AT GJERGJ FISHTËS ! IN memoriam *
(poezi)
Nga Përparim Hysi
Po të falem AT i SHENJTË
PO të bie në gjumë,i ngrati,
Se këndove me lahutë
Trimërinë me derte FRATI!
Kush fytyrën engjëllore
Masakrisht ta nëpërkëmbi
Eh, ç'shëmti dhe sa mizore
Edhe varrin , ty ta nëmi.
Ti,LAHUTË e gjallë MALCIE
Që lëshove zë kushtrimi
APOSTUL i Madh SHQIPËRIE
Humbe se sundoi "shëmtimi".
Ti e mbrojte SHQIPËRINË
Në PARIS e në NEWJORK
Por"shëmtimi" në harrim
Dhe për varr asnjë copë tokë!!!
E kërkova varrin tënd
Dhe s'e gjeta asgjëkund
Por të gjeja në çdo"kuvënd"
Nëpër vargje me lahutë.
Andaj falem para teje
Tesh që erdh DEMOKRACIA
APOSTUL I SHQIPTARIZMIT
Ti je NDERI! MADHËSHTIA!
80- vjet ke në amshim 2020 asht bash për ty. Shkoi"shëmtimi" në greminë Për ne gjallë, për krejt SHQIPËRI.
*Ka lindur më 23 tetor 1871 dhe ka ndërruar jetë më 30 dhjetor 1940.
Tiranë,29 dhjetor 2019
Comentarios