(Kur linda unë, babai ish 41 vjeç me pashaportë,
por nga nëna, 43 vjeç!
Këtu në këtë foto, nuk e di sa ish!)
Baba, baba…
A po më flet?!
A po më dëgjon?!
A po më shikon?!
A po më lexon?!
Se mua më duket sikur të kam përballë
Si dikur!
Edhe pse një fotografi kam vendosur në profil
Tënden fotografi që e dua kaq shumë
E më duket sikur kam gjithë botën që më ulet këtu me mua
Përballë meje
Në halle, në gëzime,
Në vështirësitë e jetës
Në sfida e në scandalet e jetës
Kur gjithmonë
Më vijnë ndërmënd fjalët e tua baba
Thirrja jote në emër
Zëri yt i ngrohtë e më dukej sikur më përkëdhelje
E kur më qortoje
E kur më zemëroheshe…
Por të bindesha!
Isha fëmijë më i mbarë nga të gjitha vajzat
Të respektoja pamasë
Sikur dhe të lumturoja!
E tanj më duket sikur po më flet
Me ëmbëlsi nga ajo fotografi
Të vendosur në murin e profilit tim
Në ballinën e shtëpisë
Në shpirtin tim
Si një ëngjëll mbrojtës e si një zot
Që më bëre të nderohem
Për këtë që jam
Bija jote
Gjaku yt
Ëndrra jote
Ëndrra e fundit. Përgjithmonë!
Comments