Të shoh tek lartëson gradaçela, Por s'ka asnjë pëllëmbë vend për mua! E pse të qëndrova besnike ngahera, E pse më shumë se gjithçka të dua!
I përcolla bijtë, pa rrugë për tek Ti, E pse kurrë s'mendoja, bekim do u hap! Punuan shumë... mjerimin u dhe stoli, Shkoni bij, u thashë, Atdheu rënë në çark!
Në poste të gjithë me gjak prej barbari, Që hanë si shtazët e të ngopur s'kanë, Pa vijnë dhe të largëtit: "Hë, se shqiptari, Rron dhe me ajër, kur s'kanë të hanë"!
Veç të deklarohesh, se nuk je shqiptar, Ne nj'vend pune, nga shqiptari, merr dyfish, Kudo që hedh hapin, ndesh nga një barbar, S'paska të ngopur, këto soj bagëtishë!
Ikin shqiptarët, mbenë rrugëve të botës, Vijnë tufa - tufa refugjatë nga çdo racë, Ne shkojmë skllevër rrugëve të Europës, Refugjatët me lugë floriri, u jep të hanë!
Dhe thasë me florinj, të bien nga qielli, As dhe një monedhë s'merr dot shqiptari, E pse me dhimbje Atdhe, "Të duam" të themi, Pa prona, pa dheun e atit, na la barbari! ..........................................
Të shoh, tek lartëson gradaçela, Por s'ka asnjë pëllëmbë vend për mua! E pse të qëndrova besnike për ngahera, E pse më shumë, se gjithçka, TË DUA!
Comments