…
Çapaçitjet e takave,
dekolteja,
mendja,
ndjenjat,
zjarr në parajsë,
ligjërim,
adhurim,
thonë po vetëtin një grua,
është nënë,
është motër,është vajzë,
shiu dhe gjethet e panjës,bien në vjeshtën e parë,
fërshëllejnë erërash,spërkasin mbi kitarë.
…
më brejtën rropullish gjith’sa lëndime,
merreni përshfaqur ju britmën time,
bëjeni melodi k’të endacake të kotë,
gjoksit m’janë shpërthyer avuj të ftohtë,
që në ciklat e grunjta të agimit të parë,
luleverës,vesë e lotëve m’është tharë.
…
kaherë kompromis kërkoja me vdekjen,
eshtrave pikturë,skalitur me heshtjen,
isha vetëm pulsim,jo gjahtare e djallit,
zverdhur,burgosur,urtive të hallit.
…
buzëve të plagëta pjekur tezgat me fjalë,
të vrugëta fytyrat,s’di shpirti ku me ndalë,
në kërthizë të dritës,Zoti do më presë,
“udha e letrave” më citoni në adresë.
Comments