top of page

Ardita Jatru: Është një zog


Është një zog

 

Është një zog që çukit mëngjesin e ngrirë

në dritaren time.

Dielli kalon në anën tjetër dhe

vjen ai, me një rreze diell në gojë,

për të shtyrë edhe pak

kllapinë e bujshme të muzgut.

Ikën, vjen, në mes të zhurmës

gjer të ndizet dielli në tjetër mbretëri.

 

I lë natën ca thërrime buke në parvaz.

Në parvazin ku ka ulur kokën një engjëll

me bukë në dorë

e pret t’i shfaqet nëna nga turni i natës

 e për dore

të nisen të dyja, në këmbë,

për te laboratori i gjakut.

 

E marr me mend që fati im

kërkon të flejë me ndërgjegje të qetë

dhe herë pas herë godet xhamin me

shëmbëlltyrën e vet.

------

S'e paskëshim ditur bukurinë tonë , Botimet Naimi, 2024

 
 
 

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page