top of page

Bashkim Saliasi: FJALA JOTE XHEVAHIR!




Hije rëndë si Korabi,

I qeshur si Valbona.

Xhevahir fjala jote,

I pavdekshëm në zemrat tona!


Shkrimin tim po e hap me këtë foto të realizuar nga Profesor Murat Gecaj, të publikuar në medjat elektronike; Fjala e lirë, Revista “Dituria” etj. Profesor Murat Gecaj u largua fare papritur dhe ne miqtë e tij nuk mundëm t’i hedhim një dorë dhe. Kushtet e pandemisë na detyruan të qendrojmë larg fizikisht, kurse  me shpirt e zemër e përjetuam me shumë dhimbje humbjen e mikut tonë të shtrenjtë dhe fjalë xhevahir, Profesor Murat Gecaj.

Kur nisa të shkruaj këto radhë më erdhi në mendje takimi ynë i parë. Ishte viti 2007 dhe shkoja shpesh në redaksinë e Gazetës “Mësuesi”. Në ato vite në Gazetën “Mësuesi” punonte miku ynë nga Vlora, zoti Viron Kona. Ishe dashamirësia e mikut tonë Viron Kona që na miqësoi me shumë miq e shokë jo vetëm të atyre që banonin në territorin e Shqipëris, por dhe me miqtë e shokët në Kosovë dhe diasporë si, Fatmir Tereziu në Londër, Sokol Demaku në Suedi etj. Me Profesorin takoheshim shpesh për kafe dhe një ditë nuk e mbaj mend vitin Profesor Murati në shoqërin e Viron Konës më prezantoi me shkrimtarin nga Prishtina, zotin Xheladin Mjeku. Në një nga ditët që qëndroja në shoqërinë e mikut tim Viron Kona më thotë:

“Bashkim e gjeta redaktorin e librit tënd që bënë fjalë për emigracionin. Ai është Profesori Murat Gecaj.

Nuk kaluan shumë ditë dhe Vironi na organizojë një takim me Prof. Muratin për të cilin kam shkruar sesa i njerëzishëm u tregua me mua profesori që në takimin e parë dhe mbetëm miq të mirë dhe të sinqert me njëri-tjetrin.


Profesori ishte mjeshtër i fjalës dhe publicitetit.

Pas leximit të librit “Dobrusha 1700-2010, Profesor Murat Gecaj do e hapte shkrimin e tij kushtuar këtij libri me fjalët brilante; “Secili ka një  vendlindje, në një fshat ose qytet qoftë. Mund të shkosh e jetosh edhe në  qytetet e vendet më të bukura të botës, por asnjëherë nuk harrohet as nuk duhet të harrohet vatra e lindjes, siç thotë populli, “aty ku të ka rënë koka”. Profesor Murat Gecaj Tiranë, 17 shkurt 2011 Profesor Muarati në takimet tona na fliste shpesh për niprit e mbesat dhe kur botoj librin kushtuar mbesës së tij Dorelës fliste me aq pasion e dashamirësi për mbesën sa ne miqtë e tij me të marrë librin dhuratë nga Profesori jo vetëm e lexuam, por secili nga ne lexuesit shprehu mendimin e tij. Nëpërmjet librit tuaj ju u dhuroni fëmijëve një mesazh të gjallë që në të ardhmen të dinë se si të shkruajnë një esse mbi mbresat dhe përshtypjet që ju lënë vizitat në kopshtin zoologjik, në një park, shikimi i një teatri, filmi etj.

Nëpërmjet librit Dorela ju përcillni mesazhin shumë të vyera; Ti duam dhe ti mbrojmë kafshët. Bota e fëmijëve është shumë e pasur dhe e çiltër.

Që të përshkruash botën e tyre duhet një zgjuarsi dhe mençuri që jo gjithëkush e gëzon këtë veti si ju prof. Murati që keni mundur të penetroni në botën e brendshme të mbesës suaj dhe nëpërmjet saj në botën e brendshme të fëmijëve të gjithë botës.


Fëmijët janë njësoj në të gjithë botën. Ata janë ëngjëj që i kanë shumë për zemër gjyshrit dhe gjyshe, ashtu sikundër ndodhe dhe me gjyshrit dhe gjyshet në të gjithë botën se për niprit dhe nbesat sakrifikojnë dhe veten. Librin Dorela kush do ta lexojë nga fëmijët do gjejë vetveten. Brenda librit fshihet bota e brendshme e Dorelës dhe nëpërmjet personazhit të saj mistere që i mësoni vetëm po të keni mirësin të shfletoni librin e prof. Muratit që ju do aq shumë. Nuk më mbetet gjë tjetër veç ta urojë prof. Muratin jetë të gjatë dhe na dhurofsh sa më shumë vepra. Ju urojë jetë të gjatë dhe udhëtim të mbar në Suedin e Vikingëve. Dalshi faqebardhë dhe përcillu miqve në Suedi urimet më të mira nga miku juaj Bashkim Saliasi. Tiranë, më 29.3.2012 Nëpërmjet përshëndetjes së prof. Muratit ju përshëndes dhe ju miqtë  im Fatmir Tereziu dhe Sokol Demaku. Ju z Sokol do kini fatin e mirë se do keni midis jush dy miqtë më të mirë të mijët dhe tuajët që janë simboli i dashamirësisë dhe mirëkuptimit. 

Ju përshëndes dhe ju urojë gjithë të mirat. 

Miku juaj Bashkim SALIASI


Shënim; Në shenjë mirënjohje dhe respekti për profesorin e nderuar, të ndierin, Murat Gecaj po ju sjell në kujtesë këtë shkrim sesi u njoha unë me profesorin dhe u bëmë miq shumë të afërt. Në 23.03.2025 profesor Murati mbush pesë vjete që nuk ndodhet midis nesh.

Qoftë i pa harruar kujtimi tij. Qoftë i xhenetit. Ti rrojnë gjithë të dashurit e zemrës.


ReplyForward


 
 
 

1 коментар


Гість
20 hours ago

Përshëndetje dhe mirënjohje z. Bashkim!

Një skrim homazh përt mikun tonë prof. Murat Gecaj, i cili mbush pesë vjet që nuk ndodhet më mes nesh. Faleminderit që e solle përsëri në kujtesë për të gjithë ne, që nuk e harrojmë, aq sa në çdo takim që bëjme në Tiranë apo në Durrës, fjala sjell fjalën dhe kujtohet edhe profesori, si mjeshtër i fjalës, po ashtu edhe i fotografisë, dhe më pak i rakisë. Këtë detyrë nuk e lëshonte porfesori tjetër Bardhyl Xhama, që duke ngritur dolli i radhiste shishkat e mbushuar për të gkithë miqtë e shokët në tavolinë.

Përkujtimi në këtë 5-vjetor është nderimi më i madh që i bëhet njeriut dhe mikut tonë të shtrenjtë që na mungon,…

Змінено
Вподобати

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page