
Shefe e Sektorit të Botimeve
Anjeza Musollari
Korça është një nga qytetet më të dashura dhe romantike të Shqipërisë, shpesh e quajtur "Qyteti i Serenatave". Ajo ka një kulturë të pasur, një histori të thellë dhe një atmosferë unike që të bën të ndihesh si në një botë tjetër. Teksa shëtit në rrugët me kalldrëm të Korçës, ndjen një kombinim magjik mes nostalgjisë dhe dashurisë për jetën.
Qyteti ka një ngrohtësi shpirtërore që vjen nga njerëzit e tij të butë, nga aromat e verës dhe birrës tradicionale, nga tingujt e serenatave dhe nga trashëgimia kulturore e pasur.
Dimri e mbulon qytetin me borë, duke i dhënë një atmosferë përrallore, ndërsa vera e mbush me gjallëri, me festa, muzikë dhe plot ngjyra.

Serenatat e Korçës – Shpirti i Qytetit
Serenatat janë simbol i qytetit dhe një nga aspektet më romantike të kulturës korçare. Ato janë këngë dashurie të kënduara nën dritën e hënës, shpesh të shoqëruara me kitarë dhe mandolinë.Ato i këndojnë dashurinë së pastër, mallit dhe ndjenjave të forta që ndihen në çdo varg e melodi. Tradicionalisht, djemtë i këndonin vajzave poshtë dritares së tyre, një zakon që i jep qytetit një ndjenjë të rrallë romantike.
Korça ka qenë gjithmonë një vatër e kulturës dhe arsimit në Shqipëri. Këtu u hap shkolla e parë shqipe në vitin 1887, duke e bërë qytetin një pikë kyçe në zhvillimin e gjuhës dhe edukimit shqiptar.
Korça është më shumë se një qytet, është një ndjenjë!
Nëse e ke vizituar, e kupton menjëherë, nëse jo, atëherë është koha ta përjetosh magjinë e saj.
Të jetosh në një qytet në formë zemre, jeton jetën nga e para…
Korça nuk është thjesht një qytet, është një ndjenjë e pastër, një përqafim i ngrohtë mes rrugëve me kalldrëm, kitarave të serenatave dhe aromës së trëndafilave,shpërthyer haresh oborreve të shtëpive hijerrënda. Ajo të fal romancë, kulturë dhe një ritëm jete ndryshe, një jetë më e ngadaltë, më e thellë, me plot kuptim.
Në këtë qytet, çdo mëngjes ka shijen e kafesë së ngrohtë në një lokal të vogël të Pazarit të Vjetër, çdo mbrëmje është një serenatë që të prek shpirtin, dhe çdo stinë ka magjinë e saj, nga bora e butë dimërore te verërat e ngrohta e plot gjallëri.

Të jetosh në Korçë është si të rilindësh. Të kthehesh pas në kohë, por edhe të ndihesh pjesë e një bote moderne, ku e vjetra dhe e reja takohen në mënyrën më të bukur. Nëse ke jetuar ose ke vizituar Korçën, e di se çfarë ndjesie është… Ajo nuk të lë të largohesh pa marrë me vete një copëz dashurie nga ajo zemër e madhe.
Sepse Korça nuk është vetëm një qytet, është një kujtim që mbetet thellë në shpirt. Çdo hap në rrugicat e saj të sjell një melodi, një aromë, një histori.Një melodi që të përkëdhel shpirtin me serenata të ëmbla… Një histori dashurie mes kalldrëmeve, dritareve të vjetra dhe zemrave të hapura…
Korça është ajo ndjesi që të mbetet Brenda, një përqafim i ngrohtë që nuk e harron kurrë. Dhe kur largohesh, e di që një ditë do të kthehesh… sepse ajo të thërret gjithmonë pas!
Korça nuk është thjesht një qytet, është një prekje e butë në shpirt.Është ajo ndjenjë e paqtë që të mbështjell si një shall i ngrohtë dimri, ajo nostalgji që të shoqëron edhe kur je larg, ajo ëmbëlsi që të bën të rikthehesh gjithmonë… Sepse në Korçë, çdo gurr i kalldrëmit mban kujtimet e një kohe të artë, çdo melodi e serenatave të flet për dashurinë e vërtetë, çdo gotë birrë apo lakror i pjekur në saç të kujton shijen e jetës së thjeshtë, por të bukur.
Dhe kur largohem, e di…Korça nuk më lë të shkoj pa marrë me vete një copëz zemre. Sokakët e tua, Korçë… çdo gur ka një histori. Në çdo hap që hedh mbi kalldrëmin tënd, ndien gjurmët e kohës, përshëndet ëndrrat e dikurshme, dëgjon jehonën e serenatave që ende dridhen në ajër… 🎶Në muret e vjetra flasin kujtimet,dashuritë e fshehta pas penxhereve, takimet e dikurshme në dritën e hënës, hapat e ngadaltë të atyre që kurrë nuk të harruan.
Në sokakët e tua, Korçë, historia nuk është vetëm në libra, ajo frymon në çdo rrugicë, në çdo dritare, në çdo gur të vogël që mban brenda një copëz zemre.
Miqve ju them: Shkoni në Korçë, sepse do të gjeni veten e humbur…
Humbuni në rrugicat me kalldrëm, në gotën e parë të verës së butë, në tingujt e kitarës që këndon një serenatë të vjetër… në buzëqeshjen e njerëzve të butë,në përqafimin e një qyteti që të pranon si të tijin.
Dhe pikërisht aty, në mes të kësaj magjie, do të gjeni veten… atë veten që e kishit harruar diku mes zhurmës së botës, por që Korça e mban mend dhe ju ndihmon ta rizbuloni.
Dashuria e parë e ka emrin Korçë…
Sepse si dashuria e parë, të magjeps menjëherë, të rrëmben me butësinë e saj,të fton ta përjetosh, ta ndjesh, ta duash me gjithë shpirt. Korça është ajo ndjenjë e pastër që të mbetet në zemër, ajo kujtim që kurrë nuk zbehet, ajo melodi që e këndon pa e kuptuar… Si dashuria e parë, të mëson të ndjesh thellë, të ecësh ngadalë mes sokakëve të saj, të shijosh çdo çast, çdo aromë, çdo tingull. Dhe ashtu si ajo dashuri e paharruar… edhe nëse largohesh, Korçën do ta mbash gjithmonë me vete!
Korçë, apo Shën Valentin?
Nëse ka një vend ku çdo ditë ndihet si Shën Valentin, ai është Korça… Sepse dashuria nuk matet me një datë në kalendar, por me tingujt e një serenate të kënduar nën dritën e hënës, me shijen e një vere të ëmbël të pirë me dikë të zemrës, me një shëtitje dorë për dore nëpër rrugicat me kalldrëm.
Në Korçë, romanca është në ajër, jo vetëm më 14 shkurt, por çdo ditë të vitit.Ndaj, s’ka rëndësi nëse është festa e të dashuruarve apo një ditë e zakonshme…Në Korçë, dashuria ndodh vetë.
Comments