top of page

Armenida Qyqja: SHUMË MË PRANË VETES



Mbyll sytë dhe me ty në mendje

Shoh ngjyrën e ngrohtë të ndjenjës,

Pulsimin e saj intensiv mbi qepallat e mia,

Rrathët e saj marramendës...


Hap sytë dhe e etur thith shpresën

Në klorofilin e pemëve që gjelbërojnë,

Degët tek zgjasin drejt diellit,

Ringjallësit të tyre, çudibërësit...


Papritur, kujtohem që unë diellin tim

E kam shumë më afër vetes,

Dhe kohës më nuk i druhem,

As mallit të mjegullt të ndarjes...

38 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page