top of page

Autori i "The Exorcist" zbulon dramën shqiptare të viteve shtatëdhjetë


William Peter Blatty

Dimiter” një roman për diktaturën


Autori i "The Exorcist" zbulon dramën shqiptare të viteve shtatëdhjetë


Dr Fatmir Terziu



Dimiter” është romani më i fundit që trajton temën e diktaturës shqiptare. Periudha nën udhëheqjen e Enver Hoxhës është një aspekt i këtij romani. Autori i tij, shkrimtari William Peter Blatty, ka hedhur vështrimin e tij rreth viteve 70-të, duke depërtuar në një skenë me vrasje, hakmarrje dhe situata pezull. Ky roman zbulon një botë të asaj periudhe, ndër më të izoluarat e botës dhe mjaft totalitare. Një i burgosur i dyshuar se ishte një agjent armik është mbajtur nga ana e sigurimit të shtetit në një nga burgjet më agresive. Edhe pse nën një trysni, torturë të tmershme e të paimagjinueshme, ai nuk i nënshtrohet frikës dhe mban një qëndrim të qetë e të heshtur. Ai më pas shpëton dhe në rrugën e lirisë, plotëson një mision misterioz. I burgosuri ka një emër të çuditshëm, Dimiter, emër që mban edhe titullin e romanit. Mbiemri i tij është i lidhur natyrshëm me emrin e tij, që e paraqet me origjinë nga vendet sllave, por që paraqitet si një agjent amerikan i ardhur nga ferri.

Infermierja bukuroshe

Pas kësaj lirie, skena transferohet në Jeruzalem. Ajo është një skenë që fokusohet në spitalin Hadasa. Në këtë skenë janë më pas edhe protagonistë të tjerë, Peter Meral, që është një detektiv i policisë Kristiano-Arabe, Dr. Moses Mayo, që është në faqet e romanit një neurolog me humor, është infermierja me emrin Samia, që pasqyrohet si një femër mjaft tërheqëse dhe mjaft zyrtarë të tjerë amerikanë dhe izraelitë si dhe stafi i spitalit. Infermierja bukuroshe karakterizohet si një ‘gjuhëbrisk’ dhe është një vertebër letrare në këtë roman përkrah Dimiter. Të gjithë këta karaktere dhe skenat që lëvizin shpejt e bëjnë ritmikën e leximit një spiral tërheqës që të bën të rikthehesh dis herë për të shijuar bukurinë e të shkruarit dhe tensionuar nga vdekjet deri sa klimaksi arin majën.

Balancon filozofinë dhe trillin

I shpalosur me një stil tipik, romani nën dimensionin e shkruar për një kohë të ndryshur historike jep me ritëm të pamëshirshëm fatet, ku Haxhinikolov është imponues dhe tregimi si një faqe e kthyer e historisë, edhe pse vetë ky roman është i shqetësuar si dhe vetë skena e shkruar nga ky autor i mirënjohur më parë nga romani i tij "The Exorcist" është i fiksuar tek kërkimi për besimin dhe të vërtetat e gjendjes njerëzore. Haxhinikolov është romani i parë i plotë i shkrimtarit William Peter Blattyqë nga viti 1983, pas publikimit të romanit “Legjioni”. Në këtë roman autori kërkon më tej se filozofia dhe trilli, ndërsa tek romani që e bëri të njohur "The Exorcist" ai u mundua të balanconte filozofinë dhe trillin.

Nick Owchar i “Los Angeles Times” e cilëson këtë roman kështu: “Nëse e shikoni më për së afërmi, historia e këtij romani të bën të ndjesh një dremitje fshehurazi. Një dremitje teologjike për misterin thelbësor të Ungjijve që të krishterët e kremtojnë kudo të dielën: Ringjallja. Blatty ka marrë përsipër të trajtojë një mesazh të besimit fetar dhe prek aty brenda një komplot të shpejtndodhur për një arsye themelore”.

Ky autor me romanin "The Exorcist" ariti të shiste 13 milion kopje, duke iu referuar përllogaritjeve të cituara në mediat aerikane. Dhe të gjitha këto shitje u kryen në Amerikë. Ndërsa me romanin e tij të ri, "Dimiter," publikuar këtë muaj, që është i preokupuar në mënyrë të ngjashme me të mirën dhe të keqen, me misteriozen dhe çudibërësen, edhe pse është edhe diçka si një përkitje e nisjes, thuhet se shitjet mund të kapërcejnë më tej.

Bërthama e këtij romani

Bërthama e këtij romani daton me filmin e realizuar sipas romanit të këtij autori filmimin e "The Exorcist." Blatty sjell një fakt për një prift jezuit të ekzekutuar në Shqipëri që mundohej për të pagëzuar foshnja në një kamp burgimi. Nga skenat e trajtuara në roman figura qendrore mer një trajtë mitike dhe biblike duke kapërcyer instanca të njohura e të panjohura më parë.

Misteriozja është një udhëtesë e pandalshme në faqet e këtij romani, të cilin shkrimtari shpreson ta sjellë në ekran me drejtorin Friedkin.

13 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page