top of page

Anjeza Musollari: ‘Vajzat e mira nuk marrin zyrën në qoshe’



 

Nga Anjeza Musollari

Shefe e Sektorit të Botimeve

 

Më intrigojnë shpesh botime librash me përmbajtje të një realiteti të papranueshëm me natyrën time, pak skeptike ndaj asaj që shoh dhe përjetoj në përditshmëri , ku e përbashkëta e fantazisë letrare dhe realitetit tek qëndron tek fakti se gratë nuk e vlerësojnë sa duhet potencialin e tyre profesionale.

Ndihen të dobëta përballë presionit të seksesit të kundërt për më teper përballë ‘shefit’ të tyre. Atëherë një pjesë e tyre zgjedhin rrugë dominance dhe praktika aspak të hijshme, të gjitha sjelljet e kanë një qëllim…. Por unë nuk dua të qëndroj tek qëllimi por tek mjeti për të ndërgjegjësuar cilëndo prej nesh të ndihet e denjë dhe e vlerësuar për potencialin që disponon.

1) Vajza, mesoni se në rrugëtimin tuaj një nga gjërat më të rëndësishme është të besoni se gabimet që ju rrezikojnë karrierën apo potencialin tuaj profesional, nuk ndodhin se ju jeni të paafta ndoshta të tjerët kërkojnë që ju të mendoni kështu për veten. Ju thjesht keni vepruar sipas mënyrës që e keni konsideruar më të mirën për tu socializuar dhe për të qenë pjesë e një mjedisi shoqëror.

2) Në vajzëri, askush nuk na ka treguar se të veprosh ndryshe nga tradita është një zgjedhje, dhe për këtë arsye se bëjmë dot. Ndonjëherë ndoshta na mungon kurajoja për të vepruar ndryshe, ndonjëherë na duket sikur gjendemi përballë alternativash të varfëra dhe nuk kemi shumë mundësi zgjedhjeje, ose në raste të tjera, rrezikojmë duke përvetësuar modele sjelljesh të grave të tjera. shpesh vajzat nuk shkëputen dot nga ato që kanë mësuar në fëmijërinë tradicionale, edhe pse shpesh e dinë mirë që kjo i lë shumë prapa. Për këtë arsye ndodh që femrat nuk arrijmë të shohim përtej kufijve tradicionalë të cilët na kanë kufizuar parametrat e ndikimit tonë në fushën ku veprojmë.

Kjo përbën rrezik dhe konsiderohet si kalim i caqeve të lejuara, apo si një mënyrë mashkullore e të vepruarit.

3) Jo rrallë herë kemi dëgjuar të thuhet për një femër; sillet si burrë. Në fund të fundit duket sikur është e lehtë të jetosh sipas mënyrave të mirëpranuara në shoqëri, edhe pse ato mund të jenë jashtë temperamentit tonë, dhe për këtë i drejtohemi kompromisit si një arsye për të jetuar ‘mirë’. Por ky është thjesht iluzion sepse është një jetë e kufizuar nga të tjerët, me rregulla loje të diktuara,  një jetë e mbushur me limite, që nga gjërat më të vogla e në dukje të parëndësishme.


Çfarë do të thotë të jetosh më shumë si vajzë se sa si grua? 


Kur je rritur dhe sillesh ende më shumë si vajzë se sa si grua, do të thotë që je pjekur fizikisht, por jo emocionalisht. Për momentin mund të na duket sikur na lehtëson ndërsa jetojmë në këtë botë dilemash të pafundme, por e vërteta është se nuk na lejon të ushtrojmë plotësisht kontroll në fatin e jetës sonë. Shpesh herë ndihemi bosh sepse nuk po mundemi të respektojmë raportet kohë - moshë, dhe as limitet në raportet e ndërtuara brenda formateve institucionele. Dhe e gjitha kjo për shkak të vakumit të formimit akademik i cili shpesh degradon deri në një narcizëm delirant, gati patologjik dhe atëherë humbasim kontrollin mbi veten dhe vlerat me të cilat kemi erdhur deri në këtë moment i cili rrugëtimin na e kthen në një cikël …

‘Sipas Sokratit, të jesh i lartësuar moralisht lidhet ngushtë me dijen. Vetëm dija e vërtetë të çon në veprime të drejta. Sipas tij, thelbi i të qenit i moralshëm është të njohësh të mirën. Dija ndikon në vullnetin e njeriut. Asnjë njeri nuk bën keq me vetëdije. E keqja buron nga mungesa e dijes.Ashtu siç mësohet dija, mësohet edhe morali. Sipas Sokratit, morali dhe lumturia janë e njëjta gjë.”

Për shoqërinë tonë që duket sikur është e mpirë nga eksperimentet sociale i “fenomeneve të reja” të jetës, nga komplikimet e natyrshme dhe turbulencat e papërballueshme që po sjell me tepri, në mënyrë të paparashikuar zhvillimet e modernitetit të jetës sociale, po kthehen në trende pa ‘rregulla loje’ duke përbaltur dinjitetin personal, institucional, dhe atë të një shoqërie të tërë.  

Nuk duhet heshtur kur në mënyrë të “rregullt” dhe sistematike, në shoqëri shtohen njerëzit, veçanërisht të rinjtë që janë bërë protagonistë evidentë të shumë veprimeve amorale,që në një farë mënyre kanë një peshë të madhe sociale dhe që thelbësisht po dëmtojnë, degradojnë dhe deformojnë kulturën e bashkëjetesës sociale.Shoqërisë tonë po i “shqepen tegelat” social nga që po shtohen njerëzit eksentrikë, asocialë, me deformacione të thella të moralit dhe karakterit.

Është i vështirë procesi i formimit dhe edukimit të njerëzve. Por nuk ka rrugë tjetër të frenimit të procesit të “degradimit moral” të shoqërisë, përveç rrugës së ndikimit përmes sistemit të ngulitur të vlerave të sjelljes.

‘Vajzat e mira nuk marrin zyrën në qoshe’, nëse shkallët e jetës së tyre i kanë ngjitur një nga një me dinjitetin dhe vlerat morale të një qytetareje që ka investuar fort në formimin e saj si intelektuale dhe profesioniste.  

‘Vajzat e mira nuk marrin zyrën në qoshe’, sepse ato mund të përballen me cilindo epror për të dhënë mendim dhe për të marrë vendim. Të kesh respekt për veten dhe të sfidosh’ kundërshtarin ‘me forcën e argumentit është ajo që duhet të trumbetojmë sot.

Vajzat e mira qëndrojnë përballë çdo situate, ato bien por kurrë nuk vriten, ngrihen më të forta dhe marrin stafetën.

 

38 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page