Rudolf (1835-1910), kimist gjerman, nxënës i Vëlerit. Ka kryer një numër të madh kërkimesh në kiminë organike, në mënyrë të veçantë është marrë me studimin e përhapjes së hidrokarbureve dhe të acideve të pangopura, ka zbuluar laktonet, fenantrenin dhe fluorantrenin. Përshtati sintezën e Vurcit në përgatitjen e hidrokarbureve aromatike. Fq. 292
10.Gabriel, Zigmund (Gabriel Siegmund, 1851-1924), shkencëtar gjerman, professor i kimisë në Universitetin e berlinit, një nga kimistët organikë më të shquar të fundit të shekullit XIX e fillimit të shekullit të XX. Kërkues i kujdesshëm dhe eksperimentor i shkathët, ai studio veçanërisht rrjedhësit e ftalidit pepiridinën, diazinën, kanazolinën, aminoketonet. Fq 324
11.Glauber, Johan Rudolf (Glauber Johann Rudolf, 1604-1668), kimist dhe farmacist gjerman. Është marrë kryesisht me zbatimet mjekësore të kimisë. Ai veçoi acidin klohridrik, përgatiti shumë klorure metalike dhe dalloi natriumin nga kaliumi si dhe kriprat e tyre. Sulfati normal i natriumit, të cilit i ka zbuluar vetitë mjekuese, mban emrin e tij. Fq.335
12.Gojter, Anton (Gauther Anton, 1833-1889), shkencëtar gjerman, nxënës i kimistit të madh Vëler. Ka kryer studime në fushën e kimisë inorganike (cianuret e dyfishta, amoniakatet, kobaltaminat) dhe në mënyrë të veçantë në kiminë organike (nitrozamina, acetale, ketoacide). Fq 342
13.Gris, Peter (Griess Peter, 1829-1888), shkencëtar gjerman; më 1858 zbuloi dyazokomponimet dhe për këtë arsye quhet themelues i industrisë së lëndëve ngjyruse azoike. Fq. 34ë
14.Haber, Fric (Haber Fritz, 1868-1934), kimist i shquar gjerman. Duke vazhduar punimet e filluara më 190ë arriti të bëjë sintezën e industrial të amoniakut me rrugë katalitike dhe në trysni të lartë. Në vitin 1909 vuri në dukje se gjatë zhvillimit të një reaksioni kimik të vrullshëm mund të ndodhë lëshim elektronesh. Haberi ka kryer gjithashtu studime të rëndësishme mbi termodinamikën e raksioneve në fazë të gaztë. Fq 35ë
15.Jung Joakim (Jung Joachim, 1587-1657), shkencëtar gjerman. Në veprat e tij ai dha një përkufizim të elementit kimik, parashikoi, në saj të një teorie korpuskulare izomerinë dhe bile sterokiminë (1642). Fq. 415
16.Kërner, Vilhem (Korner Ëilhelm, 1839-1925), shkencëtar gjerman. Vepra e tij shkencore lidhet me teorinë e Kekules mbi ndërtimin e komponimeve aromatike. Si eksperimentues i zoti, ai pasuroi serinë e benzenit me një numër të madh rrjedhësish. Fq. 443
17.Kop, Herman (Koop Hermann, 1817-1892), kimist gjerman i dëgjuar i shekullit XIX, Ka përcaktuar pikat e vëlimit, koefiçentët e bymimit dhe nxehtësisnë specifike të shumë lëngjeve si dhe dyfishimet e vëllimit gjatë shkrirjes së lëndëve të ngurta. Duke krahasuar vlerat e masave atomike dhe molekulare , ai dha një kontribut të vyer në zhvillimin e kimisë modern. Fq. 483
18.Kun, Rihard (Khun Richard, 1900-1967), kimist gjerman. Ka punuar në fushën e kimisë organike dhe të biokimisë dhe është bërë i njohur për kërkimet e tij mbi vitaminat B2, Bë, K dhe H, si dhe mbi karotinoidet.
19.Losen, Vilhelm (Lossen Vilhelm 1838-1906), kimist gjerman. Njihet për kërkime të ndryshme mbi alkoloidet (atropinën, kokainën) dhe në mënyrë të veçantë për zbulimin hidroksilaminës. Fq. 531
20.Majer, Viktor (Myer Viktor, 1848-1897), shkencëtar gjerman, një nga kimistët më të mëdhenj të gjysmës së dytë të shekullit XIX. Ka kryer një punë eksperimentale shumë të gjerë dhe me rëndësi të veçantë. Në fushën e kimisë organike njihen kërkimet e tij mbi nitrohidrokarburet alifatike, mbi izonitrozokomponimet, mbi eterifikimin mbi tiofenin etj. Është e njohur metoda e tij për përcaktimin e dëndësisë së avujve, që për shumë kohë lejoi të përcaktohet pesha molekulare e komponimeve që avullojnë lehtë. Fq. 537
21.Majer, Lotar (Meyer Lother, 1830-1895), shkencëtar gjerman. Vuri në dukje se oksigjeni dhe gazi karbonik i gjakut jo vetëm janë të tretur në plazëm, por formojnë dhe komponime që shpërbashkohen lehtë. Më 1869, gati në të njëjtën kohë me mendelejevin gjeti lidhjen midis peshave atomike të elementeve dhe vetive të tyre. Fq. 537
22.Margraf, Andreas Sigismund (Marggraf Andreas Sigismund, 1709-1782), kimist gjerman, një nga pasuesit më të shquar të teorisë së llogjistonit në Gjermani. Ka kryer kërkime interesante mbi acidin fosforik. Në vitin 1747 nxori nga panxhari sheqer në gjendje të ngurtë dhe së bashku me nxënësin e tij Ashard mbahet si themelues i industrisë së sheqerit në Evropë. Ka zbuluar acidin formic (1749), magnezinë dhe aluminin (1754), ka gjetur formulën e gjipsit (1750), ka dalluar kriprat e natriumit dhe të kaliumit me anë të ngjyrës së flakës dhe ka vënë në dukje mundësinë e nxjerrjes së zinkut nga oksidi i tij. Fq. 541
23.Myler, Hugo (Myller Hugo, 1832-1915), kimist gjerman, nxënës i Libingut. Bëri studime të ndryshme mbi klorimin e benzenit, mbi hidrocianrozanilinën etj. Fq. 569
24.Paul, Teodor (Paul Theodor, 1862-1928) shkencëtar gjerman, i njohur për zbatimin e metodave fizoko-kimike në kiminë farmaceutike dhe për kërkime në kiminë bromatologjike. Fq. 635
25.Pfefer, Vilhem Fridri Filip (Pfeffer Vilhelm Philipp, 1845-1920), shkencëtarë gjerman. Ka kryer shumë punime në fushën e embriologjisë dhe fiziologjisë së bimëve. Njihet në kimi për kërkimet e tij interesante lidhur me trusnin ozmotike të tretësirave ujore me përdorim të membranave artificiale të përgatitura kimikisht në faqet e enëve poroze. Ai ka studiuar gjithashtu dukuritë e oksidimit në qelizat e gjalla.
26.Shtreker, Adolf (Strecker Adolph, 1822-1871), kimist gjerman, nxënës i Libingut. Ka bërë kërkime të rëndësishme mbi aminoacidet, oksiacidet, urenë, acidin galik, dhe ka zbuluar mjaftë lëndë natyrore. Ka qenë eksperimentues i zoti. Fq. 783
27.Vindaus, Adolf (Windaus Adolf, 1876-1959), kimist gjerman. Punimet mbi vitaminën antirakitike (ergosterolin), të cialën ai arriti ta veçonte dhe të përcaktonte strukturën e saj, e vunë në radhën e kimistëve më të njohur të kohës. Fq.839
Literatura;
Fjalori kimisë. Hartuar nga Dh. Haxhimëhilli, H. Haxhi, H. Karagjozi, S. Durrësi, mw 1984 me redaktor: A. Çullaj, Q. Kambo, R. Hysa seria e fjalorwve tematike)
Comments