![](https://static.wixstatic.com/media/a48dbc_736294b83c5b429c9570e5173cc94236~mv2.png/v1/fill/w_980,h_980,al_c,q_90,usm_0.66_1.00_0.01,enc_auto/a48dbc_736294b83c5b429c9570e5173cc94236~mv2.png)
Atdhe Mes teje dhe meje Atdhe është jehona e maleve zëri i stërgjyshërve thërret të tijën Haidi kthimit në shtëpizën malore oxhakut dhe rrugëve të bardha flakës dhe zemrave të zjarrta. Mes teje dhe meje Atdhe janë kalorësit e shkumtë të valëve që presin me gjethin e parë të më kthejnë si kostadini Doruntinën pragut bregdetit ku zhurmojnë reliket e prangave të lirisë. Mes teje dhe meje Atdhe janë zogjtë korrierë të qiellit një sy shqiponje që më rri pranë sa herë lind e perëndon dielli. Atdheu im i vogël ishe për të na mbajtur të gjithë... por për ne, i madh je sa një Botë, a e di!?
Comments