top of page

AUTOLËVDATË


AUTOLËVDATË

sprovë për t’u bërë kopjac …


Nga Dr Bardhyl Maliqi


Linda në Konispol në një afresk të planetit,

çukita farëza dijesh biblotekave të Shkodrës e Tiranës,

banoj në Sarandën ylberore anës detit,

me zemrën zog në çdo skaj të planetit.

Me profesion jam hulumtues i shpirtit njerëzor,

i martuar me planetin Afërditë ne mujain qershor,

por këtë s’ma besoi nepunësja e gjendjes civile

dhe u rimartova në korrik me një trupprille.

I gjatë aq sa mund të zhvendos planetët në qiell,

të këpus frutat e ndaluara të mbretit Diell;

pesha sa një lis, plus një zog e minus një pupël,

që e lashë në muzeun e arteve në Luvër.

Shenjat e veçanta i kam të padukshme,

pasi ato janë një pyll i gjelbër ne mendjen time,

nga goja i mprehtë si shpatë e nga zemra zjarr,

me sytë si Syri i kaltër aty nënë mal,

me ngjyrën e gjelbër e të kaltër përzier,

me bindje te fuqia njerëzore nën këtë hise diell.

Simpatitë: natyra, femrat dhe artet e bukura,

Antipatitë: servilët meshkuj dhe lajkataret flutura.

Frikëra s’pata as kur u takova me jashtëtokësor’,

por me tut fobia e fetarizimit njerëzor,

unë besoj se hapsira, koha dhe dija janë të pafundme,

pasuria një kompjutër dhe tre biblioteka me mendje…


Shkruar 12 Nëntor 2016 - Botuar në kujtim të krijimtarisë së tij

24 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page