top of page

BABAI IM, ME THJESHTËSINË E TIJ...


Vullnet Mato

 

Vullnet Mato

 

BABAI IM, ME THJESHTËSINË E TIJ...

(Mezash për kohën tonë, kur fëmijët vrasin babanë)

 

Quhej Remzi Mato, babai im i ndjerë

dhe si mësues quhej thjeshtësia vet.

Nxënësve u jepte, çelësa më vlerë,

për t’i hapur me duar, rrugët në jetë.

 

U mësonte shartim e krasitje peme,

të thurnin me shtiza, triko e çorap,

të qëndisnin me grep ornamente,

t’i bënin mandolina, kungujt e gjatë.

 

Ndreqte mekanizma të çdo lloj ore.

Bënte fotografi, pa rrymë elektrike,

kur mes oxhakut, binte hëna diellore,

stamponte mbi letër, figurat filmike.

 

Bëri çikrikun vaditës, në përrua,

bëri kopje njerëzore, siç ishte vetë.

Pa lënë gruan të merrte diku hua,

bëri nëntë kalamaj, shpejt e shpejt.

 

Bëmat pa fund, të krejt veprimtarisë,

bëhen pak a shumë, njëqind zanate.

Me to, e me karakterin e thjeshtësisë,

ndihmonte këdo, në punë e taksirate.

 

Por bëri dhe atë që nuk e bënte dot,

asnjë mësues shqiptar ose minoritar, 

askush nga ata që quhen sarandiot,

dhe as vet Jugu e Shqipëria mbarë;

 

Me lapsa plumbi, në shkollë katundi,

bëri mina vigane, për shpërthime hata.

Minoi nga qielli, Kanalin e Korfuzit,

fundosi në det, anijet e fuqive mëdha.

 

Meqë incidentit, nuk i dolën të zotët,

kordhëtarët vendor, të stepur nga habia,

vranë mendjen kush e bëri proçkën?...

Me siguri ai dhaskali, që bënte çudira!...

 

Dhe pasi mori për zanatet e vërteta,

rrogën mujore, pesëmbëdhjetë franga,

për zanatin absurd, që i dha gënjeshtra

mori pesëmbëdhjetë vjet, në pranga. 

 

Tani babai im, i varrosur thjeshtë fare,  

përmendet me nderim: Profesori Mato.

A nuk meriton, për mizoritë familjare,

dëmshpërblim si minahedhës nga Nato?...  , ME THJESHTËSINË E TIJ...

(Mezash për kohën tonë, kur fëmijët vrasin babanë)

 

Quhej Remzi Mato, babai im i ndjerë

dhe si mësues quhej thjeshtësia vet.

Nxënësve u jepte, çelësa më vlerë,

për t’i hapur me duar, rrugët në jetë.

 

U mësonte shartim e krasitje peme,

të thurnin me shtiza, triko e çorap,

të qëndisnin me grep ornamente,

t’i bënin mandolina, kungujt e gjatë.

 

Ndreqte mekanizma të çdo lloj ore.

Bënte fotografi, pa rrymë elektrike,

kur mes oxhakut, binte hëna diellore,

stamponte mbi letër, figurat filmike.

 

Bëri çikrikun vaditës, në përrua,

bëri kopje njerëzore, siç ishte vetë.

Pa lënë gruan të merrte diku hua,

bëri nëntë kalamaj, shpejt e shpejt.

 

Bëmat pa fund, të krejt veprimtarisë,

bëhen pak a shumë, njëqind zanate.

Me to, e me karakterin e thjeshtësisë,

ndihmonte këdo, në punë e taksirate.

 

Por bëri dhe atë që nuk e bënte dot,

asnjë mësues shqiptar ose minoritar, 

askush nga ata që quhen sarandiot,

dhe as vet Jugu e Shqipëria mbarë;

 

Me lapsa plumbi, në shkollë katundi,

bëri mina vigane, për shpërthime hata.

Minoi nga qielli, Kanalin e Korfuzit,

fundosi në det, anijet e fuqive mëdha.

 

Meqë incidentit, nuk i dolën të zotët,

kordhëtarët vendor, të stepur nga habia,

vranë mendjen kush e bëri proçkën?...

Me siguri ai dhaskali, që bënte çudira!...

 

Dhe pasi mori për zanatet e vërteta,

rrogën mujore, pesëmbëdhjetë franga,

për zanatin absurd, që i dha gënjeshtra

mori pesëmbëdhjetë vjet, në pranga. 

 

Tani babai im, i varrosur thjeshtë fare,  

përmendet me nderim: Profesori Mato.

A nuk meriton, për mizoritë familjare,

dëmshpërblim si minahedhës nga Nato?...  

17 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page