Bashkim Hisari: 376 VIIKTIMA TË MASAKRËS NË MEJE…
- Prof Dr Fatmir Terziu
- 1 day ago
- 5 min read

… DHE 61 VOTA NË KUVENDIN E KOSOVËS.
Para 26 viteve, NATO nisi fushatën ajrore për të ndaluar krizën e krijuar humanitare, spastrimet etnike, dhunën, vrasjet masive dhe krimet tjera ndaj civilëve shqiptarë që i kryenin forcat policore, ushtarake dhe paramilitare serbe dhe jugosllave. Banorët e disa fshatrave në Luginën e Rekës së Keqe të komunës së Gjakovës përjetuan dhunën më të egër. Refugjatët nga gjithë Kosova që kishin gjetur strehim në këtë zonë në fshatrat Meje, Korenicë, Ramoc, Dobrosh, Mulliq, Brovinë, Guskë, Orizë, Nivokoz dhe fshatra tjera, duhej të largoheshin me dhunë në Shqipëri ose do të ekzekutoheshin.
Rrafsh 26 vite pas, më 27 dhe 28 prill 1999, gjatë një ofensive të gjerë të forcave serbe, në Meje ndodhi vrasja më e madhe e shqiptarëve gjatë luftës në Kosovë. U egzekutuan në mënyrë sistematike 376 burra dhe djemë të moshës 14 deri 87 vjeç të cilët nuk kanë qenë të përfshirë në radhët e luftëtarëve të UÇK-s dhe në luftime. Trupat e 309 të vrarëve janë gjetur në vitin 2001 në varreza të fshehta masive në Qendrën e Trajnimit Policor në Batajnicë, në periferi të Beogradit.
Sipas dëshmitarëve, masakra në Meje ishte kryer si një hakmarrje ndaj vrasjes të pesë policëve serbë nga UÇK. Këto akte të gjenocidit, forcat serbe i kishin përgatitur në detaje. Në operacionin e zhvilluar me emrin “Operacioni Reka”, kishin marrë pjesë 500 ushtarë të Ushtrisë Jugosllave, 400 të Punëve të brendshme dhe vullnetarë të ardhur nga Serbia, Bosnja dhe Mali i Zi. Pjesëmarrës kanë qenë edhe të ashtuquajturit “Tigrat e Arkanit”. Operacionin e kishte mbështetur Brigada 549-të e Motorizuar e Ushtrisë Jugosllave nën komandën e gjeneralit serb me prejardhje nga Gjakova, Bazhidar Deliq. Ai në vitin 1999 mbante një nga postet më të rëndësishme në luftën e Kosovës. Një dëshmitar i mbrojtur me kodin K41, që ishte pjesë e kësaj Brigade, gjatë gjykimit të S. Millosheviqit në Hagë, tha: “Ne morëm urdhër (prej Deliqit) për të qëlluar ndaj çdokujt që lëvizte” Pas luftës në Kosovë, Deliq, u bë zyrtar i lartë i Partisë Radikale Serbe të kriminelit Vojisllav Sheshel, qe deputet dhe nënkryetar në Kuvendin e Serbisë. Ai nuk mohoi që ishte komandant i Brigadës 549, por mohoi të ketë kryer krime lufte. -“Unë e dija se çfarë po ndodhte në zonën nën përgjegjësinë time. Isha gjithmonë në vijën e parë të sulmit”, deklaroi Deliq në Hagë, por ai nuk u dënua!
Para se të niste operacioni në Meje, forcat serbe kishin bllokuar të gjitha rrugët që mundësonin
dalje. Pastaj, ata kanë hyrë në fshatrat e banuara me shqiptarë dhe u kanë urdhëruar banorëve të
shkojnë për në Shqipëri. Gjatë dëbimit kanë vrarë me dhjetëra civilë. Në fshatin Meje, kolonat
me mijra refugjatë kanë kaluar nëpër dy postblloqe, të cilat i kishin formuar policët e
Sekretariatit të Punëve të Brendshme të Gjakovës. Në këto postblloqe, policët serbë i ndanin
meshkujt, kurse grave, fëmijëve dhe pleqëve u urdhëronin të vazhdonin rrugën për në Shqipëri.
Në postblloqe janë ndalur 274 meshkuj, në mesin e të cilëve kanë qenë 36 të moshës jomadhore.
Të gjithë janë vrarë në lokacione të ndryshime afër postblloqeve.
Se forcat serbe kishin bërë krime më barbare duke demostruar forcën dhe zbatuar akte gjenocidi,
tregoi inxhinieri i diplomuar i bujqësisë nga fshati Meje, Zef Hasanaj që kishte përjetuar këto
ngjarje të dhimbëshme. Policia speciale serbe dhe njësitë paraushtarake kishin vrarë shumë
bashkëvendas të tij. Nga bombardimet ishin vrarë vëllezërit Leka 32 vjeçar dhe Martini 29
vjeçar dhe e kishin plagosur rëndë atë bashkë me babain Sadriun dhe nënën Nushe. Zefi tha se
vrasjet masive në Meje kanë filluar më 14 prill 1999 dhe kishin vazhduar sidomos më 27 dhe 28
prill, kur lufta në Kosovë ishte në kulmin e saj dhe NATO-ja ishte në intenzitetin më të madh të
bomabardimeve kundër caqeve policore-ushtarake serbe.
-“Derisa dëgjoja lajmet në radio, nga dritarja e shtëpisë e pash kolonën me një numër të madhë
refugjatësh që kalonin me kamionë, furgonë, traktorë, qerre me kuaj dhe në këmbë. Përreth
fshatrave të afërt pash tymin që dilte nga shtëpitë e djekura. Pash edhe fshatarët të dëbuar që
largoheshin në drejtim të kufirit me Shqipërinë. Shihej çartë se ndaj shumicës ishte përdorur
dhuna. Dukeshin të shqetësuar, friksuar dhe të raskapitur nga rrahjet dhe torturat të përjetuara.
Disa me pak plaçka në duarë ecnin me vështërsi”, tregoi Zefi. Ai kishte arritur të dalloj se
shumica e refugjatëve ishin banorë të fshatrave përreth, kryesisht nga fshatrat Rraca, Pacaj,
Dallashaj, Sherremet, Dobrush, Junik dhe fshatra tjera nga të gjitha anët e Kosovës. Ata kishin
treguar se forcat serbe i kanë dëbuar me dhunë dhe ua kanë djegur dhe plaçkitur shtëpitë e tyre
Refugjatët që kalonin pran shtëpisë së Zefit kanë treguar se kishin parë burra në rresht përgjatë
rrugës dhe numër të madh kufomash.
-“Unë dhe familjarët vendosëm të largohemi dhe të marrim rrugën drejtë Shqiprisë. Por, së
shpjeti, disa policë, rrethuan fshatin. Tre prej tyre erdhën para shtëpisë. Njëri ishte krimineli i
njohur Millutin Prashçeviq i cili, më herët, pa asnjë arsye më kishte rrahur brutalisht në stacionin
e policisë. Ata filluan me të shtëna me armë zjarri të na kërcnojnë se do të na ekzekutojnë të
gjithëve”, përshkruji Zefi atë që kishte pa dhe përjetuar. Në ato momente ai kishte parë një avion që fluturonte shumë lartë që lëshonte tymë dhe pas pak kishte filluar të bombardon. -“... pas bombardimit, me gjysmën e trupit përfundova nën “plloçën” e shtëpisë që u rrënua. Pjesët e predhave më kishin goditur. Pothuaj tërë trupin e kisha të djegur. Isha pa vetëdije. Në atë moment nuk më treguan se dy vëllezërit e mi ishin vrarë”. Pastaj për shkak të plagëve që kishte,
Zefi është keqëtrajtuar, kahdo që kishte kaluar nëpër vështërsi ekstreme dhe kishte përjetuar të zit e ullirit të shkaktuara gjatë shërimit të plagëve. Trajtim mjekësor ka marrë në spitalin e
Gjakovës, në spitalin italianë në Kukës, në atë Austrik në Shkodër dhe në tri spitale në Cirih-
Zvicër.
Fatmir Berisha kishte ardhur nga Gjermania dhe ishte rreshtuar në radhët e UÇK-së. Menjëherë pas lufte, ai, bashkë me vëllanë e tij, Ferdinandin, kishin shkuar në fshat për të gjetur familjarët.
Në shtëpinë e tyre, plotësisht të djegur deri në themel, nuk kishin gjetur asgjë. E gjitha që kishte shpëtuar ishte një foto familjare, kurse në një murë me tulla ngjyrë të kuqe, kishte parë
mbishkrimin me germa të zeza “Arkan”. Bashkëfshatarët kishin treguar se aty ua kishin vrarë
babën, nënën dhe vajzën, por trupat e tyre nuk i kishin gjetur. Pranë një kanali jo larg postbllokut në Meje, ai, bashkë me banorët e fshatit, kishin gjetur mbi 100 kufoma.
Masakra e Mejës ishte dëshmi e qartë e akteve gjenocide dhe krimeve kundër njerëzimit që
kryen forcat serbe. Këto krime janë dokumentuar nga organizatag ndërkombëtare për të drejtat e njeriut dhe përfshihen në aktakuzat kundër liderëve serbë në Gjykatën Ndërkombëtare për Krime Lufte për ish-Jugosllavinë.
Për vrasjen e 376 shqiptarëve të pafajshëm në Meje nuk u dënuan të gjithë kriminelët serbë.
Kriminelët nuk u dënuan as edhe për masakrat tjera të kryera dhe të dëshmuara me faktografi.
Ndërkaq, deputetët në Kuvendine e Kosovës këto ditë disa herë radhazi dështuan t’i sigurojnë 61 vota për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit dhe pastaj të formojnë Kuvendi dhe qeverin e Republikës së Kosovës që do kishte më shumë vullnet politik të mirret me krimet e serbëve kundër popullsisë shqiptare.
(Autori në organizatat vendore dhe ndërkombëtare ka punuar si hulumtues për shkeljet e të drejtave të njeriut dhe krimet serbe kundër popullësisë shqiptare gjatë luftës në Kosovë)
Comments