top of page

Aqif Neli Intelektuali dhe biznesmeni i suksesshëm shqiptar në BM




Intelektuali dhe biznesmeni i suksesshëm shqiptar Aqif Neli është prej kohësh një nga modelet e referimit të suksesit dhe integrimit për shqiptarët në MB. Ai dallohet për kontributin e shquar dhënë në fushën e humanizmit ndaj komuniteti shqiptar dhe njerëzve në përgjithësi, sponsorizimin e aktiviteteve dhe ndihmën për Shkollat shqip në Mbretëri të Bashkuar dhe për ngritjen e vazhdueshme të figurës shqiptare në mjedisin britanik. Ai është dalluar dhe nderuar gjthnjë nga institucionet britanike përkatëse për punën dhe rezultatet e larta me kompaninë e tij “AN Construction Solution Limited”. Ai gjithnjë është gjithnjë në mesin e të punësuarve të shumtë të tij shqiptarë e të huaj, në mesin e fronteve të reja të punës. Biznemsnein e dalluar shqiptar Aqif Neli e gjen gjithnjë në krye të një paneli, ku ai ka pikënisjen parësore të punës me tre elementët kryesorë e të domosdoshhëm të një suksesi: Shëndeti dhe siguria, Produkti dhe Cilësia. Gjithashtu Aqif Neli dallohet dhe për kontributin e tij të vazhdueshëm në ndihmë të integrimit të komunitetit shqiptar në Britaninë e Madhe, duke qenë Kryetar i Bordit të shoqatës shqiptare “Mother Tereza – Albanian Union”.

Aqif Neli, intelektuali dhe biznesmeni i kualifikuar i fushës së ndërtimit, në jo pak raste ka merituar fjalët dhe respektin më të lartë komunitar dhe britanik në fushën ku ai tashmë operon me kompaninë e tij prej vitesh. Në një ambient pune ku diskursi i gjërave rrek estetiken e të gjithë panoramës dhe me një modesti të shtjellët respekti kupton se njeriu i suksesshëm mësohet nga udhëtimi i tij, jo nga destinacioni. Mësojmë se si arriti atje, pikërisht në majën e suksesit, duke kuptuar se sa vështirësi i është dashur të kalojë e kapërcejë me durim e përkushtim për të arritur ku është sot me një stendë që flet vetëm për certifikata, vlerësime, dedikime dhe mbi të gjitha për rezultate e cilësi. Në këtë kontekst gjithkush ndjehet krenar dhe mëson mëson mes arritjeve dhe vlerësimeve se çfarë bëjnë njerëzit e suksesshëm si intelektuali i plotësuar Aqif Neli.

Për Aqif Nelin është jeta që nis larg në Atdhe me bukuritë e memorjet mes shtatë fëmijëve vëllezër e motra të një familjeje me gene patriotike dhe disiplinore atdhedashëse, ku u rrit vetë protagonisti, që babai i tij Nel dhe nëna i rritën të mbeten modele për të gjithë. Aty, atij i kujtohen mjaft gjëra që ushqyen vizionin e tij që në fëmijëri, kur babai i thoshte të shihte më së miri udhën e vet. I kujtohen të gjitha dhe në disa raste edhe përlotet. E ndjen se ende ka për të shkuar më tej mes këshillave të vlefshme familjare. E ndjen se ai tashmë duhet të shkojë në atë që ka mbajtur në zemër e në mendje.

Rezultatet nisin qëkur dhjetat e shoqëronin përditë në shkollën e vendlindjes dhe më pas e ngritën deri në nivele të larta specializimesh. Studenti i shkëlqyer, kandidati për pedagog në një nga universitetet më prestigjioze të kohës, i mirëspecializuari në një vend mik të NATO’s ndoshta dhe deri tek niveli më i lartë i kualifikimit Degre në fushën e konstruksionit në Britani të Madhe etj. Duke shkuar më tej të gjitha që janë në dosjet e vlerësimeve të kompanisë, janë faktor dhe rezultat i gjatë dhe i ndjeshëm.

Pasionant, nuk është vetëm një pjesë që e shtyn tek suksesi biznesmenin Aqif Neli. Janë shumë arsye që nisin nga elementi më i thjeshtë, njeriu intelektual i specializuar në personel, rezultatet e larta, puna si manaxher, kontraktor, disa nga pasionet që e kanë shtyrë në jetë jo vetëm që të jetë i suksesshëm, por dhe një model komunitar. Kur flasin për punën ose jetën e tij, fytyra e tij ndizet dhe na tregon se ai vetë nuk mund të flasë për veten, por për pasionet e tij. Ai është si të gjithë ata që e duan atë që bëjnë. Ata kanë një sens të fortë të përkatësisë në punën e tyre, familjeve të tyre në çdo sferë të jetës. Ndaj dhe kanë edhe familje model. Në rastin konkret një dashuri e largët bashkëshortore dhe një familje me dy fëmijë të talentuar dhe model në jetën e tyre. Bashkëshortja e tij, doktoreshë Vali, natyrisht është një pjesë e suksesit që bashkohet përtej pasionit të kësaj familjeje të nderuar komunitare.

Ai e nisi me punën, përkushtimin, gjuhën angleze dhe më tej me marrjen e një qëndrimi pozitiv për suksesin e sotëm të “AN Construction Solution Limited”, si një kompani model dhe mjaft e vlerësuar. Më parë ishin pedagogët e tij në Atdhe dhe këtu në BM që shihnin tek ai pozitivitetin mbi të cilin edhe e vlerësonin dhe e propozonin më lart. Integriteti, ëshë themeli ku “AN Construction Solution Limited” ka një nga atributet më të vlerësuara të një personi të suksesshëm.

E fundit në këtë shkrim në disa pika të tjera është terminologjia “Mirënjohje”. Njerëzit e suksesshëm, sikurse është tashmë z Aqif Neli prej disa vitesh, janë gjithmonë falënderues për marrëdhëniet, jetën e tyre, mirëqenien e tyre, familjen, punën e tyre dhe lumturinë e tyre. Ata kthehen pasi janë falënderues për atë që kanë marrë, duke qenë humanë e duke kontribuar pa u dukur, pa u marë vesh në ndërtimin e disa banesave për njerëz të varfër dhe për mjaft bashkëvendas të tij në Atdhe, sikurse ishte rindërtimi i shtëpisë së shkatëruar nga tërmeti i datës 26 nëntor 2019, të qytetarit nga Laçi, Vlash Prenga. Për këtë Bashkia e këtij qyteti i ka akrduar një Mirrënjohje, që në fakt ajo është në numrin e mjaft të tjerave që ai ka marë pas konsideratës së tij humane për mjaft njerëz në nevojë. “Kur është hera e fundit që falënderove dikë?”, vjen pyetja e fundit për Aqif Nelin ishte kur ai u vlerësua Ambasador i Paqes në Londër, nga Federata e Paqes Universale (FPU), në një ceremoni solemne e festive, ku ai midis disa të tjerëve u vlerësua për arritje e merita të tij përkushtimore e përmbushëse në kriteret e përcaktuara nga kjo OJF Ndërkombëtare me Status Special Konsultativ pranë Këshillit Social-Ekonomik në OKB.

14 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page