Ballkani përtej “njëjësit”
Dr Fatmir Terziu
Abstrakt
Gadishulli i Ballkanit, jashtë formës së tij gjeografike të ekzistencës, përtej formatimeve të ndryshme socio-kulturore, madje edhe tej normativave politike, si një emër i ardhur nga maja e vargmaleve me të njëjtin emër Ballkan, duket ende se është dhe mbetet një zbrazëti e madhe e asaj që vjen mes shkrimit, narrativit dhe formave të tjera konkuruese kulturore dhe identitare letrare. Këto zbrazëti duket se kanë dhe janë ndikuar nga vetë “parcelizimet” e ngritura në kohë të ndryshme, që edhe sot vazhdojnë të ushqehen me terminologji të “vetvetores” së panjohur, ose të uzurpuar mes folk-traditave të ardhura mes gojores së trashëguar. Kështu mjaft këngë, valle, rrëfenja, proverba, fjalë alegorike, apo edhe përcjellje mesazhiere kanë marrë “pronësi” të shumta, të dyshimta, autorësi të dualizuara, dhe identitete të reme.
Fjalët kyçe: letërsia e Ballkanit, të kuptuarit kulturor, modeli kulturor.
Hyrje
Këngët dhe vallet sidomos, janë më të debatuarat. Në këto raste shembujt janë të shumtë, por ajo që kam trajtuar kohë më parë me vallen “Pajtushka” duket se është një shembull si mjaft këngë e valle të tjera. Dhe kjo ndodh sot në një Ballkan, që ka disa identitete të ndryshme bashkëjetesash dhe divergjencash, në një Ballkan, të cilit edhe vetë emri i vjen në një itinerar ndryshe. Emri “Ballkan” vjen nga një fjalë turke, që do të thotë “një zinxhir i maleve të pyllëzuar”. Emri i lashtë grek për Gadishullin Ballkanik ishte Haemus (Χερσόνησος τοῦ Αἵμου, Chersónēsos tou Haímou). Ballkanit i janë referuar emra të tjerë, edhe si Evropa Juglindore. Gadishulli Ballkanik shërben si urë lidhëse në mes të Evropës dhe Azisë.
Nëpër të kalojnë rrugë të rëndësishme tokësore nëpër luginat e lumejve Moravë, Vardar, Nishavë, Maricë, Shkumbin etj. duke ditur këto fakte, sidomos atë të shërbesës si urë lidhëse mes kulturave të ndryshme, natyrisht vlen të përmendet ana “huazuese”, “përshtatëse” apo edhe “përvetësuese” e pjesëve të ndryshme kulturore-identitare nga popujt të ndryshëm të kësaj pjese gjeografike. Në disa raste huazimet e tilla e injorojnë njëri-tjerën, madje rikrijojnë identitete të reme, po të mos e kemi parasysh krahasimin e kulturave të ndryshme të rajonit mes faktorëve ët tjerë.
Kur bëhet fjalë për letërsinë e këtij rajoni, natyrisht dihet pak. Pak dihet për Shqipërinë, Bullgarinë, Rumaninë, etj., letërsinë shqipe, madje dhe atë serbe, përveç emrave të globalizuar ndërkombëtar si Julia Kristeva, Orhan Pamuk apo Ismail Kadare, Ivo Andrić. Nëse do të kemi parasysh problemin e lidhjeve ndërkulturore të popujve të rajonit, ky studim e justifikon nevojën për të hulumtuar lidhjen mes kulturave, të cilat janë ndoshta edhe arsye dhe rezultat i shkrirjes së tre shtresave (bizantine, turke, folklorike), që vijnë nga mugëtira e harresave, mosndijimeve shkencore, dhe nga ndikimi i kulturës së shekullit 19-të, po aq edhe atë të kulturës sovjetike të shekullit të kaluar. Një shkurtërpamje historike arsyeton pyetjen kryesore të hulumtimit: Si është e mundur që letërsia Ballkanike është parcelizuar në kultura të ndryshme, si një kulturë e një populli në shërbim identitar dhe kulturor të një populli tjetër? Përgjigje të mundshme për pyetjen mund të gjejmë në një model të kulturave të të kuptuarit me anë të asaj arsyeje ku vetë analiza ka zbuluar se rëndësia e komunikimit modern dhe mirëkuptimit postmodern për të ashtuquajturat kultura “të vogla” si ato të cilat interferojnë krijimtarinë e sotme në këtë rajon, janë ende burime identitare.
Modelet kryesore
Pjesë e këtij territori të madh gjeografik, për gati 1000 vjet, vendet bashkëkohore të Gadishulli Ballkanik, janë duke luftuar ende në shekullin e 21-të të krijojnë profilin e tyre kombëtar dhe formësimin e identitetit të kulturës së tyre kombëtare, dhe në të njëjtën kohë kanë bërë përpjekje të mëdha për të krijuar profilin e gjuhëve të tyre kombëtare. Traditat e vjetra dhe ato greke, ndikimi i hershëm kulturor i shekujve të mëparshëm, si dhe i gjuhës greke dhe turke si gjuhë e përbashkët mes kulturës ballkanike, natyrshëm kanë dhënë dritën jeshile prej kohësh për perëndimëzimin e të gjithë komponentëve sociale, politike dhe kulturore.
Modelet kryesore janë format moderne dhe postmoderne në poezi, tregimet e shkurtra apo artet e bukura, këngët dhe vallet e reja, që kanë tentuar dhe synojnë për të injoruar atë që është krijuar për vite traditë në Ballkan. Këto arsye rizbuluan (të paktën në Shqipëri) dhe arsyen e pasviteve 90-të, si mënyrë për të ofruar një kontakt fillestar ndaj formave moderne të importuara dhe një specificitet për një letërsi, e cila është akuzuar shpesh të jetë vetëm një lloj imitimi i modeleve ndikuese.
Rizbulimi i asaj që quhej “Tradita e Ballkanit” nuk ka formë tjetër, vetëm të asaj që kërkon hulumtimin shkencor, atë të bazuar në fakte e detaje, për burimin, orrigjinën e mbi të gjitha atë që është kryesore lidhjen ndërkulturore, si pasojë në një kuptim më të mirë, mbi të tjera për letërsinë apo kulturat e tjera të rajonit.
Edhe sot në një shoqëri të globalizuar këto vende vazhdojnë për të injoruar njëri-tjetrin në lidhjen e asaj që është trashëguar dhe ka mbetur e parcelizuar si autorësi. Pak është thënë dhe vazhdon të thuhet për folkloret dhe orrigjinat e tyre, pak thuhet dhe ka interes të thuhet për shkrimtarët më të rëndësishëm të pjesës ballkanase, në përjashtime të vogla. Disa shkrimtarë kanë rrënjë të ndryshme në vendet e Ballkanit dhe lidhjet e hershme identitare të tyre në disa raste kanë dhe mjaft polemika.
Në një rajon të tillë shumëkulturor, në disa raste të vetëgërshetuara mes syrit dhe veshit muzikor, natyrisht një kërkim i largët vjen dhe sjell në rendin e parë, “Pajtushkën”. Por s’duhet të harrojmë se ashtu si pjesët gojore, ashtu dhe këngët e vallet kanë kapërcyer kufijtë e rajonit Ballkanik mes atyre gjuhëve që erdhën dhe treguan interes në larminë, muzikalitetin, forcën dhe timbrin, si dhe në estetikën e tyre. Ishin francëzët, britanikët, gjermanët, austriakët, italianët e ndonjë tjetër, ata që në formën e udhëtarve panë, dëgjuan dhe intepretuan format e ndryshme pasunore të Ballkanit, si dhe vetë “Pajtushkën”.
“Pajtushka” vallja pa identitet njëjës
Në mesin e vitit 2007, një valle tipike Ballkanase u kërcye në një Festival Flolklorik Ndërkombëtar në Londër. Vallja me emrin e Ballkanit, “Pajtushka”! Ajo u kërcye në atë festival nga breza të ndryshëm rinorë dhe u përgatit nga mjeshtrja Kosovare Sevime Gashi. Vallja u ekzekutua edhe në Festën e Flamurit të komunitetit shqiptar të Londrës dhe u duartrokit prej të gjithëve. “Është vallja që vallëzohet në të gjitha vendet e Gadishullit”, tha drejtuesi i programit në një sallë plot me njërëz të moshave të ndryshme.
Ajo vallëzohet në Greqi, Shqipëri, Bullgari, Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi, Turqi, Slloveni, Bosnjë e Hercegovinë, Kroaci, Serbi, Vojvodinë, Rumani e në disa pjesë të Hungarisë. Ajo ka një emër, ka një timbër, një ritëm, një lidhje lëvizjesh midis trupit dhe mendjes. Vallja ka një emër që lidhet me historiken, që lidhet me orrigjinën e bukur të valles. Një emër që ndoshta tingëllon ndryshe në gjuhët e Ballkanit, ndoshta është krijuar gjetkë në mes festives, ndoshta është një valle si gjithë të tjerat, ndoshta ka vetëm emrin valle, ndoshta është dashuruar me njërëzit dhe njërëzit natyrshëm janë dashuruar me të. Askush s’do të dijë për këtë retorikë kur dëgjon, sheh dhe madje e vallëzon vallen e Ballkanit, “Pajtushkën”.
Pra vallja si pjesë e Kulturës Popullore ka kryer prej kohësh misionin e saj në heshtje, pa mbledhje, pa mitingje, pa shantazhe, pa kundërshti, pa djadhëzi. Ajo me forcën e saj ka kohë që ka bashkuar njërëzit dhe brezat, kombet dhe shtetet, traditat dhe folklorin, historinë dhe etnografinë, koreografinë dhe muzikën. “Pajtushka” u duartrokit në mes të Metropolit Botëror, Londrës. Ajo u duartrokit edhe në “Dancë of the Ëorld”, aty nga fundi i Tetorit 2007, kur u interpretua nga dy grupe të ndryshme nga Bosnja dhe Bullgaria. U duartrokit nga Britanikë vendës, Amerikanë, Aziatikë, Australianë dhe Europianë në një mjedis tjetër kulturor ku u kërcye nga serbë, malazezë dhe sllovenë. Ajo u duartrokit si simbol bashkimi dhe urë lidhëse e Kulturave dhe Traditave Ballkanase. Ajo u interpretua nga grupe modeste folklorike dhe ‘foli’ në një gjuhë të kuptueshme, në një gjuhë që vetëm vallja ka shans t’a shpalosë, në një gjuhë që sfidon të gjitha gjuhët.
Vallja hidhet e qetë, është tërheqëse dhe të rrëmben dalëngadalë në mesin e saj. Hyn në valle dhe nuk del dot prej saj. Ajo ka një ‘ilac’ të cuditshëm. Ka mesazhin e fshehur në të. Ka frymëzimin e gjallë Ballkanas, frymëzimin e lashtë. Në gjirin e saj mban të ngrohtë lajtmotivin e bashkimit, respektit dhe bashkëjetesës, ndoshta lajtmotivin më të hershëm njërëzor që buron nga skarpat e rrëpamat malore të Ballkanit Plak. Ky lajtmotiv, ky mesazh dhe ky frymëzim e mban ende gjallë vallen Ballkanase, vallen që këndohet njësoj në të gjitha kulturat, nga të gjithë popujt e Ballkanit.
“Pajtushka” është vallëzuar nga Lord Bajroni i Madh në festën e Ali Pashë Tepelenës, nga Mikja shqiptare Edith Durham, nga Koloneli Hubrey, që dy herë iu dha kurora e Mbretërirsë Shqiptare, nga Sir Norman Ëisdom në mes të stadiumit Kombëtar të Tiranës, nga Madeleine Olbrajt, nga Klinton e Blair, nga deputetë britanikë, në festive shqiptarësh dhe ballkanasish, dhe ndoshta edhe nga politikanë e profesionistë të tjerë, ndoshta vallëzohet kudo e ngado edhe pa grumbullime masive, ndoshta edhe pa ‘duartrokitje’, ndoshta edhe në plane Hollivudiane.
“Pajtushka” e hedhur bukur në formën e saj ballkanase, bashkon Kombet, ajo tingëllon bukur dhe mençur edhe në mes të Londrës, edhe në mes të Ballkanit me probleme të tjera, ku ajo është larg asaj që rreket me kërkimin e hershëm identitar dhe kulturor.
Comments