ARQILE V GJATA
Aristidh Kola u lind më 8 Korrik 1944 në fshatin Leontari (Kaskaveli) të Tebës-Thivës) në një familje Arvanitese.
Pas përfundimit të shkollës së mesme vazhdoi studimet e larta në
fakultetin juridik të Athinës, ku u diplomua në vitin 1968. Për disa vjet
ushtroi profesionin e avukatit, deri sa vendosi t‟i përkushtohet tij i
parë “Arvanitasit dhe origjina e grekëve” i cili u ribotua 9 herë, shifër
rekord për vepra të llojit historike-hulumtuese. Në vitin 1985 Aristidhi
ishte organizues i koncertit të parë me këngë arvanitase që kapnin
periudhën nga shekulli i 15-të deri në të 20-in.
Më pas këto këngë qarkulluan nga shtëpia diskografike “Juliamos” e kompozitorit Mikis Eodoraqis.
Në vitin 1989 Aristidh Kola boton librin
“Gjuha e Perëndive”, një pjekje, siç nënvizon vetë “për t‟iu përqasur filmave të fesë arehelenike me ndihmën e gjuhës arvanitase”. Njëkohësisht, boton me shpenzime e veta revistën “BESA”, ORGAN I Lidhjes së Arvanitasve të Greqisë,
Kryetar i së cilës qëndroi deri në vitin 1996.
Në vitin 1995, Aristidhi themelon Shtëpinë Botuese “THAMIRIS”, me qëllim botimin e veprave me temë arvanitasit. Po atë vit boton librin që bëri jehonë “Greqia në kurthin e serbëve të Milosheviçit”, kuargumenton përzgjedhjen e gabuar të politikës greke që të përkrah S.Millosheviçin. Takimi i fundit i Aristidh Kola me emigrantët-Shkurt i vitit 2000. Dhe më pas boton, të pajisur me komentin e tij, Thirrjen e Lidhjes së arvanitasve të Athinës drejtuar vëllezërve shqiptarë më 1899. Po ashtu Fjalorin krahasues të gjuhës arvanitase, germat A dhe B, të Antonio Belushi dhe magjia e traditës popullore, kushtuar studjuesit me të njëjtin EMËR të arbëreshëve të
Italisë, dhe pak para se të ndërronte jetë përfundoi librin “ Zeusi
pellazgjik dhe mashtrimi indo-evropian” për të cilin punoi më se 10
vjet. Në vitin 1997 filloi të botonte revistën tre mujore “Arvanon”, një variant shumë më i përparuar i “Besës”, me tematikë arvanitase.
Arstidh Kola është nderuar me dy Medalje nga Shteti Shqiptar: me URDHËRIN “Naim Frashëri” më 1994 dhe me Urdhrin “Naim Frashëri i Artë” pas vdekjes propozuar me vendin të posaçëm nga Shoqata Atdhetare “Vëllazërimi” ” në muajin Nëntor të vitit 2000, pas vdekjes!
Të njohësh Aristidh Kolën, jetën dhe aktivitetin e tij
publicistik, letrar, albanologjik, politik etj, është disi e vështirë. Duhet një punë e mirëfilltë shkencore për të përmbledhur në një seri
vëllimesh e në disiplina të ndryshme shkencore gjithçka ka lënë pena
dhe mendja e tij. Pa dyshim dhe pa e tepruar mund të themi se
Aristidh Kola është personaliteti më i madh e më produktiv i
Arvanitasve gjatë pesë shekujve të fundit ( pas vdekjes së heroit tonë
të madh, Gjergj Kastriotit - Skënderbeut) .
Kontributi i tij në çështjen tonë kombëtare e veçanërisht asaj Kosovare është madhor, tepër konkret dhe i mbështetur në prova e argumente të pakundërshtueshme, shkencore, të shtrira këto në kohë e hapësirë.
Jam munduar që në një periudhë mjaft të shkurtër kohore të mbledh disa shkrime që janë hartuar të frymëzuara nga jeta e Aristidh Kolës dhe dhembja e ikjes së parakohshme të arvanitasit, që foli me gojën e penën e tij në gjuhën e rilindasve tanë.
Arqile V.Gjata nga historiku i Shoqatës Atdhetare “Vëllazërimi”
f,30
Aristidhi kishte qindra miq e shokë, që e donin dhe e respektonin. Por
miqtë e tij më të dashur ishin emigrantët shqiptarë të të gjitha
shtresave, niveleve e bindjeve dhe që të gjithë e thërrisnin Profesor
Aristidhi.
Aristidh Kola lindi më 1944 në Kaskaveli të Thivës.
Pas kryerjes së studimeve në Fakultetin Juridik të Universitetit të Athinës ( 1969) ,punoi si avokat. Më 1985 u zgjodh Kryetar i Lidhjes Arvanite të Greqisë. Braktisi profesionin e avokatit për t‟iu kushtuar tërësisht studimeve arvanite. botoi revistën “Besa”. si dhe themeloi Qendrën e Studimeve Pellazgjike. Më 1995 themeloi Shtëpinë Botuese “Thamiris”, krijoi Qendrën e Kërkimeve Arvanite me revistën “Arkivi i studimeve arvanite” ( u botua vetëm numri i parë) dhe botoi
“Arvanon” ( dolën gjithsej 8 numra) .
Aristidh Kola njihet si autor i librit “Arvanitët dhe origjina e grekëve”, por edhe i librave të tjerë, si “Gjuha e perëndive”, “Fjalori krahasues i gjuhës arvanite”
(vepër e pambaruar) , “Greqia në kurthin e serbëve të Milosheviçit”.
Aristidh Kola u bë veçanërisht i njohur për publikun e gjerë grek dhe për emigrantët shqiptarë më 1999 në kohën e krizës kosovare gjatë debateve televizive nëpër kanalet televizive greke.
SEFERINA SERANI ”GLOSSA-GLUHA” NR. 3 SHTATOR-TETOR - 2000
«Engjëlli mbrojtës» i shqiptarëve..në spital përfundoi dorëshkrimin e librit të tij me titull «Prometeu dhe Zeusi», libër për botimin e të cilit do të kujdeset gruaja e tij, znj. Nansi Kola. Ky libër pritet të zgjojë interesim, ngase në të autori ka studiuar dhe ka gjetur lidhjet e lashta që i bashkonin dy trashëgimtarët e hershëm të pellazgëve, albanët dhe helenët. Kola ishte mbrojtës I madh i të vërtetës historike, duke u bërë simbol i saj. Me njohuritë e tij të thella dhe intuitën e hollë ai parashikoi rrjedhën e shumë ngjarjeve, që u vërtetuan nga koha. Kështu, në librin e tij «Greqia në kurthin e serbëve të Millosheviçit»,
Aristidh Kola qëndroi madhështor e bindës para njëanshmërisë pro serbe të mediave greke.
Në paraqitjet e tij përçdo mbrëmje në tele-revistat e shumë kanaleve televizive private greke, gjatë sulmeve të NATO-s mbi serbët, ai mbrojti historinë duke akuzuar politikën antishqiptare të Milosheviçit. Me këtë veprim ai i vinte publikut të painformuar grek përballë dramën e dhimbshme kosovare. Po në këto ballafaqime ai mori edhe provokime e fyerje e deri dhe akuza si «agjent i NATO-si dhe i Shqipërisë», akuza këto që ai i
gëlltiti për hir të së vërtetës. Në të njëjtën kohë ai fitoi besimin e çdo
shqiptari kudo që ndodhej në Greqi.
Në librin e Historikut të së parës Shoqatë Atdhetare krijur pas viti 1990 Një Jetë me Shoqatën “VËLLAZËRIMI”shkruhet:
-Aristidh Kolës zëdhënësin e së vërtetës, arvanitasin dhe historianin e madh. Shqiptarët, të cilëve ai u fliste shqip, e donin dhe e adhuronin si pak të tjerë, dhe ai vërtetoi me fakte se sa i donte ata. Për këtë, me pajtim unanim të emigracionit shqiptar në Greqi i është bërë kërkesë presidentit të Shqipërisë për dekorimin e tij, gjë që nuk u bë me gjalljetë tij ose në ceremoninë e varrimit të Aristidhit.
Por u ndie i nderuar, kur iu komunikua se një rrugë në Gjirokastër mori emrin e tij «Rruga Aristidh Kola».
Aristidh Kola në çdo kohë gëzoi respekt në shtetin e të parëve. Si në vitin 1984, kur kreu i atëhershëm i shtetit shqiptar Enver Hoxha e përgëzon për librin e tij «Arvanitasit», si në vitin 1995 kur Sali Berisha, president i Shqipërisë e priti atë në selinë presidenciale të Republikës duke I akorduar çmimin «Ismail Qemali». Ndërsa në vitin 1998, presidenti i Shqipërisë z. Rexhep Mejdani gjatë vizitës së tij në Greqi kërkoi takim të veçantë me Aristidh Kolën.
Ai kishte miqësi po ashtu edhe me shumë personalitete të politikës, të shkencës e të arteve nga Shqipëria e Kosova. Ai kishte miq në të gjitha shtresat e emigracionit shqiptar në Greqi. Këtë e dëshmoi edhe ceremonia e varrimit të tij, ku të pranishmit, të njoftuar vetëm përmes njëri-tjetrit, erdhën me pikëllim
në zemër e lot në sy.
Rreth 1000 njerëz, gjysma e të cilëve shqiptarë, i dhanë lamtumirën e fundit mikut të tyre besnik. Qeveria shqiptare u përfaqësua nga gjithë personeli i Ambasadës Shqiptare, ndërsa pati edhe përfaqësues nga Ministria e Jashtme.
U vendosën kurora me lule nga Presidenti i Republikës Mejdani, kryeministri Meta, ministri i jashtëm Milo, nga Ambasada Shqiptare, nga konsullatat shqiptare në Selanik e në Janinë, ndërsa nga emigracioni
shqiptar në Greqi dhjetëra e dhjetëra buqeta lulesh.
Fjalën e lamtumirës në emër të arvanitasve të Greqisë e mbajti kryetari I tashëm i Lidhjes, Jorgo Miha dhe zëvendësi i tij Jorgo Gurizi. Në emër të emigrantëve shqiptarë foli zoti Kastriot Kaçupi.
Novruz Abilekaj, i cili ka pasur mundësinë të bëjë disa biseda me mikun e shoqatës dhe vëllanë e shqiptarëve, Aristidhë Kola, shkroi një poezi.1
Disa nga vargjet janë:
Përcjellje për A.Kolën
Ari,
Shpresoj m‟i dëgjon këto fjalë:
Njeriu mund të bëhet mizë,
të lëpijë pjatën që ka më pranë,
mund të bëhet edhe pemë gjigande,
të thith ushqim të virgjër,
nga zemra e tokës,
thellë,
tek burimi i parë.
Oh, më dëgjove,
Në fytyrën tënde u shtri buzëqeshja,
Nga sytë e tu fluturuan pëllumbat,
GJUHA ARVANITASE E FOLUR ARKAIKE, APO “ZHARGON”?
Abstrakt
Një e folur e vjetër, e ruajtur në kushtet e izolimit dhe e fjetur për shumë vjet nga trungu arbëror, meriton përkujdesjen dhe detyrimin që ta sjellë në vëmendje të lexuesit nëpërmjet kumtesës sime.
“Thuaj ç’të duash, por gjuha arvanitase është gjuha më e vjetër në Evropë, por mbi të gjitha është gjuhë e mëmës dhe tatës sonë”![1]
Kjo thënie përbën boshtin e kumtesës ku arvanitasit përdornin gjuhën e vet amtare në trajtën e folur por jo si gjuhën e shkrimit.
Sipas vlerësimeve të historianëve e filologëve të ndryshëm, arvanitasit pas shekullit të XV-të e deri në kohë të revolucionit grek të vitit 1821, përfaqësonin rreth 1/3 e popullsisë në vendbanimet e hershme dhe të ishullorëve të Greqisë, si në Hidra, Poros, Specias, Andros, Salamina, e fshatrave të shumtë në zona të ndryshme të Greqisë. Këtë tezë studimore do mundohem ta sjell me përqasjet, analizat nga një literaturë e bollshme, si edhe shtjellime krahasuese të veçorive gjuhësore, si sintaksore edhe morfologjike, nëpërmjet përballjes me gjuhën e folur të arvanitasve në trevat ku dhe sot jetojnë si autokton në shekuj.
Gjuha arvanitase është e folur arkaike me tipare e veçori të toskërishtes jugore dhe natyrshëm edhe me elementë të shumtë nga gjuha greke. Në ditët që jetojmë kjo e folur ka rënë në nivelin e një “zhargoni”...Por kurrsesi nuk ekziston si dialekt!
Fjalë kyçe: E folura arvanitase, arkaike, zhargon, prejardhja, kumte gojore.
H yrje
Pas fitores dhe shkëlqimit të revolucionit 1821 emri i arvanitasve dëgjohet për herë dhe më pak e kjo venitje erdhi si shkak i disa ndikimeve e transformimeve të cilat do t’i shohim në një analizë me shumë konsideratë. Nga të dhënat gojore, (por dhe sipas arkivave greke), numri i arvanitasve në vitin 1907, në Prefekturën e Athinës me 50 fshatra, kishte 46.105 banorë. Popullsia e përgjithshme e tyre në të gjithë shtetin Grek që i përket vitit 1879, arrinte në 176.120 banorë dhe në 1907 në 236.707 banorë.[2]
E folura e tyre dhe gjithçka e mbetur është shumë e rëndësishme, sepse është e folura përgjatë jetës së një populli, apo komuniteti, ku lind e jeton një e vërtetë e madhe. Jeta e tyre në mënyrë të padiskutueshme është e lidhur me gjuhën. Dhe nëse një e folur, (gjuha) nuk kultivohet, ka presione të jashtme e të brendshme, ka ndikime të ndryshme të tilla, të cilat do t’i shqyrtojmë kujdesisht, edhe kur ajo bie në dobësi, plogështi... e natyrshëm ligështohet, ajo humbet leksikun e saj, si rrjedhojë është e padobishme në krahasim me një gjuhë madhore që shkruhet dhe flitet sipas normave zyrtare të pushtetit në fuqi. Gjuha që nuk shkruhet dhe as kultivohet, dalëngadalë del jashtë përdorimit si vlerë gjuhësore.
Ndikimet mbi gjuhën e arvanitasve, vlerë regresive në ruajtjen e saj...
Arvanitasit nuk e kanë të shkruar të folmen e tyre. Mungesa e të shkruarit të një gjuhe, që mbijeton thjesht si e folur nuk të jep mundësi të shkruash një periodizim të historisë së saj. Mënyra e të jetuarit e arvanitasve dhe strukturat shoqërore e shtetërore, ku ata u bënë pjesë e saj, e kane transformuar gjithçka në kohë dhe ka bërë të ndodhin realisht ndryshime veçanërisht me gjuhën e tyre. Por gjithsesi në vazhdimësi e folura Arvanitase ka lënë vlera dhe thesare gjuhësore shumë të dobishme për historiografinë e gjuhës së folur në shekuj të arvanitasve tanë.
Ndikimet mbi të kanë qenë të shumta:
- Presioni i gjuhës së folur brenda familjes, ku për shkak te martesave me greke vëmë re dy anë të kundërta të mbarëvajtjes së gjuhës. Njëra që i përket ndikimit në sensin negativ, ai i gjuhës greke e cila po behej pjesë e të folurës edhe në familjet arvanitase. Jo vetëm kaq por edhe fëmijët e lindur nga këto martesa kishin prirjen të flisnin greqisht. Ndërsa tjetra i përket rezistencës për mbijetesën e gjuhës nga prindërit apo më të moshuarit në familje që kërkonin me çdo kusht ta ruanin e ta flisnin gjuhën e tyre amtare brenda familjes.
Një ndikim i fortë relativisht ishte ai i shkollave greke ku fëmijët e arvanitasve u shkolluan dhe rrjedhimisht edhe gjuha po tkurrej.
Ndikimi i institucioneve dhe e folmja zyrtare, përbënë për kohën e në vazhdim një hallkë të rëndësishme të këtij zinxhiri.
Përditësia në jetën e zakonshme, rruga, fqinjët, shoqëria etj, përbën një ndikim jo të vogël drejt mospërdorimit dhe harrimit të gjuhës së tyre.
Literatura që lexohej, gazetat e përditshme, shtypi dhe presioni i përditshëm i tyre solli mosfoljen dhe konsumimin e gjuhës arvanitase.
Kisha dhe predikimet në gjuhën greke, një ndikim i konsiderueshëm sepse vetë vendasit edhe arvanitasit ishin tejet besimtarë.
Politikat e ndryshme dhe shumë të ndjeshme, interesi që greqishtja të mbizotëroje si gjuha e vjetër e folur dhe e shkruar solli edhe kjo përfitimet e veta në dëm të gjuhës së folur të arvanitasve. “Me gjithë goditjet nga pedantët e pushtetit në Greqi, arvanitëria e Greqisë vazhdon në qetësi ecurinë e saj historike.”[3]
Deri më sot, nuk ka asnjë dokument apo dëshmi që arvanitasit të kenë bërë përpjekje për të krijuar një alfabet për të shkruar të folmen e tyre, ashtu siç bënë Voskopojarët në shekullin e 18-të, apo motrat Qirjazi në dhjetëvjeçarin e parë të shekullit të 20-të me dy abetaret e tyre 1908-1909-të, apo si De Rada, i cili organizoi dy kongrese për çështjen e shqipes (Koriljano Kalabro, 1895; Ungër 1897), ku ndër të tjera zë fill krijimi i një fjalori shqip dhe përdorimi i alfabetit të tij si një qëllim i përbashkët, që tregon se përpjekjet për ta ruajtur e kultivuar gjuhën shqipe, atë që prindërit e tyre e përdornin dhe që pasardhësit e tyre filluan gradualisht ta humbisnin disi e të largoheshin prej saj, duke e gërshetuar hera herës me atë greke, tregon me së shumti një largim dhe një firo a boshllëk, që sot ajo ndjehet e tkurrur dhe e pa kultivuar, por gjithsesi e kënduar dhe e folur në mënyrën e tyre në kohë.
Një studim të veçantë në këtë fushë ka shkruar helenisti dhe linguisti gjerman J. P.h. Fallemeyer, i cili në veprën e tij “Historia e gadishullit të Moresë dhe Elementi Shqiptar në Greqi”, ishte ndër të parët që shikonte në përbërjen genetike të grekëve modernë elementin e fuqishëm shqiptar.
Siç e thash dhe më lartë, arvanitasit në tërë historinë e vet dhe sot, nuk kanë pasur dhe nuk kanë një alfabet në gjuhën shqipe me të cilin ta shkruajnë atë. Ata e shprehin gjendjen shpirtërore, lirike dhe epike natyrshëm dhe me ndjenjë. Tek arvanitasit është ruajtur karakteri i tyre autokton në ato troje ku janë dhe sot. Por jo vetëm kaq... këngët e tyre këndohen si dikur dhe ruajnë sadopak, ende traditat arbërore të këtij komuniteti. Sidomos fshatrat dhe familjet me rrënjë arvanitase kanë të folmen e tyre, ku spikat fjala e kënduar në rastet e tyre të veçanta.
Dashurisë-4
Do pjenjë sajtën si e shkon vajza ditën
Vajza nat edit n’ argali Djali nuk e sheh me si me si
Jain vajza nat e dit për të drenjë sum prik
Do bënem gjarpr me pika ti shkone vajz ne sajta
Do bënem gjarpr i bardh ti shkoni vajz në mitar.[4]
Ja ç’thotë Elena Gjika:
“Tek ta i gjithë zhvillimi përmblidhet tek poezia, të folurit bukur, tek këngët që transmetonin brez pas brezi lavditë e heronjve dhe tek fjala e bukur dhe ndikimin e fuqisë së tyre në jetën e shumë shekujve”. Siç thotë dhe një proverb tosk;
”dhe malet mund të lëvizin me një fjalë të vetme”(Leondios Lëeondiu).[5]
Edhe në ceremoninë e marrjes së Çmimit “NOBEL” poeti Grek Odhisea Elitis u shpreh:
“Nga arvanitët, paraardhësit e nënës sime, kam trashëguar një sedër, që më ka dalë për mbarë.”[6]
Një studim të veçantë në këtë fushë ka shkruar helenisti dhe linguisti gjerman J. P.h. Fallemeyer, i cili në veprën e tij “Historia e gadishullit të Moresë dhe Elementi shqiptar në Greqi”, ishte ndër të parët që shikonte në përbërjen genetike të grekëve modernë elementin e fuqishëm shqiptar. Gjë që flet për karakterin dhe shpirtin shqiptar që ka depertuar si një element pozitiv në gjakun grek dhe mbarvajtjen e një marrdhenieje të mirë e paqësore.
Ka fshatra të tëra me arvanitas, si p.sh. Thiva, Poleponezi, Korinthia, Arkadia, Spata, Atikia, Evia, ishujt Idra, Speces,Andro, Salamina etj.
Atje ku arvanitasit janë të përqëndruar në numër të madh, gjuha arvanitase vazhdon të flitet akoma edhe sot.
Duhet hulumtuar një dukuri… Ajo e tkurrjes së të folurit nga arvanitasit që nuk e flasin gjuhën si më parë.
Ajo që duhet pranuar si apriori është se gjuha arvanitase, e folura e saj nuk përbën një dialekt të mëvetshëm, si toskërishtja apo gegërishtja. Argumentoj se ajo asnjëherë nuk ka qenë –DIALEKT, por një e folme!
Arvanitët nuk janë shqiptar të ardhur nga trojet shqiptare, ata janë autoktonë, jo prej disa shekujsh, por prej mijëra vjetësh, të ngulur aty ku ndodhen edhe sot. Gjuha e tyre është një e folme arkaike e shqipes.
Thënia e M. Lambertz se,” nga bashkëjetesa në vendin e ri është përftuar një dialekt i ri, që nuk ishte i njëjtë me asnjë prej dialekteve të vendit të origjinës”[7], do të theksoja se nuk mund të pranohet, pasi në çdo kohë e folmja arvanitase nuk ka qenë dialekt, por një e folme e pashkruar e tyre e ruajtur me fanatizëm deri më sot!
Nëpër këto kumte(si marrëdhënie e të folurit në vendbanimet e tyre) gjejmë urtësinë popullore, ndjenjat e holla të bashkëjetesës së tyre, të vjershave dhe këngëve arvanitase.Të gjitha bashkë na shërbejnë për të emërtuar, vlerësuar, Për të gjykuar më tej rreth vlerave dhe veçorive të tyre. Ndër të tjera gjejmë:
“Kjo gluha Arbërishte
Ishte gluhë trimërishte
E fliste karbakov Mauli
Boçari dhe gjithë Suli”[8]
* * *
“Një arvanitas i moshës mbi 40-të vjeç nuk përdor më shumë se 600 fjalë të gjuhës, të folur arvanitase. Kjo sepse nuk bëhet fjalë për shkollë, apo ndonjë shkrim të gjetur, të gjuhës së tyre. E folura arvanitase u pasurua në kohë vetëm duke huazuar fjalë nga gjuha greke, ky fenomen ndodhi që në kohën e Skederbeut, siç thuhet tek kënga “Moj e bukura More”! Kjo ka ndikuar së tepërmi në asimilimin e gjuhës Arvanitas, gjuha e tyre erdhi duke u zbehur, sa u katandis kjo që është sot...”[9]
Ndërsa, tek brezi i ri, fatkeqësisht po humbet krenaria dhe dëshira e dikurshme.
“Në të vërtetë, po të studiojmë origjinën e heronjëve të kryengritjes së vitit 1821, do të shohim se shumica ishin Arvanitas dhe flisnin gjuhën arvanitase, ashtu siç e flisnin gjyshrit tonë.”[10]
Aristidh Kola: “Më parë në fshatin tim(Kaçkavel), kur isha i vogël, po mos të dije Arvanitika(shqip) miqtë dhe shokët të tallnin, të vinin në lojë, të injoronin.”[11]
Studiuesi dhe shkrimtari i madh Arvanitas Aristidh Kola ka aritur në një përfundim rreth prejardhjes së Arvanitasve në Greqi. Ai thotë:
“– Arvanitasit erdhën në shekullin 14, kur u shpërbë principata e Gjin Bue Shpatës, por ka pasur shumë valë të arvanitasve nga Arbëria, disa dyndje të mëdha në Greqi. Me vdekjen e Gjergj Kastriotit-Skënderbeut, erdhën në Greqi shumë, shumë arvanitas.”[12]
Por, një përfundim i tillë është kundërshtuar nga shumë studiues të tjerë madje edhe nga vet arvanitasit.(kjo është një hipotezë me të cilën nuk duhet abuzuar, por duhet ende të hulumtohet nga historian dhe studiues.) A duhet marr në konsideratë hipoteza, apo e vërteta, që Arvanitasit janë autoktonë në trojet e tyre dhe se nuk mund të jetë e vërtetë se ata janë dyndur masivisht pas vdekjes së Skënderbeut, në shekullin e 15-të?
Për këtë studiuesi Aristidh Kola shprehet se...
“Arvanitët janë hallka e hekurt, që lidh lashtësinë me helenizmin e ri.”[13]
“...arvanitria e Greqisë vazhdonte në qetësi ecurinë e saj historike. Themi në qetësi, sepse arvanitët si njerëz nuk ishin të qetë, por asnjëherë si një bashkësi e organizuar, nuk ishin të zhurmshëm...Ata ishin në Greqi, ata e bënë kryengritjen dhe ata e qeverisnin.”... Po aty
Studiuesi Greko me shtetësi Gjerman Niko Stilo në parathënien e veprës “FJALORI GREQISHT-SHQIP I PANAJOT KUPITORIT” thotë:
Edhe pse në Greqi një pjesesë e madhe e popullatës janë arvanitas, për origjinën e tyre, nga historianët kemi pranuar se janë METEKË(emigrantë) nga veriu dhe konkretisht, në bazë të të dhënave historike, se kanë ardhur para disa shekujve nga veriu, nga Shqipëria. Mhistorike, megjithëse, në këto referime parët apo jetonin dhe më parë në vendet ku u vendosën Arvanitët; dhe përkundër, trashgimia tradicionale arvanitase janë pjellë e kësaj toke, e me fjalë të tjera, janë autoktonë.[14]
Nga që historianët, të cilët pranojnë, vetëm informatat e shkruara, duan të na bëjn dhe ne arvanitët të mos u besojmë të thënave të prindërve tanë dhe pa gjetur arsyen përse mëma ime dhe tata im të më kenë thënë gënjeshtra për këtë temë., ndjej nevojën t’u dalë për zot dhe të hedh poshtë këtë karakterizim fyes. Sepse...nga që historianët pranojnë vetëm dokumente të shkruara, zgjodha monedhën e më poshtëme të shekullit të parë p.e.r, që është gjetur diku afër në Shpata, ku rreth kukuvajkës, në arvanitase shkruhet:
Historia përsëritet , “arvanitas do të thotë analfabet, i paqytetëruar, bujk, por dhe “grek” do të thotë “arvanitas i qytetëruar”[15]
Edhe Pr.Dr.Begzad Baliu shkruan:
“Përgjithësisht ka dominuar ideja që arvanitasit në Greqi shkuan në shekkulin e 13-15, ndërsa emrin –arnavud, osmanlinjët ta kenë marrë nga Grekët? E pamundur pra, Shqiptarët dhe grekët janë fqinjë mijëra vjeçar dhe arvanitasit janë vetëm një enklavë e një momenti historik të etnicitetit shqiptarë në Greqi prej mijëra vjetësh.” [16](21 Gusht 2017.Nga një bashkëbisedim me Pr. Dr.Begzad Baliu)
Α ΘΕ ΜΙΚ Ι ΩΝ Ε Υ ΡΥ ΚΛΕ ΠΑΡΑ.
Dhe në analfabetin shqip:
A THE MIK I ON E Y TY KLE PARA.
Ky tekst, në arvanitasen, që flitet edhe sot në Atikë, do të thotë:
A the mike e On-it të Riut ishte (ekzistoi) e para.[17]
Pothuaj të njëjtin tekst dhe madje në dialektin atikas I shkrur:
ΙΕΡΑ ΠΥ ΖΗΝΟ ΦΙΛΟΣ,
E gjejmë dhe te monedha e më poshtëme, që do të thotë:”E shenjta Py mike e Zinos.”Këtu të quajturin në arvanitase, On (Ων), e kemi me emrin ZINO (ΖΗΝΟ),pra,në rastin më të rrallë, që gjatë lakimit, nuk bëhet Zeusi-Diosit, por Zinos.
Për dëshmi që emërtimi Α ΘΕ (A THE) dhe, me fjalë të tjera, Athinaja, është sinonim i ΙΕΡΑ ΠΥ (IERA PY), zgjodha dhe mdomethënë se ishte bijë e Oros, që mitologjia egjiptiane e karakterizon hy diellor dhe grekët e quajnë Apollon.monedhën vijuese, gjithashtu athinase, ku kemi bashkë të dyja këto emërtime, si dhe të dhënën se ΓΕΝΗΣΩΣΑΝ ΩΡΟΣ, domethënë se ishte bijë e Oros, që mitologjia egjiptiane e karakterizon hy diellor dhe grekët e quajnë Apollon.[18]
Mbi dukurinë që flet se, arvanitasit nuk kanë ardhur pas vdekjes së Skenderbeut argumentoj si me poshtë:
Në fshatrat, nëpër familjet arvanitase, apo dhe në këngët e tyre nuk gjenë të pasqyruar Emrin e Skenderbeut dhe epokën e tij legjendare!
Po kështu, kam shkuar në shumë familje arvanitase dhe nuk kam parë fotografi, apo pikturë të Skenderbeut.
Arbëreshët e Italis e kan emrin dhe veprën e Skenderbeut të pandarë nga jeta e tyre dhe në çdo familje portretin e Skenderbeut e kanë të shenjtë, kanë këngë, poezi dhe prozë për Skenderbeun.
Dhe së fundmi kënga “E bukura More” që këndohet në shumë fshatra arbëreshë të Italis nuk ka asgjë të përbashkët me arvanitasit e Greqisë. Kjo këngë është ndër ato që lidhin arbëreshët e kontinentit me ata të Siqilisë, por nga forca dhe dëshmimi i hershëm i ritualit që përfshin këngën, duket se foleja e saj ka qenë Siqilia, dhe veçanërisht fshati ku ka kohë që arbërishtja ka vdekur, Palazzo Adriano. Kënga shfaqet fillimisht si material poetik popullor i mbledhur në Siqili më 173
* * *
Presidenti i Qendrës të Artit Europian në Greqi, poeti Evangjelos Andreu me origjinë arvanitase, në pritjen që i beri poetit Ali Podrimja, Prill 2011, Qendra Kulturore Europiane, në fjalën e tij u shpreh se “zona e populluar me arvanitas autoktone- PEANIA, që para më se 100 vjetëve quhej me emrin arvanite “Lopsi”,(shiko dorëshkrimin).
Poeti arvanitas E.Andreu na lexoi gjithashtu dy vjersha nga këngët Arvanitas që këndoheshin në Mesogjijo para dy shekujsh, dhe ndër të tjera shprehet se “Arvanitët janë grekë shumë të lashtë me origjinë shqiptare. Natyrisht sot grekë, por ruajmë më shumë traditën e stërgjyshërve”!
Disa tipare fonetike dhe sintaksore në vjershat dhe këngët arvanitase
Vajta në pazar
Pulëza bën ve të bardha
Gjeli çë këndon
Të bukurat zgjon.
Vajta në pazar, bleva një delëzë
Delja tha qethmë mua
Pulëza bënë ve të bardha
Vajta në Pazar, bleva një pulëz.
Gjeli çë këndon
Të bukurat zgjon.
Vajta në Pazar, bleva një ushëzë
Usha tha ngalkomë mua
Guçëza tha therrmë mua
Deleja tha qethmë mua
Pulëza bën ve të bardha
Gjeli çë këndon
Të bukurat zgjon.
Me këto vargje të cilat vijnë si kumtime, të folura me gojë gjatë viteve të hershme dhe këndoheshin, (fliteshin me një fjalor të mjaftueshëm), ose mbahen mend që gjithë secili i përdorte gjatë bashkëbisedimeve) që para dy shekujve.
Madje aty vëmë re edhe fenomenin e njohur të lidhëses ftilluese ”që”, të cilën e gjejmë kurdoherë në trajtën “çë” si bashkëtingëllore më e zëshme dhe ku do të theksoja se “çë”-ja është- tradicionale e gjuhës së folur të arvanitasve në vite por edhe e përdorur nga popullsia çame në të folmen çame gjithashtu!
Në të folurën arkaike të arvanitasve ky ndërrim i “qe” në “çë” gjendet edhe në pozicionin nistor të vargut, apo të fjalisë: çë do bënem,Çë! Çibu’n’ e pi duhanë?, Çë më hiri mua frikë.Çë na viën nga kosm’ i madh...
Ruhet mirë mbaresa arkaike e pjesores-më, në –uam.-Ndë njjë plaff, ndë një të shtruam, me tim bir shumë të dëlpëkuame
Ndërimi i zanores së rrënjës në formimin e shumësit: peshq-pishq,i bardhë- të berdhë, i glat-të glet, shat-shaetërinj.
Edhe përdorimi i pjesës lakonike shpreh gjithashtu elemente të të folmes së tyre: (çë)dhe(pce)- çë këndon -çë ke një djalë, çë jeshe të ngrënet ulku, pce kujtia bir jeshe, pce sgjëshur
Një gjitonje
Një gjiton këtë matanë
Ka një vajzë, një dardanë.
Ua kërkuam e s’na i dhanë
Le t’e pjekënë, t’e hanë
Ami ata s’pjekënë
Po neve na djegënë.
Shkova ande nga mëhallaj
U derth buça e do më haj.
Ua kërkuam e s’na i dhanë
Le t’e pjekënë t’e hanë.
Vargjet e mësipërme karakterizohen nga zanorja e hapur si tingëllimë(a-ja)”matanë, dardanë, i dhanë, e hanë dhe me zanoren e pazëshme(ë) në rrokjen e fundit pjekënë, djegënë .
Në vjershën e mësipërme gjejmë pjesoren e pashtjelluar si; le t’e pjekënë, le t’e djegënë dhe përjashtimi i zanores të pazëshme “ë” e zvendësuar me zanoren “e”, t’e hanë, t’e pjekën.
Kolokotronët me nam
Mi ljivadhët e Athinës,
Moj me spathja
Allakot’ ati suferindë,(tërbohej ati suferinë)
me birin, moj të Mesinës.
More hora mana shumë,(o vendi me mana shumë)
Pollje paljikarë me zuljmë,
Kollokotronëtë ljumë.[19]
Në këto vargje ndjejmë entusiazmin poetik, pse jo ta quaj dhe si fluturime poetike edhe pse me një leksik shumë arkaik, atë e gjejmë me vlera poetike! Do të doja edhe njëherë, të vlerësoja dashurinë për gjuhën e të parëve, e prejardhur dhe e ruajtur “si sytë e ballit”, dhe se si kjo vjershe e në përgjithësi tek të gjitha prurjet në këtë kumtesë, janë gjuhë e folur, jo e shkruar, por e dokumentuar në gjuhën shqipe, në dialektin e toskërishtes, në vitet e mëvonshme. Po kështu duhet të pranojmë se traditat, ritet, këngët, tekstet gojore të valleve shumëshekullore të arvanitasve sjellin një jetësi të kulturës popullore që ruhen dhe janë trashëguar brez pas brezi tek ata.
Karakteristikë e poezisë “Kolokotronët me nam” është ruajtja e tipareve arkaike. Pothuaj në të 7-të vargjet e saj, çdo lexues sado me njohuri të kufizuar e asimilon lëndën e kësaj vjershe. Qasja e “j” perpara “i”, i jep vargut intonacionin muzikor. Edhe figurshmëria sjell metafora me kuptim të veçante!
Idilike
Vrë ti, çë nuse nga mali,
Mos të tha gjë ime diali?
Ëa, vashëzo, me mua,
Të të mantenir, si grua,
Ëa, vashëzo, me mua,
Të të puth atje çë dua.[20]
Me fjalë karakteristike, të moçme, në rasën thirrore dhe dëshirore i shpreh në mënyrë idilike dashurin vajzës arvanitase. “Vrë ti, çë nuse nga mali” një varg, një shprehje e mrekullueshme poetike dhe pa shumë lajka djali i kërkon ta puth atje ku duhet. Në këto vargje idilike vrehen dallime sintaksore si; përdorimin e përemrit pronor para emrit(ime djali), ose përdorimin e pjesës krahasuese(si) në vend të parafjalës(për
* * *
Për efekte analitike, sjell këtu disa emra autorësh që mirëfilli na japin një tabllo të qartë të të folurës, (si kumte), e ardhur nga thellësia e shekujve si autoktonë të moçëm, apo edhe monologë të përdorura si të folur arvanitase arkaike.
Ndër vepra të autorëve që kanë shkruar për Arvanitasit, them se studiuesit e shumtë janë dashuruar me gjuhën e arvanitasve, me pastërtinë dhe trajtat e saj të bukura, ku do të shënjoja ata që e kanë qëmtuar dhe pasuruar fjalorin e të folurit të arvanitasve si Boçari, Vangjel Lapi, A.Kola, Evangjelis Andreu.
Boçari: brëtek(bretk, bretkosë), derkem(dergjem),gërthelë(gafore), shënetre(shëndre), menatë(mëngjes), marrësonem(marësirë), hej(hije),fufufajkë(kukuvajkë)
Vangjel Lapi: fragment nga një këngë , “Këtë botë tan e kemi/kësaj botë djelmë jemi/gjakun kemi derdhur/se kanë hjir i kemi djekur/derdhmë gjakun për Greqinë/neve i dham atë lirinë/Arvanitas të këndojmë/gluhënë mos ta harojmë/golme gol e betet jeta/bahet me keg e drejta.”
Aristidh Kola: lasios(lesh),mis(miu),arura(arë),qion(qen), ronio(roj), ethir(ethe), alfiton(elbi), versi(vesa),theti(deti),kiro(korr), margos(marrë), tati(ati),nisos(nuse)
Evangjelis Andreu: ushëzë(mushkë), guçëza(pula), buça(qeni), ammi ata(por ata), delezë(dele)
”Jorgji piek derën’e Dhimitrit:Dhimitër flae akoma?
Dimitri: Ti, Jorgji, jë?-ndëlë-më një çiçkë:pce sgjëshurë.
Jani:-Nani mbë një: prit! Arrura.(u ngrit Dhimitri e hapi derën)[21]
Gjithëçka më sipër, argumenton se e folura,(teksti i bisedimit gojor) arvanitase, ishte një e folur arkaike në dëshmitë, legjendat, traditat,, pasi sot në shumë vendbanime të tyre nuk i gjenë në këto trajta.
Por duhet thënë se “Atje ku arvanitasit janë në pakicë, gjuha arvanitase ka humbur. Tashmë, dihet: Gjuha arvanitase nuk është gjuhë e punës së përditshme. Ajo është gjuhë e zemrës, e mëmës dhe e tatës, është gjuha e shtëpisë, e vatrës. Në qoftë se rritesh pranë gjyshit dhe gjyshes, ashtu siç u rrita unë, e mëson gjuhën arvanitase, sepse tata dhe mëma janë në punë të shumtin e kohës.”[22]
Nga arkivat, nga historia e jetës se në epokën e pavarësisë së Greqisë më 1821... Duhet theksuar në ato kohë, gjendja politiko-shoqërore ishte një realitet dy gjuhësor, (ishte epoka e lulëzimit dhe e forcës së gjuhës arvanite). Parlamenti Kombëtar i Greqisë në Argolidë me mbretin OTTON më 1832 dhe gjatë një dhjetëvjeçari bisedonte (pra komunikimi), në gjuhën shqipe, ndërsa shkresat administative hartoheshin në greqisht. Veç kësaj mbreti i parë i Greqisë, gjermani OTTO, që me ardhjen e tij në Greqi si fillo-helen i madh, iu fut studimit të gjuhës greke me themel. Gjatë katër vjetëve e më shumë, me qëllim, siç thoshte ai, që të mund të fliste me popullin e tij e t’i njihte drejtpërsëdrejti, vuri re se, populli i tij nuk fliste greqisht, por shqip! U zemërua keqas me njerëzit që e rrethonin dhe menjëherë e la vazhdimin e mëtejshëm të mësimit të greqishtes. Këtë të vërtetë, pakë a shumë të ngjajshme e gjejmë dhe në librin e Kastriot Kaçupi.[23]
* * *
Gjuha arvanitase ekziston si thesar i moçëm e i çmuar, të cilës duhet ti drejtohemi, ta analizojmë dhe të ruhet me fanatizëm nga Arvanitasit që jetojnë në trevat e tyre (tashmë në shtetin Grek), por dhe duhen të studiohen në çdo kohë(sepse huluntimet nxjerin në dritë fakte të reja), kjo e folur, ky ligjërim i moçëm e vendos atë në një gjuhën e folur arkaike me vlera historiografike për karakterin dhe veçorite e saj shumë interesante dhe të pa krahasueshme me gjuhë të tjera!
Ka dhe studiues të cilët mendojnë se rrënjët shqiptare në Greqi janë më të herëshme, që në kohët antike. Për këtë vërtetim ekzistojnë shumë dokumenta historike, këngët, emrat e perëndive të Olimbit, emrat e qyteteve të lashta të Greqis, që shpjegohen vetëm në gjuhën shqipe ose arvanitase.
Studiuesi greko-gjerman Niko Stilo na përcjell një dukuri, por që përgjithësisht do ta etiketoja si një opinion i cili ende nuk mund të jetë një e vërtetë shkencore:
“Duke arritur në përfundimin se Disku i Festos është shkruar në arvanitisht, nisa të merrem me alfabete të ndryshme të kësaj gjuhe që janë ruajtur. Ndërmjet tyre, gjeta dhe një, i cili ka 53 germa, domethënë sa alfabeti i Diskut të Festos, dhe që në Epir është i njohur me emrin “Alfabeti i Dhaskal Thodhrit”. Ky alfabet, që për mua është më i përsosuri për interpretimin e gjuhës arvanite dhe në përgjithësi të dialektit toskë, siç e emërtojnë albanologët, në bibliografinë e Europës Perëndimore e gjejmë me emrin “Alfabeti i Elbasanit” dhe nga libri “Das Buch der Schrift” i austriakut Carl Faulmann, po jap në fotokopje dhe tabelën e mëpasshme me titullin “Schrift von Elbassan”.[24]
Arvanitasit, me gjuhën e vet amtare, me trajtën e tyre të të folurit janë një thesar i kulturës popullore, që është trashëguar në shekuj deri më sot dhe si një e folme gojore vjen e ruajtur që në kohët më të rënda. Pranoj se, me ardhjen e emigrantëve Shqiptarë në Greqi pas viteve 90-të është nis një histori e re, një risi dhe shtysë për ta rigjallëruar gjuhën e folur, që tashmë ngjanë me një “zhargon”!
Arvanitasin Jorgo Gjero, të cilin e kam njohur personalisht, thoshte shpesh: “Tek e folura Arvanitase gjejmë botën që e rrethon tër këtë komunitet shumë të lashtë. Gjejmë këngë, doke, rite e sende që kanë cilësi, tipare dhe shpirtin e një popullsie që jetën e tyre e lidhën fortë me atë të grekëve dhe që e ruajtën ashtu si jeta ua mundësoi...”
“ Klumisht, mialtë të të jetë/kur më more vargarët!/Se, kur sit’ u përëndova/U shumë të kultova/Kur më hin ti, të kërcësh/Mua sitë më përvësh/gjithë ti të të vishtojnë/drita e ime perëndon”[25]
Në këto vargje cilësitë, tiparet, ku më së shumti gjejmë të spikatura, krahasime, metafora, metonimi e të tjera figura letrare, por dhe kuptime të figurshme të fjalëve...shprehin edhe botën e popullsisë arvanitase.
Vargjet e qëmtuara nga libri i Ardian Klosi “Netët Pellazgjike e Karl Reinholdit” të shkruar(transkiptuara) sipas të folurës arkaike të arvanitëve si kundrime krijuese na japin një pasqyrë shumë interesante të leksikut që ende ruhen në shumë vendbanime Arvanitasve. Në këtë vepër gjejmë thesare, fjalë, shprehje Arvanitase dhe asaj Arbëreshe! Vepra në fjalë është një prurje me rajvizime dhe vlerësime që duhen studjuar dhe analizuar me shumë vëmendje!
“Kjo gluha Arbërishte
Ishte gluhë trimërishte
ishte gjuha e perendive
E fliste karbakov Mauli
Boçari edhe i gjithë Suli”.[26]
Në këto vargje ballafaqohemi me një “mit” si një diçka që e besojmë dhe e ndjejmë ndryshe, mitin e një gjuhë të shenjtë, që është mbrojtur me trimëri dhe sakrifica!
Do t’i pres kacidhetë (flokët)
Do ta pres, ajde moj!
Do ta pres kacidhetë,
Do ta vërvit nga sqindetë.
Do ta pres kacidhet gljatë,
Po çë turpem nga i atë.
Kacaro beruka jote,(kaçurelat e bukura)
Çë më bënë të qa më ljote.
Moj kacidhe dhragolje,
Ah, të të keshë n’angalje(në kraharor)[27]
Në vargjet e mësipërme përfytyroj metamorfozën e kënaqësisë dhe lotët e gëzimit të djalit arvanitas për vajzën e bukur që ai do! Jo vetëm kaq, fjalët e tekstit janë shumë arkaike dhe lëvizja e theksit në rrokje të ndryshme i jep ritmin dhe tingëllimën poezisë. Autori anonim i këngës, sigurisht ka qenë një merakli i fjalës së bukur, i fjalës me shumë ndjenjë dhe dashuri, por dhe një krijues me fantazi, një gojëtar “profesionist”.
I djeg dashuria
Mali sqinden sa e do./Djali arvanozen-o/Posi qiri digjen-o.[28]
Urtësia popullore, ndjenja e krijuesit(gojor) e gjejmë të mishëruar në këto prurjet(“i djeg dashuria”,”desha të këndoja sonte”,”ja që erdha”,”Njera kërkon pajë, tjetra shtëpi”.
Desha të këndoja sonte
Ami po doj, të mi po doj/,doj të këndonjë u sonde,/moj vajza, meta vajza,/vajzo nga hatërja jote./Në oborr m’u bë një vgje,/Vjen një perister e flje.[29]
Përsëri në këto shembuj gjejmë imazhe poetike si reflektime gëzimi dhe lumturie e vashës për të dashurin e saj (vjen një perister e flje), ose(djali arvanozen-o, posi qiri digjen-o). “O”-ja në fund të vargut përcakton dhe kulmin e gëzimit dhe të dashurisë së dy të rinjve...
Ja që erdha
Na ç’arrura, po psho,/Na ç’arrura, na çë vijn,/Hape derën të hinj,/Hape der, e shkretënë,
Të vinj, të marr servetënë./Kalivjote me surme,/Eja hape, se dua ti vet’/Kalivjote vure funde,/Edhe vet tunde tunde,/Kalivjote me surme,/Ti më puthe, po më le./Se të putha, çë të mora?/Zemrën veç e dogja[30]
Vetë analiza në prurjet gojore fillon nga vet teksti dhe më pas tek vlerësimi i mjeteve gjuhësore të tekstit në fjalë...vetëm kështu mund të ndriçojmë pjesë të panjohura të së folmes Arvanitase. Për sa i përket leksikut të përdorur nga folësit (gojëtarët, apo miqtë), si mendimtarë të rrëfimit, duhet të dimë në se në tërësinë e leksikut mbizotëron ndjeshmëria, intimiteti, muzikaliteti, sidomos tingëllima me zanore të forta si: “Kalivjote me surme, tunde, tunde, , më puthe, çë të mora, veç e dogja...? “
Në të gjitha këto prurje ndihen emocione dhe ndjeshmëria prej tyre vjen natyrshëm. Si studiues dhe poet kjo ndjeshmëri përcillet me nota malli për historinë dhe gjuhën të cilën ky popull e ruajti në mendje, në gji, në buzë e në shpir
Njera kërkon pajë - tjetra shtëpi
Njera kërkon kaliqe,
Njatra kërkon podhje,
I ndari un’ amani!? I ndari, çë do bënem,
Çë s’kam para t’i ble.
I ziu unë!...
Ajo që kërkon kaliqe,
Të presë arradhën,
Ajo që do podhje
Do na bëj djalënë.[31]
Nuk mungon as humori, alegoria dhe ironia të cilat si figura letrare luajnë rolin e një qëndrimi estetik dhe e mveshin këtë vjershë(tekst) me petkun e mençurisë popullore dhe për më tepër sjellin momente jetike të kulturës dhe jetës arvanitase.
Erotike
Trëntafilë, flëttëtë-gjërë
Ëa të të puth një hërë.
More vasha pa mëmë!
Haide, vëmi ndë dhë t’ënë”[32]
Këngëtari anonim vashën na e përshkon si një trëndafil fletë gjerë, domethënë, jo vetëm shumë e bukur, por e gjerë në mendime, në punë e në sjelljen e saj. Aty, vajza arvanitase është bukuria dhe mençuria si një vajzë e përsosur, e bukur edhe në shpirt!
(Letrat e Paterit-11 të Viështësë 1856).[33]
Zonja e ime
Nga mua Sotirëlia Kacuerelia ndë Ti, zonja Qiriakulë e Krieziut-Të falhem shumë e të puth ndë buzë:-e më ndelën, të të them, pce sot do vë’më unazënë nusesë e dialit t’im, e, ndë urdhëron, të vinjësh me vashëza, me ato buz-trantafiletë edhe me tuti diëlm, ndë di or’, të më përgëzoni.- Mërr bashkë edhe nusenë e t’it kunat me diëlm të saj.-U falhem mëta gjithëvet e u vë siprë ndë krie.”[34]
Nuk mund të themi se ky teksti i kësaj letre është thjesht një letër(shkrim i transkiptuar)) i rëndomtë, por është një prozë letrare me figura dhe përshkrime të holla sensuale, me kulturë dhe dashuri miqësore të sinqertë.
“mik gëzon-u! Shën Edreut 1856. Porje
Ashtu ishtë kjo jetë, pce kush çon miq të rri, harron të viëtritë; ishtë edhe puareza ashtu: “si çë nëkë dukhenë, kurm çmë nëkë shkon prëshkon, shpëjt njeriu e harron.”-Valte nd’ Athinë e çove tuti të miratë Ti, e nëve këtej lëngojmë e mbajmë zëmërënë me dorë.E di, çë thotë një puarëzë Arbëresh’, iatro? Mal me mal në.-kë prëzihenë, por njeriu me njerinë prçzihenë. U, i mnjëri, u viëtshë këtu i varfërë nga miq, i dëshiruarë nga parehë, i shtitur nga të shërbieritë karavit, e ndë Perëndi falhem, të zgjonjë zëmrënë ndonjë mikut dashurë, prë të këltojnë edhe mua. Çë t’iatrë të thëmë më, -miku Panoa m’i tha tuti të lodhuratë t’ënde, çë për mua bërre:-e të jësh mirë.-Po nani Të falhem, të më marrësh një mbrëlë atie çë të këtë pluhurë të fortë, njrë kattrë dhramivet: pce këtu kanë të shtrënjta e s’janë edhe të mira; e m’a dërgon,- o këto dit’, çë do marr dhu u pareh t’a dërgonj.[35]
Këto dy letra të (shkruara/të transkiptuara) tregojnë më së miri karakterin dhe tiparet arkaike të së folmes arvanite. Me dhjetra letra dhe përralla, (“Prindi me tri vashëza, edhe mbreti”, të cilat i gjejmë në veprën “Netët Pellazgjike të Karl Reinholdit”[36], sjellin me shumë vërtetësi vlera të të folurës arvanitase me një histori që daton e folur para shumë shekujsh, dhe sot ka vlerën e një gjuhe të vjetër, shumë arkaike...
Dihet se kujtesa e popullit mbart me vete gjyshërit edhe etërit, ëndrrat dhe këngët, mishin dhe trupin, sendet dhe imazhet e tyre. Vetëm në këtë shesh të folmesh, apo fushë, të parët, ata që folën dhe shprehën bukur të folmen e përditshme dhanë kontributin e tyre dhe e pasuan këtë gjuhe e cila mbart sot vlera historike dhe gjuhësore të patjetërsueshme.
Pak histori:
ZHDUKJA E GJUHËS, KULTURËS DHE ELEMENTIT ARVANITAS NË GREQI
Me kalimin e kohëve, arvanitasit u ‘’bindën’’ ose u detyruan të binden se duhet të braktisin gjuhën e tyre në se dëshiroheshin të bëheshin qytetarë të denjë të shtetit të ri grek. Numri i saktë i arvanitasve ose shqiptarëve në Greqi nuk dihet, por nga kuvendi i fundit që kam pasur me studiuesin, historianin dhe shkrimtarin e njohur arvanitas Aristidh Kolia, që vdiq në vitin 2000, dhe që ky kuvend është botuar në revistën “EKSKLUZIVE”, thotë:
‘’Në Greqi pak njerës nuk e kanë gjyshen apo gjyshin arvanitas’’. Sot burimet historike, gjuhësore, muzikore janë shumë të kufizuara, ose mungojnë plotësisht në drejtim të arvanitasve të Greqisë.
Në vitin 1983 arvanitasi Jorgo Maruga do formonte ‘’Lidhja e Arvanitasve të Greqisë’’. Por në këtë vit, Jorgo Maruga vdes, duke u zgjedhur studiuesi i njohur Aristidh Kola kryetar, që me punën e tij madhore, mund të quhet me të drejtë, De Rada i arvanitasve të Greqis. ‘’Lidhja e Arvanitasve të Greqis’’ me në krye Aristidhin dhe pasuesin e tij Jorgo Miha dhe Jorgo Gjeru do të ngrinte në një farë mënyre lartë figurën e arvanitit që luftoi dhe krijoi shtetin e ri Grek. Lidhja do të botonte revistën ‘’Besa’’ dhe broshura të ndryshme për historinë shqiptare, në vitin 1986, do të bëhej koncerti i parë me këngë dhe valle arvanitase.
Kënga arvanitase ka tërhequr vëmëndjen e shumë studiuesve, muzikologëve grekë dhe të huajve të tjerë. Këngët arvanite i përkasin tekseve të këngëve dhe poezisë të lirikave të vjetra arvanitase. Këngë për lirinë, dashurinë dhe të tipit kaçak, pra të njeriut të lirë prej një shpirti të pathyeshëm dhe të ndjenjës popullore. Këngët arbërore janë ruajtur me fanatizëm nga populli arvanit deri më sot dhe këndohen shpesh nëpër dasma. Mënyra se si është ruajtur kënga arvanitase është interesante për faktin se gjuha arvanitase ose shqipe nuk shkruhej më parë, nuk e lanë të tjerët që të shkruhej! Kështu populli arvanit zgjodhi rrugën e të kënduarit për të ruajtur gjuhën e tij arvanitase.. Një dëshmi që kemi nga P. Joti që shkruajti ‘’Historinë e Shtatë Ishujve’’ të vitit 1866, na vërteton se Suljotët që ishin në Korfuz. ..Kur pastronin armët, ata këndonin këngët arvanitase të heronjëve të tyre. Në këngët arvanitase të Suljotëve nuk kishte asnjë fjalë greke. Dy këngë që këndoheshin nga arvanitët Suljot, gjenden në librin me titull ‘’Bleta Shqipni’’ me autor Thimi Mitko botuar në vitin 1878 në Aleksandri. Në vitin 1891, gjermani Arthur Milchkofer në veprën e tij me titull ‘’Attika und seine Heutigen’’ ndër të tjera shkruan. ‘’Nga ç’di unë, këngët popullore greke, i janë përshtatur këngëve të vjetra arvanite të dashurisë, lirisë dhe kaçake’’. Shumë këngë arvanite janë shkruajtur në gjuhën greke, kështu kanë humbur indentitetin e tyre të vërtet shqiptar. Këto 15 vjetët e fundit falë vullnetit dhe ambicjes të studiuesit arvanitas Aristidh Kolia, Dhimitri Leka dhe këngëtarit Thanasi Moraiti, u bë e mundur që të prodhohen dy CD me këngët arvanitase me titull ‘’Këngët Arvanitase’’ dhe ‘’Trëndafilat e Shkëmbit’’ që kanë përmbledhjen e disa këngëve arbëreshe të Italis së jugut dhe të arvanitasve të Greqis. Këto dy Cd, janë të vetmit që janë prodhuar në historinë mbarë shqiptare në gjuhën tonë arbëreshe.[37]
Eshtë sot e folura arvanitase një “zhargon”?
Sot, gjuha arvanite mund të quhet se ka arritur në përmasat e një zhargoni, atë të ashtuquajtur: “ZHARGONI ARVANITI”!
Për ta përputhur idenë dhe mendimin tim se gjuha Arvanite sot ka natyrën e një “zhargoni” dhe flitet nga dita në ditë më pak se shumë vite më parë, po sjell për kumtesën disa vjersha të shkruar me alfabetin e shqipes(e transkiptuar):
“Gjuha jonë vetëm thuhet, nuk e lanë që të shkruhet. Bëmë këngë, këshilla t’urta që mos të harrohet gjuha”[38]
“Panajoti Protopapas[39]
Jam në Angjellokastros.E jam tek një shtëpi, si ju e thoni juve? Jemi tek një shtëpi.Këtu thuhemi shtëpia e Jorg Priftit, Jorgji Papanastasit.Kam vitra.
E ju ulet këtu.
“Ne jemi llerë këtu, këtu në këtë shtëpi jemi llerë. Thomë edhe tata ka vdekur këtu ja nj’zet e pesë vitra. E kemi fotografi. Këtu apenandi, Llipon. Neve jemi nga ikojenia. Thuhem Protopapas, Priftar ikojenia. Papja jim ish prift. Ja thojnë Papa Vasil Protopapaj. Fenete se ish ndë një epohji. Pasandaj u bë prift papuj jim.Papas Nastasi u bë prift edhe tridhjet vitra bëri prift. Edhe vdiq tri zet e gjashtë vitra.Llipon tata jim ishte llerë nj’milë tetë qind edhe tetë dhjet e tet. Në dhjetë të flevarit çë kemi shkruarë në një filladhë. Unë jam llerë një milë nëndë qindë dhe nj’zet e katër, në katër të janar.”
E nani do t’i thuash në një këngë?
“Ne, një kenkë nga ato ç’dimë do te thomë nani.”
Angjelokastro-Shtëpia e Jorgo Priftis Papanastasit
Tre vapor u nisën e vanë[40]
Tre vapor u nisën e vanë?Nda Stamboll ndë vend e tanë/Më erdh burri nga kurbeti/E mos një mbrëma nukë beti/Më erdh buri nga kurbeti.
Oj mos më shaj, moj mëmë/Se s’jam e nostigmë./Dronem e bëj parë.
Çka citova më lart tregon më së miri se, gjuha Arvanitase mbetet një e folme arkaike, që tashmë ka marë natyrën e një “zhargoni” arkaik!
Një poezinë e poetit Llambi Gjikuli më dha krah të shkruaj një brengë që poeti kishte për Arvanitasit.
ARVANITJA,[41]
Atje kam u zotin tatë/Atje kam u mëmën time/Atje kam u tim vëlla/
O e bukura More./Ç’ish ajo ditë e ngrohtë maji/Ç’ish ajo ditë kur dielli ra/Cipe deti hedhur shtati/Tehu vinte arvanitja./Ç’më shklqenë fytyrë e saj/Gjak i humbur në stere/Është një pril a një maj/E së bukurës More./Ç’emër ke o vashë/Ç’sua mbytur lotëve?/Ti je zjarri ku unë rashë/Si Serembja luleve...
Këto vargje të poetit Ll. Gjikuli i shkojnë për shtatë thënies së kronistit bizantin Michael Attaleiates kur thoshte:
“Arvanitët janë një nga popujt më të çuditshëm. Ata nuk i ka bindur as Roma as katolicizmi. Ata i mbahen origjinës së tyre pagane dhe nuk e braktisin kurrë vendin”.[42]
Për sa më sipër argumentova, vij në përfundime se:
Arvanitët e Greqisë nuk janë ardhës, nuk janë as minoritet. Ata ishin dhe janë akoma në Greqi.
Gjuha, e folura Arvanitase i ka rrënjët në shekuj dhe nuk flitet nga bashkësi të ardhur në kohë të caktuara, por nga autoktonë në këto troje mijëvjeçare.
Për sa kohë gjuha, e folmja Arvanitase nuk ka qenë shkruar dhe as nuk shkruhet edhe sot, pranojmë se ajo nuk përbën dialekt më vete. Ajo ka vlera të mëdha si gjuhë e folur arkaike, që sot ndodhet dhe jeton në shtratin e një “zhargoni”!
Gjuha arvanitase nuk është gjuhë e punës së përditshme. “Ajo është gjuhë e zemrës, e mëmës dhe e tatës, është gjuha e shtëpisë, e vatrës.”[43]
Është realitet, sot e folura arvanitase po rrudhet...e mbetur si një “zhargon”!
Atje ku arvanitasit janë në pakicë, gjuha arvanitase pothuajse ka humbur.
Fal punës së madhe që bënë intelektualët arvanitas si Jorgo Maruga, Aristidh Kola, Jorgo Miha, Jorgo Gjero, Vangjeli Lapi, Tasu Arvaniti, Alqi Gjika etj., arvanitas të cilët ishin grupuar në “Lidhja e Arvanitasve të Greqisë” dhe revistën BESA ku ata botonin si dhe kalendarin e përvitshëm (deri nga fundi i vitit 2005) ku botoheshin poezi, përralla, fjalë të urta, tregime, në gjuhën e tyre amtare shqipe,(e transkiptuar), sot kemi të ruajtura dhe të transkriptuara vlera jetësore të kulturës dhe traditës arvanitase.
Në tërë historinë e jetës arvanitase, gjithçka që është shkruar nga thesari i këngëve, vjershave, apo dhe ndonjë dokument historik janë shkruar me alfabetin grek, ose të transkriptuara, me shumë fjalë në greqisht. Një dokument i till ëshë “NJË FJALIM PARAZGJEDHOR” i botuar në gjuhën shqipe(i traskiptuar). Dokumenti historik i vitit 1860, është botuar në revistën “BESA”, organ i “Lidhjes së Arvanitasve të Greqisë” nga Petro Filipi-Angjeli, i cili në vitin 1993 ishte Kryetar i Bashkisë së Kalivias të Atikisë, njëherësh dhe hulumtues i gjuhës, i historisë dhe i folklorit arvanitas sjell materiale dhe mundësi analizash histo-gjuhësore sot Arben Llalla, “BESA”, Athinë, nëntor 1993, fq. 139.
Bibliografia dhe Literatura Konsultuese.
Aristidh Kola, “Arvanitasit dhe prejardhja e Grekëve”Shtëpia Botuese,55, Tiranë,2002.
Ardian Klosi, “Netët Pellazgjike të Karl Reinholdit”, Shtëpia Botuese A&B, Tiranë,2005.
Akademia e Shenkecave, Tiranë, 1973,“Norma Letrare Kombëtare dhe Kultura e Gjuhës”.
Aristidh Kola, “Gjuha e Perëndive”, Plejad .......vendos vitin e botimit
Antonio Bellusci Revista kulturore “LIDHJA”, 30 Tetor 1993.
Arben Llalla, l“Aristidh Kola dhe shtypi shqiptar”….vendos vitin e botimit
Arben Llalla, “Gjurmë të Letërsisë së Vjetër të Shqiptarëve të Greqisë 1860-1889”, Shtëpia botuese “RINGA DESIDN”, Tetovë, 2006.
Dhimitër L Gjoka, “Motive Arbërore”,Sarandë, 2007.
Dhimitri Lithksou, Popullsia dhe fshatrat e shqiptarëve të Greqisë 1879 – 1907, përshtatur në shqip nga Ilia Kol.
Gjovalin Shkurtaj, “Si të Shkruajmë Shqip”, Botime Toena, Tiranë 2008.
Kastriot Kaçupi, “Kanari Heroi Çam i Revolucionit Grek”.
Niko Stilo, “Fjalori Greqisht-Shqip i Panajot Kupitorit”,Botimet “KUMI”, Tiranë 20011, f,21-23.
Qenra e Studimeve Albanologjike,Instituti i gjuhësisëdhe Letërsisë-Kërkime Gjuhësore-3,11, Tiranë, 2014.
“Revistë historiko-kulturorë” “Pegasi”-numër-2, Athinë, Dhjetor 2005
Sinan Gashi, “Zëri i Arbërorëve të Greqis”Prishtinë, 2010.
Valter Memisha, “Studime për Fjalën Shqipe”, Shtëpia Botuese, “botart”, Tiranë, 2011.
Universiteti Evropian Jug-Lindor-Tetovë, Maqedoni-“Takimi i parë i Albanalogëve të rinjë”, Universiteti Evropian JL, Tetovë, Prill 2017.
Universiteti Shtetror i Tiranës,Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë-“Studime mbi Leksikun dhe mbi Formimin e Fjalëve në Gjuhën Shqipe”,Universiteti Shtetëror i Tiranës, 1972.
Qendra e Studimeve Albanologjike, Instituti i Gjuhës dhe Letërsisë-Kërkime Gjuhësore-3, Tiranë 2015.
Teuta Kamberi-Llalla, “Antologji e Poezisë Arvanitase”,email: teutallalla@gmail.com, Traskriptimin e teksteve: Arben Llalla ,Botues: JETA-AIR . http://www.lithoksou.net/p/plithysmos-kai-xoria-ton-arbaniton-1879-%E2%80%93-1907-2005
-Anna Comnena te Aleksia, vell i dyt, Bonnae, 1839 fq 199. Lipsiae (Teubner) 1884
‘’τασ περι τυ Αρβανον ανατεθεικει κλεισσυρασ ‘’
Faqe 200 ‘’ tiva tωv ομορουvτωv τω Αρβαvω πολιχvια… τας του Αρβανου ατραπους’’
Ju dha Arvanitasve ngushtica.
1 - Ju dha Arvanitasve ngushtica.
………….
2-Mixail Attaliati te Istoria 1034- 1079 që u bë i njohur aty nga viti 1081 shkruan: “ …ειχε γαρ και Ρωμαιων πολλωνστρατιωτικων, Βουλγαρων τε και Αρβανιτων» Istoria 1853 Bonni fq 297
Kishte një shumicë të madhe ushtarësh Romake, Bullgarë dhe Arvanitas.
2 - Kishte një shumicë të madhe ushtarësh Romake, Bullgarë dhe Arvanitas.
3-Gati një shekull më vonë Jorgo Akropoliti kronikografos shkruan: To “ Αρβανον εξετεινετο ΒΔ τις περιοχης του Δυρραχιου, κεντρον δεαυτου αςτικον, διοικητικον και εκκληςσιαστικον ησαν αι Κροαι ( Κruja ) Enciklopedia greke Papirus- Larus
3–Ai përmend për herë të parë ndoshta pas Ptolemeut emrin Aλβανον και Αλβανιτες
Emri Αρβωνιτισ përmendet për herë të parë që në shekullin e 6 pas krishtit tek Historia e Stefan Bizantinit I cili duhet më vonë gati shekulli i 11 të ketë marë formën Aρβανιτισ pas krishtit.
Dyndjet Arbërore në Greqi
Dyndje duhet të ketë patur në drejtim të greqisë që në periudhën e pushtimit bullgar sidomos në vitet 800- 1100 deri në fund të shekullit të 13 e më pas me S. Nemenë. Këtë e kanë vertetuar gjetje arkeologjike të cilat përmenden nga Albanologët shqipëtarë e të huaj kohe që lidhet dhe me cilësimin e emrir Arbër nga Anna Komnena e para saj Mikail Attailiati.
Periudha e dytë nis me fuqizimin e pushtetit të Stefan Nemesë e përdorimin e dhunës ndaj arbërorve. Kjo duket te tatimet e vëna ndaj tyre. Që nga shekulli i 8- 11 lëvizjet janë sporadike sipas K B. Karastathis
Shuflai- Povijest sjevemih Arbanasa, Arhiv za arbanasku starinu, jezik i etnologiju 2, 192- 242 e tjera brenda lib
Perudha e tretë- Periudha e sundimit të Stefan Dushanit.
Më 1318 italianët nuk mundën të mbanin dot më nën sundim despotatin e epirit duke u detyruar që një pjesë e madhe shqipëtarësh të largohen drejt Thesalisë duke mbritur deri në Dhomoko e deri në Akarnania. Ja si shkruan
4-Xalkokondilis L te Apodhiksis Istorion, fq 2,197, PG 159 “ Ιταλοι κατελλυσαν την αυτοκρατορικη κιριαρχια στο Δεσποτατο τις Ηπειρου.Πολλοι τοτε Αλβανοι,που ειχαν προβαλει αντισταση και θελοντες ν’ αποφυγου την υποταγη, φθανουν στην ορεινη Θεσσαλια, …..»
4- Halkokondilis L te Fakte Historike, fq 2, 197, PG 159 “Italianët i lane hirarkisë perandorake DESPOTATIN E EPIRIT.
Shumë shqiptarë që kishin shfaqur rezistencë, në atë kohë, me dashje ju shmangën nënështrimit dhe aritën deri në malet e THESALISË,…..”
Të dhëna të sakta historike jep dërgesa e konsullit Marinu Sanudho e shkruar më 1325 në të cilën thekson:
5-‘’ O Θεος εστειλε στην προαναφερθεισα πατριδα Βλαχια τετοια πανουκλα, που εστειλε ενα γενος, επονομαζομενο αλβανικο εθνοσ, πολυμεγαλο”.
5 - “Zoti dërgoi në atdheun e sipër-përmëndur të VLLAHISË të tilla murtaja, një fis të madh të mbiquajtur KOMB SHQIPTAR “.
Anonyi Descriptio Europae Orientalis më 1308 përshkruan lëvizjet masive të familjeve arbërore në drejtim të greqisë.
Katakuzinos bën fjalë për ngjizjen në tokën greke rreth 1334 të familjeve të mëdha të Malakasëve, Buas dhe Mesaritëve. Katakuzinos Joanis Historia 1, 279, 453, 474, 495, 496 Ai thekson për një popullatë gati 14 mijë vetësh.
Gjatë kësaj kohe kemi dyndje deri në Poleoponez e Attiki e një pjesë ishujsh.
Dyndje të reja më 1341 pas vdekjes së Andronikut Γ.
Me ndërhyrjen e S. Dushanit më 1343 në arbëri fillon vala tjetër e shpërnguljeve të mëdha këtë herë dhe në përbërje të ushtrisë serbe i cili më 1346 në shkup shpall vetveten kral të serbëve dhe grekëve. Më 1348- 1349 pushton Selanikun ku vendosen një pjesë e madhe arbërorësh. K b. Karastathis H αληθεια για την ταυτοτητα των αρβανιτων εποικον μας. Në këtë hark kohor e ndoshta e më parë shfaqen emrat e fiseve Albani, Zenevishët, Mazërekët.
Periudha e katërt ajo e Simeon Uroshit 1356- 1371 vëlla i Stefan Dushanit kemi përsëri në drejtim të Thesalisë vendosje arbërore sidomos në Trikala, Etoli dhe Akarnania ku shfaqen fise të reja si ajo e Lioshajve,Spatajve e tje. Kjo periudhë përkon dhe me ndërhyrjen otomane në shqipëri e në përgjithësi në të gjithë ballkanin. Që nga viti 1356- 1400 kemi 2% të popullatës në fenë muslimane sikundër kemi dhe shpërngulje sporadike dhe në këtë drejtim, pra të fesë.
Periudha e pestë- Koha e sundimit të Balshajve. Mbishkrimi mbi Epitafin e Glavenicës 22 mars 1373 e cileson Balshën e dytë dhe Gjergjin si zotër të ‘’ Sërbisë, Rumanisë dhe të gjithë Arbërit” Gjatë kësaj kohe kemi vendosje përsëri në Thesali e gjetkë. Sathas Dokument Venetikas I 21 janarit 1426. Pas kësaj periudhe kemi intesifikim të madh të pranisë ushtarake turke, masakra të cilat shkaktuan përsëri lëvizje masive arbërorësh.
Kjo ka të bëjë me epokën para Skënderbeut sepse më pas janë të njohura shpërnguljet në drejtim të Italisë e Greqisë.
KUMTESË STUDIMORE
gjata.arqile2@gmail.com
-GJUHA ARVANITASE ËSHTË E FOLUR ARKAIKE, APO “ZHARGON”, QË VAZHDON NË QETËSI ECURINË E SAJ HISTORIKE!?
gjata.arqile2@gmail.com
Abstrakti
Një e folur e vjetër, e ruajtur në kushtet e izolimit dhe e fjetjes për shumë vjet nga trungu arbëror e meriton përkujdesjen dhe detyrimin për ta sjellë në vëmendje të lexuesit, publikut dhe të kësaj koference nëpërmjet kumtesës që do shtjelloj!
“Thuaj ç’të duash, por gjuha arvanitase është gjuha më e vjetër në Evropë, por mbi të gjitha është gjuhë e mëmës dhe tatës sonë”-1
1-Aristidh Kola, Sinan Gashi, “”Zëri i arbërorëve në Greqi”, Prishtinë, 2010,f,45
Arvanitasit përdornin gjuhën e vet amtare në trajtën e folur dhe nuk përdorej si gjuhë e shkrimit, por si kumtime( bashkëbisedime), ligjërime me gojë i vjershave,i valleve dhe i këngëve të tyre në shekuj!.
Arvanitët pas shekullit të 15-të e deri në kohë të revolucionit grek 1821 përfaqsonin, sipas vlerësimeve të historianëve e filologëve të ndryshëm, rreth 1/3 e popullsisë në vend banimet e hershme dhe të ishullorëve të Greqisë si në: - Krahinën e Tebës, Hidra, Poros, Specias, Andros, Salamina, e fshatrave në zona të ndryshme.
Nëpër këto kumte(si marrëdhënie e të folurit në vendbanimet e tyre) gjejmë urtësinë popullore, ndjenjat e holla të bashkëjetesës së tyre, të vjershave dhe këngëve arvanitase.Të gjitha bashkë na shërbejnë për të emërtuar, për të vlerësuar, për të gjykuar më tej rreth vlerave dhe veçorive të tyre në këtë kumtesë.
“Kjo gluha Arbërishte/Ishte gluhë trimërishte/E fliste karbakov Mauli/
Boçari dhe gjithë Suli”-2
2-Sinan Gashi, “Zërii Arbërorëve të Greqisë”Prishtinë 2010,f,48
H yrje
Pas fitores dhe shkëlqimit të revolucionit 1821 emri i Arvanitasve dëgjohet për herë dhe më pak, kjo venitje erdhi si shkak i triunfit të mbretërisë, por sidomos ndikimit të madh të kishës! Nga gjithë leximet, studimet,takimet me shumë arvanitas dhe emra të njohur në Athinë, për aq sa kam pasur mundësi, them me bindje se:
-Gjuha Arvanite është e folur arkaike me tipare(veçori) të toskërishtes jugore dhe natyrshëm me element të shumtë greke, sidomos e pa shkruar. Në ditët që jetojmë, kjo e folur ka rënë në nivelin e një “zhargoni”...Por kurrsesi-nuk ekziston si dialekt!
Këtë ide, vlerësim, apo tezë studimore do mundohem ta sjell:
-Me prova, me përqasje, analiza nga një literaturë e bollshme dhe shtjellime krahasuese të veçorive gjuhësore dhe sintaksore të së folurës Arvanitase. Do vërtetoj këtë tezë me ballafaqime nga e folura, bashkëbisedimet dhe tekstet gojore arvanitase në trevat ku dhe sot jetojnë arvanitas autokton në shekuj!!
Këtë përfundim-ideje e bazoj dhe tek një fenomen, që dhe populli e thotë:
-...diçka shumë e rëndësishme, siç është e folura për gjatë jetës së një populli, apo komuniteti, lind, jeton një e vërtetë:
-Në se një e folur(gjuhë) nuk kultivohet, nuk flitet nga moshat e reja, por bie në dobësi(plogështi) dhe as u përcillet brezave...natyrshëm ajo ligështohet, humbet leksikun e saj dhe si rrjedhoj është e padobishme në krahasim me një gjuhe madhore, që shkruhet dhe flitet sipas normave zyrtare të pushtetit në fuqi. -Si rrjedhoj, gjuha që nuk shkruhet dhe as kultivohet, dalë ngadalë del jashtë përdorimit si vlerë gjuhësor. Po kaq i rëndësishëm është dhe fakti se;
-Arvanitasit nuk e kanë të shkruar të folmen e saj. Mungesa e të shkruarit të një gjuhe, që ronë(ekziston) thjesht si e folur nuk të jep mundësi të shkruash një periodizim të historisë, mënyrën e të jetuarit dhe strukturat shoqërore e shtetërore, siç ka ndodhur realisht me gjuhën e Arvanitasve, por gjithësesi në vazhdimësi e folura Arvanitase ka lënë vlerat dhe thesare gjuhësore shumë të dobishme për historiografinë e gjuhës së folur në shekuj të Arvanitasve!.
Deri më sot, nuk ka asnjë dokument, apo dëshmi se:
-Arvanitasit të kenë bërë përpjekje për të krijuar një alfabet për të shkruar të folmen e tyre, ashtu siç bënë Voskopojarët në shekullin e 18-të, apo motrat Qirjazi në 10-të vjeçarin e parë të shekullit të 20-të me dy abetaret e tyre 1908-1909-të.
Ajo që duhet pranuar si apriori është se:
-Gjuha Arvanitase, e folura e saj nuk përbën një dialekt të mëvetshëm, si toskërishtja, apo gegërishtja.
“Megjithë goditjet nga pedantët e pushtetit në Greqi, arvanitëria e Greqisë vazhdonë në qetësi ecurinë e saj hisorike.”- 3
3-A.Kola, “Arvanitasit dhe prejardhja e Grekëve”, Tiranë, 2002, shtëpia Botuese-55.f,55
Një studim të veçantë në këtë fushë ka shkruar helenisti dhe linguisti gjerman J. P.h. Fallemeyer, i cili në veprat e tij “Historia e gadishullit të Moresë dhe Elementi shqiptar në Greqi”, ishte ndër të parët që shikonte në përbërjen genetike të grekëve modernë elementin e fuqishëm shqiptar.
Si e thash dhe më lartë, Arvanitasit në tërë historinë e vet dhe sot, nuk dinë(s’ kanë alfabet në gjuhën Shqipe) të shkruajnë, por ata e shprehin gjendjen shpirtërore, atë lirike dhe epike natyrshëm dhe me ndjenjë.
Tek Arvanitasit është ruajtur karakteri i tyre autokton në ato troje që janë dhe sot.
Jo vetëm kaq... këngët e tyre këndohen si dikur dhe ruhen ende traditat arbënore të këtij komuniteti, sidomos nëpër fshatrat dhe familjet(Hundri, Kacibardhi, Stenu, Seljaniti, Bellu, Manara, Turici) me rrënjë Arvanitase!
DASHURISË-4
Do pjenjë sajtën si e shkon vajza ditën
Vajza nat edit n’ argali Djali nuk e sheh me si me si
Jain vajza nat e dit për të drenjë sum prik
Do bënem gjarpr me pika ti shkone vajz ne sajta
Do bënem gjarpr i bardh ti shkoni vajz në mitar.
4-Vangjel Llapi, ”Antologji e Poezisë Arvanitase”, Shtëpia Botuese “JETA-AIR”,f-22
Ja ç’thotë Elena Gjika:
“Tek ta i gjithë zhvillimi përmblidhet tek poezia, të folurit bukur, tek këngët që transemntonin brez pas brezi lavdit e heronjve dhe tek fjala e bukur dhe ndikimin e fuqisë së tyre në jetën e shumë shekujve”. Siç thotë dhe një proverb tosk;
”dhe malet mund të lëvizin me një fjalë të vetme”(Leondios Lëeondiu)-5
5-A.Kola, “Arvanitasit dhe prejardhja e grekëve”, shtëpia botuese, 55,viti 2002, Tiranë,f,388
Në ceremonin e marrjes së Çmimit “NOBEL” poeti Grek Odhisea Elitis u shpreh:
“Nga Arvanitët, paraardhësit e nënës sime, kam trashëguar një sedër, që më ka dalë për mbarë.”-6
6-Odhisea Elitis, “Fytyra e dytë”(bashkëbisedim i Odhisea Elitis me Andon Fostjerin dhe Thanas Niarhon), Revista “STILI 97”,Letërsi-Art-Kulturë-Shkencë, Numër.53-54, Shkup 2011, f,211
Fjalë kyçe:
Gjuha. e folura, Arvanitasit, arkaike, zhargon, grek, traditë, prejardhja, e vjetër, kumtet gojore, trojet.
* * *
Ka krahina, fshatrat të tëra me arvanitas, si p.sh. Thiva, Teva, Poleponezi, Korinthia, Arkadia, Spata, Atikia, Eubea, ishujt Idra, Speca,Andro, Salamina etj. Nëpër këto vend banime, arvanitasit janë të përqëndruar në numër të madh. Gjuha arvanitase vazhdon të flitet edhe sot, por duhet hulumtuar një dukuri…
-Ajo e tkurjes e të folurit nga arvanitasit, që nuk e flasin si më parë.
, Nga të dhënat gojore(por dhe sipas arkivave Greke, numri i Arvanitasve ishte::
1. Prefektura Athinës me 50 fshatra kishte 46.105 banorë në vitin 1907.
2-Popullsia e përgjithshme e arvanitasve në të gjithë vëndin(shtetin Grek) në vitin 1879 arrinte në 176.120 banorë dhe në 1907 në 236.707 banorë.7
7-nformacioni gjendet në linkun : http://www.lithoksou.net/p/plithysmos-kai-xoria-ton-arbaniton-1879-%E2%80%93-1907-2005
“Një arvanitas i moshës mbi 40-të vjeç në këto vitet e fundit nuk përdor më shumë se 600 fjalë të gjuhës, të folurës arvanitase.
Kjo sepse nuk bëhet fjalë për shkollë, apo ndonjë shkrim të gjetur, të gjuhës së tyre. E folura arvanitase u pasurua në kohë vetëm duke huazuar fjalë nga gjuha greke, ky fenomen ndodhi që në kohën e Skederbeut, siç thuhet tek kënga “Moj e bukura More”! Kjo ka ndikuar së tepërmi në asimilimin e gjuhës Arvanitas, gjuha e tyre erdhi duke u zbehur, sa u katandis kjo që është sot...”-8 .Ndërsa, tek brezi i ri, fatkeqësisht po humbet ajo krenaria dhe dëshira e dikurshme.
8-Ardian Klosi, “Netët Pellazgjike të Karl Reinholdit”, K&B,Tiranë 2005,f,32
“Në të vërtetë, po të studiojmë origjinën e heronjëve të kryengritjes së vitit 1821, do të shohim se shumica ishin Arvanitas dhe flisnin gjuhën arvanitase, ashtu siç e flisnin gjyshrit tonë.”-9
9-Kastriot Kaçupi, “Kanari heroi Çam i Revolucionit Grek”, Milosao,Sarandë, 2002,f,11
Aristidh Kola: “Më parë në fshatin tim(Kaçkavel), kur isha i vogël, po mos të dije Arvanitika(shqip) miqtë dhe shokët të tallnin, të vinin në lojë, të injoronin.”-10
10-Ardian Klosi, “Netët Pellazgjike të Karl Reinholdit”f,17
Studiuesi dhe shkrimtari i madh Arvanitas Aristidh Kola ka aritur në një përfundim historik rreth prejardhjes së Arvanitasve në Greqi. Ai thotë:
“– Arvanitasit erdhën në shekullin 14, kur u shpërbë principata e Gjin Bue Shpatës, por ka pasur shumë valë të arvanitasve nga Arbëria, disa dyndje të mëdha në Greqi. Me vdekjen e Gjergj Kastriotit-Skënderbeut, erdhën në Greqi shumë, shumë arvanitas.”-11
11-Arben Llalla, libri “Aristidh Kola dhe shtypi shqiptar.”Shtëpia Botuese ARS-ZZ, Tetovë,viti 2007, f,78
Aristidh Kola, në veprën e tij “Arvanitasit dhe prejardhja e Grekëve” në kapitullin “ARVANITASIT E VITEVE PASKRYENGRITËSE NË GREQI”, f,548-551
Studiuesi A.Kola jep të tjera argumenta:
“Arvanitët janë hallka e hekurt, që lidh lashtësinë me elenizmin e ri”.po aty,”,f,550
Por, një përfundim i till është kundërshtuar nga shumë studiues të tjer dhe nga vet Arvanitasit.(kjo është një hipotezë që nuk duhet abuzuar, por duhet ende të hulumtohet nga historian dhe studiues/)
* * *
Presidenti i Qendrës të Artit Europian në Greqi poeti Evangjelos Andreu me origjinë arvanitas, në pritjen që i bëri kjo Qëndër Kulturore Europiane, poetit Ali Podrimja në Prill 2011 na tha:
-Zona e populluar me arvanitas autokton- PEANIA, që para më se 100 vjetëve quhej me emrin arvanite- si Lopsi.”(shiko dorëshkrimin)Poeti arvanitas E.Andreu na lexoi dy vjersha nga këngët Arvanitas që këndoheshin në Mesogjijo para dy shekujsh, poeti Andreu tha:
“Arvanitët janë grek shumë të lasht me origjinë shqiptare. Natyrisht sot jemi grek, por ruajmë me shumë traditën e stërgjyshërve!” Ky deklarim publik tregonë më së miri se, në masën më të madhe arvanitasit e quajnë vetën grek shumë të lashtë...
VAJTA NË PAZAR
Pulëza bën ve të bardha
Gjeli çë këndon
Të bukurat zgjon.
Vajta në pazar, bleva një delëzë
Delja tha qethmë mua
Pulëza bënë ve të bardha
Vajta në Pazar, bleva një pulëz.
Gjeli çë këndon
Të bukurat zgjon.
Vajta në Pazar, bleva një ushëzë
Usha tha ngalkomë mua
Guçëza tha therrmë mua
Deleja tha qethmë mua
Pulëza bën ve të bardha
Gjeli çë këndon
Të bukurat zgjon.
Këto vargje janë kumtime, të folura me gojë gjatë viteve të hershme të cilat këndoheshin(fliteshin me një fjalor të mjaftueshëm), ose mbahen mend që gjithëseicili i përdorte gjatë bashkëbisedimeve) nga Arvanitasit para dy shekujve.
Fenomeni i lidhëses-që-e gjejmë kurdoherë në trajtën -çë- si bashkëtingëllore më e zëshme se–që. “çë”ja është- tradicionale e gjuhës së folur të arvanitasve në vite!
NJË GJITONJE
Një gjiton këte matanë
Ka një vajzë, një dardanë.
Ua kërkuam e s’na i dhanë
Le t’e pjekënë, t’e hanë
Ami ata s’pjekënë
Po neve na djegënë.
Shkova ande nga mëhallaj
U derth buça e do më haj.
Ua kërkuam e s’na i dhanë
Le t’e pjekënë t’e hanë.
Vargjet e mësipërme karakterizohen nga zanorja e hapur si tingëllimë(a-ja)”matanë, dardanë, i dhanë, e hanë dhe me zanoren e pazeshme(ë-n) në rrokjen e fundit pjekënë, djegënë .
Në vjershën e mësipërme gjejmë pjesoren e pashtjellueshme si; le t’e pjekënë, le t’e djegënë dhe prejashtimi i zanores të pazëshme-ë, zvendësuar me zanoren-e-(t’e hanë, t’e pjekënë)
” E folura arvanitase u “pasurua” në kohë vetëm duke huazuar fjalë nga gjuha greke, kjo në kohën e Skederbeut, siç thuhet tek kënga “Moj e bukura More”! Ky fenomen ka ndikuar së tepërmi në asimilimin e popullit Arvanitas, gjuha e tyre e parë erdhi duke u zbehur, sa u katandis kjo që është sot..”12
12-Dhimitër L Gjoka,”Motive arbërore”,2007,f,139
KOLOKOTRONËT ME NAM
Mi ljivadhët e Athinës,
Moj me spathja
Allakot’ ati suferindë,(tërbohej ati suferinë)
me birin, moj të Mesinës.
More hora mana shumë,(o vendi me mana shumë)
Pollje paljikarë me zuljmë,
Kollokotronëtë ljumë.-13
13-MOTIVE ARBËRORE, Dhimitër L Gjoka, Gusht 2007,f,15
Në këto vargje ndjej entusiazëm poetik, pse jo, do ta quaj dhe si fluturime poetike dhe pse me një leksik shumë arkaik!
Si në rastin e kësaj vjershe(dhe në tërsi)te të gjitha prurjet në këtë kumtesë janë gjuhë e folur, jo të shkruara sipas gjuhës shqipe në dialektin e toskërishtes në vitet e vonëshme. Po kështu duhet të pranojmë se;
-Traditat, ritet, këngët, tekstet gojore të valleve shumëshekullore të arvanitasve i kemi dhe si një jetësi të kulturës popullore që ruhen dhe janë trashëguar brez pas brezi tek Arvanitasit.
Karakteristikë e poezisë “Kolokotronët me nam” është ruajtja e tipareve arkaike. Pothuaj në të 7-të vargjet e saj, çdo lexues dhe me njohuri të kufizuar e asimilon lëndën e kësaj vjershe.
Qasja e –j-së para i-s i jep vargut intonacionin muzikor dhe metafora ka kuptimin e saj të veçant!
* * *
Për efekte analitike po sjell disa emra autorësh që na kanë prur fjalë të mirëfilli autokton më të moçme, apo monologe të përdorura si të folur Arvanitase arkaike. Ato na japin një tabllo të qartë të një të folure(si kumte) ardhur nga thellësia e shekujve dhe me sa duket, arvanitasit janë popull autokton në trojet e tyre!!
Gjatë leximeve të veprave të autorëve që kanë shkruar për Arvanitasit, kam ndjer se:
-Studiuesit e shumtë janë dashuruar me gjuhën e arvanitasve, me pastërtinë dhe trajtat e saj të bukura. Po shenjoj disa emra që e kanë qëmtuar dhe pasuruar fjalorin e të folurit e Arvanitasve.
1-Ja disa emra:
-Boçari, 2-Vangjel Lapi, 3-A.Kola, 4-Evangjelis Andreu
-Boçari brëtek(bretk, bretkosë), derkem(dergjem),gërthelë(gafore), shënetre(shëndre), menatë(mëngjes), marrësonem(marësirë), hej(hije),fufufajkë(kukuvajkë)
-Vangjel Lapi (fragment nga një këngë)
“Këtë botë tan e kemi/kësaj botë djelmë jemi/gjakun kemi derdhur/se kanë hjir i kemi djekur/derdhmë gjakun për Greqinë/neve i dham atë lirinë/Arvanitas të këndojmë/gluhënë mos ta harojmë/golme gol e betet jeta/bahet me keg e drejta.”
-Aristidh Kola: lasios(lesh),mis(miu),arura(arë),qion(qen), ronio(roj), ethir(ethe), alfiton(elbi), versi(vesa),theti(deti),kiro(korr), margos(marrë), tati(ati),nisos(nuse)
-Evangjelis Andreu-ushëzë(mushkë), guçëza(pula), buça(qeni), ammi ata(por ata), delezë(dele)
.”Jorgji piek derën’e Dhimitrit:Dhimitër flae akoma?
Dimitri: Ti, Jorgji, jë?-ndëlë-më një çiçkë: pce sgjëshurë.
Jani:-Nani mbë një: prit! Arrura.(u ngrit Dhimitri e hapi derën)-14
14-Në veprën, Ardian Klosi, “Netët Pellazgjike të Karl Reinhodit”, K& B, Tiranë 2005 gjenë mbi 30 faqe libri me monologe dhe dialoge nga e folmja arkaike e të folmes Arvanitase!,f(51-88)
Gjithçka paraqita më sipër, mua më thonë se; E folura(teksti i bisedimit gojor) Arvanitase ishte një e folur arkaike në dëshmitë, legjendat, traditat,, pasi dhe sot në shumë vendbanime të tyre nuk i gjenë në këto trajta.
Por duhet marr në konsideratë dhe ky mendim:
“Atje ku arvanitasit janë në pakicë, gjuha arvanitase ka humbur. Tashmë, dihet: Gjuha arvanitase nuk është gjuhë e punës së përditshme. Ajo është gjuhë e zemrës, e mëmës dhe e tatës, është gjuha e shtëpisë, e vatrës. Në qoftë se rritesh pranë gjyshit dhe gjyshes, ashtu siç u rrita unë, e mëson gjuhën arvanitase, sepse tata dhe mëma janë në punë të shumtin e kohës.”-15
15-Arben Llalla, “Aristidh Kola dhe shtypi Shqiptar”, shtëpia Botuese ARS-ZZ, viti 200
Dim nga arkivat, nga historia e jetës se, në epokën e pavarësisë së Greqisë më 1821...
-Në ato kohë gjendja politiko-shoqërore ishte një realitet dy gjuhësor(ishte epoka e lulëzimit dhe e forcës së gjuhës Arvanite). Parlamenti Kombëtar i Greqisë në Argolidë me mbretin OTTON më 1832 dhe gjatë një dhjetëvjeçari bisedonte (komunikonin)në gjuhën shqipe, ndërsa shkresat administative hartoheshin në greqisht.Veç kësaj mbreti i parë i Greqisë, gjermani OTTO, që me ardhjen e tij në greqi si fillohelen i madh, iu fut studimit të gjuhës greke në themel.Gjatë katër vjetëve e më shumë, me qëllim, siç thoshte ai, që të mund të fliste me popullin e tij e ti njihte drejt përsëdrejti, vuri re se, populli i (tij) nuk fliste greqisht, por shqip! U zemërua keqas me njerzit që e rrethonin dhe menjëherë e la vazhdimin e mëtejshëm të mësimit të greqishtes.
Këtë të vërtetë, pakë a shumë të ngjajshme e gjenë dhe në librin e Kastriot Kaçupi.-16
16- Kastriot Kaçupi, “Kanari”, MILOSAO, Sarandë 2002,f,6
* * *
Gjuha Arvanitase ekziston si substrat i moçëm të cilës duhet ti drejtohemi, ta analizojmë dhe të ruhet me fanatizëm nga Arvanitasit që jetojnë në trevat e tyre(tashmë në shtetin Grek), por dhe duhen të studioen në çdo kohë(sepse huluntimet nxjerin në dritë fakte të reja), kjo e folur, ky ligjërim i moçëm e vendos atë në një gjuhë(e folur) arkaike me vlera historigrafike për karakterin dhe veçorit e saja shumë interesante dhe të pa krahasueshme me gjuhë të tj
Studiuesi greko-gjerman Niko Stilo na përciell një dukuri, një opinion(i cili ende nuk mund ta quajmë një të vërtetë shkencore):
-Duke arritur në përfundimin se Disku i Festos është shkruar në arvanitisht, nisa të merrem me alfabete të ndryshme të kësaj gjuhe që janë ruajtur. Ndërmjet tyre, që janë jashtëzakonisht të shumta, gjeta dhe një, i cili edhe ai ka 53 germa, domethënë sa alfabeti i Diskut të Festos, dhe që në Epir është i njohur me emrin “Alfabeti i Dhaskal Thodh”. Ky alfabet, që për mua është më i përsosuri për interpretimin e gjuhës arvanite dhe në përgjithësi të dialektit toskë, siç e emërtojnë albanologët, në bibliografinë e Europës Perëndimore e gjejmë me emrin “Alfabeti i Elbasanit” dhe nga libri “Das Buch der Schrift” i austriakut Carl Faulmann, po jap në fotokopje dhe tabelën e mëpasshme me titullin “Schrift von Elbassan”.-
17- N
Niko Stilo-
Gjuha arvanitase gjen rrënjët, guri 3600 vjeçar hedh dritë mbi të vërtetën.
Arvanitasit, me gjuhën e vet amëtare, me trajtën e tyre të të folurit dhe njësive fonetike janë një thesar i kulturës popullore, që është trashëguar në shekuj deri më sot dhe këto jetësi gojore i ruajti dhe në kohë më të rënda.
Por, pranoj se:
-Me ardhjen e emigrantëve Shqiptarë në Greqi pas viteve 90-të është një risi dhe shtysë për ta rigjallëruar gjuhën e folur, që tashmë ngjanë me një “zhargon”!
Arvanitasin Jorgo Gjero e kam njohur shumë nga afër dhe si kryetar të Shoqatës së Arvanitasve pas dorheqjes së Jorgo Miha, por dhe sepse në shtëpinë e tij në fshat punova disa ditë duke i bër disa punime elekrike.Më thoshte se:
-Tek kjo e folme Arvanitase gjejmë botën që e rrethon të këtij komuniteti shumë të lashtë, si këngë, doke, rite e sende që kanë cilësi, tipare, që lehtësisht ndërtojnë(motivojnë) krahasime apo figura të tjera letrare nga gurra e kulturës Arvanitase...
“ Klumisht, mialtë të të jetë/kur më more vargarët!/Se, kur sit’ u përëndova/U shumë të kultova/Kur më hin ti, të kërcësh/Mua sitë më përvësh/gjithë ti të të vishtojnë/drita e ime perëndon”-18
18-A.Klosi,”Netët Pellazgjike të Karl Reinholdit”,K&B, Tiranë 2005,f, 241
Këto vargje(e mësipërme) kanë cilësi, tipare, përmasa të spikatura, krahasime, metafora, metonimi e të tjera figura letrare, por dhe kuptime të figurshme të fjalëve
Vargjet e qëmtuara nga libri i Ardian Klosi “Netët Pellazgjike e Karl Reinholdit” të shkruar(transkiptuara) sipas të folurës arkaike të arvanitëve si kundrime krijuese na japin një pasqyrë shumë interesante të leksikut që ende ruhen në shumë vendbanime të Arvanitasve. Në këtë vepër gjejmë thesare, fjalë, shprehje Arvanitase dhe asaj Arbëreshe! Vepra në fjalë është një prurje me rajvizime dhe vlerësime që duhen studjuar dhe analizuar me shumë vëmendje!
*Në të folurën arkaike të Arvanitasve kemi ndërrim të(q) në(çë) sidomos në pozicionin nistor të vargut, apo të fjalisë;-çë do bënem,Çë! Çibu’n’ e pi duhanë?, Çë më hiri mua frikë.Çë na viën nga kosm’ i madh
*Ruhet mbaresa arkaike e pjesores-më, në –uam.-Ndë njjë plaff, ndë një të shtruam, me tim bir shumë të dëlpëkuame
*Ndërimi i zanores së rrënjës në formimin e shumsit, peshq-pishq,i bardhë- të berdhë, i glat-të glet, shat-shaetërinj.
* Përdorimi i pjesës lakonike-(çë)dhe(pce)- çë këndon -çë ke një djalë, çë jeshe të ngrënet ulku, pce kujtia bir jeshe, pce sgjëshurë.
* * *
Disa Tipare Fonetike dhe Sintaksore në poezit(vjershat) dhe këngët Arvanitase. Të cilat do kenë si shtrat tekstet e vjershave, këngëve të shumta që kam përzgjedhur.
Ekziston një bashkësi elementesh gjuhësore...në gjuhën e folur të Arvanitasve.
Mbi këtë shtrat më duhet ta filloj analizën nga më e “thjeshta”. Si ftillim, detyrimisht duhet të “bashkëbisedoshë” me tekstitn, për të pasur teren dhe mundësi për të shqyrtuar elementet e tjera, pa rënë në analiza të thjeshta, por ti shqyrtoshë me krahasime gjuhësore.
“Kjo gluha Arbërishte/Ishte gluhë trimërishte /ishte gjuha e perendive/ E fliste karbakov Mauli/Boçari edhe i gjithë Suli”-19
Këtu, në këto vargjet e mësipërme, përqafohemi me një mit jo në kuptimin e “mitit” mbi qeniet e mbinatyrshme, por si një diçka që e besojmë dhe e ndjejmë ndryshe, si një gjuhë të shenjtë, që është mbrojtur me trimëri dhe sakrifica!
19-Sinan Gashi, Zëri i arbënorëve të Greqisë, Prishtinë, 2010,f,48
Një gjë bie në sy, është fakt që, ashtu si shqipja standarte dhe e folmja arvanitase nuk ka një theks të ngulitur, por atë e gjejmë në rrokjen e fundit dhe në atë të parafundit, si dhe në rrokjen ftilluese........
DO T’I PRES KACIDHETË(flokët)
Do ta pres, ajde moj!
Do ta pres kacidhetë,
Do ta vërvit nga sqindetë.
Do ta pres kacidhet gljatë,
Po çë turpem nga i atë.
Kacaro beruka jote,(kaçurelat e bukura)
Çë më bënë të qa më ljote.
Moj kacidhe dhragolje,
Ah, të të keshë n’angalje(në kraharor)-20
20-Dhimitër L Gjoka,”Motive arbërore”,2007,f,23
Në vargjet e mësipërme përfytyroj metamorfozën e kënaqësisë dhe lotët e gëzimit të djalit arvanitas për vajzën e bukur që ai do! Jo vetëm kaq, fjalët e tekstit janë shumë arkaike dhe lëvizja e theksit në rrokje të ndryshme i jep ritmin dhe tingëllimën poezisë. Autori anonim i këngës, sigurisht ka qenë një merakli i fjalës së bukur, i fjalës me shumë ndjenjë dhe dashuri, por dhe një krijues me fantazi, gojtar profesionist.
I DJEG DASHURIA
Mali sqinden sa e do./Djali arvanozen-o/Posi qiri digjen-o. 21
21-f,26,po aty
Urtësia popullore, ndjenja e krijuesit(gojor) e gjejmë të mishëruar në këto prurjet(“i djeg dashuria”,”desha të këndoj sonte”,”ja që erdha”,”Njera kërkon pajë, tjetra shtëpi”.
DESHA TË KËNDOJA SONTE
Ami po doj, të mi po doj/,doj të këndonjë u sonde,/moj vajza, meta vajza,/vajzo nga hatërja jote./Në oborr m’u bë një vgje,/Vjen një perister e flje.22
22-f, 29,po aty
Përsëri në këto shembuj gjejmë mësëmiri imazhe poetike si reflektime gëzimi dhe lumturije e vashës për të dashurin e saj(vjen një perister e flje), ose(Djali arvanozen-o, posi qiri digjen-o).O-ja në fund të vargut përcakton dhe kulmin e gëzimit dhe të dashurisë së dy të rinjëve...
JA QË ERDHA
Na ç’arrura, po psho,/Na ç’arrura, na çë vijn,/Hape derën të hinj,/Hape der, e shkretënë,
Të vinj, të marr servetënë./Kalivjote me surme,/Eja hape, se dua ti vet’/Kalivjote vure funde,/Edhe vet tunde tunde,/Kalivjote me surme,/Ti më puthe, po më le./Se të putha, çë të mora?/Zemrën veç e dogja.-23
23-f,30, po aty.
Dhe vet analiza në prurjet gojore fillon nga vet teksti dhe më pas tek vlerësimi i mjeteve gjuhësore të tekstit në fjalë...vetëm kështu mund të ndriçoj pjesë të panjohura të së folmes Arvanitase.
Përsa i përket leksikut të përdorur nga folsit(gojtarët, apo miqtë), si mendimtar të rrëfimit, duhet të dim në se në tërsinë e leksikut mbizotron ndjeshmëria,intimiteti, muzikaliteti, sidomos tingëllima me zanore të forta si; “Kalivjote me surme, tunde, tunde, , më puthe, çë të mora, veç e dogja...? “
Në të gjitha prurjet e mësipërme ndihen emocionet dhe ndjeshmëria nga leximi i këtyre teksteve si më sipër!
NJERA KËRKON PAJË-TJETRA SHTËPI
Njera kërkon kaliqe,
Njatra kërkon podhje,
I ndari un’ amani!?
I ndari, çë do bënem,
Çë s’kam para t’i ble.
I ziu unë!...
Ajo që kërkon kaliqe,
Të presë arradhën,
Ajo që do podhje
Do na bëj djalënë.-24
24-f,96, po aty
Humori, alegoria dhe ironia janë ato figura letrare që e veshin këtë vjershë(tekst) me mençurinë popullore të djemëve arvanitas.
Erotike
Trëntafilë, flëttëtë-gjërë
Ëa të të puth një hërë.
More vasha pa mëmë!
Haide, vëmi ndë dhë t’ënë”-24
24-Ardian Klosi,“Netët Pellazgjike të Karl Reinholdit”,shtëpia BotueseK&B,2005, Tiranë,f,241
Këngëtari anonim vashën na e përshkon si një trëndafil fletë gjërë, domethënë, jo vetëm shumë e bukur, por e gjërë në mendime, në punë e në sjelljen e saj .Autori anonim e ka personifikuar vajzën Arvanitase si një vajzë të përsosur, të bukur dhe në shpirt!
Idilike
Vrë ti, çë nuse nga mali,
Mos të tha gjë ime diali?
Ëa, vashëzo, me mua,
Të të mantenir, si grua,
Ëa, vashëzo, me mua,
Të të puth atje çë dua.-25
25-f,253,po aty
Me fjalë karakteristike, të moçme, në rasën thirrore dhe dëshirore i shpreh në mënyrë idilike dashurin vajzës arvanitase. “Vrë ti, çë nuse nga mali” një varg, një shprehje e mrekullueshme poetike dhe pa shumë lajka djali i kërkon ta puth atje ku duhet. Në këto vargje idilike vrehen dallime sintaksore si; përdorimin e përemrit pronor para emrit(ime djali), ose përdorimin e pjesës krahasuese(si) në vend të parafjalës(për)
Letrat e Paterit-11 të Viështësë 1856.
“Netët Pellazgjike të Karl Reinholdit”,f,303
“Zonja e ime!
Nga mua Sotirëlia Kacuerelia ndë Ti, zonja Qiriakulë e Krieziut-Të falhem shumë e të puth ndë buzë:-e më ndelën, të të them, pce sot do vë’më unazënë nusesë e dialit t’im, e, ndë urdhëron, të vinjësh me vashëza, me ato buz-trantafiletë edhe me tuti diëlm, ndë di or’, të më përgëzoni.- Mërr bashkë edhe nusenë e t’it kunat me diëlm të saj.-U falhem mëta gjithëvet e u vë siprë ndë krie.”-26
26-“ Patëri, apo atë Vasili është autor i këtyre letrave, me prejashtim të së parës të S.Kacurëlias dhe asaj të datës 25-10-1857 që i përket Panajot Kupëtorit(të dy nga Hidra). Natyrisht që kanë humbur letrat e shkruara në shqip nga Reinholdi.f,303
Nuk mund të themi se ky teksti i kësaj letre është thjesht një letër(shkrim i transkiptuar)) i rëndomtë, por është një prozë letrare me figura dhe përshkrime të holla sensuale, me kulturë dhe dashuri miqësore të sinqertë.
“mik gëzon-u! 2 Shën Edreut 1856. Porje
Ashtu ishtë kjo jetë, pce kush çon miq të rri, harron të viëtritë; ishtë edhe puareza ashtu: “si çë nëkë dukhenë, kurm çmë nëkë shkon prëshkon, shpëjt njeriu e harron.”-Valte nd’ Athinë e çove tuti të miratë Ti, e nëve këtej lëngojmë e mbajmë zëmërënë me dorë.E di, çë thotë një puarëzë Arbëresh’, iatro? Mal me mal në.-kë prëzihenë, por njeriu me njerinë prçzihenë. U, i mnjëri, u viëtshë këtu i varfërë nga miq, i dëshiruarë nga parehë, i shtitur nga të shërbieritë karavit, e ndë Perëndi falhem, të zgjonjë zëmrënë ndonjë mikut dashurë, prë të këltojnë edhe mua. Çë t’iatrë të thëmë më, -miku Panoa m’i tha tuti të lodhuratë t’ënde, çë për mua bërre:-e të jësh mirë.-Po nani Të falhem, të më marrësh një mbrëlë atie çë të këtë pluhurë të fortë, njrë kattrë dhramivet: pce këtu kanë të shtrënjta e s’janë edhe të mira; e m’a dërgon,- o këto dit’, çë do marr dhu u pareh t’a dërgonj.
27- po aty
Këto dy letra të (shkruara-të transkiptuara) tregojnë mësëmiri karakterin dhe tiparet arkaike të së folmes Arvanite. Këto dhjetra letra dhe përralla(“Prindi me tri vashëza, edhe mbreti”, të cilat i gjenë në veprën “Netët Pellazgjike të Karl Reinholdit”-f,177, na vërtetojnë me shumë vërtetësi të folurën Arvanitase me një histori para shumë shekujsh që flitej dhe sot kanë vlerën e një gjuhe shumë arkaike...
Dihet se kujtesa e popullit mbart me vete gjyshërit edhe etërit, ëndërrat dhe këngët, mishin dhe trupin, sendet dhe imazhet e tyre. Vetëm në këtë shesh të folmesh, apo fushë, të parët, ata që folën dhe shprehën bukur të folmen e përditëshme; vetëm këtu ai bën lojën e krahasimeve dhe metaforave për të realizuar aktin magjik në krijimin e një gjuhe dhe të një bote reale të jetuara.
* * *
Pse gjuha, e folura Arvanitase sot është një “zhargon”!?
E përsëris se:
-Në këto kohë që po jetojmë, gjuhën Arvanite mund ta quajmë –“ZHARGONI ARVANITI”!
Për ta përputhur iden dhe mendimin tim se, gjuha Arvanite sot ka natyrën e një “zhargoni” dhe flitet nga dita në ditë më pak se shumë vite më parë, po sjell për kumtesën disa vjersha të shkruar me alfabetin e shqipes(e transkiptuar)!
“Gjuha jonë vetëm thuhet, nuk e lanë që të shkruhet.Bëmë këngë, këshilla t’urta që mos të harrohet gjuha”-28
28-Aristidh Kola, Sinan Gashi, “Zëri i Arbërorëve të Greqisë”,f,9
“Panajoti Protopapas-29
Jam në Angjellokastros.E jam tek një shtëpi, si ju e thoni juve? Jemi tek një shtëpi.Këtu thuhemi shtëpia e Jorg Priftit, Jorgji Papanastasit.Kam vitra.
E ju ulet këtu.
“Ne jemi llerë këtu, këtu në këtë shtëpi jemi llerë. Thomë edhe tata ka vdekur këtu ja nj’zet e pesë vitra. E kemi fotografi. Këtu apenandi, Llipon. Neve jemi nga ikojenia. Thuhem Protopapas, Priftar ikojenia. Papja jim ish prift. Ja thojnë Papa Vasil Protopapaj. Fenete se ish ndë një epohji. Pasandaj u bë prift papuj jim.Papas Nastasi u bë prift edhe tridhjet vitra bëri prift. Edhe vdiq tri zet e gjashtë vitra.Llipon tata jim ishte llerë nj’milë tetë qind edhe tetë dhjet e tet. Në dhjetë të flevarit çë kemi shkruarë në një filladhë. Unë jam llerë një milë nëndë qindë dhe nj’zet e katër, në katër të janar.”
E nani do t’i thuash në një këngë?
“Ne, një kenkë nga ato ç’dimë do te thomë nani.”
Angjelokastro-Shtëpia e Jorgo Priftis Papanastasit
29-Revista kulturore “LIDHJA”, 30 Tetor 1993,f,1052
Tre vapor u nisën e vanë-30
Tre vapor u nisën e vanë?Nda Stamboll ndë vend e tanë/Më erdh burri nga kurbeti/E mos një mbrëma nukë beti/Më erdh buri nga kurbeti.
Oj mos më shaj, moj mëmë/Se s’jam e nostigmë./Dronem e bëj parë.
31-Po aty f,1052
Çka citova më lart tregon më së miri se, gjuha Arvanitase mbetet një e folme arkaike, që tashmë ka marë natyrën e një “zhargoni” arkaik!
Një poezi e poetit Llambi Gjikuli më dha krah të shkruaj një brengë që poeti kishte për Arvanitasit.
ARVANITJA -32
Atje kam u zotin tatë/Atje kam u mëmën time/Atje kam u tim vëlla/O e bukura More.
Ç’ish ajo ditë e ngrohtë maji/Ç’ish ajo ditë kur dielli ra/Cipe deti hedhur shtati/Tehu vinte arvanitja.
Ç’më shklqenë fytyrë e saj/Gjak i humbur në stere/Është një pril a një maj/E së bukurës More.
Ç’emër ke o vashë/Ç’sua mbytur lotëve?/Ti je zjarri ku unë rashë/Si Serembja luleve...-32
32-Llambi Gjikuli,”PRESTIGE”, Revista informative-Social-Kulturore, Letrare Artistike, Sportive, numër-11,Maj, 2002
Këto vargje të poetit Ll.Gjikuli i shkojnë për shtatë thënies së kronistit bizantin Michael Attaleiates kur thoshte:
“Arvanitët janë njëri nga popujt më të çuditshëm. Ata nuk i ka bindur as Roma as katolicizmi. Ata i mbahen origjinës së tyre pagane dhe nuk e braktisin kurrë vendin”.-29
29-Aristidh Kola,”Gjuha e perëndive”, Plejad
Disa përfundime për të folurën ARVANITASE!
1- Për sa kohë gjuha, e folmja Arvanitase nuk ka qenë shkruar dhe as nuk shkruhet dhe sot. Pranojmë se:
-Ajo nuk përbën dialekt më vete. Ajo ka vlerat e mëdha si gjuhë e folur arkaike, që sot ndodhet dhe jeton në shtratin e një “zhargoni”!
-Gjuha arvanitase nuk është gjuhë e punës së përditshme. Ajo është gjuhë e zemrës, e mëmës dhe e tatës, është gjuha e shtëpisë, e vatrës.
2- E folura arvanitase flitet tashmë si “zhargon”, pasi dhe vet ata tashmë e flasin kur janë nëpër ambiente familjare, apo miqësore.
3- Është realitet, sot e folura arvanitase po rrudhet...mbetur si një “zhargon”!
4- Atje ku arvanitasit janë në pakicë, gjuha arvanitase ka humbur.
Dhe fal punës së madhe që bënë intelektualët arvanitas si; Jorgo Maruga, Aristidh Kola, Jorgo Miha, Jorgo Gjero, Vangjeli Lapi, Tasu Arvaniti, Alqi Gjika etj., arvanitas të cilët ishin grupuar në “Lidhja e Arvanitasve të Greqisë”. Kjo shoqatë botonte revistën BESA dhe kalendarin e përvitshëm (deri nga fundi i vitit 2005)ku botoheshin poezi, përralla, fjalë të urta, tregime, në gjuhën e tyre amtare shqipe,(e transkiptuar).
5- Dialekti arbërisht është në një gjendje në tretje, për shkak të ndikimit të gjuhës ndaj greqishtes dhe migrimit të madh i brendshëm nëpër qytetet dhe përzierja e mëvonshme të popullsisë gjatë shekullit të 20-të.
6- Në tërë historinë e jetës arvanitase, gjithçka që është shkruar nga thesari i këngëve, vjershave, apo dhe ndonjë dokument historik janë shkruar me alfabetin grek, ose të transkriptuara, me shumë fjalë në greqisht.
Një dokument i till ëshë “NJË FJALIM PARAZGJEDHOR” i botuar në gjuhën shqipe(i traskiptuar). Dokumenti historik i vitit 1860, është botuar në revistën “BESA”, organ i “Lidhjes së Arvanitasve të Greqisë” nga Petro Filipi-Angjeli, i cili në vitin 1993 ishte Kryetar i Bashkisë së Kalivias të Atikisë, njëherësh dhe hulumtues i gjuhës, i historisë dhe i folklorit arvanitas. -33
33-Arben Lllala, “BESA”, Athinë, nëntor 1993, fq. 13
Bibliografia dhe Literatura konsultuese
-Aristidh Kola, “Arvanitasit dhe prejardhja e Grekëve”,Shtëpia Botuese,55, Tiranë,2002
-Ardian Klosi, “Netët Pellazgjike të Karl Reinholdit”, Shtëpia Botuese A&B, Tiranë,2005
-Sinan Gashi, “Zëri i Arbërorëve të Greqis”Prishtinë, 2010
-Kastriot Kaçupi, “Kanari Heroi Çam i Revolucionit Grek”
-Kërkime Gjuhësore-3,11 Korrik 2014, Tiranë
-Dhimitër L Gjoka, “Motive Arbërore”,Sarandë, 2007
-Gjovalin Shkurtaj, “Si të Shkruajmë Shqip”, Botime Toena, Tiranë 2008
-Akademia e Shenkecave, Tiranë, 1973,“Norma Letrare Kombëtare dhe Kultura e Gjuhës”
-“Revistë historiko-kulturorë”-numër-2, Athinë, Dhjetor 2005
-Valter Memisha, “Studime për Fjalën Shqipe”, Shtëpia Botuese, “botart”, Tiranë, 2011
-“Takimi i parë i Albanalogëve të rinjë”, Universiteti Evropian JL, Tetovë, Prill 2017
-“Studime mbi Leksikun dhe mbi Formimin e Fjalëve në Gjuhën Shqipe”,Universiteti Shtetëror i Tiranës, 1972
-Aristidh Kola, “Gjuha e Perëndive”, Plejad
- Revista kulturore “LIDHJA”, 30 Tetor 1993, botuar nga Antonio Bellusci
-Arben Llalla, l“Aristidh Kola dhe shtypi shqiptar”
- Arben Llalla, “GJURMË TË LETËRSISË SË VJETËR TË SHQIPTARËVE TË GREQISË 1860-1889”, Shtëpia botuese “RINGA DESIDN”, Tetovë, 2006
-Teuta KamberiI-Llalla, “ANTOLOGjI E POEZISË ARVANITASE”,email: teutallalla@gmail.com, Traskriptimin e teksteve: Arben Llalla ,Botues: JETA-AIR
-informacioni që gjendet në linkun : http://www.lithoksou.net/p/plithysmos-kai-xoria-ton-arbaniton-1879-%E2%80%93-1907-2005
Shqiptarët sipas Dhimitri Lithksou Popullsia dhe fshatrat e shqiptarëve të Greqisë 1879 – 1907.Studim i Dhimitri Lithoksou , përshtatur në shqip nga Ilia Kola
* * *
a-të plotësohet me tezën se:-Arvanitasit nuk kanë ardhur pas vdekjes së Skenderbeut.(nga Aristidh Kola, Niko Stilo etj)
b-si është e mundur, që një popull i tërë të emigroj dhe të “zaptoj fshatra, kraina dhe ishuj të shumtë?
c-është një e vërtetë:Tek arvanitasit e Greqisë nuk ka këngë, dokumente të folura për Skenderbeun.Në shtëpit e tyre nuk ka potrete, apo fotografi a piktura për Skenderbeun siç ka tek arbëreshët e italis.
d- të sjell në vëmendje mendimin e pr. B. Baliut, të Niko Stilo dhe të tjerë!
[1] Aristidh Kola, Sinan Gashi, “”Zëri i arbërorëve në Greqi”, Prishtinë, 2010,f,45. [2] http://www.lithoksou.net/p/plithysmos-kai-xoria-ton-arbaniton-1879-%E2%80%93-1907-2005. [3] A.Kola, “Arvanitasit dhe prejardhja e Grekëve”, Tiranë, 2002, shtëpia Botuese-55.f,550. [4] Vangjel Llapi, ”Antologji e Poezisë Arvanitase”, Shtëpia Botuese “JETA-AIR”,f-22. [5] A.Kola, “Arvanitasit dhe prejardhja e grekëve”, shtëpia botuese, 55,viti 2002, Tiranë,f,388. [6] Odhisea Elitis, “Fytyra e dytë”(bashkëbisedim i Odhisea Elitis me Andon Fostjerin dhe Thanas Niarhon), Revista “STILI 97”,Letërsi-Art-Kulturë-Shkencë, Numër.53-54, Shkup 2011, f,211. [7] Kërkime Gjuhësore-3, Juliana Kume, Tiranë 2015, f, 20. [8] Sinan Gashi, “Zëri i Arbërorëve të Greqisë”Prishtinë 2010,f,48. [9] Ardian Klosi, “Netët Pellazgjike të Karl Reinholdit”, K&B,Tiranë, 2005,f, 32. [10] Kastriot Kaçupi, “Kanari heroi Çam i Revolucionit Grek”, Milosao,Sarandë, 2002,f,11. [11] Ardian Klosi, “Netët Pellazgjike të Karl Reinholdit”f,17. [12] Arben Llalla, libri “Aristidh Kola dhe shtypi shqiptar.”Shtëpia Botuese ARS-ZZ, Tetovë,viti 2007,f,78. [13] Arvanitasit dhe prejardhja e Grekëve”,Shtëpia Botuese, 55, tiranë 2002, f,550. [14] po aty [15] A.Kola, Arvanitasit dhe prejardhja e grekëve”, Shtëpia Botuese, 55, Tiranë 2002, f,551. [16] Niko Stilo, “FJALORIGREQISHT-SHQIP, Panajot Kupitorit, Botimet KUMI, Tiranë 2011,f,21-22-23 [17] po aty [18] NIKO STYLO ΤΟ ΕΛΛΗΝΟ-ΑΛΒΑΝΙΚΟ ΛΕΞΙΚΟ ΤΟΥ ΠΑΝΑΓΙΩΤΗ ΚΟΥΠΙΤΩΡΗ FJALORI GREQISHT-SHQIP, Panajot Kupitorit f.21-23. [19] MOTIVE ARBËRORE, Dhimitër L Gjoka, Gusht 2007,f,15. [20] F. 253,po aty. [21] Në veprën, Ardian Klosi, “Netët Pellazgjike të Karl Reinhodit”, K& B, Tiranë 2005 gjenë mbi 30 faqe libri me monologe dhe dialoge nga e folmja arkaike e të folmes Arvanitase!,f(51-88). [22] Arben Llalla, “Aristidh Kola dhe shtypi Shqiptar”, shtëpia Botuese ARS-ZZ, viti 2007, 76. [23] Kastriot Kaçupi, “Kanari”, MILOSAO, Sarandë 2002,f,6. [24] Niko Stilo-Gjuha arvanitase gjen rrënjët, guri 3600 vjeçar hedh dritë mbi të vërtetën. [25] A.Klosi,”Netët Pellazgjike të Karl Reinholdit”,K&B, Tiranë 2005,f, 241. [26] Sinan Gashi, Zëri i arbënorëve të Greqisë, Prishtinë, 2010,f,48. [27] Dhimitër L Gjoka,”Motive arbërore”,2007,f,23. [28]F. 20 - f, 26,po aty [29] F. 21- f, 29,po aty [30] F. 22 - f, 30, po aty. [31] F. 23 - f, 96, po aty. [32] Ardian Klosi,“Netët Pellazgjike të Karl Reinholdit”,shtëpia BotueseK&B,2005, Tiranë,f,241. [33] “Netët Pellazgjike të Karl Reinholdit”,f,303. [34] Patëri, apo atë Vasili është autor i këtyre letrave, me prejashtim të së parës të S.Kacurëlias dhe asaj të datës 25-10-1857 që i përket Panajot Kupëtorit(të dy nga Hidra).Natyrisht që kanë humbur letrat e shkruara në shqip nga Reinholdi.f,303. [35] F. 27- po aty. [36] “Netët Pellazgjike të Karl Reinholdit”, f,177. [37] Shtojcë marr nga arkivat [38] Aristidh Kola, Sinan Gashi, “Zëri i Arbërorëve të Greqisë”,f,9. [39] Revista kulturore “LIDHJA”, 30 Tetor 1993,f,1052. [40] Po aty f,1052. [41] Llambi Gjikuli,”PRESTIGE”, Revista informative-Social-Kulturore, Letrare Artistike, Sportive, nr.11,Maj, 2002. [42] Aristidh Kola,”Gjuha e perëndive”, Plejad. [43]Arben Lllala, “BESA”, Athinë, nëntor 1993, fq. 139.
E lexova me shume vemendje studimin tuaj, Nje pune e mundimshme,
skurpuloze dhe serioze nga ju, per Arvanitasin e Madh.
Urime.
Me respekt
Myslim Maska
Një trajtesë e veçantë për një gjuhë të veçantë që kërkon hulumtim tepër të veçantë. E falenderoj autorin e këtij shtjellimi të gjuhës arvanite, gjuhë e cila në të njëjtën kohë na shpie dhe na sjell nga lashtësia në të sotmen. Na zbulon rrënjët e të shkuarës tepër të lashtë, por që kërkon të zgjohemi në të sotmen e përgjumur, ku, siç thotë populli: "Nuk njeh qeni të zotin". Nëse do të vijë një ditë e zgjimit, në tavolinat e studimit duhet të marrin pjesë studjues dhe njohës të gjashtë të folurave që në fund të gjejnë të vërtetën e gjuhës shqipe, konkretisht: studiues që e njeh mirë të folurën e gjuhës zyrtare shqipe; të folurën e gegërishtes; të toskërishtes…
Pergezime per kete studim serioz per boten, personalitetet dhe te foluren e arvaniteve te greqise,ku pse jo duhen kerkuar rrenjet e gjuhes sado arkaike te shqipes se lashte dhendryshimet e psuara historikisht ne kohe nga fillesat e saj. Kam patur rast te takohem me Vangjel Lapin,u morem vesh dhe u kuptuam per bukuri, ngaqe une flisja dialektin çam, qe kishte ngjashmeri me ate arvanitas qe fliste Vangjel Lapis, avokat arvanitas nga Athina.