Histori
Në kohën e Homerit, hyjnitë nuk ishin më përfaqësues të ngjarjeve apo koncepteve të veçanta, por përkundrazi ndanin barrën e bashkëmoshatarëve të tyre hyjnorë. Një koloni e një qytet-shteti mund të ndante të njëjtën hyjni me qytet-shtetin tjetër; vendet dhe banorët mund të kishin ndryshuar ndjeshëm, duke rezultuar në ndryshimin edhe të përparësive apo nevojave; Perëndia Dhemetra kujdesej për të korrat në një qytet-shtet, dhe për ligjet në një tjetër.
Në kohën kur u përfundua Partenoni në mesin e shekullit të pestë pes, i ngjante kolonave individuale. Ndërsa secila kishte rolin e vet, ato shërbenin së bashku për të mbajtur një çati për të mbrojtur besimtarët nga dukuritë e natyrës. Panteoni u ngrit mbi themelet që pellazgët kishin hedhur më parë t’u ngjitur më lartë nga ku mund t’u afroheshin më shumë perëndive.
Ka burime të panumërta se si këto mite kanë ndryshuar në breza. Ato që kanë mbetur pa zgjidhje janë vargjet që si një kafaz gjigant përbëjnë atë rrjetë kolonash hyjnore më vete. Këto hyjni dhe gjysmëperëndi paraqiten ashtu siç u kuptuan përmes miteve të thurura rreth tyre për të larguar frikën përmes konfliktit njerëzor dhe hyjnor, apo bashkëpunimin dhe kompromisin; për të ndihmuar në ndriçimin e thellësisë dhe gjerësisë së kuptimeve të shkrimeve që, përgjatë hapësirës dhe kohës, rezonojnë me ne, sepse ne i kemi jetuar ato kohë, në njëfarë kuptimi, ato janë histori.
Fillimi
Astrit Lulushi
Kur zhytemi në botën e mitologjisë, ashtu si çdo fe dhe tekstet e saj, është e domosdoshme të nisemi që nga fillimi i botës. Kush e krijoi? Si lindi? Pse duket si tani? A ishte gjithmonë kështu? Përgjigjet e tyre shërbejnë si bazë për përgjigjet emocionale dhe arsyet për të gjitha hyjnitë kryesore, ndërsa lëvizin nëpër historinë e tyre. Një koncept me të cilin duhet të pajtohemi në këto histori është se plotfuqia nuk është kurrë e barabartë me kënaqësinë apo besimin. Në të vërtetë, vendi i perëndive a Panteoni vepron në mënyrë të ngjashme me oborrin aristokratik të ndonje mbreti; ku pjesmarrësit lëvizin fshehurazi, me hijeshi, manipulues dhe mbi të gjitha, me xhelozi.
Dhe ne, si vëzhgues të tjeshtë, nuk mund t'i shpëtojmë mendimit që na mundon: a janë perënditë thjesht të mërzitur nga jeta e përjetshme? Ndoshta po, por e vetmja gjë më e vështirë se marrja e kontrollit të kozmosit është ruajtja e tij. Kaosi, Urani dhe Gaia, filloi me Dheun, "Tokën Nënë", një koncept që ne e mbajmë edhe sot e kësaj dite, dhe Uranin, Qiellin me re. Para këtyre të dyve, ishte Kaosi, ose gremina a humnera, as hyjni as demon, megjithëse zotëronte cilësitë e të dyjave. Kaosi i ngjante më shumë ujit, diçka pa formë, hapësira e bashkuar e qiellit dhe e tokës përpara ndarjes së tyre, duke dhënë dy entitetet hyjnore.
Është interesante se të lashtët e shtynë debatin në lidhje me parakrijimin e botës në fushën e filozofisë, por jo të fesë, dhe e quajtën këtë "kozmogoni". Disa burime, si Teogonia e Hesiodit dhe Bibliotheca e Apollodorit, tregojnë për një konceptim të papërlyer të Uranit nga Gaia; të tjerë, nga poetët spartanë deri te Ciceroni i Romës së lashtë në De Natura Deorum, tregojnë për Eterin (Ajrin) si babain e Uranit, i cili ishte perëndia e "ajrit të sipërm" ose ajri që merrte frymë nga perënditë. Koncepti është se të dyja këto hyjni ekzistonin për të sjellë formën në botën deri atëherë pa formë.
Vetëm në brezat e mëvonshëm të hyjnivve, shohin shfaqjen e hyjnisë që i ngjan njerëzimit, një Gjigant ose Titan që shkon aq larg sa të krijojë njerëzimin me duart e veta. Këto qenie hyjnore qeveriseshin nga emocioni njerëzor. Zotat e hershëm dhe fëmijët e tyre japin një pasqyrë të frikshme, sipas mendësisë së lashtë: sado e lirë ishte energjia dhe natyra hyjnore, ajo ishte gjithmonë nën gishtin e madh të dominimit njerëzor. Megjithëse kishte shumë mistere që rrethonin botën e lashtë, njerëzit ishin të bindur se mënyrat e tyre e të menduarit ishin aq të afërta me hyjnoren sa çdokush mund të merrte prej tyre.
Urani, pavarësisht origjinës së tij të kontestuar, pranohet botërisht si, siç shkruan Apollodorus, "i pari që sundoi botën". Këtu shohim për herë të parë njerëzit e lashtët, duke i dhënë përparësi qiellit, duke pasur parasysh mbretërinë e ajrit qiellor të Uranit. Qiellit i jepej kjo peshë për shkak të paprekshmërisë së tij. Mund të ndodhë gjithashtu që njerëzit e lashtë, si pellazgët që ishin të parët që u vendosë në këto trojet, të strukturonin mjedisin e tyre fizik në një hierarki të thjeshtë; Natyrisht, qielli ekziston mbi tokë dhe det, dhe këta dominojnë për shkak, se janë të pamasë e të panjohur dhe për rrjedhojë të frikshëm.
Pavarësisht se nga erdhi, Urani dhe Gjëja (Dheu a Gaia) lindën dymbëdhjetë fëmijë, të cilët e ndanë më tej kozmosin në sferat e tyre, duke filluar nga oqeanet, deri tek ato të pakuptueshme dhe të ndërlikuara, si koha. Të dy kishin fëmijë të tjerë që ecnin në tokë dhe mbanin shenjat e hershme, groteske të formës njerëzore: këta ishin pesë Ciklopët gjigandë me një sy; dhe tre "Njëqind Duart". Këta, ishin gjigantë në "madhësi dhe forcë" të mbuluar me njëqind duar dhe pesëdhjetë koka. Pasardhësit e dy hyjnive origjinale, u përbuzën nga Urani, i cili, duke vendosur skenën për shumë mite që do të vinin, i lidhi së bashku dhe i futi pesë Ciklopët dhe të tre "Njëqind Duart" nën tokë, ose Tartarus, që ishte "i largët nga toka sa toka. nga qielli”, sipas Apollodorus. Kjo i la dymbëdhjetë Titanët si trashëgimtarët e vetëm eventual të tokës dhe kozmosit, megjithëse, asgjë nuk do të ishte aq e lehtë, madje edhe për hyjnitë, për të sunduar.
Shaka dhe Depresion
Astrit Lulushi
Abraham Lincoln përjetoi shumë vështirësi në jetën e tij, duke vuajtur nga "melankolia", që sot quhet “depresion klinik”. Presidenti i 16-të i Shteteve të Bashkuara pëlqente të bënte shaka. Ndoshta ishte ilaçi i tij ndaj depresionit.
Historitë e tij të shumta të mprehta shkaktonin nënqeshje dhe rënkime në të njëjtën masë, ndërsa humorin e mprehtë e përdorte për të tallur si rivalët, edhe veten e tij.
Humori ishte një mekanizëm çlirimi për Linkolnin, vazhdimisht nën tendosje të madhe, veçanërisht gjatë Luftës Civile Amerikane.
Kur i raportuan se një gjeneral i tij pinte alkohol para se hidhej në sulm, Linkolni u tha:
“Pyeteni se çfarë lloj akooli pi dhe u thoni të gjithë gjeneralëve të pijnë para se të sulmojnë”.
Gjatë mbledhjeve kritike të kabinetit, ai shpesh fillonte duke lexuar një pasazh nga një prej humoristëve të tij të preferuar. Në një rast, kur të mbledhurit për takimin e zymtë nuk e vlerësuan humorin, Lincoln u tha:
“Zotërinj, pse nuk qeshni? Me sforcimet e frikshme që më ndodhin natën dhe ditën, nëse nuk qeshja herë pas here, do të vdisja. Edhe ju keni nevojë për këtë ilaç po aq sa unë”.
Ashtu si kryeministri britanik i kohës së L2B, Winston Churchill, Lincoln e dinte se sa e fuqishme mund të ishte e qeshura në kohë të vështira. Zgjuarsia e mprehtë e Linkolnit ishte njëkohësisht vetëpërçmuese dhe, nganjëherë, një armë e fuqishme në sferën politike.
“Tani kam arritur në përfundimin që të mos mendoj më kurrë të martohem; dhe për këtë arsye: Unë kurrë nuk mund të jem i kënaqur me dikë që do të ishte aq i bllokuar sa të më kishte mua.
Abraham Linkoln tallte veten po aq sa këdo tjetër.
Në 1842, i riu Abraham Lincoln tallte publikisht politikanin James Shields gjatë një debati në Illinois, duke e shtyrë Shields ta sfidonte në një duel. Duke qenë trupmadh dhe më i fortë, Lincoln, i cili kishte privilegjin të zgjidhte armët, shkoi me "shpata të gjera të përmasave më të mëdha". Dy burrat më vonë shpallën armëpushim ditën e duelit.
Nê një takim me një të huaj, i tha: "Disa vite më parë u betova se nëse do të hasja ndonjëherë një njeri më të shëmtuar se unë, do ta qëlloja në vend." .
Në një nga historitë Linkolnit përfshihet:
“Shpjegimet shpjeguese të shpjegimeve të shpjeguara janë të pafundme”.
Në një nga debatet presidenciale të vitit 1858 me Stephen Douglas. Lincoln u tall me idetë e kundërshtarit në lidhje me sovranitetin popullor, duke tërhequr të qeshura nga turma.
“Sinqerisht, nëse do të isha me dy fytyra, a do t'ju tregoja këtë që kam?”
Ky koment vetë-përçmues është ndoshta komenti më i famshëm i Lincoln-it, në përgjigje të akuzës së Douglas se “ai ishte me dy fytyra.”.
Gjatë Luftës Civile, Lincoln u bë gjithnjë e më i frustruar nga mosgatishmëria e gjeneralit të Unionit George McClellan për të sulmuar Ushtrinë Konfederate:
“I dashur McClellan: Nëse nuk dëshiron ta përdorësh ushtrinë, do të doja ta huazoja për një kohë”.
Comments