top of page

ATDHEU NGA “FJALA”


Dr Fatmir Terziu

ATDHEU NGA “FJALA”

Dr Fatmir Terziu


Ndonjëherë edhe një fjalë mjafton. Mjafton një fjalë në ngacmimin e saj. Në atë ngacmim, ku “Në krye ishte fjala dhe Fjala ishte me Zotin... Dhe fjala u bë mish dhe erdhi të banojë mes nesh...

Tek lexoj “Pasqyrat e Afërditës

Tek lexoj “Pasqyrat e Afërditës”, dhe përcjell mes tij edhe mendimin e #Lluka #Qafokut që shpërqëndron artistikisht #Dionis #Qirzidhi tek libri i tij, fjala mer një kuptim tjetër më të thellë. Ndoshta në vetë atë kornizë të artë të saj, nga ku lindën, lindin dhe do të lindin ata që u dashuruanfort pas saj, pas asaj fjale rreth së cilës ne më së shumti shpesh herë ‘mëkatojmë’. Atdheu nga “Fjala”.

“Fjala” ...

“Atdheu”...

“Mëkatojmë?!”

Duke rrëmuar nën ‘fuqinë e mëkatit ndaj fjalës’ dhe po aq edhe të kërkimit rreth të cilit Qirzidhi tenton ta rikthejë në qëndresë kohore, ajo që më bën përshtypje është se ‘mëkati’ ndaj fjalës është pikërisht në një lidhje të gjatë ose aq të hershme sa vetë kuptimi i fjalës për fjalën që ai e gjen në kumtin e saj ‘be’ e që sipas tij është në kuadraturën e fjalëve ‘beja’, ‘besa që përbën kuptimin e Kombit shqiptar’. Pra është një strukturë e një fjale që lidh tërësinë e të qenit i organizuar, i besuar dhe tejet i lidhur me lidhjen filozofike dhe hyjnore me ‘Fjalën’. Jo aq thjesht kjo në atë çka është thënë e analizuar, konceptuar e ideuar më parë, as edhe tek proverbat e njohura që dhurojnë kuptime të qarta si ‘kur jep fjalën ..., jep besën’ etj.

Fjala, në strukturën e Kombit

Fjala, pra në strukturën e Kombit tonë është vetë mishërimi rreth saj. Është ndoshta e para fjalë e tillë e lindur nga “Fjala” që na dha e na jep mundësinë të kemi arsyen logjike, mundësinë e perceptimit dhe asaj të filozofimit të gjërave që pasojnë mes fjalës dhe nga vetë “Fjala”. Ajo është një kod më vete. Një kod që na jep krenari dhe nder në ekzistencën tonë. Dihen arsyet dhe ato janë së fundi edhe në kodin “Besa” të shqiptarit në kohë dhe në ekzistenca të ndryshme. Shpëtimi i hebrenjve nga Holokausti ndoshta është pika më e duruar dhe më qëndrestare në fjalën e kuptimin e saj tek “Besa”. Pra tek thjeshtësia e saj, tek komunikimi i saj kodik nga ekzistenca. Nga ajo ekzistencë reth së cilës lindin dhe ravigëzohen mjaft kuptime të mirrëfillta me vetë fjalën që lidhet tek “Fjala”, apo ‘besa e dhënë; besa e dhuruar; besa e trashëguar etj’. Të gjitha flasin për primaritetin e “Fjalës”.

Koncepti indian për fjalën

Një përafëri në këtë na jep koncepti indian për fjalën thuajse të ngjashme në ekzistencialitet, fjala Mukhya (Sanskritisht). Në kuptimin e parë ‘fjala’ në këtë gjuhë është vetë arsyeja e ekzistencës, është një ‘kanun’ logjik i perceptimit, organizimit dhe mishërimit të jetës. Ajo është një tingull i kombinuar i gjërave dhe shërben si një simbol për të shprehur veten, karakterin, arsyen, jetën, familjen tërësinë që të lidh e të shoqëron. Ajo qëndron stoike në primaritetin e saj. Është një devizë. Një kod rreth së cilit lidhen e vërshojnë kode të tjera që përcaktojnë dhe ravijëzojnë mjaft gjëra. Në përmbledhje të shkurtër kjo lidhje me kuptimin për “Fjalën” do të thotë ‘fjala e fjalës’ si burim për njohuri. Dhe ajo më tej korespondon me ‘autoritetin’ dhe ‘testimoninë’. Ajo përcakton madje edhe ngjyrën dhe ngjyrimin, madje edhe statukuonë e një Kombi. Ajo është edhe një Moto, një udhërrëfyese jo thjeshtë e grumbullimit të fjalëve apo grupfjalëve në një fjali që shënohet ose cilësohet si Moto. Ajo është madje edhe midis flamurit dhe shtetit. Është midis gjithë strukturës dhe arkitekturës së Kombit.

Midis flamurit dhe shtetit

Të gjithë shtetet dallohen nga flamujt e tyre. Disa kanë edhe nga një moto për përforcimin e unitetit kombëtar. Në Komunitetin Europian vetëm pak shtete nuk kanë moton e tyre. Midis tyre janë Irlanda, Italia dhe Portugalia.

1. Belgjika: “Bashkimi bën fuqinë”- Një pjesë e popullsisë së Belgjikës, Ëallon-ët dhe Flamend-ët, nuk e pranojnë ende këtë moto.

2. Britania e Madhe: “Zoti dhe e Drejta ime”- Marrë nga Henry VI, kjo moto shpallet për herë të parë nga Richard I gjatë betejës së Gisor-it gjatë së cilës francezët u mundën. Nëpërmjet kësaj motoje Richardi I donte të thoshte se ai nuk ishte më një vasal i Francës dhe nuk ia detyronte mbretërimit e tij tjetërkujt veç Zotit. Një moto kjo që dëshmon ende për rivalitetin ndërmjet Anglisë dhe Francës.

3. Danimarka: “Ndihma e Zotit, dashuria e popullit, forca e Danimarkës”- Kjo është në fakt motoja e mbretëreshës Margareth II. Zoti, populli, kombi një treshe që e gjejmë shpesh në themelet e shteteve të ndryshme dhe që dëshmon qartë për forcën e karakterit dhe për pavarësinë të cilën ky vend e dëshmoi gjatë referendumit të parë të tij mbi traktatin e Mastricht-it.

4. Franca: “Liri, barazi, vëllazëri”- Kjo gjendej në gjithë monedhat që francezët kanë përdorur. Kjo moto i përgjigjet idealit të shpallur në kohën e Revolucionit të 1789-ës.

5. Greqia: “Liri a vdekje”- Kjo ishte thirja e nacionalistëve grekë që arritën t’i japin fund pushtimit otoman më 21 Mars 1821. Këtë thirje e shfrytëzoi pastaj poeti Donisis Solomos për hymnin kombëtar grek.

6. Hollanda: “Do të mbaj”- Motoja paraqet mbi emblemën e familjes d’Orange sovranin e një principate të Francës Jugore. Revolta e Hollandezëve kundër mbretërisë spanjolle nxiti Guillaume Nassau t’a bëjë të vetëm moton kur ai trashëgoi principatën më 1544. Një motokjo qëmbetet e domosdoshme dhe aktuale edhe sot kur thuhet se hollandezët –poshtë nivelit të detit-duhet të mbajnë detin vazhdimisht jashtë kufijve të tokës së tyre.

7. Luksemburgu: “Duam të mbesim këto që jemi”- Më 1839 Luksemburgu fitoi pavarësinë e tij pas problemeve të shumta që kishin të bënin me territoret e tij. Kjo është një shpallje që tregon kënaqësinë e një populli të vendosur të qëndrojë në pozicionet e tij.

8. Spanja: “Ende më larg”- Më larg shtyllave të Herkulit që ndodhen mbi emblemat kombëtare dhe që simbolizojnë Ngushticën e Gjibraltarit. Një “më larg” që vendi e ka prekur,sepse ai e ka shtyrë ndikimin e tij deri në Amerikën Latine.

9. Gjermania: “Unitet, drejtësi dhe liri”- Vargu i parë i Hymnit Kombëtar është bërë motoja zyrtare e Gjermanisë. Një frazë kjo krejtësisht aktuale që prej rënies së murit të Berlinit.

Vende të tjera në botë kanë devizat, motot e tyre. Kështu Zvicra ka një moto, të cilën të gjithë do të bënin mirë ta mernin për vete dhe të formonin një komunitet të vërtetë: “Një për të gjithë dhe të gjithe për një”. Në Kili motoja dëshmon për vendimin e një populli që llogarit mirë para se t’i çojë gjërat deri në fund: “Në emër të arsyes ose të forcës”. Në SHBA, vendoset gjithshka mbi një mbështëtje me origjinë hyjnore: “Te Zoti, besimi ynë”. Kurse ishulli Maurice ka një moto që është një ftesë e vërtetë: “Yll dhe çelës i Oqeanit Indian”.

Vende të tjera kanë ose nuk kanë moto apo deviza udhëheqëse të ‘ligjëruara’ por kanë ‘fjalën’ që i ka lidhur fort. Thuhet në një proverb shqiptar mes fjalës se ‘burrin e lidh fjala’, e që sot nënkupton se shqiptarin e lidh fjala [më saktë e lidhte] se duket qartë që edhe atë lidhje mes fjalës ne shqiptarët e Atdheut të sotëm e kemi humbur fjalën, për të mos thënë e kemi ‘vrarë’ atë. Po pse vallë dashka të vrasim edhe “Fjalën”, të vetmin ligjërim të lashtë të lidhjes së ‘burrnisë’ (njerëzillëkut) me të?

Koncepti i lidhjes me fjalën

Jo më kot e solla këtë ngjashmëri tek koncepti i lidhjes me fjalën dhe lidhjes së saj me logjikën dhe perceptimin e një Kombi mes ‘motos’ së tij. Edhe në nocionin tonë “Fjala e dhënë” apo “Besa” është një lidhje me ‘autoritetin’ dhe ‘vendosmërinë’, që në disa minikultura të tjera brenda kulturës shqiptare, janë lidhjet me njerëzillëkun, burrërinë, karakterin e tij,gatishmërinë për të ndihmuar, ose edhe për ti treguar udhën mes ‘fjalës’ një të panjohuri në atë udhë etj. Në faqen e tridhjetë e dytë të “#Kanuni i Skanderbegut” thuhet: “Udhtari që s’din udhën, le të pyesi, dhe kushdo ka detyrë me e drejtue...”. Dhe ai, “Ai” pra shqiptari që tregonte udhën është shumë larg. Është larg në kumtin e “Fjalës”, në tërë strukturën e saj. Është thjesht një ‘uniformaxhi’ me e pa ‘pusht-shtet’ që herë vishet si gjeneral e herë si [nuk ma thotë goja] si ‘tradhëtar’. Tradhëtor?!

Mos e besoni po deshët atëherë arsyen e “Hymnit Kombëtar”, mos e besoni... Por besoni të paktën se në logjikën indiane të gjuhës, ku edhe shqipja bën pjesë si anëtare ‘familjare’ me gjysëm pjesë, pra si gjuhë indo-europiane, fjala mund të ketë të paktën tre lloje kuptimesh. Vetë ajo, pra “Fjala” ose “Mukhya” në këtë gjuhë do të thotë ‘kryesor’; ‘shefi’ ose ‘i shquar’. Secili le të zgjedhë në mesin e këtyre tre kuptimeve, pasi në sanskritisht kuptimet e saj datojnë në një epokë të përbashkët, dhe ata janë të pranuar si Sruti (logjike) nga të gjithë Hindusët. Dhe pos vlerave që marrin ata rrjeshtohen ne veda (nene) që lidhen mes tyre: (SYV) "Sundimtar Inner"; (SV) "Kush e lëviz botën?"; (KYV) "Vdekja si mësues"; (AV) "Fryma e Jetës"; (AV) "Dy mënyrat e ditura"; (AV) "Ndërgjegja dhe fazat e saj"; (KYV) "nga ushqimi i gëzimi”; "Mikrokozmosi i Njeriut" dhe (SV) "Jeta dhe Sakrifica".

Një fjalë që rrethrotullon thelbin e ‘Fjalës’

Nga një fjalë që rrethrotullon thelbin e ‘Fjalës’ shihet se ka një garamet të tërë lidhëzor, një logjikë që lidh dhe lidhet vetëm tek “Fjala”. Para disa ditësh një fjalë e tillë e mirë erdhi nga larg. Andej nga ku nisi në pallatin e Hispasanit, në Persinë e lashtë adhurimi i katër gjërave në jetë: poezive, luleve, muzikës dhe dashurisë. #Antologjia “#Lotët e #Virgjër”, një projekt i perceptuar nga #Agim #Mato dhe #Fatmir #Terziu për “Nënat” falë një njoftimi mediatik të poetit korrespodent të Radios së Teheranit në shqip, #Mexhid Yvejsi, ishte një nga antologjitë që do të bëhej prezente edhe në këtë kulturë, ku “Fjala”, kësaj radhe poetike do të kishte në mesin e saj edhe mbi 130 poetë shqiptarë nga tërë Kombi, dhe “Atdheu” bëhej kryefjalë në këtë kulturë mes dashurisëpër nënën shqiptare. Pikërisht atje ku kjo ‘fjalë’ ashtu si poeti Hafez në vitin 1400 dhe më vonë #Omer #Khajami e kthyen jo vetëm si thelb, por me të i kënduan dashurisë dhe verës.

Dhe “Fjala” mori kuptimin e saj

Dhe kështu shqiptarët e kësaj antologjie që transferuan dashurinë më të madhe të njerëzimit, atë të Nënës e kthyen këtë në një fuqi të fjalës. Dhe “Fjala” mori kuptimin e saj, mori udhën e saj. A nuk bëhet kështu “Fjala” thelbi i asaj që na duhet të gjithëve sot? Atdheu nga “Fjala”. Miq më ndihmoni...!


40 views0 comments

Kommentare


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif

Revista Nëntor 2024

bottom of page