top of page

Anjeza Musollari: Duke të pritur ty Europë 



 

Sofatet e Korçës me gurrët e gëdhendur plot hijeshi dhe diellin që rëndshëm thyen rrezet mbi to, kushdo që i ka vizituar ua di peshën dhe bukurinë, ja këtyre perlave jam rritur dhe unë , me historitë e mençura të gjysheve tona,

Me ndjesitë e mallit të të parëve përtej oqeanit dhe vizionin ‘e oksidentit’ të cilin shumë prej tyre e kishin shijuar buzë Senës dhe me kapelet aristokrate me ‘pendë palloi’.Jo më kot ky qytet i bukur në formë zemre u quajt ‘Paris i Vogël’.

Dhe gjyshja pakej me vitet e saj dhe unë rritesha tek dëgjoja për këto vlera të Europës të cilën e kishim një hap larg gjeografikisht, por mijëra kilometra larg politikisht.

   Ah, sikur moj bijë e nënës të mund të shkoja dhe njëherë atyre brigjeve dhe të kujtoja dashuriçkat platonike që veë vezullimi i atyre dritave dhe lirive pa kufi ti jep si një bekim, - vazhdonte gjyshja udhëtimin e ëndrrave të saj.

Shumë u mundova kohë më parë,që t’ja jepja kënaqësinë e kujtimeve të rinisë së largët të shtrenjtës time, para se drita e agimit të pak viteve më parë të ishte e fundit për të, por mundësitë për të marrë një vizë ishin në kufirin e të pamundurës, po ku ta kuptonte e mira gjyshe, ajo për herë të parë kishte shkuar pa probleme burrokratike, me një letërnjoftim të atyre viteve që me sa duket paska qenë dinjitoze. Kur Shqipëria jonë e vogël kishte shfaqur një potencial të madh politik, ekonomik, një vend gjeostrategjik i cili shumë shpejt humbi busullën dhe drejtimi i tij shkoi drejt kampit të lindjes, politikave diskriminuese të shoqërive komuniste.Dyert e perëndimit u mbyllën për shqiptarët, politika përça dhe sundo bëri që populli të mbyllej në guackën e injorancës kolektive, çka për botën e zhvilluar ishte e papranushme.Kushdo që shfaqte tendenca liberale shkonte drejt gijotinës.

U deshën vitet 1990’ kur rinia shqiptare e cila gëlonte për liri dhe demokraci europiane të ngrihej ndaj vargonjëve, që po e mbyste dhe të dalë me moton e shumë dekadave më pas, ‘E DUAM SHQIPERINE, SI GJITHE EUROPA’.

Kjo ëndërr e bukur e shqiptarëve tanimë e zgjuar pa kthim pas, do dëgjohej si një klithmë nga europjanët të cilët hapën dyert për të strehuar me mijëra shqiptarë në vatrat e tyre.

 

Po çfarë ndodhi në rrugëtimin tonë drejt ëndrrës europiane?

 

Që prej vitit 1991, menjëherë pas rënies së sistemit komunist dhe me vendosjen e regjimit demokratik, Shqipëria rivendosi marrëdhëniet diplomatike me Komunitetin Evropian,si shprehje e vullnetit të saj për t’u bërë pjesë e familjes evropiane,vlerat e të cilës ajo i aspiron fuqishëm edhe sot.

Shqipëria ka përjetuar ngjarje të mëdha në tre dekadat e fundit. Por, ajo që nisi rrugëtimin e vendit tonë më së shumti drejt të panjohurës, apo një historie krejt ndryshe do të niste në korrikun e vitit 1990, kur në Shqipëri u shënua ngjarja më e bujshme, ajo e eksodit të shqiptarëve.

Korriku i largët që na kujton një nga ngjarjet më të mëdha politike dhe të bujshme në fundin e regjimit komunist, ngjarja që i dha grushtin e fortë diktaturës dhe që çoi me shpejtësi në fundin e saj.

Pesha e Shqipërisë së atyre viteve në botë ishte shumë e vogël dhe në shumë raste me nam të keq. Ky nam i keq i kushtohej formatit të regjimit dhe trajtimit kriminal që ai i bënte popullit të vet.

Shqiptarët ishin jo pak, por një popull i rreckosur dhe i uritur.Ushqimet e racionuara me tolona, jetesa e keqe në fshat ku nuk njihej as buka e grurit, e kishin bërë shqiptarin të konkurronte për nivelin e jetesës me vende të dorës së tretë në Afrikë.

Ajo që ndodhi në korrik 1990,kur shtetasit shqiptarë u dyndën në ambasadat e huaja kishte të bënte me kundërveprimin e njerëzve më të guximshëm që prisnin ndryshimin e madh.

Dhjetëra autobusë me në krye e në fund makina të policisë i ngjanin një kortezhi mortor.Askush nga ata që ishin brenda atyre autobusëve, në zymtësinë e asaj mbrëmje korriku, priste me ankth fundin e kësaj historie.

Shqiptarët u dyndën dhunshëm dyerve të ambasadave.Qëndrimi në ambasada zgjati 11 ditë.

Pas bisedimesh midis përfaqësuesve të regjimit dhe të dërguarit të sekretarit të përgjithshëm të OKB-së u vendos largimi i tyre, i pjesës më antikomuniste të vendit, në shtetet perëndimore.

Si për ironi të fatit tonë, por sot jo më të mbrapshtë jemi sërisht në zhegun e korrikut por tanimë pas 30 vitesh europa na hapë dyert e saj për të bashkëjetuar si qytetarë të saj, me integritetin dhe përgjegjshmërinë e anëtarëve të një familje me të drejta të barabarta.

  E tashmë e rikthyer në vendlindjen time aty ku vajtueshëm nisi  ky udhëtim me sytë drejt qiellit me shpresën se më dëgjon unë thërras, - gjyshe ia dolëm! 

21 views1 comment

1 Comment


Guest
Sep 25

Po e dashur Zj. Anjeze, vertet ia

dolet ju, trimat dhe trimereshat e korrikut 1990. Keqardhje per gjyshen tende e cila nuk e perjetoi ndryshimin!

Por nuk ia dolem ne, qe aspiruam me kot se Europa me te cilen donim te bashkoheshim do te ndihmonte shtetaret tane te beheshim si ajo.

Like

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif

Revista Nëntor 2024

bottom of page