top of page

Arvanitasit e Kretës


Arqile V. Gjata

-Anna Comnena te Aleksia, vell i dyt, Bonnae, 1839 fq 199. Lipsiae (Teubner) 1884

‘’τασ περι τυ Αρβανον ανατεθεικει κλεισσυρασ ‘’

Faqe 200 ‘’ tiva tωv ομορουvτωv τω Αρβαvω πολιχvια… τας του Αρβανου ατραπους’’

Ju dha Arvanitasve ngushtica.


1 - Ju dha Arvanitasve ngushtica.

………….

2-Mixail Attaliati te Istoria 1034- 1079 që u bë i njohur aty nga viti 1081 shkruan: “ …ειχε γαρ και Ρωμαιων πολλων στρατιωτικων, Βουλγαρων τε και Αρβανιτων» Istoria 1853 Bonni fq 297

Kishte një shumicë të madhe ushtarësh Romake, Bullgarë dhe Arvanitas.

2 - Kishte një shumicë të madhe ushtarësh Romake, Bullgarë dhe Arvanitas.


3-Gati një shekull më vonë Jorgo Akropoliti kronikografos shkruan: To “ Αρβανον εξετεινετο ΒΔ τις περιοχης του Δυρραχιου, κεντρον δεαυτου αςτικον, διοικητικον και εκκληςσιαστικον ησαν αι Κροαι ( Κruja ) Enciklopedia greke Papirus- Larus


3–Ai përmend për herë të parë ndoshta pas Ptolemeut emrin Aλβανον και Αλβανιτες

Emri Αρβωνιτισ përmendet për herë të parë që në shekullin e 6 pas krishtit tek Historia e Stefan Bizantinit I cili duhet më vonë gati shekulli i 11 të ketë marë formën Aρβανιτισ pas krishtit.

Dyndjet Arbërore në Greqi


Dyndje duhet të ketë patur në drejtim të greqisë që në periudhën e pushtimit bullgar sidomos në vitet 800- 1100 deri në fund të shekullit të 13 e më pas me S. Nemenë. Këtë e kanë vertetuar gjetje arkeologjike të cilat përmenden nga Albanologët shqipëtarë e të huaj kohe që lidhet dhe me cilësimin e emrir Arbër nga Anna Komnena e para saj Mikail Attailiati.

Periudha e dytë nis me fuqizimin e pushtetit të Stefan Nemesë e përdorimin e dhunës ndaj arbërorve. Kjo duket te tatimet e vëna ndaj tyre. Që nga shekulli i 8- 11 lëvizjet janë sporadike sipas K B. Karastathis

Shuflai- Povijest sjevemih Arbanasa, Arhiv za arbanasku starinu, jezik i etnologiju 2, 192- 242 e tjera brenda librit.

Perudha e tretë- Periudha e sundimit të Stefan Dushanit.


Më 1318 italianët nuk mundën të mbanin dot më nën sundim despotatin e epirit duke u detyruar që një pjesë e madhe shqipëtarësh të largohen drejt Thesalisë duke mbritur deri në Dhomoko e deri në Akarnania. Ja si shkruan


4-Xalkokondilis L te Apodhiksis Istorion, fq 2,197, PG 159 “ Ιταλοι κατελλυσαν την αυτοκρατορικη κιριαρχια στο Δεσποτατο τις Ηπειρου.Πολλοι τοτε Αλβανοι,που ειχαν προβαλει αντισταση και θελοντες ν’ αποφυγου την υποταγη, φθανουν στην ορεινη Θεσσαλια, …..»

4- Halkokondilis L te Fakte Historike, fq 2, 197, PG 159 “Italianët i lane hirarkisë perandorake DESPOTATIN E EPIRIT.

Shumë shqiptarë që kishin shfaqur rezistencë, në atë kohë, me dashje ju shmangën nënështrimit dhe aritën deri në malet e THESALISË,…..”

Të dhëna të sakta historike jep dërgesa e konsullit Marinu Sanudho e shkruar më 1325 në të cilën thekson:

5-‘’ O Θεος εστειλε στην προαναφερθεισα πατριδα Βλαχια τετοια πανουκλα, που εστειλε ενα γενος, επονομαζομενο αλβανικο εθνοσ, πολυμεγαλο”.

5 - “Zoti dërgoi në atdheun e sipër-përmëndur të VLLAHISË të tilla murtaja, një fis të madh të mbiquajtur KOMB SHQIPTAR “.

Anonymi Descriptio Europae Orientalis më 1308 përshkruan lëvizjet masive të familjeve arbërore në drejtim të greqisë.

Katakuzinos bën fjalë për ngjizjen në tokën greke rreth 1334 të familjeve të mëdha të Malakasëve, Buas dhe Mesaritëve. Katakuzinos Joanis Historia 1, 279, 453, 474, 495, 496 Ai thekson për një popullatë gati 14 mijë vetësh.

Gjatë kësaj kohe kemi dyndje deri në Poleoponez e Attiki e një pjesë ishujsh.

Dyndje të reja më 1341 pas vdekjes së Andronikut Γ.

Me ndërhyrjen e S. Dushanit më 1343 në arbëri fillon vala tjetër e shpërnguljeve të mëdha këtë herë dhe në përbërje të ushtrisë serbe i cili më 1346 në shkup shpall vetveten kral të serbëve dhe grekëve. Më 1348- 1349 pushton Selanikun ku vendosen një pjesë e madhe arbërorësh. K b. Karastathis H αληθεια για την ταυτοτητα των αρβανιτων εποικον μας. Në këtë hark kohor e ndoshta e më parë shfaqen emrat e fiseve Albani, Zenevishët, Mazërekët.

Periudha e katërt ajo e Simeon Uroshit 1356- 1371 vëlla i Stefan Dushanit kemi përsëri në drejtim të Thesalisë vendosje arbërore sidomos në Trikala, Etoli dhe Akarnania ku shfaqen fise të reja si ajo e Lioshajve,Spatajve e tje. Kjo periudhë përkon dhe me ndërhyrjen otomane në shqipëri e në përgjithësi në të gjithë ballkanin. Që nga viti 1356- 1400 kemi 2% të popullatës në fenë muslimane sikundër kemi dhe shpërngulje sporadike dhe në këtë drejtim, pra të fesë.

Periudha e pestë- Koha e sundimit të Balshajve. Mbishkrimi mbi Epitafin e Glavenicës 22 mars 1373 e cileson Balshën e dytë dhe Gjergjin si zotër të ‘’ Sërbisë, Rumanisë dhe të gjithë Arbërit” Gjatë kësaj kohe kemi vendosje përsëri në Thesali e gjetkë. Sathas Dokument Venetikas I 21 janarit 1426. Pas kësaj periudhe kemi intesifikim të madh të pranisë ushtarake turke, masakra të cilat shkaktuan përsëri lëvizje masive arbërorësh.


Kjo ka të bëjë me epokën para Skënderbeut sepse më pas janë të njohura shpërnguljet në drejtim të Italisë e Greqisë.

PREGATITUR NGA ARQILE V GJATA!

ATHINE 2018

65 views0 comments

Opmerkingen


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif

Revista Nëntor 2024

bottom of page