top of page

Anjeza Musollari: ‘Pandemia e shfrytëzimit seksual të fëmijëve’



 

300 milionë të rinj janë abuzuar dhe shfrytëzuar sek*ualisht në internet,lajm i ditës në çdo media dhe portal. Lajme nga ato drithërueset që teksa i lexon mendja dhe zemra të shkon tek fëmijat jot.Mund të jetë dhe ai/ajo viktima i/e rradhës.


Zhvillimi teknologjik risi apo hall i shtuar ?!


Në të tashmen e shekullit 21 lidhja dixhitale është e kudo, mbrojtja e të miturve nga shfrytëzimi seksual  në internet është bërë një shqetësim kryesor. Ky zhvillim teknologjik me bazë internetin vepron si një thikë me dy tehe,duke ofruar mundësi të mëdha dhe rreziqe të mëdha, është jetike zbatimi i masave gjithëpërfshirëse për të mbrojtur përdoruesit e rinj nga shfrytëzimi seksual në internet.Ku janë  prindërit ?

Prindërit duhet të jenë proaktivë mbi  sigurinë në internet me fëmijët e tyre..Softueri i kontrollit prindëror,mjetet që lejojnë prindërit të monitorojnë aktivitetin e fëmijëve të tyre në internet mund të jenë veçanërisht efektive.Këto përfshijnë filtrat e përmbajtjes, kufijtë e kohës para ekranit dhe aplikacionet monitoruese që monitorojnë përdorimin dhe paralajmërojnë prindërit për ndërveprime potencialisht të dëmshme.

Raporti nga “Childlight Global Child Safety Institute”, me bazë në Universitetin e Edinburgut, është padyshim tronditës. Raporti, me emrin “Into the Light”, përpiqet të demonstrojë faktin se çdo ditë në mbarë botën fëmijët detyrohen të jetojnë në errësirën e shfrytëzimit dhe abuzimit seksual,300 milionë të rinj

Raporti fillon duke nënvizuar një shifër shumë tragjike. Sipas hulumtimit, 300 milionë të rinj kanë përjetuar abuzim dhe shfrytëzim seksual në internet në harkun kohor të një viti.Kjo shifër, e cila u formua pasi Instituti bashkëpunoi me organizatat e mbikëqyrjes dhe zbatimit të ligjit si Fondacioni Internet Ëatch (IËF), Qendra Kombëtare për Fëmijët e Zhdukur dhe të Shfrytëzuar (NCMEC), Qendra Kanadeze për Mbrojtjen e Fëmijëve (C3P), International Shoqata e Linjave të Ndihmës në Internet (INHOPE) dhe Baza e të Dhënave Ndërkombëtare të Shfrytëzimit Seksual të Fëmijëve (ICSE) e Interpolit, duket se janë një pasqyrë më e qartë e rreziqeve me të cilat përballen fëmijët dhe të miturit në internet .

Raporti shpjegon më konkretisht se gati 13% e fëmijëve në botë kanë qenë viktima të ndarjes dhe ekspozimit pa konsensus ndaj imazheve dhe videove seksuale. Për më tepër, pak më shumë se 12% e fëmijëve në mbarë botën vlerësohet të kenë përjetuar ngacmime në internet, të tilla si diskutime seksuale të padëshiruara që mund të përfshijnë seksting pa konsensus, pyetje seksuale të padëshiruara dhe kërkesa të padëshiruara për akte seksuale nga të rriturit ose të rinjtë e tjerë. Raporti tregon gjithashtu se pak më shumë se 3% e fëmijëve në mbarë botën janë sulmuar seksualisht vitin e kaluar.Megjithatë, një faktor kyç që e përkeqësoi problemin duket se është pandemia, e cila arriti të ndryshojë zakonet e botës në internet dhe të fiksojë të rinj e të mëdhenj para një ekrani. Kjo nevojë e fëmijëve për socializim dhe lojë është ajo që vigjilentët e internetit kanë shfrytëzuar për të detyruar më shumë fëmijë në aktivitete seksuale edhe duke përfshirë miqtë ose vëllezërit e motrat përmes kamerave në internet dhe telefonave inteligjentë. Një shembull i dukshëm është Anglia. Atje, sipas Fondacionit Internet Ëatch (IËF), materiali i abuzimit seksual të fëmijëve që përfshin fëmijët e shkollave fillore të moshës shtatë deri në dhjetë të trajnuar për të kryer akte seksuale në internet është rritur me më shumë se 1000% që kur Mbretëria e Bashkuar hyri në izolim.


Raporte të frikshme,por çfarë duhet bërë ?


Të vegjëlit tanë janë qenie njerëzore me një botë shpirtërore delikate dhe jo plotësisht të formuar për të dalluar të mirën nga e keqja, të moralshmen nga e pamoralshmja, ashtu siç thotë fjala e urtë “marrëzia lidhet me zemrën e fëmijës”

Që kjo krijesë e vogë  të mos shkatërrohet moralisht nga ajo që shikon dhe dëgjon në të përditshmen e saj të vrullshme, duhet patjetër të jetë nën mbikëqyrje: në fillim të prindërve, të cilët nuk kanë vetëm detyrë t’i lindin e ushqejnë, por edhe t’i edukojnë ata, si edhe të edukatorëve, mësuesve e shoqërisë. Bota shpirtërore e fëmijëve është e butë si një plastelinë që mund t’i japësh formë si të duash, “jepma fëmijën tënd deri në moshën 7 vjeç dhe ai fëmijë do të jetë përjetë i imi”.Deri në këtë moshë, fëmijët marrin shumë informacione që u mbeten për gjithë jetën në subkoshiencë, të cilat formojnë botëkuptimin e tyre për botën që i rrethon. Nëpërmjet shqisës së shikimit njeriu merr 80% të informacionit.

T’i japësh një fëmije në dorë një celular, i cili është programuar për të rriturit, është sikur i jep një bombë pa siguresë, me të cilën mund të vrasë veten. Ajo që kjo bombë vret është më e keqe se dëmtimi i gjymtyrëve, pasi vret botën shpirtërore, që përbëhet nga mendimet, ndjenjat, dëshirat, kujtesa, vullneti.


Prindërit duhet të kenë kujdes, “sepse ç’do të mbjellin, edhe do të korrin”.


Sot flitet vetëm për “liri” pa limit për çdo moshë, por liri në konceptin të vërtet të fjalës nuk do të thotë të bësh ç’të duash,  por të bësh atë që është e mirë për ty, ndryshe ti nuk je i lirë, por skllav i pasionit nga egoja, padija dhe opinioni i të tjerëve dhe kjo me shumë pasoja për ata që nuk e kufizojnë, por e shpërdorojnë lirinë e tyre, aq më tepër fëmija dhe adoleshenti që nuk e kanë të formuar plotësisht kontrollin mbi veten, kanë nevojë për kufizim e edukim dhe nuk duhet t’i plotësohet çdo dëshirë  e tyre. “Edukoje djalin e ki kujdes për të, që të mos heqësh keq e të turpërohesh  për shkak të tij”

Njerëz të mençur jo nga librat por jeta e tyre kanë sjellë eksperienca mes fjalësh të dlira si: “ Embrioni është i kufizuar për 9 muaj në barkun e nënës së tij.I sapolinduri vihet në krevatin e tij, pas gjashtë muajsh e vendosim në kangjella e më vonë nuk e lemë vetëm përjashta që të mos goditet apo të rrëzohet nga ndonjë shkallë. Nëse e lëmë të lirë, ka për të rënë dhe do të vritet. Të gjitha këto janë të nevojshme që një fëmijë të rritet i sigurt.

Duket sikur fëmijën e privojmë nga liria, por pa këto masa rrezikon të vritet qysh në momentin e parë. Por fëmijët nuk kuptojnë as kur janë të vegjël se kanë nevojë për t’u kufizuar, por as edhe kur rriten se kanë nevojë për një lloj tjetër kufizimi, për këtë arsye kërkojnë liri. Çfarë lirie është kjo? Liri për t’i sakatuar? Me këtë lloj lirie përfundojnë në shkatërrim! 

I gjithë ky ‘zhvillim’ na gjeti të pa përgatitur si prindër dhe shoqëri ,prandaj këto fenomene po gangrenizohen dhe nuk duket askund’ medikamenti’ për ti shëruar apo parandaluar.

Nuk do lodhemi duke sjelle raste të cilat uroj te jeni të pakta ,për të mësuar dhe marrë masa.

Prindër vigjëlenca nuk është kurrë e tepërt,mos u lodhni sepse ky është një start që nuk i dihet finishi.

30 views0 comments

Bình luận


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page