top of page

BAJRAM CANAMETI: E GËZOFSH KOSOVË LIRINË!...



Cikël poetik  me rastin e 25 vjetorit të çlirimit të Kosovës

 

 

 KOSOVË HYJNORE

 

Me luftërat të thella sa deti

Binde planetin,

Kosovë hyjnore,

Kur përballë të vinte serbi,

Egërsia e tij mizore…

 

Buron himni i të rënëve

I të zhdukurve pa varre,

Në shtratin e këngëve

Ndizen zjarre.

 

E shembe murin e robnisë,

Dheu i përgjakur mori frymë,

O tokë e shenjtë e Dardanisë

Me gjerdan plagësh të pavdekësisë.

 

Toka Dardane,gjoks i truallit tim,

Vizatohet tani në hartën e botës,

Paçka se të verbërit mendjetym,

Gjuhën me helm kafshojnë…

 

Ti rend përpara pa u ndalur,

Se mjaft ke vuajtur,

Lirinë kush s`ta ka falur

Me gjak dëshmorësh e ke mbruajtur…

 

Unë jam mes teje në çdo gëzim,

Pranë teje në çdo udhëtim,

Ti je gjaku dhe nderi im,

Kosovë,

Lart më ngre e më lartëson

Zemra je, që gjakun ma pulson,

Princeshë e dhimbjes time,

Paç në jetë të jetëve bekime!

 

 

MITROVICË,SHPATULL E THYER…

 

Ah,kjo shpatull e thyer

Në trupin tënd, Kosovë,

Kjo dhimbje,ky acar e ngricë

Në të moçmen Mitrovicë…

 

Mbi lumin Ibër,

Lidhësja urë

Për habi bëhet mur.

Mitrovicë

Dhimbjembërthyer,

 

Shpatullthyer.

 

Vdekja me ty luajti një shekull,

E hasmi iku me tërbim,

Po këtu la të fundit kafshim,

Dhe presim që dielli të shkrijë

Të egrën ngricë,

Moj shpatullthyer

Mitrovicë!...

 

PRESHEVË,KRAH I PRERË…

 

Kambana zgjon

Shenjtorët tek flenë,

Mes botës që kallet.

Një diell i uritur

Këtu ndalet.

Në këtë Luginë kam varret

Tokën dhe zjarret,

Bashkë me hirin

Gjuhën dhe këngët,

Emrin tim shekullor.

Krah i prerë shqiptarie

Është Lugina,

Peng i mosnjohjes

Në kërthizë të Evropës.

Preshevë,

Medvegjë,

Bujanovc.

Krahu trupin kërkon

Siç ka qenë

Jetë e mot!...

 

PËLLUMB I PAQES

 

Ibrahim Rugovës.

 

21 janari,

Akull,

Acar,

Dhimbja borën edhe më ngrin,

Nuk ndrit dita si më parë

Në Prishtinë….

 

Iku Ai mendjekthjellëti,

Dhe mentar e luftëtar,

Toka rënkon së thelli,

Në të ftohtin janar.

 

Për Rugovën vizionar

Në beteja të vështira,

Se ish gen dorë e parë

Emërliria…

 

Brenda zemrën kishte qiellin

Brenda fjalës aq butësi

Fjala e tij përkulte hekurin

Qe balsam për çdo njeri…

 

Në Amerikë dhe Evropë

Në tryeza, kancelari,

Erdh e  bukur dhe e ngrohtë,

E mençur fjalë e tij.

 

Ndriste  dhe hapte mundësi,

Aq sa edhe Pëllumb i Paqes,

Rrrahu krahët afër tij…

Që ta merrte këtë butësi….

 

 

 

 

ADEM JASHARIT

 

Nuk  gjendet fjala për ty,

Para teje fjalët dridhen,

Se ti lirisë i dhe rini,

Kosovës i dhe emblemën…

 

Ti gen fisnik iliro-dardan,

Ardhë nga legjendat mitike,

Mbi  truallin tënd fytyrën mban

Njomur si me frymë biblike…

 

PËRMENDORE E LIRISË

 

Ramush Haradinaj…

 

Fis i thinjur Dardanie

Nëpër shekuj, kryet lart,

Zjarr i pavdekshëm lirie

Në çdo shtrëngatë.

 

Vëllezërit e tu shenjtorë lire,

Janë zemër e pavdekësisë,

Për Kosovë,flamur lavdie,

Për kombin e shqiptarisë.

 

O Ramush,dashnor i diellit,

Zemërndezur,atdhetar,

Ti ke mbetur ballë i trimit

Ëndërrbardhë  e  zemërzjarr.

 

Për Kosovën je flamur

Sa të ketë diell e hanë,

Nuk lëshon as tokë,as gur

Do të jenë aty ku janë.

 

Nuk tundesh nga rrëmeti,

Kryelarti i shqiptarisë,

Se nuk shkelet amaneti

I dëshmorëve të lirisë.

 

Simbol i shenjtë,nderim

Za i fortë maturie,

Rrufe thyen me guxim,

Përmendore pavdekësie…

 

VIGANËT E PAFAJËSISË

 

Hashim Thaçit, Kadri Veselit,Jakup Krasniqit…

 

Ju jeni bijtë e Kosovës kreshnike,

Dhe si male kryelartë

Qëndruat përballë stuhive

E tash përballë stuhisë tjetër në Hagë…

 

Fajësoheni pse luftuat për liri,

Ndaj bishës shoviniste serbe,

Bota njeh shumë çmenduri

Dhe kjo, çmenduri e të çmendurve…

Si kripa në ujë shkrihen akuzat,

Në heshtjen tuaj pa fjalë,

Dhe ju sërish shtrëngoni bashkë supet

Si dje, në vijë të frontit të parë…

 

Dhe shkëlqen pafajësia juaj

Si borë e parë në mal,

Në jetën tuaj vitet më të çmuara

Janë ato , kur  ballëpërballë

I ndenjtët bishës dhe Kosovës i dolët zot…

 

Ani pse koha shpesh i bën sytë qorr,

Ani pse,harrohet  çdo sakrificë

Ju ngriheni në Hagë madhështorë,

Viganë pafajësie, monumente epike…

23 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page