M'u lut dhe një herë për dashurinë m'u lut,
Si dielli që të pjek të jam treguar,
Mos u lodh për besë as dhe mos u ngut,
Dhe pse e di që shumë të jam llastuar.
Unë jam ajo degëza e dafinës nëpër ere,
Si puhizë shpirtin erdhe dhe ma more,
A ish magji pylli kur çel një pranverë,
Për besë se di se ç'më ngaterrove.
S'të lodh dot më se jam e mundur,
Ndaj pyetmë dhe një herë nëse vallë të dua,
Se unë jam në brigjet ku të pres hutuar,
Jam shtojzavallja që të pret në krua.
S'di si trokite pa u ndier zhurmë,
Sytë e tu plot etje më zunë robinë,
Tani s'ka mbetur tjetër më merr në krahët e tua,
Më mëso djalo pak për dashurinë.
Më mëso djalo pak për dashurinë,
Eja s'bën më ftohtë, e as fryn më erë,
Jam sikur një zog i vetëm nëpër degë,
M'u lut për dashurinë m'u lut dhe një herë.
Comments