BALLAFAQIMI : POEME - KRITIKE
PËR MJË BALLAFAQIM TË POEMËS ME KRITIKËN
NË OPTIKËN E DEMOKRACISË
DIELLI DHE RRËKERRAT DHE NJË
( Identike siç është botuar në gazeetën Zëri i Rinisë)
. poemë .
Ndërsa çatia e atdheut tim është e kaltër, optimiste
Çatia e shtëpisë sime është qaramane.
Shtëpia ime është sentimentale,
Dy re në qiell
Ajo vu lotët,
Dy re në qiell
Ajo vu me të madhe.
Nga sytë e tavanit tim
(Tavani ka dhjetëra sy)
Lot gjerbësh rrjedhin vu, vu,
vu, vu
Natë e ditë
Rrjedhin me të madhe
rrjedhin
Pi-
kë,
Pi-
kë,
Jorganët e mi
Si jorganët e një personazhi melodramatik,
Mbyturnë lot gjerbështëverdha
Librat e bibliotekës sime
Me faqe të përlotura nga gjerba
Beni,
Blerta,
Zamir!
Këto faqe librash
Kur t’i lexoni
Pas viteve shtatëdhjetë
Mos i merrni për lotët e mamasë’
Mos i merrni për lotët e babait këto gjerbë.
As mamaja,
As babai
Nukishinsentimentalë,
Sentimentale qe shtëpia jonë
Sentimental ishte tavani i saj,
(megjithëse dhe shtëpia dhe tavani ishin frymë e vjetër
Dhe s’kishin shumë faj.)
***
Në çdo faqe objekti të dhomës sime-gjerbë...
Në çdon faqe objekti
Një figurë abstrakte e verdhë.
***
Dy gjëra s’ka prekur gjerba në shtëpinë time:
(I kam siguruar ato të dyja në qoshet e shtëpisë)
Portretin e Enverit,
Historinë e Partisë.
***
Çatia ime sentimentale,
Dy re në qiell-
Ajo vu lotët,
Dy re në qiell-
Ajo vu me të madhe.
Nga sytë e tavanit tim
Rrjedhin lot gjerbësh vu, vu,
Vu,
Vu,
Natë e ditë,
Rrjedhin me tëmadhe,
Rrjedhin
Pi-
kë,
pi-
kë!
Janëdadottona,
Janëgjyshettona
Këtopikë,
Këtogjerbë
Qënavënënëgjumë,
Me zërin e tyre të verdhë
Dhe për çudi,
Këto gjerbë,
Këto pikë
Vënë në gjumë edhe shokun Lili
(Shefin e strehimit në komitetin ekzekutiv.)
***
Jashtë erë,
Jashtëshi,
Kursegjerbëtheshtintashti!
Zgjojgruan,
Fëmijëtizgjoj
Dhemesgjerbavetëverdha, familjarisht,
I drejtohemEnverit,
I drejtohemPartisë:
***
Mos rrini fare të menduar!
Ne për ju flemë edhe në ujë,
Ne për ju flemë mbi dyshekë akujsh,
Ne për ju flemë dhe me çarçafë dëborërash mbuluar!
Ne për shokun Lili na vjen keq
(Shefin e strehimit)
Ne për shokun Koli na vjen keq
(Kryetarin e këshillit)
Që në pallatin e ri që mbaroi
Nuk na caktoi ne,
Nuk caktoi traktoristin Qazim Gjoni,
Nuk caktoi elektricistin Met Myzeqari,
Nuk caktoi muratorin Llazi Lala;
Nuk caktoi arkitektin Koço Mina,
Por
Soj -
e
soro-
llopin e tij caktoi.
Soj-
e
soro-
e llopin e tij
Që dezertoi nga fshati.
Që la shtëpinë në fshat,
Që erdhi nga fshati tashti
Dhe i pari mori hyrje në pallat.
***
Qazimi zbukuron fushat me traktorin e tij,
Qazimi në një dhomë u bë dhëndër,
Qazimi në një dhomë bëri shtatë fëmijë.
***
Met Myzeqari elektrifikoi disa fshatra,
Meti në qindra dhoma dhëndurësh vuri llamba.
Dhe gjeti një nuse në fshat,
Një nuse si shtyllë elektrike,
Një nuse të bukur syllambë,
Por Meti ende rri fejuar
Për një hyrje, shoku Lili,
Elektricisti Met ende s’është martuar.
***
Muratori Llazar
Ka zbukuruar qytetin me pallate,
Por Llazi ka disa vjet
Që rri në një barakë pupuliti 3 me 3
Me gruan, nënën, fëmijët, vetë i tetë.
***
Kurse kushëriri yt,
Ka një hyrje, shoku Lili,
Ai dhe gruaja, vetë i dytë.
***
Shoku Lili,
Shoku Koli,
T’u ankua Qazimi, Meti, Llazari,
Të erdhi Qazimi, Meti, Llazari,
Në zyrë,
Në komitet?
Dhe mos mendoni se ishin të ndrojtur,
Mos mendoni se ishin leshko,
Mos kujtoni se s’e dinin që kishin të drejtë!
Jo!
Ata e dinin që kishin të drejtë,
Por i mbanin hatrin Partisë,
Që strehimin s’e ka të lehtë.
Ju me sakrificën e tyre keni abuzuar
Dhe vite me radhë s’i keni strehuar.
***
Jashtë erë,
Jashtë shi,
Ne flemë,
Na zë gjumi prapë,
Fle dhe shoku Lili
(Shefiistrehimit),
Fleshokukoli
(Kryetari i këshillit)
Partia
Enveri
prapë zgjuar rrinë
dhe vënë dorën dorën aty ku pikon,
dhe s’ka gjerbë që s’e dinë !
Dhe jo vetëm e dinë
Aty ku rrjedh
Atykupikon,
Hapinthemele
Hedhinçatinë.
***
Shkretëtira e kontradiktëssëstrehimit
Bëhetlëndinë.
Nënshiun e djersëssëklasëspunëtore
Lulëzojnë lule pallatesh pambarim.
***
I këputën lulet e apartamenteve:
Nr. 1
Nr. 2
Nr .3
I ndamë
Numër 1
Ia dhamë shokut Qazim
Numrin 2 shokut Llazar,
Numrin 3 shokutMetiiadhamë.
***
Në vend tëshushurimëssëgjetheve,
N ë vend tëerëssëluleve,
Brenda petaleve të murevetë pallatit të ri,
Dogjo të qarat e vajzës së Metit,
Dëgjo të qeshurat e vajzës që lindi,
Dëgjoninullat e nusessëMetit,
ShokuKoli
ShokuLili.
***
Përnjëhyrje,
Përnjë hall,
Ne trokisnimtekju,
Trokisnim në portat e buzëve tuaja,
Me gishtin e halleve tona trokisnim,
Shoku Koli,
Shoku Lili;
Portat e buzëve tuaja s’hapeshin
Dhëmbët tuaj kyçeshin
Me nervozizëm kërcisnin.
Vinte miqësia,
Hynte pa trokitur,
Vinte shoqëria, hynte pa trokitur,
Portat e buzëve hapeshin vetë,
Muret e dhëmbëve shkëlqenin.
Qindra kërkesat tona thyenin kokën,
Nukfuteshin dot,
Nukihapnim dot.
Njëtrokitjemiku,
Njëtrokitjeshoku,
Njëcigare me filtër,
I hapte fare lehtë.
Një rekomandim,
Miku,
Shoku,
Një porosi
Shoku,
Miku
Përpara ju vinin ata
Ju vinin përpara një cigare, një paketë.
Ju-
Një hyrje iu vinit atyre përpara
Një apartament.
***
Shtëpia ime sentimentale
Vazhdon të qajë,
Të pikojë,
Të gjerbojë.
Por
Në secilën pikë të shtëpisë sime,
Në secilën gjerbë,
Ne po hapim nga një themel
Nga një pallat të ri vigan po ngremë.
Në truallin e shtëpisë sime sentimentale,
Ne po ngremë një lagje të re vigane.
Shkretëtira e kontradiktës së strehimit
Do të bëhet një qytet i ri banimi.
Urdhër!
Me grushtin e klasës punëtore
Thyejani dhëmbët burokracisë!
Thyejani dhëmbët shokut Koli,
Shokut Lili!
Po ua thyejmë,
Na duhen gurë,
Makinatnëgurore u vonuan.
Po i murosim dhëmbët tuaj.
Ne s’mund të rrimë pa punë
Ne s’mund ta lemë me duar nën gjerbë
Enverin,
Partinë,
Ne i kemi piketa duart e tyre,
Piketakuduhettëhapimthemele
Piketakuduhettëheddimçatinë.
Partia,
Enveri
Zgjuarrrinë?!
Dhevënëdorënkupikon?!
Dhes’kagjerbëqës’edinë?!
Si s’ka gjerbë që s’e dinë?!
1972, Zëri i Rinisë
***
DIELLI, DHE NJË POEMË QË
SPEKULLON ME TE
(Shënime kritike nga dhjetë gjimnazistë -
gazeta ''Shkëndija'' 25janar 1973)
Nuk na e priste mendja se Faslli Haliti do të shkruante një poemë të tillë si “Dielli dhe rrëkerat”. Ajo është frut i një çoroditje politikee ideologjike dhe na jep një pasqyrë në themel të shtrembër të realitetit tonë, tënatyrës sëpushtetit popullordhe të marrëdhënieve të partisë me popullin. Ky karakter i shtrembër ideologjikisht nis që me vargjet e para të poemës, në të cilat thuhet:
“Ndërsa çatia e atdheut tim është e kaltër, optimiste.
Çatia e shtëpisë time është qaramane”.
Ç’kuptim kanë këto vargje? A nuk është “çatia e atdheut” vetë çatia e popullit? Dhe, po ta zhveshim mendimin prej figurës, a nuk ndërtohet socializmi në Shqipëri nga populli e për popullin, a nuk është qielli ynë “i kaltër dhe optimist” për të gjithë ata që luftojnë e punojnë me popullin e për popullin? Vështrimi i F. Halitit në këtë poemë është errësuar dhe kërkon (bile jep edhe “urdhër”) që edhe në të tjerët të shikojmë një tabllo të errët dhe t’i bëheshin shokë në pikëpamjet që ai shpreh në këtë poemë. Ai mendon se nga tavani (i kujt: i vetë poetit apo nga tavani i popullit?) “lot gjerbësh rrjedhin vu, vu… nat’ e ditë, rrjedhin me të madhe”. Sipas poemës të gjithë qenkan keq dhe njerëzit e pushtetit flekan gjumë të rehatshëm, iu mbyllkan dyert e zyrave punëtorëve, shtrëngokan buzët, strehokan “soj e sorollopin” e tyre dhe paskan degjeneruar deri në atë shkallë sa për “një cigare filtër, një rekomandim” u venë përpara të njohurve “një apartament”. Nga e gjithë poema del se pushteti ynë qënka burokratizuar deri sa nuk mban më, se askush nuk i qan hallet e popullit, se punëtorët duhet ta rregullojnë vetë strehën e tyre dhe në poemë u jepet “urdhër” atyre që t’u thyejnë “dhëmballët burokracisë” dhe po u munguan gurët të shkulin dhëmbët e nëpunsave. Si t’i marrim të gjitha këto, si vargje figurash të bujëshme, apo si pikëpamje të gabuara për realitetin tonë revolucionar? Jo, ato nuk tingëllojnë aspak drejtë në luftën kundër burokratizmit, flamurin e sëcilës e mban kurdoherë partia, por gumëzhijnë për anarshi dhe rebelizëm.
Që të kthehemi prap tek figurat artistike, në poemë si përfaqësues të vetëm të pushtetit dalin shoku Koli dhe shoku Lili, të cilët sikurse “uni i poetit” nuk mund të mos jenë përgjithësime artistike dhe këto përgjithësime janë negative. Në poemë, për realitetin konkret për të cilin flitet, autori nuk na jep asnjë të drejtë të mendojmë se ata janë “tipa të rastit” dhe as përjashtime nga gjëndja e përgjithëshme, prandaj edhe mendon, se “shkretëtira e kontradiktës” nuk mund të zgjidhet as me shokun Lili, as me shokun Koli. Pa shihni se ç’rrugë propozohet?! Duke u nisur prej aksioneve revolucionare për ndërtimin e banesave me kontribut vullnetar, autori i poemës, duke injoruar të vërtetën, mendon këtu se asgjë nuk është bërë përpunëtorët, se atyre u është përvetësuar djersa. A nuk është shpifje me qitje të largët kjo? A nuk kalohet prej luftës kundër burokratizmit nga pozitat e partisë në pozitat e kundërvënies ndaj pushtetit popullor? Fundi i poemës tingëllon pikërisht kështu.
Madhështia dhe forca e partisë sonë është se ajo ka farkëtuar njëunitet të çeliktë me popullin. Në Shqipëri nuk ekziston një parti që rri e numuron gjerbat, që trishtohet në mënyrë sentimentale për hallet e njerëzve dhe që rri pa gjumë prej “melodisë diletante të pikave, po një parti luftëtare që udhëheq popullin në revolucion dhe është kurdoherë në veprim për të mirën e masave punon jëse. Çdo gjë tek ne është vepër e partisë, e shokut Enver dhe e gjithë popullit. Partia realizon çdo ditë dhe kudo demokracinë socialiste dhe drejtësinë për popullin, duke qëndruar pranë tij, duke qarë hallet me të, duke e bërë atë të ndërgjegjshëm. Përballë kësaj të vërtete të madhe autori ka mbyllur sytë dhe ka krijuar në poemë një përfytyrim subjektivist krejt të dyshimtë mbi marrëdhëniet parti-popull-pushtet, duke u orvatur të krijojë të çara për të futur kontrabandë pikpamje anarshiste mikroborgjeze. Sipas poemës askush nuk bën gjë, kështu që i mbetet “unit të poetit” të japë “urdhërin”: “Thyejani dhëmbët burokracisë!” Ky është një shtrembërim flagrant i së vërtetës, që e ka burimin në mentalitetin e vjetër e tërë të çara të autorit, që ose shitet shumë “naiv” në politikë, ose është prej atyre që shfrytëzon situatat revolucionare për të nxjerrë në shesh kundërshtimet e tij prej mikroborgjezi. Pra, ndërsa “fle shoku Lili… fle shoku Koli”… në këtë situatë (autori është kontradiktor, në gjithë këtë konfuzion ideologjik, poema nuk di cilës shpifje t’i hapë portën më parë) shoku Lili dhe shoku Koli prashitin si të duan dhe “qindra këkesat” e punëtorëve “thyejnë kokat” se “nuk hyjnë dot” në zyrat e tyre.
A është kjo e vërteta e jetës sonë socialiste? A mund të shkruhet kështu për partinë dhe klasën tonë punëtore? A kemi nevojë ne për një poezi që të na gënjejë me lajka për partinë, që të shikojmë me dyshim realitetin dhe të na bëjë thirrje të ngrihemi kundër tij? Jo, për një poezi të tillë nuk kemi nevojë. Ne e hedhim poshtë atë me përbuzje dhe jemi të bindur se vjersha të kësaj natyre, të servirura me çfardo dredhirash e marifetesh stilistike, kurrë nuk do të mund të spekullojnë dhe ta errësojnë diellin e jetës sonë.
Poema “Dielli dhe rrëkerat” botuar në gazetën “Zëri i Rinisë” të datës 16 dhjetor 1972, na kujtoi se ky konfuzion ideologjik ka pasë nxjerrë kokë edhe në krijime të mëparshme të F. Halitit, me të cilat ne nuk kemi qënë dakord. Mjaft vjershatë tij ideologjikisht të gabuara apo gjysëm formalisteqë lexonin nëpër faqet e organeve letrare (duke u çuditur si botoheshin) ne na revoltonin. Prandaj për këtë poemën e fundit, është kjo arësyeja që menduam se do të gabonim sikur të heshtnim më gjatë.
Sa për mendimin që është hedhur se F. Haliti në poezitë e tij shquhet për prirjen që shkrin në një të vetme personalen me shoqëroren, do të mjaftonte dhe një ballafaqim fare i shpejtë i egocentrizmit dominues në krijimtarinë e tij me faktet nga çështjet e tij personale, për të hedhur poshtë këtë “prirjen e shkrirjes”. Përkundrazi, ai, me personalen i kundërvihet shoqërores dhe pikërisht këndej fillon çoroditja, duke i vënë së përgjithshmes revolucionare vulën e personales mikroborgjeze. Për këtë le të marrim rastin e poemës qëpo diskutojmë.
Ne të gjithë e dijmë që F. Haliti ka trashëguar prej paraardhësve të tij një shtëpi të vjetër të madhe në qendër të Lushnjës, të cilën deri para pak kohe dhe për disa vjet rrjesht nuk ka dashur ta këmbeje me apartament modern. Siç tregojnë faktet, këtë nuk e ka bërë “për sentimentalizëm”. Se “as babai, as mamaja nuk ishin sentimentalë”, po për t’ia shitur pushtetit popullor me pare “mallin e trashëguar” Ai pengoi për dy vjet e sa rrjesht ngritjen e një pallati të ri në vënd të karakatinës së tij përballë kinoteatrit që po përfundon në qendër të qytetit. Nuk u tund e nuk pranoi asnjë lloj strehimi për derisa futi në xhep shumën e parave me të cilën u vlerësua shtëpia e tij. Jo vetëm kaq, por kundërshtimet e tij arritën deri aty sa të pretendonte t’i jepej një vilë më vehte. Më në fund mezi pranoi të marrë një apartament. Prandaj nëqoftëse pikënisja personale e poemës është kjo histori prej xhambazësh, atëhere ne do të thoshnim se jo vetëm që nuk ka asgjë nga “shkrirja e personales me shoqëroren”, por këtu shtrembërohet e vërteta, dhe autori bën gabim kur e vë vehten në një radhë me traktoristin “që zbukuron fushat me traktorin e tij”, me elektriçistin “që elektrifikoi disa fshatra”,dhe me muratorin që “ka zbukuruar qytetin me pallate”,se punëtorët as mendojnë as veprojnë si F. Haliti dhe, qoftë edhe si personazhe, u vjen turp të vihen në shërbim të egoizmit mikroborgjez, që shprehet në poemën “Dielli dhe rrëkerat” duke e analizuar atë qoftë në planin e karakterit përgjithësues të figurës artistike dhe të “unit të poetit”, qoftë nëplanin e thjeshtë personales.
Pa u çliruar sa s’është vonë nga individualizmi mikroborgjez F. Haliti nukmund të na japë poezi të shëndosha të realizmit socialist,por përkundrazi ashtu siç vihet re nga ecuria e krijimtarisë së tij, ai ka rrezik të thellohet në çoroditjenideologjike dhe atëhere do të jetë tepër vonë.
ME 16 DHJETOR 1972,, 47 VITE ME PARE U BOTUA POEMA DIELLI DHE RREKERAT
Comments