top of page

Asllan Osmanaj: Shënime për librin: “Brigje, erëra e vale” të poetit Mal Haziri.


KULTURA E THJESHTËSISË E KRIJUESIT FISNIK


Nga Asllan Osmanaj

  Fillimisht theksoj se Mal Haziri ka vlera si mësimdhënës brezash e veprimtarë i shumë drejtimeve shoqërore. Me dhunti krijuese poetike, të prozës së gjatë e Artit Pamorë. Bilanc që përditësohet e kujtesohet në territorin e Dushkajës, Gjakovës e më larg. Sa më shumë njihet ky person aq më shumë i rritet personaliteti në të gjitha mjediset letrare e njerëzore. Kultura e tij e gjerë përkon me simbolikën-kurorë që quhet thjeshtësi. Si meritorë i disa përfaqësimeve të rëndësishme ndien emocione si fillestarë. Duke mirëpritur me dashamirësi mendime, vërejtje për arritje në të ardhmen krijuese. Buzëqeshja e përhershme me maturi përcjell ndjenjën fizike të Mal Hazirit. Pa pranuar aspak fryrjen e analfabetikëve që me ndyrësira krijuese ngrejnë vetëveten në qiell duke pajtuar edhe sekserë me pagesa fluturuese. Paraqitjet e tyre që ngjajnë me stanin e të marrëve. Që të mos jetë pjesë e kazanit të pistë druhet dhe i rikthehet disa herë mjaft materialeve të përfunduara që nuk i boton. Tani në rolin e poetit Mal Haziri ka rrokur një shumëanshmëri temash të profileve të ndryshme. Nëse diku i referohet vendlindjes së tij Dushkajës, nënkuptimësia përcjellëse përfshin ҫdo cep të viseve shqiptare. Ja si shprehet: “ T’preksha për t’ mirë e imja Dardani, apo Nënlokja ime e mirë”. Duke lexuar këtë libër del në pah thjeshtësia e gjuhës dhe madhështia semantike e stilit të tij të vecantë që përthithet lehtë nga një gamë e gjerë lexuesish. Sa bukur vjen gjetja filozofike në vargjet: “Kur emrin ma kthyen, zemërimi iku. Një grusht yjesh ranë, në prehrin e nënës”. Poezia “Farëshuar” ndjen dhimbjen personale të ikjes pa kthim të mikut që fliste e që dinte shumë, ku thotë: “Kur vdes fjala, pse lulja duhet të ringjallet”? 

Ideja kushtruese e këtij vargu qëndron se mjaft personalitete të spikatura të kombit pasi shuhen, veҫ ҫ’ka mund të vijë si gojëdhënë se po nuk u shkruan, dokumentuan nëpër vite zhduken si hije pa shenjë e gjurmë. Pranoje emrin e birit tuaj ose hiqe nga shpirti atë rrasë guri, duke qenë krenarë i rrënjës së lashtë pellazgë, ilirë etj. Dhe sado furia barbare (dhe brenda veti) u bëmë lis i madh, rrënjëthellë. Bërtet, ulëret me këshillën madhore: “Fati i gjeografisë së mrekullueshme dhe ndjenja na fton të mos braktisim truallin dhe të rikthehen edhe të ikurit për të jetuar në jetë të jetëve. Se kështu rrënjëthellë, trupbashkuar s’na tundin dallgë as barbarë në atdheun e bardhë.” Libri duket si i thjeshtë, madje si sipërfaësorë larg formave klasike. Lëroni në hullinë poetike të tij. Sidomos lexuesit e selitur do të binden për thellësinë e papërceptueshme poetike të Mal Hazirit. Rastësisht mu kujtuan fjalët e të vëllait, Xhaferit, i cili tha : “Mala ka dhunti të jashtëzakonshme të fshehura dhe nuk e di pse frigohet. Luftën e ka me veten për cilësinë…”. Kjo më bindi se para 25-40 viteve sidomos në shtypin kosovar ka botuar disa lirika dashurie shumë përjetuese. Që i mungojnë kësaj përmbledhjeje. A i frigohet nuses, a mos shpërlahet para nipërve e mbesave. Edhe ato pak poezi lirike të realizuara aq mjeshtërisht flasin tepër. Kurrë s’më tha M. Haziri: “ Të flas a të shkruaj qoftë një fjalë të mirë për të”. S’ka njeri që lexon këtë vëllim e që nuk ndihet mirë për krijimtarinë e tij. Është thjeshtësia e tij si natyrë njerëzore. Në krahecje si i skajshëm i egër në kritikë, pa u thelluar në ҫdo material jam më tepër se shurdh-memec. Për dy gjinitë krijuese të moshave llapazagarë dhe të kurroshave trimosha të marrë, një vlerësim ju kam dhënë: “Më jepni pasurinë e botës, ajo krijimtari e juaja , më ngjan njollë nate e letërsisë”. Mal Haziri ka një ndjeshmëri që rrallë kush mund t’i ketë. Ai është shok e mik i të gjithë njerëzve të mirë. Sa të ndjera e të përkushtuara janë poezitë për Hasan Hasanin, Sinan Ukën, për shokët e shkollës, për miqtë, për mërgimtarët, për fëmijët palestinez, për strehën e moҫme, apo për figura reale e ideale të sajuara me simbolika dhe figura të gjithëllojshme e përgjithësuese. Vetëm një njeri me një kulturë të gjerë si Mala mund të shkruajë në këtë formë: “Kur vdiq lumi, njëqind përrocka iu përulen mbi shtratin e mortit, pa ngushëllim. Vdiqën kryengul mbi valën e ndotur…”. Të këtij niveli të arrirë është e gjithë përmbledhja me të tëra tematikat. Befasia më e këndshme qëndron në harmonizimin e dijeve të fjalorit poetik të fjalëve e figurave artistike me thurjen e brendshme stilistikore të ҫdo poezie. Termin e thjeshtësisë e përdora si njeri, por poezitë e tij me shumë kuptimësi duhen zhbiriluar vëmendëshëm që të përthithen endshëm dhe estetikisht.

181 views0 comments

Комментарии


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page