top of page

BALETI POLITIK I AKADEMIK - ISA MUSTAFA...!


Reshat Nurboja

Shkruan: Reshat Nurboja



Njeriu, mund të ia ka inati e edhe të mos ta respekton akademik Isa Mustafa, por duhet pranuar se aktualisht është mjeshtri më i mirë i kombinaconeve politike...!

Fillimisht, me mjeshtri e shfrytëzoi popullaritetin momental të Vjosa Osmanit dhe e vendosi bartëse të listës zgjedhore... Pas rezultateve të zgjedhjeve e eliminoi me mjeshtri nga "super liga e partisë" duke ia pamundësuar pozitat në qeveri në të cilat do të mundej të fuqizohet edhe më shumë politikisht...

Pozitat e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe atë të Drejtësisë ia la LVV ashtu, që Vjosa Osmanit nuk i la mundësi të zgjedhë, por e detyroi të merr apo ta lenë të vetmen pozitë që i ka mbetur, pozita e Kryetarit të Kuvendit të Kosovës...

Ky veprim artistik e politik sikurse piruetat në balet, piknisjen e kishin në këmbënguljen e Isa Mustafës që të përzgjedhë i pari në ndarjen e ministrive...Përzgjedhjen e filloi me Ministrinë e Brendshme, i vetëdijshëm dhe më se i sigurt, se LVV, pashmangshëm si i dyti në përzgjedhje do të zgjedhë Ministrinë e Jashtme e kështu me radhë, duke e lenë pa e përzgjedhur as Ministrinë e Drejtësisë që e kishte mundësinë ta përzgjedhë në ruandin e dytë, me të vetmin qellim për ta eliminuar Vjosa Osmanin nga pozita e lidershipit partiak...!

Isa Mustafa, është i vetmi njeri aktualisht në Kosovë që nuk e koncepton dhe zbaton politiken "Tu pa tu bo"

Isa Mustafa në të gjitha këto matematikat e tija, e ka një fat të keq, sepse për kundershtarë e pengesë të vetme. populli ia ka perzgjedhë dhe ia ka verë përballë Albin Kurtin, të vetmin njeri që mund ta pengoi e të mos e lejoj Isa Mustafen ta plotësoi mozaikun e tij n tërsi, ashtu siq, vetë e ka ideuar, konceptuar e plasuar në tregun politik muaj e muaj para zgjedhjeve....!


69 views1 comment

1 則留言


Prof Dr Fatmir Terziu
Prof Dr Fatmir Terziu
2019年12月21日

Xhemile Aliu Nuk di si nuk është lodhu edhe populli 40 vite me te njejtat fytyra ne pushtet me gjithë respektin qe dikur e kampas sot me dukët njeriu ma i pangopur dhe pa dinjitet por e dhe populli e ka fjalen ldk ka mbet me te njejtat gyfyra sa janë berë bajatb

按讚

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page