ASLLAN OSMANAJ: FSHEHTËSI TË DASHURA
- Prof Dr Fatmir Terziu
- 7 hours ago
- 4 min read

Cikël kohorë epiteto-metaforike personazhesh -
NGA ASLLAN OSMANAJ
DETYRIM PA PLANIFIKIM
Kur s’ përthithet thjeshtësia duhet saktësia. Dhe në detyra të rëndësishme kujtoj ç’kam heq, më duken shekuj jetë. Besoj s’ka kuadër me aq ndërrim detyrash sa unë. Së fundmi dorëheqja nga redaktor në Qendrën e Shtypit, Botimeve e Përkthimeve në ministri. Për kërshirtarët e tunduar e si të dëshirojnë gati kam dokumentat; të Regjisorit Masovik, të Artilierit Tokësorë, të Filozofisë pasuniversitare, të Universitetit Gjuhë-Letërsi Shqipe dhe të disa kualifikimeve të tjera. U bëj me dije të merakosurve ulërakëve pa vathë të shijojnë dhe notat përfundimtare. Në atë kohë s’ bliheshin gradat as diplomat.
Vëç ndihmesës ushtarake, me shkrime “paskam dëmtuar Serbinë”. Mes pagestarëve të saj dhe i vetëm e i shitur kurrë s’fishkëlleva. Në blindin e caktuar kurrë s’hypa, u solla me makinat e ushtarëve, të OSBE-së dhe shumicën e kohës si këmbësorë.
“SHERRI”
Dhuntitë dhe profesionet ma kanë ruajtur vetinë e një dukurie. Në rast se kam dëgjuar, qoftë një herë një zë, në shumicën e rasteve i njejtësoj. Shumë kohë përpara shpërthimit e disa muaj pas çlirimit, si gazetar ushtrak i Luftës së Kosovës isha i “çmendur” i analizës e lajmit misionar. Ku disa organe ushtarake prisnin materialet e mia nga çdo cep i viseve të Kosovës e Shqipërisë të cilat bëheshin burim i besueshëm edhe për çdo media ndërkombëtare.
E dija që Bujari dhe e bija Rajmonda Maleçka nxirrnin që herët një gazetë në Tiranë për Luftën e Kosovës. Pas shqetësimit të babait të Ramush Hajredinajt, se djalit i kishin mbetur pak luftëtarë në Rrafshin e Dukagjinit, ika në Tiranë mos kam ndonjë burim dijesh për gjendjen. Rajmonda më ndihmoi fshehurazi për të vetmen inzervidtë të koduar me Hashim Thaçin tek lokali “Vjosa” në Tiranë. Rajmondës duke i vluar gjaku atdhetarë nuk ia mbushnin syrin ato që bënte e shkruante dhe në mars të 1998 mer nismën trimërore të ishte pjesëmarrëse në front. Merr armët, vesh rrobat ushtarake dhe rruan kokën e shkon atje. Veç e emërzuar ndryshe. Në luftë e njoha veç nga zëri. “Hesht vëlla, as bashkëluftëtarët nuk e dinë që jam vajzë. Në më lypësh kërkom me emrin “Sherri”. Rajmonda-Sherri autore e disa librave të ndryshëm poetikë, dokumentarë, monografikë etj. Veprimtare e guximshme jo vetëm në një luftë, e kurr nuk e rrahu gjoksin, llapën as si meritore.
“PRAKTIKANTËT”
Në kundërshti me personazhin e parë kanë dalë në terren me “praktikantët” e ndyrë, çakall- helmi llapinatshe. Që ia futin “vrapit” qelbac, pa gjymtyrë, pa zemër e me fytyrë skëterrë të kapin majat e shkretuara për nderim të perënduar e mizorë. Në atë kohë kishin frikë nga vendlindjet e tyre. Që i kishin brsktisur, gati prej dhjetë vjetësh Kosovën e Shqipërinë. Atëherë kur derdhej gjak e tmerr në Kosovë këta flenin qetësisht nën fustanet e grave apo luanin me mbathjet e prostitutave në Evrope e më tej. Tani, këta paguajnë rrenca, media e çdo firmë tjetër që të përfitojnë mbi çiltërsinë njerëzore. Duan dokumenta që të grabisin flamurin si heronj. Titullin pa pagesë të veteranit të UÇK-së kurrë mos e gëzofsha nëse tipa të tillë bashkërenditen si unë e disa të tjerë.
“BACA” ME UNAZË KRAHËSH
Dhe pse i ri Ali Sylajn nuk e njohin vetëm si fabulist e autorë krijimtarish të ndryshme. Në shoqatën që drejton është shquar si organizator veprimtarish interesante. Pse trevat e thërrasin si baca Ali? Një veprimtarë atdhetarë i përkushtuar për çështjet kombëtare. Në Luftën e Kosovës dhuroi gjak, priti e përcolli luftëtarë e të larguar. I pranishëm në Kosovë, Luginë të Preshevës në Maqedoninë e Veriut e kudo ishin vatra të rrezikshme. Me shpirtin njerëzorë, shpesh dhe me Selmom Pepshin e Junikut dhuruan ç’kishin nga pasuria e tyre për Kosovën.
Veçoj qasjen e Aliut e disa të tjerëve për “Dosjen Çamëria”. Ai me Shpend Bishevën, Rexhep Hasanin, Avni Gjyriqin etj organizuan një sërë veprimtarish për këtë çështje të shtrira në shumë hapësira. Metingje, protesta, takime, bisedime, fletëpalosje, hartafolëse etj në Vlorë, Sarandë, në shumë pika kufitare me Greqinë. Me të tilla veprintari vazhduan në Hollandë, Vjenë, Gjermani, Prishtinë, Belgjikë e gjetkë. Shpend Bisheva ka vijuar krahas veprimtarive vendore në vazhdimësi një mision të tillë. Grupi i veprimtarëve; si Shpendi, Rexhepi, Gëzim Prengëzi, Ali Mula, Qazim Uka, Nuredin Rrustemi, Haxhi Mustafa, Elez Bashkurti, Ibrahim Ismailisufi, Sazan Madani, Sadri Oruçi, Çel Shpati, Shaban Haxhiaj etj nuk ju tjetërsohen vlerat. Këta veprimtarë janë unaza të shtrenjta krahësh atdhetare. Organizatori nismëtarë krenohet. Ecën Shpëndi i përkushtuar me grupin e veprimtarëvë të pëlqyer. Që kursejnë nga familjet e tyre për risitë atdhetare.
“CUNGU”
S’ka pse të lëndohet e as të fyhet për fatkeqësinë Miftar Çelaj tek lartësohet për përkushtimin fizik, artisitik e njerëzorë. Me dorën cung koritë çdo kënd. Puntorë, fotograf e kameraman është me tepri i veçantë. Skajshëm i dashuruar pas këtij arti tejkalon shtresimet e mundshme. Tek filmoj një dasëm dhe nuk shfaqej, Miftari u “çmend”. Vuri granatën tek zemra e tha: “… nëse s’është filmuar mirë, këtu do të vdes…”! Pas përshtatjes së aparaturave çdo gjë ishte e përsosur. Në disa dokumentarë e përfshiva si kameraman. E porosita për disa plane e vazhdova me kameramanin Dedë Harusha. Në vijimësi Deda i vëmendshëm e me një zgjuarsi natyrale më shpoton: “Regjisor do bëhesh kriminel; shi ku është Miftari”! Kishte hipur të filmonte mbi një lis të thatë veç me dy rrënjë në shkëmb, mbi një humnerë të thellë. Të drithëruar, të tronditur, kur e zbritëm shëndosh u lumturuam.
S’po u rrëfej si Miftari i dashuruar për filmime e foto të veçanta, nxjerr çitfin në një Qafë në mbi 60 cm dëborë, ku terreni përpara ishte djegur. Filmime “hollivudiane”, ku velloja e nuses e kostumi i dhëndrit sikur kishin “mbirë” nga gryka e oxhakut. Miftari, simbol i dashurisë së objektivit interesant.
Comments