top of page

B U B U L I N A


Mihal Gjergji

 

 

B U B U L I N A

 

Kërkova, por s’e gjeta varrin tënd

Nuk ka, më thanë, mos rend në asnjë vend

Në krahë pulëbardhash endet shkëmb më shkëmb

Oh, dhimbja jote, s’di se sa më dhëmb!

 

Më thanë, që syri yt nuk bënte gjumë

Me detin tok, gjëmon e ngre furtunë

Një dallgë malli brigjet puth me shkumë

Dhe kthehet prapë e shfaqet në “Liburrnë”

 

Ca krushq të ngrirë te pragu kanë qëndruar

Nga rraca jonë, që s’di ç'e ka mallkuar

Me lule gjaku ballin kanë mbuluar

Qivuri yt - në shpirtin e trazuar!

 

Athinë, Shkurt 2017



 

7 views0 comments

Comentarios


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page