top of page

Armenida Qyqja: JAM LUTUR



Si paganët e lashtë jam lutur,

Për pak erë dhe dy pika shi,

Butë të zbresin mbi ballin djersëmbytur,

Mes vapës, të tmerrshmes agoni...

Jam lutur dhe frymën të kam nisur,

Më thuaj, a e ndjeve më së fundi?


Pika e lotit, malli i kulluar,

Mbi buzën tënde udhën a e gjeti?


Jam lutur, sa shumë jam lutur,

Aroma e barit të njomë tek ty të mbërrijë

Shtratin e ëndrrava të ta shtrojë si dikur,

Pak prehje të gjesh, si fëmijë...

-ARMENIDA-

Gusht 2024

7 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page