Hylli
Astrit Lulushi
Shumë nga ata që janë marrë me historinë e lashtë kanë devijuar nga e vërteta, pasi kanë shkruar për interesat e tyre ose të atyre që u kanë shërbyer. Burimet e lashta janë transformuar ose historianët kanë heshtur për ato që kanë gjetur. Një nga autorët e lashtë që është marrë me mitologjinë ose historinë e asaj kohe ka qene Hesiodi në shekujt 9-të dhe 8-të para erës sonë, kohë e lulëzimit të letërsisë epike ku dallohej Homeri. Të tjerë të lashtë si Herodoti, Platoni, Aristoteli Plutarku etj., dolën disa qindra vjet më pas.
Në Theogoninë e tij, Hesiodi shkruan:
“Ka një tokë që quhet Ellopia me shumë lumenj dhe livadhe të pasura, tufa dhish e delesh dhe lopë të shumta. Aty banonin shumë fise njerëzish. Dhe mbi kufirin e tij ishte ndërtuar një qytet, Dodona; Zeusi e donte atë dhe e caktoi si orakullin e tij, të nderuar nga njerëzit…Dhe ata (pëllumbat) jetuan në zgavrën e një lisi. Kushdo që shkonte në atë vend dhe pyeste perëndinë e pavdekshëm sillte dhurata me ogur të mirë. Aty banonin Thesprotët (fis pellazg. sh. im).
Nga njerëzit aty, ishte një i quajtur Meleagër. Të gjithë ata që do të kishin guxuar ta luftonin atë me shtizë ose të hidhnin akuza kundër tij, përveç Herakliut, pasardhës me zemër të madhe i Alkeut, do të kishin vdekur; i tillë ishte Meleager i fortë e i dashur për Aresin, djalin e e Eneusit dhe Althaeas. Nga sytë e tij të egër shkëlqente një zjarr i mrekullueshëm: dhe një herë në Kalidonin e epërm, ai vrau bishën shkatërruese, derrin e egër. Në luftë dhe në grindje të tmerrshme asnjë nga heronjtë nuk guxoi të përballej me të, kur ai shfaqej. Por Meleager u vra nga duart dhe shigjetat e Apollonit, ndërsa po luftonte me Kuretët për Kalidonin e këndshëm.
Dhe këtyre të tjerëve i lindën Oeneusi; Feresi, zbutës kuajsh; Agelausi, që ia kalonte të gjithë të tjerëve; Tokseusi; Klimeni; Perifa;, Gorga me flokë të bukura; dhe Deianeira e mençur, e cila ra në dashuri me Herakliun e fuqishëm dhe i lindi Hylli, Gleni, Cesipi dhe Odita. Këto Deianeira i barti, dhe me padije bëri një gjë të frikshme, kur veshi robën e helmuar që i solli vdekjen...”
Dhe Hylli, e dimë kush është; prej tij dolën Ilirët e më tej.
Fabula
Astrit Lulushi
Midas; i magjepsur dhe i mallkuar. Mori ar; çdo gjë që prekte iu bë flori, dhe me veshët e tij të gjatë, sa më i vogël aq më mirë. Midas i kishte gjykuar gabim tonet e muzikës së qiejve; Ai kishte fyer Apollonin dhe perënditë, dhe ata ia plotsuan dëshirën, e kthyen të gjithë në ar dhe ai mbeti pangrënë.
Sa e vërtete me këto përralla të lashta. Për shembull, ajo Fabula tjetër e vjetër e Sfinksit, i cili u ul buzë rrugës, duke u kërkuar njerëzve që kalonin të shpjegonin enigmën, dhe nëse nuk mund t'i përgjigjeshin, ai i shkatërronte.
Një Sfinks i tillë është jeta, për të gjithë njerëzit dhe shoqëritë. Natyra është e bukur, si Sfinksi; fytyrë e një perëndie, me duart që përfundojnë në kthetra dhe trup luaneshe. Ka në të një pamje, që do të thotë rend qiellor; delikatesë ndaj urtësisë; por edhe një egërsi, fatalitet, që krijon terr për atë që e injorojnë; si njeriu gjysmë i burgosur i mbështjellë me kaos. Dhe, a nuk na vë përpara ky Sfinks, gjëegjëza për t’i zgjidhur? Secilin e pyet me zë të butë, por me një domethënie të tmerrshme: "A e dini kuptimin e kësaj Dite? Çfarë mund të bëni sot - përpiquni ta bëni me mençuri".
Natyra, Universi, Fati, Ekzistenca, sido që ta emërtojmë këtë të paemërtueshme në mes të së cilës jemi, është si një ankth pushtimi për ata që mund t’i dallojnë porositë e Sfinksit dhe t'i zbatojnë; kush nuk mundet, rrënohet.
Për t’iu përgjigjur gjëegjëzës duhet mençuri, ose hidhu në krahun tjetër të rrugës. Natyra është luaneshë memece, e shurdhër ndaj lutjeve. Dhe njeriu duhet të jetë ose rebel ose i bindshëm.
Rrugë e pamundur
Astrit Lulushi
“Çfarë duhet bërë, çfarë do të bënit? pyet një, me ton padurimi, gati qortimi; dhe pastaj, nëse përmend një gjë, dy, disa, njëzet gjëra që duhen bërë, kthehet me një prerëse satirike dhe, "Këto janë ilaçet e tua?"
Gjendja shpirtërore e krijuar nga një pyetje e tillë ia vlen të reflektohet. Duket se është marrë si e mirëqenë të pyesësh, se ka ndonjë 'gjë' ose një grusht 'gjërash' që mund të bëhen; ndonjë masë ndryshe, me anë të së cilës sëmundjet sociale të përballeshin në mënyrë të drejtë, të pushtoheshin, t’i jepeshin fund; dhe të mund të vazhdoje të mos shqetësoheshe më.
"Ti na thuaj ç’të bëjmë?", thërrasin të tillë persona, të hidhëruar me të drejtë, "dhe mos na thuaj - si duhet të kurohet”.
Vëllezër, më vjen keq që nuk kam pilula për shërimin e sëmundjeve të shoqërisë. Do të ishte pafundësisht më e dobishme nëse do të kishim një Parlament ku të dëgjoheshin të gjithë. të mos kishte të përjashtuar “ca të nënës, ca të njerkës”, ose masë përmirësuese, të cilën parlamentarët mund ta gëlltisnin një herë e mirë, dhe më pas të vazhdonin kursin e tyre të pastruar nga të gjitha mjerimet dhe të këqijat.
Fatkeqësisht nuk ka asnjë ilaç; vetë Qiejt, në farmakopenë e tyre të pasur, nuk përmbajnë asnjë të tillë. Nuk do të bëhet "gjë" që do t'ju shërojë. Duhet të ndodhë një ndryshim rrënjësor i regjimit tuaj, mënyrës me vjedhje së jetesës; dhe falsiteteve; duhet të ndodhë një divorc shumë i mundimshëm; i gjithi "i pamundur" në Natyrë, vërtetësi dhe integritetin tuaj. Është e mira të ikni; kështu, burimet e brendshme të jetës mund të fillojnë përsëri, si burime Dritash të përjetshme, për të rrezatuar dhe pastruar ekzistencën tuaj të fryrë, të ndyrë, duke iu afruar, si tani, vdekjes pa emër. Gjykoni nëse, me një diagnozë të tillë, ndonjë ilaç është i zbulueshëm.
Grupe 'gjërash' të panumërta, dhe kontinente 'gjërash', vit pas viti, dekadë pas dekade, dhe shekulli, atëherë do të bëhen, kur të ndalë ikja në masë, ç’arsimimi, taksat e larta dhe pensionet e ulta; jo vetëm këto, as një mijë herë më shumë se kaq. Atëherë do të ketë dritë në zemrën e njeriu këtu dhe atje, për të dalluar atë që është e drejtë, se çfarë duhet bërë, nëse nuk do të ishte kurrë kaq “e pamundur”.
Zhargoni i kotë në favor të të padrejtit do të përmbysë veten; do të bëhet vërtet shumë i kotë. Heshtja e një njeriu të tillë aty-këtu, një fjalë e frikësuar nga jehona e saj e dobët, do të zvogëlohet në mënyrë të papërshkrueshme; jo për një kohë, pothuajse në një mënyrë mund të zhduket, - të mençurit i përgjigjen në heshtje, madje edhe ata të thjeshtët marrin shkas për ta rrëzuar kudo që dëgjohet.
Do të jetë një kohë e bekuar; dhe shumë 'gjëra' do të bëhen të realizueshme; kur truri të jetë jashtë, një absurditet do të vdesë. Plotësisht e bekuar koha, kur sharja dhe sarkazma mund të pakësohen dhe aty-këtu fillon një fjalim i vërtetë. Kur zemra hapet, dhe të gjitha gjërat fisnike fillojnë të bëhen të dukshme të prekshme për njerëzit e vendit të vuajtur.
Dituri
Astrit Lulushi
"Më shumë mençuri" - me të vërtetë - por ku ta gjesh? Ne kemi tashmë një ‘Urtësi Kolektive’, sipas llojit të saj. Emërohet dhe zgjidhet ai që është më i paaftë - që mund t’i dalë zot vetes, edhe nëse kapet duke vjedhur. Nëse s’je në një parti, ke një shans më pak akoma.
Ashtu si dje, Meritokraci nuk ka. Urtësia e mjaftueshme mblidhet, si dikur fshati, për ta detyruar të hyjë në kooperativë. Njeriu i rrënuar lëkundet sepse nuk kishte mjaftueshëm “mençuri”; kështu edhe njerëzit në vendin 2 milionë.
Një nga frutet më të pagabueshme të pamençurisë në një komb është se nuk mund të përdorë atë që Dituria është në të vërtetë, nuk qeveriset nga më të mençurit, por nga më të urtët e rremë, apo edhe nga më të mençurit haptazi, nëse vërtet janë më të mençur. Ky është rezultati më i pagabueshëm i Paditurisë; dhe gjithashtu më i dhimbshmi, më i pamatshmi, - jo aq sa mund ta quajmë frut helm, por sëmundje vdekjeje e të gjithë pemës. Në këtë mënyrë ushqehen të gjitha llojet e paurtësive; mbulohen të gjitha gjërat; paaftësia njerëzore mbyt gjithë Urtësinë kudo që kultivohet, shkund botën duke e lënë të varfër, shterpë nga Dituria - e bën vendin joadekuat. Vërtet është e domosdoshme, që Urtësia të jetë aty, nëse ende s’ka ikur.
Ideali
Astrit Lulushi
Është e vërtetë, të gjitha gjërat kanë dy fytyra, një dritë dhe një të errët. Është e vërtetë, në shekuj grumbullohen shumë papërsosmëri; duke u zbatuar në praktikë sa të mundet, rriten në një Realitet; dhe ne pyesim me habi, a është ky ideali ynë!?Sepse, mjerisht, Ideali rritet gjithmonë bëhet Realitet, shpesh në një mënyrë shumë të dhimbshme. Asnjë njeri, sado i madh, nuk është një Zog i Parajsës, që jeton me parfume; duke fjetur në eter me krahë të hapur. Heroik, i pavarur nga varfëria, gjendet ai vetëm në teatër, filma dhe ëndrra; për të shmangur zhgënjimet.
Sipas ligjit të Natyrës, gjithashtu, të gjitha llojet e idealeve kanë kufijtë dhe fatin e tyre fatal; periudhat e tyre të caktuara, të rinisë, pjekurisë ose të përsosmërisë, rënies, degradimit, vdekjes dhe zhdukjes përfundimtare. Çdo gjë që lind veçse duhet të vdesë. Idealet, për t’u bërë të vërteta, kërkojnë shtrat dhe strehë në këtë botë; bëhuni shumë të vendosur për t’i gjetur ato, ekskluzivisht me qëllim për këtë. Atëherë, idealet janë si trupa të sëmurë të shtrirë, të cilët thjesht hanë dhe flenë deri në shpërbërje; Ideal nuk fle, por ngrihet si shpendët e zakonshëm të pyllit, në gjendje të papërsosur, mënyrë të pakëndshme; që plaket, bëhet mjaft i verbër dhe sytë e tij jani disi të errësuar. E keqja bëhet gjithnjë e më e keq me ne; jo se Ideali vdes, por sepse bëhet Realitet i mbushur me gabimet e se shkuarës.
Koha
Astrit Lulushi
Shpesa - a është ende gjallë, apo nuk ka ardhur ende në jetë? Autokracia është gjallë, në kulmin e jetës; mbikëqyrja e kultivimit të tokës, shpërndarja e prodhimit, rregullimi i grindjeve të pronave, gjyqsori, ushtria, “reforma”, përshtatje kudo që qeverisin - edhe trillimit e mashtrimit nuk u mungojnë parimet e duhura.
Sa në heshtje, aq shumë në prehje të ashpër ka rënë ky popull. Ulëritin shpendët pa zhurmë, bagëtitë e egra bredhin në vetmi të lashta; popullsia e pakët, e egër, u “edukua” dhe u detyrua të mbyllë gojën, - duke ndjerë se nën qeveritarët e rinj, historia e tyre ndoshta ka përfunduar. Ata e dinë se çfarë ka përfunduar dhe çfarë është veçse fillimi; vijën ku ndahet njëra nga tjetra nuk e dallojnë. Politikanët u thonë se ky është “premtim elektoral”, vlen vetëm për fushatë, dhe ata nuk e kuptojne se po u shtrëngohet zgjedha. Rrezja e diellit dhe era e zbrazët përshkojnë ditët e tyre, dhe ata zbuten me një kafe. Krah për krah flenë kohët; shekujt janë të mëdhenj; dhe ora e lindjes po vjen, nuk ka mbërritur ende, megjithëse do ta prishë qetësinë e tyre; “tempus edax rerum” - koha shkatërron gjithçka - aty ku njerëzit flenë.
Narcisizëm
Astrit Lulushi
Një grup njerëzish, të veçuar për t’u përsosur (elita) nuk duket e shqetësuar. Fjala 'Atdhe’ nuk thotë asgjë; ose kuptohet si turizëm, ku të tjerët mund të vijnë dhe elita të nxjerrë fitime. Si ndodhi kjo? Pse, për Kombin, një çështje shumë e ngutëshme prej mbi 100 vjetësh që është për të folur, heshtet? Është shumë më lehtë të flitet kot, sesa për idenë e bashkimit.
Për disa ose për vetë shtetin, është shumë më e ngutshme frenimi i patriotizmit. Ndjenja nuk shihen më si një meritë. Dhe populli i çoroditur udhëton (emigron). Të vjetërit e përvojës zhysin kapelet më thellë. Kujdes se çfarë thonë - “Detyra jonë e parë ishte bindja”. Dëgjohej vetëm komisari: “Ka ndonjë ankesë?" Asnjë nuk guxonte të përgjigjej: "Po, mijëra!" Por të gjithë qëndronim pa zë, gjërat janë shumë komode në heshtje. Kur dikush flet a kritikon, zyrtari e shan, e nxjerr nga salla. Dhe të tjerët duartrokasin.
Narcët nuk mund të përballojnë kritika, sepse i shohin ato si sulm ndaj egos së tyre të dëmtuar. Kjo brishtësi ngjall frikë për t'u ndjerë "më pak se", frikë nga të qenit i tallur, frikë për t'u ekspozuar si mashtrues.
Ekspertët thonë se e gjithë kjo zakonisht rrjedh nga trauma e fëmijërisë, ku janë bërë të ndihen të refuzuar, të padëshiruar, të neglizhuar etj. Për shkak të kësaj, ata kritikojnë të tjerët, duke e bërë veten të ndihen më mirë.
Me pak fjalë, ndihen keq për veten e tyre, kështu që ulin të tjerët. A e keni parë dikë të ecë duke i hedhur krahun në sup dikujt tjetri që e konsideron mik? Kjo është një nga shumë simptomat e narcisizmit.
Vendi im
Astrit Lulushi
Çfarë skene! Vezullullim i zbehtë, siç bëjnë llambat nëpër natën e errët; Vendi i gjithi në gjumë - dhe për dekada, Koha kryesisht nuk matet më.
Por a nuk kemi përparuar tani në faza të reja? Me çdo lloj automobili në rrugë; adhurimi i heronjve nuk ka ndryshuar, ky është fakti më i brendshëm i ekzistencës dhe përcakton të gjitha të tjerat - kudo tjetër. Socialistë kanë ndryshuar në emër, por aspak në “vlera”. Kini nderim të vërtetë, nderoni njeriun e duhur; sepse keni nderim të rremë, dhe ajo që pason është njeriu i gabuar; atëherë, gjithçka sëmuret. Mjerisht, nëse adhurimi bëhet diletantizëm, dhe kur gjithçka është një klithmë e kotë, kjo Tokë shkon gjithnjë në shkatërrim fatal dhe shtrihet në një rrënim të qetë dembel. Askujt nuk i bie në sy çfarë po ndodh. Të gjithë i shmangen të vërtetës. Derisa më në fund asnjë të mos zbresë, por lart të ngrihet. Sepse Toka është një vend serioz; Jeta nuk është e keqe, por nën Diletantizmim, shumëçka është zhveshur, jo vetëm shpirtrat e njerëzve, por vetë trupat e tyre dhe dollapët e bukës; jeta nuk është më e mundur - gjithçka është reduktuar në dëshpërim, në ligjin e Domosdoshmërisë.
Shumë fakte përsëri; dhe për ta zbutur diletantizmin e mahnitur dhe të djegur me zjarr skëterrë, lindi Socializmi, komunizmi i rinovuar. Zoti që u shkel dhe ajo që ka mbetur ende mes nesh nga heronjtë e paadhuruar, le të shmangë ogurin. Por sido që të jetë, vellot bien dhe liria zëvendësohet; kapaku është mbyllur përsëri me thonj; është mbështjellë me veladon të zi, për të ngritur në vend sheshe turizmi. Megjithëse zhvillimi vjen kur e vjetra largohet dhe populli i përgjumur nga shtrati i ndryshkur çohet. E di, t’i thuash këto për njerëzit në gjumë, nuk është ‘trendi’.
Z. Lulushi, në shkrimet tuaja, po jipni eksplikime të mrrekullueshme të termave, fenomeneve, të historisë etj. Aqë të nevojshme për secilin njeri. Respekt.