
Akademia Shqiptaro-Amrikane e Shkencave dhe e Arteve në Nju-Jork, më 24 mars 2025, miratoi këtë :
APEL PRESIDENTIT DONALD TRUMP PËR TA ÇNDRYRË PROKURORINË POPULLORE NË TIRANË
Sepse Qeveritë e Shqipërisë në kohëzgjatje prej 27 vitesh (1998 – 2025) “kanë ndryrë”, përkatësisht “ kanë “pensionuar” Prokurorinë e Lartë të shtetit, që të mos organizojë asnjë proces gjyqësor për zbulimin e rastit të vrasjes së 3 heronjve të UÇK-së së Kosovës në vitin 1998 ( maj dhe shtator) në territorin e Shqipërisë.
Ndaj, duke marrë parasysh gjendjen e rëndë dhe të mjerueshme të sistemit të drejtësisë në Shqipëri, i cili që nga ardhja në pushtet e LS me Edi Ramën në krye, më 2013, është politizuar në skajshmëri, duke u personalizuar nga diktatorët e korruptuar të pushtetit shtetëror siç ishin Fatos Nano (ish-kryeministër) dhe Edi Rama (kryeministër aktual) dhe oligarkët e tyre korrupcionistë, plaçkitës, shfrytëzues të popullit dhe të shtetit, nepotistë, latifundistë, karrieristë, kolltukofagistë dhe autokratë..etj. për qëllimet dhe interesat e tyre mafioze, antidemokratike,antihumane, antiligjore dhe antikushtetuese, Akademia Shqiptaro-Amerikane e Shkencave dhe e Arteve në Nju-Jork, më 24 mars 2025, miratoi këtë APEL, drejtuar Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, që të marrë masa rigoroze ligjore, juridike, demokratike dhe kushtetuese në përputhje me të drejtën e brendshme dhe me atë humanitare dhe publike ndërkombëtare, në mënyrë që lidershipin e Shqipërisë (Bajram Begaj, president, Edi Rama, kryeministër dhe Elisa Spiropali, kryetare e Parlamentit), T’I URDHËROJË, që pa asnjë kusht të diktuar, t’i RIHAPIN GJYKATAT E NDRYRA QE 27 VJET, ME TË CILAT KANË DISKRIMINUAR TË DREJTAT DHE LIRITË E NJERIUT: 3 HERONJVE TË KOSOVËS, Ilir(H) Konushefci, Dr.Hazir Malaj dhe Ahmet Karsniqi, duke i “harruar” në varr të pagjykuar rastin e varsjes së tyre nga bandat kriminale terroriste shqipfolëse në Shqipëri.
Edhe ne si Institucion shkencor ( ASHASHA), në emër të Zotit, të Amerikës, të humanizmit, të drejtësisë, të lirisë, të demokracisë, të solidarësisë, të barazisë dhe të paqes KËRKOJMË njëzërit nga Presidenti ynë i lartnderuar Donald Trump, të angazhohet dhe të urdhërojë urgjentisht boleshevikët krushovianë serbo-ruso-ovjetikë–oligarkistët, anarkistët në pushtet me kryeministrin Edi Rama në krye, që URGJENTISHT TË HAPIN PROKURORITË DHE GJYKATAT E SHQIPËRISË, që të hapin proceset gjyqësore për ndëshkimin e kriminelëve terroristë e mafiozë , që kanë vrarë 3 heronjtë e Kosovës: Gjeneralmajorin ILIR (H) KONUSHEFCI, Dr. Hazir Malaj, më 9 MAJ 1998 në Bajram Curr të Tropojës) dhe Kolonelin Ahmet Krasniqi, më 21 SHTATOR 1998 në qendër të Tiranës. Mirëpo, qe 27 vjet (1998-2025), qeveritë e Shqipërisë nuk kanë lejuar, që të hapet asnjë seancë gjyqësore për t’i vënë në bangën e zezë para gjyqit vrasësit e këtyre 3 heronjve me gjithë kërkesat dhe ankesat e anëtarëve të familjeve të tyre në Tiranë dhe në Prishtinë !?
Këtë padrejtësi dhe këtë absurd mund ta kuptojnë vetëm ata, që kanë urdhëruar MBYLLJEN E PROKURORIVE DHE TE GJYKATAVE KOMPETENTE NË SHQIPËRISË, Që të mos u japin DREJTËSI 3 HERONJVE të vrarë të UÇK-së: Ilir (H) Konushefci, Dr. Hazir Malaj dhe Ahmet Krasiqi (Kolonel).
Presidenti Donald Trump ose Gjykata Supreme e Shteteve të Bashkuara, t’i hapin gjykatat e Shqipërisë, sepse janë të popullit demokratik e liridashës, jo prona dhe firma private të Edi Ramës dhe të oligarkëve të tij !
Sepse qe 27 vjet të zeza, Shqipëria “nuk pati” një gjykatë, që t’u jipte hakun meritor ndëshkues vrasësve të heronjve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës: Gjeneralmajorit Ilir (Halit) Konushefci, Dr. Hazir Malaj, të vrarë në një pritë të organizuar kriminelësh shqipfolës në rrethin e Tropojës (në Bajram Curr), më 9 Maj 1998 dhe të Kolonelit Ahmet Krasniqi, të vrarë në një atentat politik në qendër të Tiranës, më 21 shtator 1998.
-Domethënë , më 9 Maj të vitit 2025 bëhen plot 27 vjet që politika zyrtare e Shqipërisë ka “pensionuar” Prokurorinë, Këshillin e Lartë të Drejtësisë, Gjykatën e Lartë, Gjykatën Kushtetuese, Gjykatën e Apelit, si dhe të gjitha gjykatat e tjera të sistemit gjyqësor shtetëror të Shqipërisë, që të mos merren me gjykimin e këtyre vrasjeve të heronjve të UÇK-së : Ilir Konushefci, Dr. Hazir Malaj dhe Ahmet Krasniqi (1998- 2025)!
Pra, qe 27 vjet nuk foli Gjyqi e as Drejtësia e Shqipërisë për vrasjen makabër të këtyre tre heronjve të Kosovës !?
Kësi rasti antiligjor, antihuman, antikushtetues, antidemokratik dhe antinjerëzor nuk ka ndodhur në asnjë vend të Ballkanit (1990-2025).
Shansi i fundit historik në politikë i Sali Berishës, më 13 maj në zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare, nëse e sjell në Tiranë, presidentin amerikan Donald Trump, ashtu siç e pati sjellë ish-Presientin George W. Bush në Tiranë, më 10 qershor 2007, i cili me kërkesën e ish-kryeministrit Sali Berisha, më 18 shkurt 2008 njohu Republikën e pavarur dhe sovrane, të shpallur më 17 shkurt 2008 nga kryeministri historik, Hashim Thaçi.
Prandaj, Opozita Demokratike me Sali Berishën në krye (ish-kryeministër) të kërkojë nga Presidenti i nderuar amerikan Donald Trump të vete urgjentisht në Tiranë për t’u vërtetuar se kush ia ka mbyllur dyert Demokracisë, Drejtësisë dhe të Prokurorisë shtetërore dhe se, qe 27 vjet e ka paralizuar në ushtrimin e detyrimeve dhe të përgjigegjësive të veprimtarisë së tyre juridike brenda sistemit kushtetues dhe parlamentar të Republikës së Shqipërisë.
Sali Berisha nuk do t’i fitojë zgjedhjet parlamntare presidencile më 13 maj të këtij viti, nëse nuk ngritet në protesta masovike,demokratike e paqësore për zgjidhjen e “ENIGMES” së vrasjes terroriste e mafioze të Ilir Konushefci, Dr. Hazir Malajt dhe të Ahmet Krasniqit (1998)
Nëse Sali Berisha nuk e apelon sa më shpejt Presidentin Trump për të vizituar Tiranën zyrtare lidhur me zgidhjen e këtj problemi politik, kushtetues, juridik kombëtar dhe ndërkombëtar për t’i aktivizuar të gjitha gjykatat e vendit për gjykimin e rastit të vrasjes së heronjve të UÇK-së: Ilirit, Hazirit dhe Ahmetit, të cilët për së vedekuri po kërojnë drejtësi prej dyshteteve të tyre (Shqipëria dhe Kosova), mirëpo politika mafioze dhe korrupcioniste e ka “betonuar” aktivitetin e tyre në kuadrin e sistemit të drejtësisë dhe të gjyqësisë, me qëllim të fshehjes dhe të abolimit të atentatit terrorist të kryer nga “banda” e vëllezërëve dhe grupit Demiri, të cilët i vranë në pritë në Tropojë (në rrugën për Bajram Curr), duke transportuar një gomone me armë për luftëtarët e UÇK-së në Kosovë
I dashuri President Donald Trump, eja na shpëto nga padrejtësia e liderëve tanë politikë !
-Sepse politikën fiktive e kanë vënë mbi ligjet, mbi kushtetutën dhe mbi drejtësinë e brendshme dhe të jashtme!
-E në anën tjetër, qe 27 vjet rrena, mashtrime, spekuilme: -Amerikë jemi me ty; NATO jemi me ty, OKB jemi me ty, OSBE jemi me Ty dhe BE jemi me ty, sepse lidershipi qeveritar i Shqipërisë me në krye: Bajram Begaj, president; me Edi Ramën, kryeministër dhe me Elisa Spriopalin, ashtu sikurse regjimi paraprak i Sali Berishës, ish-kryeministër nuk kanë ndërmarrë asnjë vendim ligjor, kushtetutes dhe demokratik për “shkrirjen e dyerve të blinduara” të Prokurorisë së Lartë Shtetërore, që të zhbllokonte procesin gjyqësor kundër vrastarëve terroristë shqipfolës të heronjve të UÇK-së së Kosovës, por qe 27 vjet e përqafuan padrejtësinë, diskriminimin dhe mohimin e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut, duke mos lejuar organizimin e gjyqeve përkatëse për të ndriçuar rrethanat e vrasjes së këtyre heronjve të Kosovës. Mirëpo, ky nuk është kurrrrfarë standardi ligjor e as vlere e asnjë Gjykate e as Prokurorie të Evropës Perëndimore e as e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, por është thellësisht në kundërshtim me përmbajtjen vlerore juridike të së drejtës kombëare dhe, të asaj ndërkombëtare, siç është edhe Karta e Kombeve të Bashkuara etj.
Së pari, duam DREJTËSI, pastaj këngë e kurora lulesh në homazhet e Velanisë !!!
Pra, së pari APEOLOJMË Presidentin Donald Trump, që me procedurë të shkurtër t’I hapë prokuroritë dhe gjykatat në Shqipëri, në mënyrë që të fillonë procedurën gjyqësore për gjykimin e 3 vrasjeve të heronjve të UÇK-së, Ilir Konushefi, Dr, Hazir Malaj dhe Ahmet Krasniqi, sepse “LIRIA PA DREJTËSI NUK KA KUPTIM!” “ka thënë Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani me rastin e përkujtimit të 22-vjetorit të rënies së heronjve Ilir Konushevci dhe Dr. Hazir Malaj, më 9 maj 2020, kryetarja e Parlamentit të Kosovës, Vjosa Osmani me të drejtë dhe me plot arsye pohoi të vërtetën aksiomatike se : “ LERIA PA DREJTËSI NUK KA KUPTIM! Sot, Kosova është e lirë, e Iliri hero! I përjetshëm qoftë kujtimi për Ilirin dhe për të gjithë heronjtë e Kosovës”. (https://www.botasot.info/opinione/1294031/vjosa-osmani-liria-pa-drejtesi-nuk-ka-kuptim/#
Sa më sipër, e vetmja shpresë për zhbllokimin e institucioneve dhe të organeve të sistemit të drejtësisë dhe të gjyqësisë në Tiranë, është vendimi historik, politik, juridik, kushtetues kombëtar shtetëror dhe ndërkombëtar i Presidentit të lartnderuar Donal Trump, që në mënyrë immediate t’i penalizojë të gjithë ata liderë politikë të qeverive të deritashme të Shqipërisë, të cilët qe 27 vjet kanë bllokuar punën e Prokurorisë dhe të gjitha gjykatave të Shqipërisë në rastin e zbulimit të vrasësve të këtyre 3 heronjve të shquar të Kosovës, duke ua mohuar të drejtat dhe liritë e tyre elementare, edhe POST MORTEM në kohëzgjatje prej tri dekadash, duke i braktisur pa vendime gjyqësore të formës së prerë !?
Sa më sipër, na mba shpresa dhe besimi që kemi në Presidentin tonë realist, humanist, të drejtë, demorkat dhe paqësor, se do të marrë në konsiderim këtë kërkesë tonë, që është në funksion të drejtpërdrejtë të zbatimit të ligjit dhe të drejtësisë, edhe sipas Kushtetutës Amerikane, edhe sipas Bill of Rights, edhe sipas Deklaratës Universale për të Drejtat e Njeriut (14 dhjetor 1948); konventave; marrëveshjeve, protokolleve, rezolutave; traktateve; Kartës së Kombeve të Bashkuara dhe të së Drejtës ndërkombëtare për mbrojtjen dhe për respektimin e të drejtave elementare të njeriut etj.
Për Akademinë Shqiptaro-Amerikane të Shkencave dhe të Arteve në Nju-Jork, më 24 mars 2025”
Prof.Dr.Skënder Kodra (President),
Prof.Dr.Mehdi Hyseni (Nënkryetar)
Comments