top of page

Arjana Fetahu Gaba: Kam besën e një hëne



Dua të vi tek ti, ngarkuar me yje,

Dëbora ka pushuar, tashmë e s'ka fuqi,

Unë ende besoj që ti s'më ke harruar,

Se ndryshe kjo e jona, s'do t'quhej dashuri.


Pa dua të prek me mollëzat, e gishtave të mi,

Relievin tënd të bukur, e këmbëve të të zbres,

Unë I dashuruari me pafundesitë e mallit,

Të të shoh, të shuhem, se ngadalë po vdes.


Të t'kap dorën e butë, atë luleborë,

Ta puth me afsh, e të qëndroj një hop,

Në gjunjë të të ulem o perëndia ime,

Të të them ca fjalë, që s'kam mundur dot.


Pastaj të dehemi nëpër mushte stinësh,

Atje ku dhe dimri shpesh bën dashuri,

Atje ku të kam puthur me miljona herë,

Atje ku përveç meje, s'të shikon njeri.


Atje ku dhe në gjumë, unë hyj në ëndrën tende,

Pa patur asnjë frikë, se më lë e shkon,

Ti më njeh mirë, kam besën e një hëne,

Asaj, të dalë përnatë, I është bërë zakon.

Arjana Fetahu Gaba

42 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page