top of page

„Bali i Europës!“


Dhërmiu: „Bali i Europës!“



Para disa ditësh në një bisedë gjatë përkthimit tim zyrtar në një nga institucionet britanike biseda me një nga anëtarët e stafit më solli në ëvemendje emrin „Bali turistik“. Personi me një kualifikim të lartë dhe që ishte në një angazhim të mëtejshëm në kërkim shkencor të lidhur me shëndetin e njeriut natyrshëm kishte parasyh diçka tjetër, nga origjinali me këtë emërtim. Kjo për faktin se Bali është destinacioni më i madh dhe më i popullarizuar turistik i Indonezisë dhe që vazhdon të tërheqë mijëra turistë çdo vit me artin, kulturën dhe skenat e tij shumë të zhvilluara të kohës së lirë. Rajonet kryesore të Balit përfshijnë Ubud, Kuta, Seminyak, Legian, Nusa Dua dhe Sanur. Pra ai në faktin gjeografik ishte shumë larg Balit që mundohej të ma shpjegonte zotëria, që sapo i kthey nga andej kishte përshtypjet fantastike.

Ndërsa e shihte që unë po tregoja vërtet habi, ai ndërhyri: „Është nj fshati i vogël me rreth 3 orë larg Londrës. Ai quhet me nofkën 'Bali i Evropës“. Dhe unë sërrish me kureshtjen time të fiksuar pas dëgjimit të mëtejshëm. Ai vazhdoi: „Ai fshat quhet Dhërmi…, por në fakt ai është me të gjitha arsyet “ një pjesë e Balit brenda Evropës“. Pse, do të ishte pyetja ime, por që nuk arrita ta nxjerr, sepse ajo doli nga goja e zotërisë: „Ky fshat bregdetar në Adriatik është shquar për klubet e tij "mahnitëse" të plazhit tropikal dhe "10 nga 10" shtëpitë e stilit Bali buzë plazhit“. Atëherë ndjeva diçka lehtësuese në trup e në mendim.



„Qyteti bregdetar ofron një përzierje të përsosur të relaksimit dhe aventurës, me shumë mundësi për aktivitete në natyrë si noti, snorkeling dhe ecja. Vetëm pak kohë me makinë nga Dhërmiu, Parku Kombëtar i Llogarasë ofron peizazhe mahnitëse dhe një larmi shtigjesh ecjeje për të gjitha nivelet, me pamje panoramike nga maja e Malit të Çikës.

Fshati ka gjithashtu një trashëgimi të pasur kulturore, me një numër vendesh historike dhe monumentesh për të eksploruar. Disa nga atraksionet kryesore në Dhërmi përfshijnë Kalanë e Dhërmiut, Manastirin e Shën Theodorit dhe Kanionin e Gjipesë. Dhërmiu ka gjithashtu një shumëllojshmëri restorantesh dhe kafenesh që shërbejnë kuzhinë të shijshme shqiptare, duke përfshirë ushqime të freskëta deti dhe ushqime tradicionale si byrek, një pastë e shijshme e bërë me shtresa brumi fili dhe e mbushur me mish, djathë ose perime. Mund të provoni edhe fërgesë, një pjatë e shijshme e bërë me speca, domate, qepë dhe djathë. Vizitorët gjithashtu mund të bëjnë një turne me varkë në plazhet dhe limanet e afërta, ose thjesht të pushojnë në plazhet me rërë dhe të thithin diellin.

Kaq duhej. Vetëm disa minuta dhe fshati i vogël i Dhërmiut, në bregdetin shqiptar, të mbetej një krenari e madhe dhe e ligjshme e të madhes natyrë që Zoti ia ka falur Shqipërisë. Atë moment vërtet ndjeva kënaqësi. Vërtet kënaqësia ishte e natyrshme, gjë të cilën mendova se duhet ta shumëfishojnë duke e paraqitur me atë që foli britaniku në atë zyrë.

12 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page